Free Essay

Anirebel

In:

Submitted By anilove
Words 4354
Pages 18
1

-PUBLIKIMET SHKENCORE STANDARTET E SHKRIMIT DHE BOTIMIT

Prof. As. Dhurata Bozo Instituti i Kërkimeve për Sportin 2 Mars 2011

2

Shkenca është proces i perftimit të njohurive në mënyrë të organizuar dhe sistematike, që arrihet përmes grumbullimet të të dhënave, fakteve , hulumtimit, vëzhgimit dhe eksperimentimit, të cilat provohen dhe vërtetohen në mënyrë tërësore dhe të padyshimtë Zbulimet dhe shpikjet u bëhen të ditur të tjerëve përmes botimeve e publikimeve shkencore në forma e editorialë të ndryshëm. Një botim/publikim shkencor nuk mund të konsiderohet si i tillë nëse në themel të tij nuk ka kërkimin me elementët e mësipërm. Suksesi i një botimi nuk qendron vetëm në atë cka përmban dhe paraqet, por duhet të plotësojë edhe kërkesa e udhëzime “të të shkruarit cilësor” si dhe duhet të botohet në kohën e duhur dhe në periodikun, revistën, editorialin e duhur. Ato duhet gjithashtu ti nënshtrohen vlerësimit nga palë jo të interesuara dhe të botohen në revistat të klasifikuara si parësore për publikimet shkencore. Përmbajtja e një publikimi shkencor duhet të ketë informacionin e duhur në sasi dhe cilësi që të mundësojë:
Vlerësimin dhe verifikimin e gjetjeve/vëzhgimeve Përsëritjen e eksperimentit Vlerësimin e procesit intelektual që ka cuar në rezultatet Të përmbajë të dhëna/zbulime/gjetje/shpikje origjinale Të mbetet e të jetë lehtësisht e aksesueshme për komunitetin shkencor për verifikimin dhe përdorimin e vazhdueshëm të të dhënave/të rejave që sjell

3

Standartet që duhet të plotësojë një botim që të konsiderohet i mirë:
I shkruar mirë (a) Gjuha e qartë dhe koncize, gramatika dhe fjalët korrekte, (b) Plotëson të gjitha standartet e formës të kërkuara nga botuesi; të ndryshme rast pas rasti por edhe sisteme/formate të standartizuara Faktet që sillen janë të sigurta dhe lehtësisht të verifikueshme: (a) Referencat dhe burimet e të dhënave janë të qarta, lehtësisht të gjetshme dhe që lidhen me argumentat që trajtohen (b) Citimet bëhen nga burime të besueshme të kuotuara, statistika, opinione publike me vizione dhe argumenta të ndryshme, që në referencat personale i referohen personave që janë ende gjallë dhe që gjithashtu plotësojnë standartet specifike të botuesit (c) Përmban kërkim dhe rezultate origjinale I gjerë në fushën që mbulon: (a) Adreson aspektet kryesore të fushës kërkimore (b) Qendron i fokusuar në çështjen kryesore, pa rënë në detajime të panevojshme që nuk lidhen me cështjen kryesore që hulumtohet Neutral; duhet të përfaqësojë pikpamje neutrale, objektive pa treguar qendrim ndaj një ose një tjetre teorie. I qendrueshëm: nuk duhet të ndryshojë nga dita në ditë për shkaqe të jashtme apo sipas kërkesave të vecanta/simpative të botuesit apo palëve të tjera të interesuara Ilustrohet me figura, tabela foto, etj., të cilat kanë lidhje me argumentat, që respektojnë të drejtën e autorit dhe plotësojnë standartet e kërkesat specifike të botuesit.

“ Të shkruash është lehtë. Mjafton të ulesh mbi një fletë të bardhë dhe ta kqyrësh derisa të shfaqen pika gjaku në ballë” -- Gene Fowler shek.XIX
4

Aftësitë e komunikimit shkrimor dhe gojor janë cilësitë universale më të nevojshme për këdo por sidomos për komunitetin akademik e shkencor. Këto aftësi, të kombinuara me ato të transmetimit të dijeve dhe të vetë këtyre aftësive, duhet të përbëjnë boshtin e formimit të një mësuesi, pedagogu, kërkuesi e shkencëtari

5

Organizimi dhe struktura e një botimi shërben për të lehtësuar leximin, për të kuptuar mesazhin kryesor që ajo jep, për të dalluar risinë, progresin apo metodën që ajo sjell në morinë e informacionit, zbulimeve e të dhënave që ekzistojnë në atë fushë. Çdo ent botues harton standarte të paraqitjes dhe përmbajtjes që janë specifike por që në tërësi ndjekin një skemë të përgjithshme e ku përgjithsësisht takohen shumë prëj tyre Megjithatë në çdo rast, autori duhet të ndjekë rigorozisht kërkesat dhe standartet që cdo botues paraqet si kusht për pranimin e një punimi Standartet e botimeve lidhen me fushën e kërkimit, por kanë ngjashmëri sidomos në organizimin e përgjithshëm dhe ato çka trajtohen në pjesët përbërëse.

6

Çdo punim shkencor duhet të organizohet e të përbëhet nga seksionet e mëposhtme:
(1) Abstrakti (2)Hyrja (3) Materialet dhe Metodat (4) Rezultatet (5) Diskutimi (6) Përfundimet, dhe (7) Literatura Eshtë e rëndësishme të kuptohen ndryshimet midis seksioneve dhe se çfarë duhet përfshirë brenda secilit e në vendin e duhur. Leximi kritik i artikujve cilësorë ndihmon gjithashtu aftësimin në shrikmet shkencore. Modelet e mira të fushës shkencore përkatëse, janë udhëzuesit më të mirë në planin praktik por duke mënjanuar plagjaturën

7

Titulli duhet të zgjidhet i tillë që të jetë sa më informues për artikullin/tezën. Titulli duhet të jetë eksplicit dhe të tregojë qartë objektin/fushën e përgjithshme dhe specifike të studimit e punimit Në titull përfshihen emrat dhe adresat e të gjithë autorëve dhe data e paraqitjes në entin botues.

8

Qëllimi Abstrakti është një përmbledhje e shkurtër dhe koncize në formën e një paragrafi të vetëm i një studimi të përfunduar ose që është në proces. Presupozohet që përmes abstraktit, lexuesi në më pak se 1 min të mësojë mbi kontekstin e studimit, qasjen e përgjithshme të çështjeve, rezultatet e përftuara dhe përfundimet më të rëndësishme ose çështjet e tjera që dalin. Si duhet të jetë abstrakti
1.

2.

Abstrakti shkruhet pasi përfundohet pjesa tjetër e punimit, përsa kohë është një përmbledhje e tij. Kursimi i fjalëve është i rëndësishëm në shkrimin e abstraktit por jo në dëm të qartësisë dhe kuptimit. është e rëndësishme të përdoren fjalë dhe fjali koncize, jopërshkruese por domethënëse.

Abstrakti
Si përmbledhje e punimit, abstrakti duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:
9
• •

Qëllimin e studimit – hipotezat, cështjen kryesore dhe objektivat Objektin, sistemin dhe metodën e studimit duke treguar se pse janë përzgjedhur pikërisht ato Rezultatet përfshirë këtu të dhënat, cilado qofshin të llojit cilësor, sasior po statistikor Përfundimet kryesore dhe cështjet që dalin për vijimin e mëtejshëm të studimit Duke qenë përmbledhje e një pune të përfunduar, shkruhet në kohën e shkuar Abstrakti qendron më vete si strukturë dhe nuk i referohet asnjë pjese tjetër të punimit të detajuar





Stili: në një paragraf të vetëm dhe konciz

Fokusohet në përmbledhjen e rezultateve, ndërsa konteksti teorik e kërkimor përmblidhet jnë jo më shumë se 1 fjali dhe vetëm nëse e është e domosdoshme Teksti i abstraktit dhe përmbajtja duhet të jenë në koherencë të plotë me cka zhvillohet në materialin e detajuar Gjuha korrekte, qartësia e fjalive dhe shprehjeve si dhe paraqitja e të dhënave në vlera të sakta dhe në njësitë e duhura, janë po aq të rëndësishme

10

Qëllimi: Qëllimi i hyrjes është t’i bëjë të njohur lexuesit kontekstin teorik dhe kërkimor në të cilin kryhet studimi, qëllimin e kryerjes si dhe t’i japë mundësinë të kuptojë e të vlerësojë qëllimin, synimet e rëndësinë e tij Si duhet të jetë hyrja Hyrja duhet të përshkruajë rëndësinë dhe domethënien e studimit; pse kryhet, pse ka rëndësi duke e vendosur në kontekstin e gjerë teorik e kërkimor Të tregojë objektin e kërkimit, arsyen e zgjedhjes së tij dhe metodave hulumtuese, përparësitë që paraqesin si nga pikapamja zhvillimore teorike ashtu dhe arsyet pratike të përzgjedhjes së tyre Të përshkruajë llogjikën dhe arsyet e kërkimit përmes ngritjes së hipotezave specifike dhe synimeve të mirëpërcaktuara si dhe të shpjegojë e arguemntojë arsyen e përzgjedhjes së tyre

11

Stili Përdor kohën e shkuar me përjashtim të rasteve kur sillen të dhëna, faktike absolute e të mirëvërtetuara( kur ajo çohet për botim është një punë e përfunduar) Organizimi dhe strukturimi i ideve dhe përmbajtjes bëhet në mënyrë të tillë që çdo paragraf të trajtojë një aspekt të veçantë. Mendimi duhet të mos jetë i fragmentuar dhe evitohet krijimi i paragrafëve artificialë që lenë vend për keqkuptim. Konteksti teorik duhet të sillet në masën dhe formën që i shërben paraqitjes së punimit konkret. Teprimi me informacion të panevojshëm ul vëmëndjen e lexuesit duke patur parasysh që është dhe seksioni i parë i punimit. Hipotezat dhe objektivat duhet të parashtrohen qartë dhe në masën e duhur; por pa i thjeshtuar më shumë se ç’duhet. Ato japin pamjen e parë të asaj që shtjellohet më pas.

Gjuhë korrekte, qartësi e fjalive dhe shprehjeve

Materiali dhe metodat mund të paraqiten si seksione të veçanta sikurse mund të paraqiten dhe në formë të integruar
12

Qëllimi Qëllimi i këtij seksioni është të dokumentojë materialin e përdorur, të përgjithshëm dhe specifik, procedurat dhe metodat e përdorura. Kjo bën të mundur që të tjerët të mund të përdorin këto të dhëna në punën e tyre si dhe të vlerësojnë meritën shkencore të punimit. Nuk duhet ë jetë ezaurient dhe tepër i hollësishëm pasi nuk është një manual apo udhëzues laboratorik. Si duhet të jetë seksioni Materiali dhe Metodat Materialet: Ky nënseksion ndahet më vete vetëm në rast se studimi është i komplikuar dhe vetë materialet përmbajnë risi Përfshihen të gjitha mjetet dhe pajisjet specifike të përdorura të cilat nuk gjenden rëndom në laboratoret po që përdoren nga të gjithë; përjashtim bëjnë mjete apo pajisje të vecnata, të reja apo unike që nuk njihen ose njihen pak Në bioshkencat, ku përdoren gjerësisht solucione të gatshme apo të përgatitura on site, përshkrimi tyre duhet të jetë në detaje

Si duhet të jetë seksioni Materiali dhe Metodat
13

Metodat Paraqitet metodologjia e përdorur në cdo proçedurë, me përjashtim të rasteve kur përdoren të njëjtat metoda Metodat përshkruhen në detaje duke i ndarë dhe në nënseksione sipas natyrës së tyre apo në grupmetoda Metodat duhet të trajtohen të përgjithësuara; si kryhen zakonisht jo në raste apo ditë specifike. Duhet patur parasysh se dikush tjetër që tregon interes mund të provojë të përdorë të njëjtën metodë që duhet të jetë funksionale Në rastet kur përdoren procedura dhe metoda të mirënjohura e të përdorshme nga të gjithë, mjafton citimi i saj dhe autori referues. Në këtë rast nuk ka nevojë që ajo të shoqërohet me detaje Stili:
Përsa kohë paraqet punën konkrete të kryer nga autori, ky seksion mund të shkruhet në vetën e parë njëjës ose shumës. Kjo mënyrë fokuson vemendjen më shumë tek autori se sa tek procedura, ndaj shpesh përdoret veta e tretë pasive për këtë seksion.

Çfarë duhet konsideruar - evituar:
Materialet dhe metodat nuk janë udhëzues përdorimi. Ato shërbejnë për të personalizuar punën e kryer dhe janë në shërbim të rezultateve të përftuara Duhen shmangur shpjegimet, komentet dhe rezultatet e marra Nuk duhen dhënë shpjegime të panevojshme dhe që nuk lidhen direkt më punimin konkret

14

Qëllimi Qëllimi i rezultateve është të paraqesë dhe ilustrojë gjetjet, zbulimet orighjinale te kërkimit. Ai duhet të përmbajë raportimin objektiv të të gjitha rezultateve, duke lëne komentimin dhe diskutimin e tyre për seksionin vijues, diskutimin. Si duhet të jetë seksioni Rezultatet Përmbajtja
Gjetjet përmblidhen në formë teksti dhe shoqërohen me figurat dhe tabelat e posaçme. Në tekst përshkruhet çdo rezultat i marrë, duke e drejtuar vemendjen e lexuesit tek ato që janë më domethënese e që lidhen direkt me qëllimin e stdimit. Përshkruhen edhe rezultatet që janë marrë nga metodat apo eksperimentet që nuk shoqërohen me ilustrime. Fillimisht analizohen të dhënat , më pas ato kthehen në formë figure apo tabele.

Çfarë duhet shmangur
Nuk duhen bërë diskutime, të mos interpretohen rezultatet dhe as të shpjegohen e argumentohen në këtë seksion Nuk duhen përfshirë të dhëna bruto, të procesit apo të papërpunuara; nuk duhen paraqitur llogaritjet e ndërmjetme Nuk duhen paraqitur dy herë të njëjtat të dhëna, as në forma të ndryshme Teksti duhet të përplotësojë figurat dhe tabelat, nuk duhet të shpegojë ato dhe as të përsëritë të nëjjtin informacion Nuk duhen ngatërruar figurat me tabelat; janë të ndryshme nga njëra tjetra

15

Stili o o o

Përdoret gjithmonë koha e shkuar dhe gjithshka vendoset në rend llogjik Figurat dhe tabelat duhet të numërohen në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra; po kështu duhet ti referohet dhe teksti Figurat dhe tabelat mund të vendosen përgjatë tekstit ose në fund të seksionit. E rëndësishme është që të kenë numra dhe referencat në tekst.

Figurat dhe Tabelat o Pavarësisht vendvendosjes së tyre, figurat duhet të numërohen në mënyrë konsekutive dhe të shoqërohen me diçiturën përkatëse, e cila vendoset në pjesën e poshtme të secilës o Pavarësisht vendvendosjes së tyre, tabelat duhet të numërohen në mënyrë konsekutive dhe të shoqërohen me numrin që vendoset në pjesën e sipërmë dhe titullin e përshkrimin që vendoset në pjesën e poshtme o Çdo figurë dhe tabelë duhet të ketë përmasa të tilla që të qendrojë e veçuar dhe në faqe të veçanta e ndarë nga teksti E rëndësishme fillimisht është të ndahet qartë çfarë duhet të përfshihet në këtë seksion nga rezultatet e marra, duke i dalluar nga ato që janë të dhëna bruto apo të ndërmjetme që nuk duhet të publikohen, me përjashtim të rasteve kur kërkohen nga botuesi

(1) Qëllimi
16

Qëllimi i këtij seksioni është të paraqesë interpretimin e rezultateve dhe bazën e përfundimeve që nxirren ga studimi, mbështetur në njohuritë e përftuara dhe rezultatet e marra nga studimi. Këtu duhen paraqitur qartë domethënia e gjithshkaje të përftuar. Si duhet të jetë Diskutimi Interpretimi i të dhënave duhet të bëhet në thellësinë e duhur sipas rëndësisë dhe domethënies që kanë vetë rezultatet. Kur shpjegohet një dukuri, duhet përshkruar mekanizmi/at që qendrojnë në bazë të saj. Kur rezultate ndryshojnë nga ato të pritura duhet shpjeguar pse kjo ka ndodhur apo duhet të ketë ndodhur. Nëse rezultatet përputhen me ato të pritura, duhet shpjeguar e sjellë argumentat që rezultatet vërtetojnë apo shpjegojnë. Nuk mjafton të tregohen rezultatet, por të shpjegohen ato, si në rastin kur përputhen ashtu dhe nuk përputhen me ato të pritura. Duhen paraqitur edhe rezultatet që bien ndesh me hipotezat e hedhura; në këto raste duhen kërkuar apo supozuar shkaqet dhe/apo arsyet që qendrojnë në bazë të këtyre gjetjeve; nuk duhen eliminuar e shmangur rezultatet që nuk përputhen me pritjet" Puna e kryer duhet të ketë një përfundim të plotë ose të vetë studimit. Mund të sugjerohen drejtime të reja kërkimi apo plotësimi të studimit; psh shtrirja apo modifikimi për qëllim e objektiva të tjera.

(2)
17

Si duhet të jetë Diskutimi Duhen shpjeguar të gjitha vëzhgimet e kryera duke u përqendruar tek mekanizmat që qendrojnë në bazë të tyre se sa në vetë rezultatet e vëzhgimeve. Duhen sjellë edhe shpjegime alternative nëse ekzistojnë të tilla apo qendrojnë. Çfarë fushash të reja kërkimore hap një studim i tillë? Ato parashtrohen duke patur parasysh kuadrin e gjerë të fushës dhe se ku mund të shkohet me një kërkim të dytë të mëtejshëm apo më të thelluar. Çfarë mbetet akoma? Stili:
Në referencat ndaj informacioneve apo të dhënave, duhen dalluar ato të sjella nga të tjerët nga të autorit dhe sillen në kohën e shkuar Gabimi më i zakonshëm që bëhet për këtë seksion është se më shumë përsëriten rezultatet se sa interpretimi i tyre .

18

Ka standarte të shumllojshme për mënyrën dhe formën në të cilën duhet të paraqitet literatura si në tekst ashtu dhe në seksionin e vecantë. Megjithatë, në këtë seksion duhet të citohen të gjitha referencat e përmendura apo të cituara në tekst. Listimi duhet të bëhet në rend alfabetik sipas emrit të autorëve (autorit të parë) Duhen cituar vetëm ato që përbëjnë literaturë primare, pra punime origjinale të autorëve origjinalë Burimet nga web konsiderohen jo të sigurta dhe të sakta Nëse citohen burime online duhen përshirë detyrimisht emri, volumi, viti dhe numri i faqeve.

19

1. Njihni paraprakisht audiencën dhe shkruani posaçërisht për ta
20

Shkrimi akademik, shkencor dhe teknik kurrë nuk bëhet për qëllim të përgjithshëm dhe për këdo; ai shkruhet për një audiencë specifike. Për çdo fushë, audienca përbëhet nga komuniteti shkencor i fushës apo njerëz që merren me praktikën në atë fushë, por që kanë të përbashkët atë që kanë interes të lexojnë një revistë apo periodik të fushës. Stili dhe niveli i të shkruarit përshtatet pikërisht me këtë lexues dhe duhet të plotësojë pritjet që ai ka. Konvencionet stilistike dhe gjuha e terminologjia ndryshon në mënyrë të dukshme në varësi nga ky fakt. Një person që shkruan për herë të parë në një periodik, duhet së pari të familjarizohet me sa më sipër dhe të ndjekë me shumë kujdes dhe vëmendje “Udhëzimet për autorët” si dhe të lexojë artikuj në perodikë të fushës së tij por edhe të fushave të tjera.

2. Përgatisni një skicë-punim (outline) për të organizuar paraprakisht strukturën dhe përmbajtjen e shkrimit
21

Fillimisht përgatitet një projekt-ide me aspektet kryesore që do të trajtohen. Më pas pasurohet çdo bllok kryesor me atë çka do shkruhet në çdo bllok. Gjithshka renditet në mënyrë logjike që në fillim, pa nisur shkrimi. Përndryshe punimi mbetet pa bosht, jointegral dhe i paorganizuar. Ndani qartë: (1) Çfarë doni të thoni (2) Planifiko renditjen dhe logjikën e argumentave që sillni (3) Përpunoni gjuhën e saktë në të cilën do shprehni sa më sipër Pasi përcaktohet gjithë sa më sipër, çdo kapitull fillon shtjellohet duke ndjekur nëntemat në të cilat është ndarë që në koncept-idenë e përgjithshme. Gjatë shkrimit lindin dhe ide të tjera mbi shkrimin e asaj pjese apo pjesëve të tjera; menëherë ato hidhen në draftin-outline; çdo proces ndihmon e pasuron tjetrin paralelisht .

3. Ndaje projektin e madh në miniprojekte dhe puno me secilin veçmas
22

Një tezë apo artikull nuk shkruhet si i tërë por në pjesë. Mendoje një artikull në pjesët e tij jo në bllok kur fillon të shkruash. Pjesët e një shkrimi përgatiten veç e veç në seksione individuale; ndërkohë organizimi i ideve, mendimeve dhe strukturës bëhen në fazën e parë të planifikimit. Nuk është e thënë që kur fillon të shkruash të kesh gjithshka të qartë në kokë se do shkruash; vetë procesi të sjell ide, mendime të reja dhe pasuron mendimet e idetë fillestare. Shkrimi paralel dhe feed backu shumëlateral ndihmon integritetin dhe ndërlidhjet midis pjesëve.

4. Mendo paraprakisht për strukturën e paragrafëve.
Strukturimi i përmbajtjes është problemi kryesor që dëmton cilësinë e shkrimit.
23

Nuk ka rëndësi vetëm cka shkruhet, sa e saktë apo e strukturuar është, por dhe vendi dhe si integrohen ato në paragrafë që kanë lidhje logjike apo përmbajtësore me njëri tjetrin. çdo paragraf fillon me një fjali që fokuson çështjen që ai trajton; çka vijon detajon pikërisht këtë cështje. Fjalia kyçe duhet të jetë e qartë, konçicze dhe e drejtpërdrejtë. Fjalitë e mëtejshme renditen në vijë logjike Normalisht fjalia mbyllëse e një paragrafi duhet të përbëjë një urë lidhëse me paragrafin që vijon. Kjo siguron vazhdimësinë e mendimit dhe ndërlidhjen midis paragrafëve qe e bën cdo bllok të shkrimit unik, integral dhe të lidhur si në përmbajtje ashtu dhe logjikë. Mbyllja e paragrafit nuk bëhet në mënyrë apo me fjalë absolutiste apo në formë të klonkluzioneve pa ide, hipoteza apo rrugëdalje të mëtejshme. Kur listoni disa ide në një renditje të catuat, trajtimi i mëtejshëm i detajuar i tyre duhet të ndjekë të njëjtën renditje. Renditja ndjek logjikën rrjedhëse të të dhënave, zbulimit apo trajtimit të argumentit. Në strukturë dhe përmbajtje të paragrafëve duhet patur parasysh se si i paraqitet ai një lexuesi, sa e lehtë është të kuptohet pasi presupozohet që lexuesi specialist nuk duhet ta lexoje disa herë për ta. Paragrafet s’duhet të jenë tepër të shkurtër (1-2 fjali) pasi është e pamundur të shtjellojnë dicka me këtë volum. Outline ndihmon edhe për të përcaktuar bashkimin apo ndarjen e paragrafeve sipas ideve-të dhënave që shtjellojnë. Fragmentarizimi është një problem tjetër që rrjedh nga përdorimi i kompjuterit materiali mund të rezultojë totalisht i palidhur nëse nuk rieditohet.

5. Mos përdorni shumë fjalë aty ku mund ta përshkruani me më pak
24

Jo fjalë apo fjali të gjata aty ku mund të përdoret gjuhë më sintetike. Shkrimi sintetik është shkrimi i shkencës. Jo fjalë “zhargoni”/popullore kur kjo mund të arrihet me anë të gjuhës teknike. Në të kundërtën, jo e ngarkuar me terma tepër teknikë kur mendimi i shprehur është i tillë që mund të shprehet me terminologji më të përgjithshme; kjo zgjeron audiencën

6. Trego dhe fakto, mos përshkruaj
25

Në vend që të tregohet se sa i rëndësishëm apo domethënës është një zbulim, duhet treguar e dëshmuar vetë zbulimi. Renditja e fakteve dhe zbulimeve është kryefjala e cdo artikulli kërkimor; për të treguar rëndësinë, vlerën e domethënien shërbejnë diskutimi dhe konkluzionet; Rezultati dhe vlera e punës së autorit duhet të dëshmohet përmes fakteve e rezultateve jo komenteve mbi verën që ato kanë. Ky është objekt i oponencave e recensave profesionale që artikulli i nënshtrohet.

7. Shkruaj për rezultatet, jo për tabelat, figurat, statistikat?
26

Rezultatet janë seksioni qendror ku paraqitet puna origjinale e autorit. Rezultatet përbëhen kryesisht nga teksti, jo nga figurat dhe tabelat. Figurat dhe ilustrimet shërbejnë për të ndihmuar kuptimin e rezultateve por nuk janë objekt më vete. Ato veçse shoqërojnë tekstin, dëshmojnë dhe ndimojnë të kuptuarit dhe vërtetësinë e rezultateve ndjekin vijën përshkrimore të tekstit të rezultateve, por jo anasjelltas. Nuk duhet tepruar me ilustrime në mënyrë të panevojshme. Të njëjtat të dhëna nuk duhen paraqitur me tabela dhe grafikë njëkohësisht. Megjithatë fillimisht duhen përgatitur sa më shumë tabela e figura; ato renditen sipas vijës llogjike të prezantimit. Në vijim ndërtohet dhe shtjellohet teksti i rezultateve sipas renditjes së ilustrimeve. Figurat shpjegohen përmes diçiturave; nuk ka nevojë që e njëjta gjë të shkruhet dhe në tekst dhe në diçiturat

8. Përqëndrohu tek hipotezat shkencore të fushës jo në ato statistikore
27

Fokusi kryesor i rezultateve janë zbulimi, të rejat që rrjedhin nga kërkimi, jo statistikat që kryhen në shërbim të vetë kërkimit. Kërkimi dhe zbulimi ka faktet si rezultat, jo përpunimin e tyre. Të dhënat, përpunimet statistikore e matematikore janë mjete, instrumenta për zbulimi e hulumtim por nuk janë vetë kërkimi Hipotezat, rezultatet dhe konkluzionet që nxirren nga një zbulim duhet të përbëjnë vetë fushën e kërkimit por jo statistikat rreth tyre. Një hipotezë, përfundim statistikor, pa një domethënie kërkimore nuk ka asnjë vlerë dhe as mund të klasifikohet si kërkim

9. Kujdes me strukturën e fjalive
28

Ka shumë rëndësi struktura e fjalive dhe koha e foljeve në një botim. Puna e kryer shkruhet gjithmonë me folje në kohën e shkuar pasi është një punë e përfunduar. Ajo çka shqyrtohet, idetë dhe hipotezat që hidhen shkruhen në kohën e tashme; ajo çka mendohej që ndoshta është hedhur poshtë, në të shkuarën. Shumë kujdes në përdorimin e ndajfoljeve mundet, ndoshta, ka mundësi që, ka të ngjarë; këto nuk tregojnë arritjen e një rezultati të qartë por përdoren për hipoteza që hidhen për vazhdimin e mëtejshëm apo për të tjerë që studjojnë dhe hulumtojnë në këtë fushë

10. Diçiturat e tabelave dhe figurave
29

Diçiturat nuk duhet të emërtojnë thjesht një tabelë apo figurë, por të shpjegojnë ose ndihmojnë si të lexohet e kuptohet Duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm që të kuptohet lehtë, pa patur nevojë ti referohesh tekstit. Ndërkohë tabela apo figura të tjeshta mund dhe të mos kenë nevojë për detaje të tepërta Diçiturat janë efektive kur përmbledhin rezultatet apo të dhënat kryesore që paraqiten në ilustrimet. Këto shkruhen së bashku me figurën/tabelën dhe jo në fund. Duhen menduar që kur përgatitet outline i Rezultateve

11. Kur citon referencën, fokusi është tek ideja jo tek autori
30

Arsyeja që citohet një referencë është ajo çka ajo përmban dhe jo autori që e ka shkruar; prandaj kjo duhet të jetë në foksin e referencës; bëjnë përjashtim rastet kur mendimi i autorit, hipotezat janë të tilla që bëjnë të domosdoshëm zhvendosjen e vemendjes tek autori

12. Shkrimi duhet të jetë i rrjedhshëm dhe tingëllues/ritmik
31

Një shkrim mund të jetë shumë i mirë në formë dhe përmbajtje por jo detyrimisht i rrjedhshëm dhe ritmik. Ka të bëjë me mënyrën se si autori ndërton, rendit dhe shtjellon argumentat, çështjet dhe gjuhën që përdor. Kjo veti perceptohet menjëherë nga lexuesi dhe mund të ndikojë dhe në përmbajtje Ndihmon dhe vetë të kuptuarit të objektit por shton shumë pikët e cilësisë së ë shkruarit dhe tërheq në mënyrë të pakuptueshme lexuesin Lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pasurinë vokale dhe me aftësitë e shkrimit artistik të autorit Aftësi që fitohet më shumë përmes përvojës, leximeve të shumta, perceptimit dhe nuhatjes se sa të mësuarit skolastik të rregullave përkatëse

13. Formatimi është po aq i rëndësishëm sa përmbajtja
32

Formatimi me anë të kompjuterit lehtëson shkrimin dhe saktësinë gjuhësore të një botimi shkencor (sidomos në gjuhën angleze). Autori duhet të njohë mirë word processor dhe të familjarizohet me standartet bazë të shkrimit dhe formatimit: karakteret, paragrafet, organizmin e faqes, etj si dhe përpunimet bazë statisikore për përgatitjen e figurave, tabelave, grafikëve, etj. Çdo variant i përgatitur duhet të ruhet deri në përgatitjen e formës përfundimtare Duhet bërë një back-up kopje e çdo drafti të ri si dhe kopje letër e çdo drafti deri në botimin e materialit.

14. Merr me seriozitet vërejtjet gjuhësore
33

Kufizo fjalitë e gjata dhe me shumë presje. Përpara dërgimit tek botuesi, dërgoje draftin në një reçencë gjuhësore Reflekto çdo vërejtje gjuhësore dhe leksike Forma dhe rigoroziteti gjuhësor janë shumë të rëndësishme në impaktin e parë

15. Disa këshilla për stilin e të shkruarit
Çdo editorial ka kërkesat e veta specifike stilitistike. Këto duhen ndjekur e zbatuar me përpikmëri pasi janë kriteret më lehtësisht të kapshme botuesi.
34

Numri i faqeve, numri i karaktereve, Fonti dhe permasat vendosen rast pas rasti Numri i faqeve duhet të jetë sekuencial Çdo seksion duhet të nisë në faqe të re (sidomos për tezat apo review) Titujt e kapitujve apo pjesëve nuk duhen lënë në fund të faqes por kalohen në faqen vijuese Mënjano ndarjen e tabelave figurave në disa faqe Përdor të njëjtën kohë folje në çdo seksion Çdo mendim shprehet në paragrafë të veçantë. Bën përjashtim abstrakti Indent/tab rreshti i parë i çdo paragrafi Përdor kohën e tashme për fakte të pakundërshtueshme që nxirren si përfundim i punimit Përdor kohën e shkuar për rezultatet e veçanta të marra por që nuk dalin në një përfundim Mënjano gjuhën joformale, mos ju drejto direkt lexuesit, mos përdor fjalë zhargoniale, dialektore dhe mbiemra superlativë Mos e tepro me ilustrimet; mund të perceptohen si zëvendësues e varfëri e mendimit dhe aftësisë për shpjegimit

35

1.

2. 3. 4. 5.

Standarte dhe udhëzime të veçanta për botimet në fushën e aktivitetit fizik dhe sportit Si shkruhet një tekst mësimor bazë Si shkruhet një tezë doktorate Si shkruhet një paper review Si prezantohet një punim përpara një auditori

36

Similar Documents