Pas nje aksidenti te rëndë Truri bie ne komë. Organet e tjera jetësore të goditura dhe pa udhëheqës, lënë takim për të vlerësuar gjendjen. Të paret që vijne ne takim janë Zorra e Trashë dhe ajo e Hollë dhe fillojnë pa humbur kohë të diskutojnë për gjendjen mes divergjencave të mëdha. Nëpërmjet akuzave dhe ballafaqimeve të ndërsjellta, dhe dialogjeve gazmore do fillojë të shpaloset një situate e re e gjendjes. Aspekte të reja e te fshehta te panjohura do nxirren në pah duke e e cuar skenën në një finale imagjinare.
Krijimi I fundit krejt i papritur i Arkas në trajtë teatrale.
Arkas
Armiq Gjaku
Grammata
Athinë 2007
Errësirë. Dëgjohen sirena ambulance. Mes shkëlqimit te ngjyrës blu të sirenës dallohen zbehtë hijet e infermierëve duke shtytur nje barrelë. Dëgjohet zhurma e lehtë elektronike e elektrokardiogramës që dalngadalë zëvendësohet nga ritmi i shurdhët i vet zemrës. Ky ritëm do dëgjohet nganjëherë i zbehtë e nganjëherë i fortë gjatë gjithë pjesës teatrale.
Dritat ndizen ngadalë. Skena: një dhomë e njëtrajtëshme, si biçim uzine a laboratori shkencor, me shumë gypa blu e të kuq që të kujtojnë enët e gjakut.
Në skenë hyjnë dy persona: nje i shkurtër e i trashë dhe një i hollë e i gjatë. Janë Zorra e Trashë dhe e Hollë. Duken te tronditur.
|ZORRA E HOLLË |Mos na çmend fare tani; ç’do të thuash që Truri është në komë; |
|ZORRA E TRASHË |Ç’të them unë. Të thashë thjesht atë qe dëgjova. |
|ZORRA E HOLLË |Ku e dëgjove? |
|ZORRA E TRASHË |Të thashë një herë. Pak pas goditjes takova Veshkën e Djathtë. |
| |Ishte copë-copë. “Ç’ndodhi”- i thashë, “Lëre fare” –më thotë, |
| |“katastrofë. Aksident. Pjesa më e madhe e organeve jane goditur|
| |dhe vetë Truri ka rënë në komë.” |
|ZORRA E HOLLË |Dhe ajo (Veshka) nga e mori vesh? |
|ZORRA E TRASHË |Më duket se e thanë ca hormone... Nuk di të them. |
|ZORRA E HOLLË |(E nevrikosur) Të ngeli ne gojë fjala nuk e di, idiot |
| |trashaluq! A e kupton rëndësinë e fjalëve që nxjerr nga goja. |
| |N.q.s. Truri ka rënë në komë më mirë ti lëmë shëndenë kësaj |
| |bote. (E kap dhe e shkund mirë) Jemi të vdekur! E kupton; |
| |Mbaruam! |
|ZORRA E TRASHË |Mirë, po unë ç’faj kam; |
|ZORRA E HOLLË |Pa më thuaj cfarë tjetër të tha. |
|ZORRA E TRASHË |Kush? |
|ZORRA E HOLLË |Shtojzovallat! Kush!.. Veshka e djathtë, cfarë tjetër të tha? |
|ZORRA E TRASHË |Asgjë. Më pyeti si jemi me shëndet. Unë për vete jam mirë i |
| |thashë, por sa për Zorrën e Hollë nuk di gjë. Nuk ishim takuar |
| |akoma në atë kohë. |
|ZORRA E HOLLË |E çfarë të tha për takimin? |
|ZORRA E TRASHË |Atë që të thashë. Të kërkoj nga je e të të marr a të vijmë në |
| |takim. Do takohemi të githa organet që kemi ngelur të paprekur |
| |e do të shohim se c’dotë bëhet me tej. |
|ZORRA E HOLLË |Të tha se kush tjetër është dëmtuar përveç Trurit? |
|ZORRA E TRASHË |Veshka e Majtë, tha ka pësuar goditje. |
|ZORRA E HOLLË |O Zot i Madh!.. Po të tjerët? |
|ZORRA E TRASHË |Ka edhe të tjerë po nuk e di se kush. Prit, se po vinë e do ti|
| |mësjomë të gjitha hollësirat. |
|ZORRA E HOLLË |Zemra? |
|ZORRA E TRASHË |Jo, jo Zemra është në rregull, a se dëgjon? Ajo po vjen për të |
| |na informuar. |
|ZORRA E HOLLË |Kaq e patëm.! Do vdesim!.. E ç’na duhen takimet dhe sihariqet. |
| |Jemi të vdekur!.. Mbaroi me kaq!.. Le ti japim fund! |
|ZORRA E TRASHË |Më duket se e ekzagjeron pak! |
|ZORRA E HOLLË |Po e ekzagjeroj?!. EKZAGJEROJ?!. |
|ZORRA E TRASHË |Patjetër që po e ekzagjeron! Veshka e Djathtë nuk dukej kaq e |
| |shqetësuar. |
|ZORRA E HOLLË |Patjetër. Ajo s’ka pse ta vrasi mendjen. Është e siguruar. |
|ZORRA E TRASHË |Që do të thotë? |
|ZORRA E HOLLË |Asgjë . Më ler rehat |
|ZORRA E TRASHË |Si asgjë? Më shpjego që ta marr vesh. |
|ZORRA E HOLLË |Më ler rehat të thashë. |
|ZORRA E TRASHË |Patjetër! Kush ja ka ngenë ti shpjegojë Zorrës së Trashë! Zorra|
| |e Trashë s’është gjë tjetër veçse një skllav nga shtresat e |
| |ulta! E kemi vetëm për punët e pista! Do rrimë tani e do |
| |merremi me të! (Mërmërit me zemërim ca fjalë të pakuptimta dhe |
| |më pas ja fut të bërtiturit) Epo, mjaft! U zgjuan edhe |
| |skllevërit!.. Jam dhe unë organ jetësor si gjithë të tjerët dhe|
| |kërkoj respekt. E kupton apo jo? Respekt dhe pikë. |
|ZORRA E HOLLË |Po ty të ka ikur truri fare? Tani e gjete momentin ti për të |
| |rifituar vetbesimin e humbur? Ne po vdesim mor idiot, të |
| |thonë!.. PO VD-ES-IM! |
|ZORRA E TRASHË |Këtë e thua ti. Por unë nuk të kam asnjë besim. Unë për vete |
| |besoj se është prapë një nga ato shakatë e tua pa kripë që të |
| |më tromaksësh mua. |
|ZORRA E HOLLË |Për ç’shakara e ke fjalën, i trashë? Apo ja kam qejfin |
| |gallatave në këto momente? |
|ZORRA E TRASHË |Po më bën shaka që të friksohem. E sigurtë!.. Si atëherë me |
| |analizat e zorres së trashë që bëhen me tub. E mban mend se |
| |ç’më thoshje për ato analiza? |
|ZORRA E HOLLË |Ç’të thoshja? |
|ZORRA E TRASHË |Ç’më thoshje? Nuk me thoshje se ngaqë Zemra ka probleme me |
| |aritminë do bëjnë mua analiza me tub? |
|ZORRA E HOLLË |E çë pastaj? |
|ZORRA E TRASHË |Si çë? Ç’lidhje ka aritmia me ato analiza? |
|ZORRA E HOLLË |Po të ishin doktorët më të kujdesshëm duhet ti bënin gjithë |
| |analizat e përgjithëshme, e për rrjedhojë edhe ato me gyp të |
| |zorrës së trashë. |
|ZORRA E TRASHË |Gjepura! Ti e di sa frike kam unë nga tubat dhe prandaj mi |
| |thoshje ato gjëra. |
|ZORRA E HOLLË |E megjithatë kësaj radhe me siguri do i nënshtrohemi analizave |
| |të përgjithëshme keshtu që bëhu gati për tubin. |
|ZORRA E TRASHË |(Duke u dridhur) Prapë ky! Po pse ma bën këtë, nuk më thua? |
|ZORRA E HOLLË |Mor idiot, këtu po vdesim të them e ti me bën muhabete tubash? |
|ZORRA E TRASHË |Kështu e kam unë! Kam frikë! Ti si ke frike nga qepa e skuqur? |
|ZORRA E HOLLË |Mua qepa e skuqur më sjell gazra. |
|ZORRA E TRASHË |Edhe mua tubi më sjell gazra! Ose më saktë ideja e tubit. |
|ZORRA E HOLLË |Ideja e vdekjes nuk të sjell asgjë? |
|ZORRA E TRASHË |Më sjell, si jo. Por kam besimin e plotë se nuk do të vdesim. |
| |Ti gjithnjë ndjell panikun. |
|ZORRA E HOLLË |Unë ndell panikun? Truri ka rënë në komë, o pa tru! E di se |
| |ç’do të thotë kjo? Do të thotë që është gjysëm i vdekur. |
|ZORRA E TRASHË |Unë për vete jam optimist. Unë e shoh si gjysëm të gjallë. |
|ZORRA E HOLLË |Me ty nuk flitet. Ti je një copë idioti e aqe. |
|ZORRA E TRASHË |Idiot je vetë. Mua Veshka e Djathtë më tha se...A, ja tek po |
| |vjen. |
|ZORRA E HOLLË |Më në fund! Dikush me të cilin merrem vesh! (futet Veshka e |
| |Djathtë) |
|ZORRA E HOLLË |Hajde se më çmendi ky gomari. |
|VESHKA E DJATHTË |Vetëm jeni? Nuk erdhën të tjerët? |
|ZORRA E HOLLË |Më thuaj të lutem çfarë ka ndodhur. Si ngjau? |
|VESHKA E DJATHTË |Nuk erdhi njeri tjetër vërtet? |
|ZORRA E HOLLË |Jo pra. Me thuaj ç’ka ngjare. |
|VESHKA E DJATHTË |Nuk ta tha Zorra e Trashë? |
|ZORRA E HOLLË |Po lëre Zorrën e Trashe. Ajo është më debile se edhe shputat e |
| |këmbës |
|ZORRA E TRASHË |Mmm! Ja ky i zgjuari! |
|VESHKA E DJATHTË |Shih këtu, asnjë nuk e di me siguri se ç’ka ngjarë. Gjërat janë|
| |akoma të turbullta. Nga sa duket kemi pasur një aksident, |
| |automobilistik më e mundshmja. Kemi shumë fraksone në kocka por|
| |më seriozja është se janë goditur disa organe jetësore. Nga sa |
| |di unë një nga ato është Veshka e Majtë, Shpretka... |
|ZORRA E HOLLË |Edhe Shpretka? |
|VESHKA E DJATHTË |Po, po, Shpretka e sigurtë. Por flasin edhe për Pankreasin dhe |
| |për Mushkrinë e Majtë... |
|ZORRA E HOLLË |Me nje fjalë flasim për shkatërrim total! |
|VESHKA E DJATHTË |Po më keq nga të gjithë është Truri. Duket se është goditur keq|
| |dhe ka rënë në gjendje kome ndoshta. Pra siç e kuton edhe |
| |vetë...kemi ngelur vetëm. |
|ZORRA E HOLLË |O Zot i madh, ç’do bëjmë tashti? |
|VESHKA E DJATHTË |Gjërat duhen marrë me gjakftohtësi se nga paniku nuk del asgjë!|
|ZORRA E TRASHË |Atë i them dhe unë. Të ruajmë gkaftohtësinë. |
|ZORRA E HOLLË |Ti nuk ruan gjakftohtësine. Thjesht je një copë koqe... (Dhe i |
| |drejtohet Veshkës) Meqë ra fjala ato (koqet) si janë me |
| |shëndet? |
|VESHKA E DJATHTË |Mirë besoj. Fola pak me Prostatin dhe më tha se andej poshtë |
| |nuk kishte dëme...Problemi është se nuk jemi futur akoma për |
| |operacion dhe kemi kudo hemoragji. Tani që po vija më vajti |
| |gjaku der në gju. Ndoshta për këtë po vonohen dhe të tjerët. |
|ZORRA E HOLLË |E pse nuk na fusin në operacion? |
|VESHKA E DJATHTË |Ku ta di unë. Ndoshta do të duhet më parë të bëjnë ca analiza. |
|ZORRA E TRASHË |Mos dëgjove gjë për ato analizat me tub? |
|ZORRA E HOLLË |Do mbyllesh atë gojë se na vdiqe me ato analizat e tua me tub? |
|ZORRA E TRASHË |Ti ta mbyllësh! Dhe sa për djeni unë... |
| |(Dëgjohet një kumbim elektronik dhe një tufë drite e kaltër bie|
| |mbi skenë) |
|ZORRA E TRASHË |Po kjo ç’ishte? |
|VESHKA E DJATHTË |(Duke parë lart) Buzëqeshni, po na nxjerrin në skaner. |
|ZORRA E HOLLË |Më në fund! Tani do na fusin në sallë. |
|VESHKA E DJATHTË |Mos e thuaj me kaq siguri...Varet në ç’gjendje është zemra. |
|ZORRA E HOLLË |Mua zemra më duket në rregull! |
|VESHKA E DJATHTË |Mirë, mirë po pse s’ka mbërritur akoma? Më shqetëson fakti që u|
| |vonua kaq... |
|ZORRA E HOLLË |Epo mirë atëherë, po pati edhe zemra probleme ti themi latumirë|
| |kësaj bote. Hajde të perqafohemi për herë të fundit e të marrim|
| |udhën tek të shumtit. |
|ZORRA E TRASHË |Fillove prapë ti të ndjellësh panikun? |
|ZORRA E HOLLË |Po ja ti si e mendon or trashaluq. Do ngelemi unë, ti dhe |
| |Veshka e do krijojmë një organizëm të ri? |
|ZORRA E TRASHË |E pse jo? |
|ZORRA E HOLLË |Shumë bukur atëherë! Do të luash ti funksionin e trurit? |
|ZORRA E TRASHË |Lëri thumbat me mua. |
|ZORRA E HOLLË |Megjithëse edhe ti do ja kishe dalë mbanë shumë më mirë se ai. |
| |Ai ishte vazhdimisht në gjendje të dehur. |
|ZORRA E TRASHË |(Me zë të ulët duke parë lart) Shëëët! U çmende fare? |
|ZORRA E HOLLË |Kujdes se mos na dëgjon. Ai ka rënë ne komë. |
|VESHKA E DJATHTË |(Me zë të ulët) Ashtu siç thua është. Edhe aksidenti rrjedhoje |
| |e asaj gjendje ishte. Prapë i pirë ishte. |
|ZORRA E HOLLË |Po ti nga e more vesh? |
|VESHKA E DJATHTË |Unë nga e mora vesh? Ne veshkat e heqim gjithë mundin e dehjes.|
| |Ne dhe Mëlçia. |
|ZORRA E TRASHË |Pse unë jo? Kaq herë desh kam vdekur nga dhimbjet e |
| |barkut...Për të mos folur për suadhet. |
|VESHKA E DJATHTË |Pse po vonohen kaq xhanëm? Po zemra ç’u bë? |
|ZORRA E HOLLË |Nuk bëjmë një xhiro andej lart të shohim se ç’bëhet? |
|VESHKA E DJATHTË |A thua? |
|ZORRA E HOLLË |Ç’të them unë? Edhe duke ndenjur duarkyq nuk është se po bëjmë |
| |ndonjë gjë të madhe. Jemi tërë tension. |
|VESHKA E DJATHTË |Lëre se po vete vetë. Ju rrini këtu. |
|ZORRA E HOLLË |Do ikësh vetëm? |
|VESHKA E DJATHTË |Po, ju me mirë të rrini këtu e të prisni se mos vjen njeri. |
| |(Del nga skena) |
|ZORRA E HOLLË |Doemos, po vete vetëm për vetëm për të kurdisur ndonjë plan me |
| |të tjerët. |
|ZORRA E TRASHË |E ç’të kurdisin? |
|ZORRA E HOLLË |Të diskutojnë për transplantimin. |
|ZORRA E TRASHË |Për kë transplantim e ke fjalën? |
|ZORRA E HOLLË |Jo po si mendoje zotrote? Ajo bashkë me Zemrën dhe Mëlçinë i |
| |kanë rregulluar punët e tyre. Po ne të shkretët thuaj, që do na|
| |hnë krimbat. |
|ZORRA E TRASHË |Për çfarë krimbash e ke fjalën? Çfarë transplantimi? Çfarë |
| |thua? |
|ZORRA E HOLLË |Qysh çfarë them? Akoma nuk e ke marrë vesh? |
|ZORRA E TRASHË |Ç’të marrë vesh? |
|ZORRA E HOLLË |Për transplantimin e organeve. Nuk ke degjuar asgjë? |
|ZORRA E TRASHË |Jo. Ç’është kjo? |
|ZORRA E HOLLË |Me tërë mend nuk dëgjuar gjë? |
|ZORRA E TRASHË |Jo, të thashë! E nga ta dëgjojë? Unë jam Zorra e Trashë, kush e|
| |merr mundimin të më shpjegojë mua! |
|ZORRA E HOLLË |Edhe mua nuk më shpjegon njeri por kujdesem vetë të informohem.|
|ZORRA E TRASHË |E për çfarë informohesh ti? |
|ZORRA E HOLLË |Ore ti, po mbaroi I Madhi morëm fund të gjithë. Në rregull?. |
|ZORRA E TRASHË |Në rregull. |
|ZORRA E HOLLË |Gabim! Unë e ti marrim fund plus nja ca të mefshtë të tjerë. |
| |Ata cubat nuk marrin fund, thjesht marrin transferim. |
|ZORRA E TRASHË |Transferim? |
|ZORRA E HOLLË |Tamam. I marrin që këtu dhe i vendosin në një Sistem tjetër, |
| |nga ku mund të vazhdojnë jetën nga e para. |
|ZORRA E TRASHË |Pse, ka mundësi të bëhet kjo? |
|ZORRA E HOLLË |Në bëhet thua?.. Tani që po flasim ata i kanë bërë gati |
| |valixhet. |
|ZORRA E TRASHË |Po ne? |
|ZORRA E HOLLË |Ne këtu. Do na lënë të vdesim bashkë me Trurin. Garda e nderit.|
|ZORRA E TRASHË |(E sheh për pak dhe papritur ja fut të qeshurit) Ha ha ha!.. Ku|
| |të vete mendja dhe ty?.. |
|ZORRA E HOLLË |Çfarë qesh mor gomar? Nul më beson? |
|ZORRA E TRASHË |Patjetër që jo!.. Ku është dëgjuar edhe kjo, transplantim |
| |organesh! Je i paparë! |
|ZORRA E HOLLË |Kaq di kaq thua! Të ta shpjegoj unë që jam më i informuar se |
| |ty. Se nuk ka asnjë arsye të na fusin në operacion. Se që në |
| |fillim e panë se dëmi ishte bërë e nuk çbëhej më. Nga minuti në|
| |minutë prit fundin. |
|ZORRA E TRASHË |Po skanerin pse na e bënë atëherë? |
|ZORRA E HOLLË |E pra! Pse? |
|ZORRA E TRASHË |Atë po të pyes edhe unë. |
|ZORRA E HOLLË |Dhe unë po të përgjigjem. Sepse donin të shihnin kush organe |
| |ishin në gjendje të mirë që ti marrin për transplantim. |
|ZORRA E TRASHË |Mjaft më me këto dokrra. Nuk jam dhe kaq budalla. |
|ZORRA E HOLLË |Budalla jo edhe kaq po i vdekur më shumë se kaq. Prit pak e do |
| |shohësh. (Pauzë. Zorra e Trashë rri mendueshëm ndërsa Zorra e |
| |Hollë bën ca ecejakje nervoze) |
|ZORRA E TRASHË |Bukur, zëre se gjërat janë ashtu siç thua ti. Zëre, them...E |
| |pse ti bëjnë transplant vetëm Zemrës dhe Veshkave? Pse mos na |
| |bëjnë të gjithëve? |
|ZORRA E HOLLË |Nuk e di. Di që i bëjnë transpant organeve të caktuara. Zemrës,|
| |veshkave, mëlçisë, syve...Ne nuk na përfshijnë fare në listë. |
|ZORRA E TRASHË |Dhe këtë e quan të drejtë? |
|ZORRA E HOLLË |Çoji në gjyq po deshe. |
|ZORRA E TRASHË |Dua të them pse e bëjnë këtë? Pse nuk transplantojnë edhe |
| |zorrët? |
|ZORRA E HOLLË |Nuk e di të thashë edhe një herë. Më lërë rehat më mirë! |
|ZORRA E TRASHË |(Triumfues) E sheh pra? Nuk ke ç’të më thuash! The një |
| |budallallëk me thes sa për të më friksuar mua dhe tani që të |
| |vura me shpatulla mbas murit: “më lërë rehat”...Apo nuk është |
| |kështu?...Pa më thuaj, kjo nuk ishte ideja? Ë?.. (Zorra e Hollë|
| |nuk i përgjigjet. Vazhdon ecejakjet tërë tension) Po pse hera e|
| |parë është që e bën këtë? Të punon mendja si e si të më punosh |
| |rrenga të tilla friksuese...Dhe të kam thënë kaq herë që mos ta|
| |bësh më se me sjellin diarè. (Zorra e Hollë vazhdon të sillet |
| |lart e poshtë. Duket e zhytur në mendime të thella) Atëherë, |
| |unë do pyes Veshkën e Djathtë tani qe vjen. Do i tregoj pikë |
| |për pikë dokrrat që më servire dhe do të telendis. |
|ZORRA E HOLLË |Mirë e ke ti po ja që nuk ka për të ardhur. |
|ZORRA E TRASHË |Çfarë thua? Si nuk ka për të ardhur? |
|ZORRA E HOLLË |(Ndalet së ecuri lart e poshtë dhe i afrohet Zorrës së Trashë) |
| |Nuk më thua? Nqs do të jepej mundësia për të zgjedhur mes pesë |
| |vjetëve jetë dhe tridhjetë jetëve jetë, çfarë do të zgjidhje? |
|ZORRA E TRASHË |Po pse pyetje është kjo? |
|ZORRA E HOLLË |Më thuaj, kë do zgjidhje? |
|ZORRA E TRASHË |Tridhjetën pa dyshim. |
|ZORRA E HOLLË |E pra, këtë kanë zgjedhur edhe ata... (Fillon prapë ecejakjet) |
| |Pse, të thotë tjetri: këtu loja mbaroi, organizmi është |
| |shkatërruar nga alkoli. Me zor i nxerr edhe pesë vjet akoma – |
| |dhe shumë të them. Pse mos largohemi drejt një organizmi më të |
| |ri, më të fortë e të shëndetshëm që të kemi para dhe tridhjetë |
| |a dyzetë vjet plot. E more vesh or mik? |
|ZORRA E TRASHË |Jo. |
|ZORRA E HOLLË |Epo ja që e kuptova unë. Tani që i mblodha të gjitha në trurin |
| |tim, e kuptova... Prandaj dhe mezi u del zëeri kur flasin për |
| |Zemrën: “ku është... pse u vonua kaq... dhe jam bërë merak”... |
| |E kuptove tani. |
|ZORRA E TRASHË |Jo, të thashë edhe një herë! |
|ZORRA E HOLLË |Po përgatiten të na çojnë drejt fundit një herë e mirë, mor i |
| |trashë, që vetë pastaj të largohen me qetësinë e tyre një orë e|
| |më parë. Do i fusi një të pushuari së rrahuri Zemra me dëshirën|
| |e saj dhe kaq e pati kjo punë. |
|ZORRA E TRASHË |Mos je çmendur gjë?! Kjo quhet tradhëti e lartë! |
|ZORRA E HOLLË |Po patjetër, se e vret shumë ndërgjegja atë bushtrën! Ajo është|
| |e pamëshirshme. S’e mban mend ahere me aritminë? Siç edhe u |
| |vërtetua më pas, nuk kishte asgjë fare. Ishin tekat e saj për |
| |t’ja mbledhur rripin Të Madhit, për ti ttrguar se kush është |
| |zot shtëpie. |
|ZORRA E TRASHË |Tjetër gjë atëherë e tjetër gjë të pushoj së rrahuri me |
| |dëshirën e saj. Kjo është...kjo është...tradhëti e lartë! Ku |
| |është dëgjuar ndonjëherë kjo, pushim së rrahuri, infarkt dmth! |
|ZORRA E HOLLË |Infarkt, them unë. Se mund të ketë gatuar ndonjë rreng tjetër. |
| |Është ngatërruar dhe ajo skilja e keqe Veshka e Djathë... Ka |
| |mundësi të përgatisin dhe ndonjë edemë në mushkri, a ku ta di |
| |unë! Ka mundësi të jenë dhe organe të tjera në këtë mesele. |
|ZORRA E TRASHË |Nuk ka asnjeri të ngatërruar në ndonje plan. Biles nuk ka plan |
| |fare. Të gjitha këto janë pjesë e fandazisë tënde të shfrenuar.|
| |(Duke para nga perdja e skenës) S’po vjen dhe kjo Veshka... |
|ZORRA E HOLLË |Prit ti prit, se po të vjen Veshka. |
|ZORRA E TRASHË |Kurse unë të them që do vijë. Dhe për më tepër, prit kur të na |
| |fusin dhe në sallë e gjithshka do të shkojë për së mbari. |
|ZORRA E HOLLË |Që do na fusin në sallë nuk kam pikë dyshimi, por sa për marrë |
| |Zemrën, Veshkat dhe Mëlçinë e sa për ne të tjerët “të rrojmë e |
| |ti kujtojmë” |
|ZORRA E TRASHË |Aha, e fute dhe Mëlçinë në këtë mesele? |
|ZORRA E HOLLË |E pse jo? Ajo ka arsyet më të forta për të ikur që këtu. Me |
| |gjithë atë pije që konsumon ai...(dhe bën me shënjë për nga |
| |lart) edhe pak të rrijë dhe e ka të sigurtë cerozën... Jnë të |
| |thjeshta gjërat: Zemra, Veshka dhe Mëçia e organizuan gjithë |
| |këtë plan. Mos të futemi dhe më thellë e të të them se ato |
| |orgnizuan edhe vetë aksidentin. |
|ZORRA E TRASHË |Organizuan aksidentin? E në ç’mënyre? |
|ZORRA E HOLLË |Nuk di gjë, por do e marr vesh edhe këtë. |
|ZORRA E TRASHË |Mos! Pse s’thua që paske ikur fare nga fiqiri?! Pse s’thua që e|
| |paske humbur krejt kontaktin me realitetin?! |
|ZORRA E HOLLË |Unë e kam humbur kontaktin me realitetin? |
|ZORRA E TRASHË |Pse kush, unë? Kur më thua që Zemra, Veshka dhe Mëlçia kanë |
| |organiyuar vetë aksidentin se do ti që të mendojë unë? Se je në|
| |gjendje të shendoshë mendore?.. Gjithnjë shihje armiq kudo apo |
| |intriga të paqëna, por kësaj radhe të paska lënë truri fare. |
|ZORRA E HOLLË |Unë shihja armiq të paqenë? E di se ç’më tha Stomaku për |
| |Veshkën e Djathtë? Me atë (Veshkën) bëji sytë katër, nuk e |
| |honeps dot fare. |
|ZORRA E TRASHË |Po lëre Stomakun ti, se ai që kur pësoi ulçerën nuk honeps më |
| |njeri. |
|ZORRA E HOLLË |Pse, faj i shkreti? Si e pësoi dhe atë dreq ulçer? Nga puna e |
| |rëndë dhe nga mërzitja dhe stresi. Sikur nuk e di dhe ti që |
| |neve të Sistemit të Tretjes, gjithë të tjerët na konsiderojnë |
| |si të njerëz të shtresave të ulta, na përdorin si pjatalarës. U|
| |bëjmë gjithë punën e pistë, shtrëngohemi shumë më teper se të |
| |tjerët kurse ata na shohin me përçmim. |
|ZORRA E TRASHË |Sa për këtë ke të drejtë... Mua njëherë më kanë lënë mes mutit.|
|ZORRA E HOLLË |E pra, prandaj të them edhe unë se kanë muaj që po e përgatisin|
| |këtë plan. E quajnë veten shumë më lart për të vdekur bashkë me|
| |ne. (Pauzë e gjatë. Dëgjohet vetëm ritmi i Zemrës) |
|ZORRA E TRASHË |Unë për vete megjithatë këtë gje nuk arrij ta kuptoj. Ty për |
| |shembull po të thoshnin të ikje drejt një organiymi të ri për |
| |të jetuar më shumë, do ta bëje? |
|ZORRA E HOLLË |Me sy mbyllur. |
|ZORRA E TRASHË |Unë për vete, jo. Të iki që këtu ku i njoh të gjithë, ku u |
| |rrita bashkë me ta, ku kam shtëpinë time e mori dreqi, e të |
| |vete në një organizëm të huaj me organe të huaja që nuk i njoh,|
| |për të rrojtur dhe ca vite më tepër, nuk e di por më duket...si|
| |të të them...budallallëk me brirë... Më mendon dot mua, për |
| |shembull, me Zorrë të Hollë tjetër... Jo se ti je personi më i |
| |mirë në botë, por fundja jam mësuar me ty, të njoh që kur |
| |linda, kemi kaluar kaq e kaq bashkë. Dhimbje, fryrje, probleme |
| |me tretjen... Vërtet e mban mend ahere kur pësuam atë helmimin |
| |me ato prodhimet e detit? Po, po, ç’hoqëm! Për një javë me |
| |radhë nuk arrija të punoja dot, siç hynin gjërat ashtu dilnin. |
| |Mi dërgoje dhe ti ashtu siç të vinin... Po atë tjetrën e mban |
| |mend? Ahere me atë djathin e prishur? Ahere kur... |
|ZORRA E HOLLË |Si e ke hallin tani, mor trashaluq? Do merremi me kujtimet |
| |tani? Ku kujton se jemi këtu, në ndonjë takim ish-maturantësh? |
|ZORRA E TRASHË |Jo, por ajo që dua të them është se nuk është dhe kaq mirë të |
| |mërgosh e të vesh në ndonjë organizëm tjetër. (Pauzë e vogël) |
| |Shihje dhe nga një këndvështrim tjetër. Zëre se na sillnin këtu|
| |ndonjë veshkë të huaj, për shembull. Kush do i fliste me gojë? |
| |Kush do punontë bashkë me të?.. Ne bashkë u lindëm e u rritëm, |
| |dhe prapë kush ti nxjerri syrin njëri tjetrit, kur i thonë |
| |fjalës. Mere me mend një të huaj. Do ta hanin të gjallë. |
|ZORRA E HOLLË |Po, nga sa thonë, mund të ndodhë edhe kjo. Ndonjëherë |
| |organizmat nuk i pranojnë fare transpantet. |
|ZORRA E TRASHË |A e sheh? Thuaj që jemi mirë këtu ku jemi! |
|ZORRA E HOLLË |Ku, këtu, idiot? Fjala këtu mori fund! E mbyllëm dyqanin një |
| |herë e mirë! E merr vesh apo jo? |
|ZORRA E TRASHË |Ah, këto mendimet e tua pesimiste!... Pse, or mik sjell |
| |vazhdimisht katastrofën? Pse nuk i sheh ndonjëherë gjërat dhe |
| |nga ana pozitive e tyre? Pësuam aksident. Buuukur! Do operohemi|
| |dhe çdo gjë do vejë në vendin e vet. Do jemi njëlloj si më |
| |parë, për mos thënë akoma më mirë. Se pa mendo edhe tjetrën. |
| |Për nja pesë a gjashtë ditë pas operacionit do çlodhemi duke |
| |ndejtur e mos bërë asgjë. |
|ZORRA E HOLLË |Si kështu? |
|ZORRA E TRASHË |Se organizmi do ushqehet me serum, mor budalla, kështu që ne te|
| |sistemit të Tretjes: me leje pushimesh. S’e mban mend atëehere |
| |me gastroragjinë? Një javë të tërë na kishin me serum. Stomaku |
| |i shkretë vuante vërtet, por sa për ne të tjeret, aha, pushime |
| |plazhi. |
|ZORRA E HOLLË |Mos ki merak se dhe tani me pushime po vemi. Mes tokave të |
| |gjelbërta. |
|ZORRA E TRASHË |Opo ti nuk haesh me asgjë. Kam tërë orën që po mundohem ti jap |
| |një notë më optimiste gjendjes, të qetësohemi pak, të na iki |
| |një çikë ankthi kurse ti. Do na çosh në varr duam s’duam ne! |
|ZORRA E HOLLË |Të tjerët do të çojnë në varr. Biles po e organizojnë në këto |
| |momente që flasim. |
|ZORRA E TRASHË |(Me tërbim) MJAFT MË! QEPE! Ma fute frikën! U kënaqe tani? Në |
| |rregull? Mbzlle tani! (Dëgjohen gurgullima të forta) |
|ZORRA E HOLLË |Ç’ishte kjo kjo zhurmë? |
|ZORRA E TRASHË |Unë isha!... Dhe ti e di që kur shqetësohem me fillojnë |
| |gurgullimat. Këtë po mundohesha të evitja deri tani, po ku të |
| |merr vesh koka ty. (Dëgjohet një gurgullimë e dytë) Të marrtë e|
| |mira, tani do filloj e do fryhem... Duhet të nxjerr gazrat |
| |jashtë. |
|ZORRA E HOLLË |Aaa, shumë bukur, do tu bjerë të fikët të gjithëve në sallën e |
| |operacionit sa s’do arrijnë të bëjnë transplantimin. |
|ZORRA E TRASHË |Fillove me këto zgjuarsitë e tua ti?!.. Ç’të bëj dhe unë, të |
| |plas nga zori? |
|ZORRA E HOLLË |Të zinjtë ne! Po plase ti na mori lumi... (Pauzë e vogël. |
| |Mendohet për pak)... Megjithëse... po ta mendosh mirë!.. Tamam!|
| |I ke rënë pikës, mor trashaluq! Të plasësh! |
|ZORRA E TRASHË |Si the të lutem? |
|ZORRA E HOLLË |Të plasësh!.. Kjo është ideja!.. Ne të humbur jemi që jemi, |
| |kështu që në vend të na e punojnë ata, ja punojmë ne atyre. |
|ZORRA E TRASHË |Ku të vajti mendja prapë? |
|ZORRA E HOLLË |Prapë nuk e kape idenë? Po pësove ti ndonjë çpim zorre, i kemi |
| |kapur mat! Çpim, ndonjë peritonit ose, me pak fat ndonjë |
| |qelbëzim që më pas kalon në gjak! Aty mbaroi gjithshka! Vdesim |
| |ne, po vdesin dhe ata ama. Se po kaloi qelbëzimi në gjak s’i |
| |bëjnë dot transplantim asnjë organi!.. Ide gjeniale, ë? |
| |(Ngrihet i entuziazmuar) As që do e marrin vesh se nga i erdhi!|
| |Nuk do e kuptojnë fare se çfarë i goditi! Në momentin që ata |
| |bëjnë planet e tyre, papritur...bam, e për më tepër andej nga |
| |s’e prisnin!.. Ha, ha!.. Ta tregoj unë ty, moj zgërbonjë, që |
| |doje më organizoje dhe atak kardiak! Ta tregoj unë ty që do të |
| |na heqësh qafe!.. Se kështu ka lezet! Kjo është vdekje! Le të |
| |vdes njëmijë herë, po do ju marrë dhe ju me vete, qelbësira!.. |
| |Të gjithëve! Të gjithëve, maskarenj! (Kthehet prapë nga Zorra e|
| |Trashë qe e sheh me sy të zgurdulluar) Hë? Si mendon? |
|ZORRA E TRASHË |Kaq urrejtje!.. |
|ZORRA E HOLLË |Çë? |
|ZORRA E TRASHË |Ku?.. Me të vërtet, ku? |
|ZORRA E HOLLË |Ç’do të thotë ku? Ku e ke fjalën? |
|ZORRA E TRASHË |Ku e fshihje tërë këto vite kaq urrejtje, kaq vrer! |
|ZORRA E HOLLË |Vetë këtë ke për të më thënë? |
|ZORRA E TRASHË |Këtë. Dhe qe më vjen keq për ty. |
|ZORRA E HOLLË |Të vjen keq për mua. |
|ZORRA E TRASHË |Po. Je në gjendje mjerane... i verbuar nga urrejtja!.. Por, po |
| |deshe të ketë plani ytë sukses, pësoje vetë çpimin. Me kaq helm|
| |që fsheh brenda vetes, ti infekton dhjetë organizma, jo një. |
|ZORRA E HOLLË |Na shkrive fare! Nejse, hajde të mendojmë tani qysh do |
| |çahesh... Atëherë unë them të bësh nja ca rrotullime si biçim |
| |ngatërrimi zorrësh, të bllokosh gazrat në një pikë të caktuar e|
| |pastaj, me kontraktim të përqëndruar në atë pikë, të sforcohesh|
| |dhe... bam, të çahesh. Hë?.. Si thua? E bën dot? |
|ZORRA E TRASHË |E pra, e kisha gabim. Ti nuk je mjeran, ti je i shkalluar. Dhe |
| |të shkalluarit jetojnë në lumturi të plotë. |
|ZORRA E HOLLË |E pse qenkam i çmendur? |
|ZORRA E TRASHË |Po mirë, si ta pret mendja ty, se do bëj unë harakiri se do ti |
| |të hakmerresh ndaj...nuk e di dhe une se kujt? |
|ZORRA E HOLLË |E di shumë mirë ti ndaj kujt. Kundër armiqëve tanë! Atyre që |
| |planifikojnë shkatërrimin tonë. |
|ZORRA E TRASHË |Unë për vete nuk kam armiq. Unë jam organ i një organizmi të |
| |caktuar dhe gjithë organet e tjera janë miqtë dhe bashkpuntorët|
| |e mi. Punojmë të gjithë së bashku për mbijetesën e tij dhe jo |
| |për vdekjen e tij. |
|ZORRA E HOLLË |Kështu thua ti. Se të tjerët kanë tjetër mendim. |
|ZORRA E TRASHË |As që dua t’ja di. Unë u futa me dëshirë të plotë në shërbim të|
| |funksionimit të plotë të Sistemit dhe do ti shërbej deri në |
| |sekondën e fundit të jetës sime. |
|ZORRA E HOLLË |Nuk e lë këtë frymën patriotike ti e të shohim se ç’do bëjmë? |
| |Nuk na mbetet dhe shumë kohë. Nga çasti në çast prite kur të na|
| |pallosin të tjerët!.. Dhe në fund të fundit, nëse do të mbash |
| |frymën tënde patriotike, ki parasysh që në radhë të parë je |
| |organ i sistemit të tretjes dhe në këto momente sistemi i |
| |tretjes po përballohet me një sulm aspak burrëror. |
|ZORRA E TRASHË |Jo, zotëri! Unë jam pjesë e pandarë e gjithë organizmit. |
|ZORRA E HOLLË |Ore po ti, vetë nuk na the pak më parë se të tjerër na kanë |
| |lënë mes fekaleve për punët e pista? |
|ZORRA E TRASHË |E pastaj? Për këtë arsye, duhet të hakmerremi ndaj tyre, duhet |
| |të bëhemi vrasës të vetë organiymit ku jetojmë?.. Kjo na ka |
| |ngrënë kokën tërë jetë këtu brenda: grindjet qe kanë sitemet |
| |mes tyre. Sistemi i veshkave dhe ujit të hollë urren sitemin e |
| |tretjes, sistemi i qarkullimit të gjakut ka ankesa nga sitemi i|
| |frymarrjes, dhe asnjë nuk nuk do t’ja dijë që organiymi po |
| |tretet. Se e vërteta është që po tretet! Ka humbur ballanca, |
| |harmonia. Prandaj edhe Truri... (sheh lart dhe ul zërin) |
| |prandaj edhe Truri ka rënë në alkolizëm të plotë, që të gjej |
| |qetësinë mendore. Por nga ana tjetër kjo i përkeqëson gjërat, i|
| |kthen në kaos... Dhe gjithë sëmundjet që kalojmë herë pas here |
| |aty e kanë zanafillën: Tek fakti që nuk funksionojmë në mënyrë |
| |harmonike në tërësi. Si nga aritmitë gastoragjitë koliti e të |
| |gjitha me radhë. Organet po ti marrësh tek e tek janë për |
| |bukuri, por kur duhet të funksionojmë të gjitha bashkë si një |
| |skuadër, aty hasim vështirësi. |
|ZORRA E HOLLË |Po ti ç’po na thua tani? Po na jep leksione të mjeksisë së |
| |përgjithëshme? |
|ZORRA E TRASHË |Jo mor zotëri, leksionë përgjegjësie dhe detyre! Se e kemi |
| |harruar këtu brenda që e kemi për detyrë kurse ne kujtojmë |
| |se... (Papritur rrahjet e zemrës ndalojnë së dëgjuari dhe në |
| |çast ulen dritat) |
|ZORRA E TRASHË |(Duke u dridhur) Ç’ndodhi?.. Pushoi Zemra?.. Pse pushoi |
| |Zemra?.. Ç’ndodhi, pse pushoi Zemra? |
|ZORRA E HOLLË |(Duke parë rreth e rrotull edhe ajo duke u dridhur) Ta thashë |
| |nuk ta thashë? |
|ZORRA E TRASHË |(Sillet si marrosur lart e poshtë) Pse pushoi Zemra?.. Pse |
| |pushoi Zemra? |
|ZORRA E HOLLË |Ta thashë nuk ta thashë? Ta thashë... |
|ZORRA E TRASHË |(Duke vazhduar së renduri lart e poshtë) Vdiqëm!.. Vdiqëm!.. |
| |Zemra pushoi!.. Vdiqëm! (I drejtohet Zorrës së Hollë) Bëj |
| |diçka!.. Ç’do bëjmë? |
|ZORRA E HOLLË |E ç’të bëjmë? Ta thashë nuk ta thashë? (Dëgjohet një zhurmë |
| |shumë e fortë, e prerë dhe njëkohësisht një dritë e lartë, si |
| |rrufe, ndriçon për një çast skenën) Zorra e Trashë dhe e Hollë |
| |lëkunden dhe bien në dysheme) |
|ZORRA E TRASHË |Po kjo ç’ishte?.. Vdiqëm? |
|ZORRA E HOLLË |Jo, jo elektroshok! Po i bëjnë elektroshok që ta sjellin prapë |
| |në gjendje jete. (Për pak sekonda sundon heshtja e plotë. Që të|
| |dy i mbajnë sytë lart duke u drishur nga frika) |
|ZORRA E TRASHË |Pse nuk po vjen në jetë?.. Pse nuk po vjen në jetë? (Zhurma dhe|
| |drita e fortë ndriçuese përsëriten. Zorra e Trashë dhe e Hollë |
| |lëkunden prapë) |
|ZORRA E TRASHË |Prapë! E bënë prapë!.. Fillo së rrahuri! Fillo të lutem!.. |
|ZORRA E HOLLË |Shët! Pusho! (Shohin lart në agoni të plotë. Ndërmjetësojnë pak|
| |sekonda heshtjeje e më pas zhurma dhe drita e fortë ndriçuese |
| |përsëriten për herë të tretë. Zorra e Trashë dhe e Hollë |
| |lëkunden prapë dhe rrokullisen nëpër dysheme. I mbajnë sytë |
| |lart me frikë dhe shpresë. Kalojnë pak sekonda heshtjeje të |
| |plotë dhe më pas dëgjohet e rrahura e parë dhe Zemra fillon |
| |përsëri të funksionojë. Dritat ndizen ngadalë). |
|ZORRA E TRASHË |Erdhi në vete! Filloi së rrahuri! (Ngrihet nga dyshemeja dhe |
| |fillon të hidhet përpjetë) Filloi së rrahuri! Jemi gjallë, jemi|
| |të gjallë!.. Ta thashë unë: Kemi organet më të mira në botë! O |
| |Zot i madh, jemi gjallë!.. |
|ZORRA E HOLLË |Po tani më beson? |
|ZORRA E TRASHË |Bo bo, cfarë tmerri kaluam?! (Gurgullimë e fortë) Oh, tani ke |
| |për të parë ca gurgullima! Pas gjithë këtij shoku që kaluam... |
|ZORRA E HOLLË |Më beson tani apo jo? |
|ZORRA E TRASHË |(Bën sikur nuk e dëgjon) Nga sa kam vënë re. Gurgullimat qe |
| |pësoj kur jam i friksuar, janë komplet ndryshe nga ato kur jam |
| |i inatosur. Dëgjohen –si të ta them- me zë më të hollë... |
|ZORRA E HOLLË |(E kap nga supet dhe i bërtet me zë të lartë) Tani a më beson, |
| |mor idiot? Hë? |
|ZORRA E TRASHË |Kurse herë të tjera, kur jam i mërzitur, zhurma është më e... |
| |(Zorrës së Hollë) Si thua, mund të ishte dhe koinçidencë? |
|ZORRA E HOLLË |Koinçidencë? |
|ZORRA E TRASHË |Po pra, koinçidencë. Gjithë atë siklet që kaloi Zemra pas |
| |aksidentit, është mëese normale të pësoj atak. E pse duhej ta |
| |bënte gjasme? |
|ZORRA E HOLLË |Aha, bukur shumë.! Kurse unë jam magjistar! Unë që ti thashë të|
| |gjitha pikë për pikë, ç’bëra unë, parashikova koinçdencën? Pse |
| |s’thua që të hap një zyrë që të shoh fatin e njerëzve. Qenkam |
| |parashikues fati e nuk e ditkam! |
|ZORRA E TRASHË |Nuk e di se ç’je ti, por unë nga ana ime nuk mund ta besoj që e|
| |bëri kastile. Nuk bëhen këto gjëra... s’ka mundësi të bënte |
| |shakara të tilla, e merr vesh apo jo? (Gati në të qarë) S’ka |
| |mundësi... s’ka mundësi... |
|ZORRA E HOLLË |Kishte mundësinë dhe e bëri. Dhe ti e di më mirë se unë që e |
| |bëri. Thellë brenda vetes ti di mirë që e bëri, thjesht nuk do |
| |që ta pranosh. |
|ZORRA E TRASHË |Po, si është e mundur? Si është e mundur që dikush të bëj diçka|
| |të tillë? Si është e mundur ti kthehesh kundër vetë Sistemit |
| |tënd, vetvetes... |
|ZORRA E HOLLË |Unë ta thashë njëherë, ata nuk kanë Din e Iman. Vdekja jote, |
| |jeta ime! Kanë muaj që e planifikojnë, më dëgjo edhe mua që e |
| |di mirë këtë punë. |
|ZORRA E TRASHË |Po ti i di, ti!.. E nga e di që ta marrim vesh? Hë? Nga e di? |
|ZORRA E HOLLË |Thjesht e di... Kam informacione të sigurta. |
|ZORRA E TRASHË |Maninë e përndjekjes ke ti. Këtë ke. Kujton se të gjithë ta |
| |kanë me hile. |
|ZORRA E HOLLË |Ti do më çmendësh fare mua! Këtu nuk ishe dhe ti para dy |
| |minutash? Nuk ishe ti ai që thërriste “Po vdesim!” “Po |
| |vdesim!”? Çfarë duhet të ndodhë, me një fjalë, që të më besosh?|
|ZORRA E TRASHË |Thjesht nuk besoj se e bëri me qëllim. (Gurgullimë) |
|ZORRA E HOLLË |Jo po e bëri pa dashje. I shpëtoi. (Gurgullimë) |
|ZORRA E TRASHË |Në rregull, po nuk ndërrojmë bisedë tani se më vdiqën këto |
| |gurgullimat? Fundja fundit dhe me dashje ta ketë bërë, e sollën|
| |prapë në jetë, nuk e sollën? |
|ZORRA E HOLLË |Mirë e ke ti po prapë ka për ta bërë ajo. Me siguri nga momenti|
| |në moment do ja fillojë prapë nga e para. |
|ZORRA E TRASHË |E, le ta bëjë prapë. Prapë do e sjellin në jetë. |
|ZORRA E HOLLË |Me këtë metodë nuk mund të rrojë përgjithmonë ajo, i trashë! |
| |Po vazhduan të na bëjnë elektroshok, në fund do bëhemi si |
| |kokorec i pjekur në hell! |
|ZORRA E TRASHË |Mirë, po si thua ti t’ja bëjmë? |
|ZORRA E HOLLË |Ta thashë njëherë si t’ja bëjmë. Ti paraprijmë së keqes. Futi |
| |ti një të çpuar e ti mbytim me fekale. |
|ZORRA E TRASHË |Prapë nga e para ti? Me tërë mend i ke këto fjalë që nzjerr nga|
| |goja? |
|ZORRA E HOLLË |Me tërë mend. |
|ZORRA E TRASHË |E ç’do fitojmë, mor i marrë, nuk më thua? Kur edhe ne do |
| |vdesim, Ç’do fitojmë? |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |
|ZORRA E HOLLË | |
|ZORRA E TRASHË | |