Free Essay

Gramatika E Gjuhes Shqipe

In:

Submitted By Nobelprice
Words 11117
Pages 45
Gramatika e gjuhës shqipe
Shkolla jopublike
“Mileniumi i tretë”
Punoi: Buena Aziri

Projekt nga: Buena Aziri
KL. VII/3
Mësimdhënësi: Agron Gashi
Prishtinë, 2009
Fonetika, Morfologjia, Sintaksa,
Leksikologjia

Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe? • Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në:
• Fonetikë;
• Leksikologji;
• Sintaksë;
• Morfologji;

Fonetika

Fonetika
Tingujt e gjuhës shqipe
• Gjuha shqipe ka 36 fonema, 7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Klasifikimi i zanoreve
• Zanoret e shqipes klasifikohen:
• Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të përparme, qendrore dhe të prapme; • Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të hapura, gjysmë të hapura dhe të mbyllura; • Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara.

Klasifikimi i bashkëtingëlloreve
• Bashkëtingëlloret e shqipes klasifikohen:
• Sipas mënyrës së formimit: mbylltore, shtegore, hundore, anësore dhe dridhëse;
• Sipas vendit të formimit: buzore, dhëmbore, alveolare, paraqiellzore, qiellzore;
• Sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës: të shurdhta ose të pazëshme dhe të zëshme. Diftongjet dhe grupet e zanoreve • Dy zanore që shqiptohen si një rrokje e vetme përbëjnë një diftong.
• Kur dy zanore që janë pranë njëratjetrës shqiptohen secila si një rrokje më vete, ato përbëjnë një grup zanor.

Rrokja
• Rrokja është një grup fonemash përqendrimi rreth një zanoreje. Rrokjet janë të hapura kur mbarojnë me zanore (u-ra) dhe të mbyllura kur mbarojnë me bashkëtingëllore (lis).
• Një grup bashkëtingëlloresh pa zanore nuk mund të formojë rrokje.

Intonacioni
• Ngritjet dhe uljet e zërit gjatë të folurit quhen intonacione.
• Intonacioni mund të pësojë modifikime edhe në varësi nga shprehja e emocioneve dhe e ndjenjave të gëzimit, zemërimit, admirimit, shpresës, dyshimit etj.

Theksi i fjalës
• Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës me forcë më të madhe se të tjerat quhet theks. Rrokja që shqiptohet me forcë më të madhe quhet rrokje e theksuar, të tjerat quhen të patheksuara. Në shqipen theksi mund të bjerë në njërën ose në tjetrën rrokje të fjalës.

Theksi i fjalisë
• Në gjuhën shqipe gjymtyra e fjalisë që duhet vënë në dukje shqiptohet më fuqishëm dhe me ton më të lartë.
• Në disa raste për të vënë në dukje një fjalë që shpreh një emocion, përdoret një theks i dytë, i cili mund të bjerë në një rrokje tjetër të fjalës, jo në rrokjen që bie theksi i fjalës:
E mreku΄llueshme! E pabe΄sueshme!thërrisnin të pranishmit.

Fjalëformimi

Fjalëformimi

Forma dhe kuptimi i fjalës
• Fjala është njësia themelore e fjalisë.
• Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen nga forma dhe kuptimi. Forma është tërësia e tingujve në të folur ose e shkronjave në të shkruar që ndërton fjalën. Forma e fjalës lidhet me kuptimin e saj.
• Një pjesë e fjalës është e pandryshueshme dhe quhet temë e fjalës, tjetra është e ndryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.

• Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa. • Tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën. Një teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Në këtë rast ajo quhet temë fjalëformuese.
• Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor të fjalës. • Mbaresa jep veçoritë gramatikore të fjalës. Fjalët e parme dhe jo të parme
• Fjalët në gjuhën shqipe janë të parme dhe jo të parme. Fjala quhet e parme kur tema është e njëjtë me rrënjën, p.sh., flutur-a, këng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur është formuar me parashtesë ose prapashtesë, ose të dyja bashkë, si dhe me mënyra të tjera. Fjalët jo të parme janë: të prejardhura
(flutur-o-j), të përbëra (bukë+pjekës) dhe të përngjitura (megjithatë).

Fjalët e përbëra
• Fjalët e përbëra janë të formuara nga dy ose më shumë tema. Fjalët e përbëra mund të jenë:
a) emra (frymëmarrje = frymë + marrje); b) mbiemra (flokëverdhë = flokë + verdhë); c) folje (buzëqesh = buzë + qesh);
d) ndajfolje (duarkryq = duar + kryq);

Antonimet, sinonimet dhe homonimet • Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën: mëngjes – mbrëmje;
• Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën: i brengosur – i merakosur;
• Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm: akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep
(shigjetëzat që rrotullohen në orë).

Leksikologjia

Leksikologjia
• Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre. Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: leksis = fjalë, logos = dije.

Fusha leksikore
• Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh. Disa prej këtyre fjalëve kanë më shumë se një kuptim.
Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik.
Pra, leksiku është një lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë. Ai është një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.
• Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato shprehin, përbëjnë një fushë leksikore.

Sintaksa

Sintaksa
• Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato.

Përbërësit kryesorë të fjalisë





Dallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:
Grupi emëror (kryefjala);
Grupi foljor (kallëzuesi);
Grupi emëror tregon për personat për të cilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarë thuhet për ta:
Të gjithë fëmijët rrinin të qetë.
I
I
Grup emëror Grup foljor

Fjalia dhe përbërësit e saj
• Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka.
Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një intonacion ose vijë melodike e veçantë
(zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruar ato përcaktohen nga shenjat e pikësimit
(pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).
• Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje.

Tipat e fjalive sipas llojit të kumtimit • Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund të jenë: • Dëftore;
• Pyetëse;
• Nxitëse;
• Dëshirore;

Fjalia dëftore
• Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.
• Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues. Toni zbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalën që mban theksin logjik, kur është i dukshëm.
• Fjalia dëftore ka foljen zakonisht në mënyrën dëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrën lidhore, habitore e kushtore.

Fjalia pyetëse
• Fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje. Këto fjali përdoren dendur në dialog, sepse bashkëbiseduesit për çdo pyetje që bëjnë, presin një përgjigje.
• Dallohen tri lloje fjalish pyetëse:
• Fjali pyetëse tërësore;
• Fjali pyetëse të pjesshme;
• Fjali pyetëse retorike.

• Fjalia është pyetëse tërësore, kur bashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisë pyetëse:
- Ishe sot te mjeku?
Po. (Isha.)
• Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi ka njohuri për atë që pyet, por ai do të mësojë më shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepet përgjigje me po ose jo, por me një ose disa fjalë: - Ç’muaj është tani? – Janar.
• Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyet pa pritur që të marrë përgjigje:
- Ç’të presësh nga ti?

Fjalia nxitëse
• Fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë, një sugjerim, një ftesë.
• Në fjalitë nxitëse foljet janë zakonisht në mënyrën urdhërore, lidhore e dëftore. Fjalia dëshirore
• Fjalia dëshirore shërben për të shprehur një dëshirë, një urim, një mallkim. Fjalia dëshirore mund të shprehë edhe dëshirën që të mos ndodhë diçka.
• Fjalitë dëshirore e kanë foljen në mënyrën dëshirore dhe në mënyrën lidhore. • Në fund të fjalive dëshirore vihet pikëçuditje. Format e fjalisë
• Fjalitë dëftore, pyetëse, nxitëse dhe dëshirore mund të paraqiten në shumë forma: veprore ose pësore, pohore ose mohore dhe thirrmore.

• Fjalia është në formën veprore, kur folja e saj është e formës veprore dhe është në formën pësore, kur folja e saj është e formës joveprore (ose pësore).
• Në formën mohore të fjalisë mohohet një pohim. Pra, fjalia e formës pohore pëson një shndërrim mohor.
• Fjalitë bëhen thirrmore kur shoqërohen me një ndjenjë të fortë kënaqësie, habie, frike, zemërimi etj.

Gjymtyrët kryesorë të fjalisë
• Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë:
• Kryefjala;
• Kallëzuesi;

Kryefjala
• Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë. Ajo gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilët? dhe kush?. Ajo tregon një a më shumë frymore apo sende.
Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.

Me se shprehet kryefjala?
• Kryefjala shprehet me:
a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës: Dritani u lag nga shiu. (kush?)
b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri):
Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.

c) numëror:
Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor. d) grup emëror:
Yt vëlla të la vetëm.

Kallëzuesori i kryefjalës
• Kryefjala mund të marrë një kallëzuesor. Shqiponja është simboli ynë kombëtar.
• Kallëzuesori i kryefjalës tregon një cilësi të personit apo sendit që shënohet nga kryefjala.

Kallëzuesi
• Kallëzuesi është gjymtyra kryesore e fjalisë, që tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. Ai gjendet me pyetjet: ç’bën?, ç’ është?. Kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngusht me njëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi.
Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë. Kallëzuesi zakonisht qëndron pas kryefjalës.

Llojet e kallëzuesit
• Llojet e kallëzuesit janë:
• Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje):
Ti më munde.
• Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumë folje): Po djali sa zinte të recitonte , harronte vjershën. • Kallëzuesi emëror (jam+emër, mbiemër, përemër, numëror):
Dy prej luanëve ishin meshkuj.

Gjymtyrët e dyta
• Gjymtyrët e dyta (apo plotësit e fjalisë) janë: • Rrethanori;
• Kundrinori;
• Përcaktori;

Rrethanori
• Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai tregon rrethanat e kryerjes së veprimit, si: kohë, vend, mënyrë, shkak, sasi, qëllim. Ai në fjali gjendet me pyetje të ndryshme: kur?, ku?, si?, pse?, sa?, përse?. Rrethanori gati gjithmonë qëndron pas foljes ose kallëzuesit, por ai shpesh del edhe para foljes ose kallëzuesit.

Rrethanori i kohës
• Rrethanori i kohës tregon kohën e kryerjes së veprimit. Rrethanori i kohës lëviz lirshëm në fjali. Ai gjendet me pyetjen: kur?:
Mbrëmë shkuam në kinema.

Me se shprehet rrethanori i kohës?
• Rrethanori i koës shprehet me:
a) emër me e pa parafjalë:
Ndeshja finale do të zhvillohet të mërkurën. b) grup emëror:
Ndeshja finale u zhvillua para një jave.

c) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore:
Ndeshja finale u zhvillua dje.
d) formë të pashtjelluar:
Me të zbardhur fëmijët u nisën në ekskursion. Rrethanori i vendit
• Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali. Rrethanori i vendit gjendet me pyetjen: ku?:
Ata shkuan në shkollë.

Me se shprehet rrethanori i vendit?
• Rrethanori i vendit shprehet me:
a) emër me parafjalë:
Librat i mbaj në bibliotekë. (ku?)
b) grup emëror:
Jam nisur për në Galerinë e Arteve. (për ku?)
c) ndajfolje:
Zhurma dëgjohej sipër. (ku?)

Rrethanori i mënyrës
• Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali. Rrethanori i mënyrës gjendet me pyetjen: si?:
Ajo këndon bukur.

Me se shprehet rrethanori i mënyrës? • Rrethanori i mënyrës shprehet me:
a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore (me emër në rasën kallëzore):
Dëbora mbulonte shpejt e shpejt (si?) çdo gjë. b) një grup emëror:
Një flutur po thithte me ëndje të madhe (si?) nektarin e luleve.
c) një formë të pashtjelluar:
Djemtë ecnin me nxitim pa parë (si?) rrugën.

Rrethanori i shkakut
• Rrethanori i shkakut tregon një shkak që sjell një pasojë të caktuar. Ai varet nga kallëzuesi, por ndonjëherë edhe me emër ose mbiemër. Rrethanori i shkakut zë vend pas gjymtyrës nga varet. Ai gjendet me pyetjen: pse?:
Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte e sëmurë. Me se shprehet rrethanori i shkakut?
• Rrethanori i shkakut shprehet me:
a) ndajfolje:
Pse ke bërë gjithë këto gabime në diktim, Dritan?
b) emër me parafjalë:
- I kam bërë nga nxitimi, mësuese.

c) grup emëror:
Rezultatet i ke të ulëta për shkak të mungesave. d) përcjellore:
Duke mos u mjekuar me kohë, sëmundja iu rëndua.

Rrethanori i sasisë
• Rrethanori i sasisë tregon sasi.
Ai gjendet me pyetjen: sa?:
Ata morën pak libra.

Me se shprehet rrethanori i sasisë?
• Rrethanori i sasisë shprehet me:
a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Mbrëmë ajo hëngri pak.
b) një grup emëror ku bërthama tregon një njësi matjeje dhe ka përpara zakonisht një numëror:
Nëna bleu 5 kg mollë.

Rrethanori i qëllimit
• Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit. Ai varet nga kallëzuesi. Rrethanori i qëllimit zë vend pas gjymtyrës nga varet. Ai gjendet me pyetjen: përse?:
Ai shkoi për të luajtur.

Me se shprehet rrethanori i qëllimit?
• Rrethanori i qëllimit shprehet me:
a) ndajfolje:
Përse ke ardhur deri këtu?
b) emër me parafjalë:
Djemtë kanë ardhur këtu për punë.

c) grup emëror:
Prindërit përpiqen për të mirën e fëmijëve të tyre.
d) paskajore:
Ajo ka shkuar në Amerikë për t’u specializuar. Kundrinori
• Kundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai zakonisht varet nga folja dhe tregon mbi kë (cilin) bie veprimi i shprehur prej saj. Ai vihet në atë rasë që kërkon gjymtyra prej së cilës varet.
• Sipas kuptimit dhe formës së shprehjes, kundrinori është i drejtë dhe i zhdrejtë.

Llojet e kundrinorit
• Llojet e kundrinorit janë:
• I drejtë;
• I zhdrejtë: me parafjalë; pa parafjalë;

Kundrinori i drejtë
• Kundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë e fjalisë që shënon objektin tek i cili kalon veprimi i shprehur nga folja.
Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor. • Kundrinori i drejtë u përgjigjet pyetjeve: kë?, cilin?, cilën?, çfarë?.

• Kundrinori i drejtë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose një emër dhe një përcaktor) në rasën kallëzore pa parafjalë dhe që lidhet me një folje të formës veprore:
Era e marrë tundte rrapin e moçëm të
Jubinës.

• Në qoftë se fjalinë veprore me kundrinor të drejtë e shndërrojmë në fjali pësore, kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë e foljes në formën pësore, kurse kryefjala, kundrinor me parafjalë:
Era e malit e shpërndante këngën gjithandej. Kënga shpërndahej nga era e malit gjithandej. Me se shprehet kundrinori i drejtë?
• Kundrinori i drejtë shprehet:
a) me emër (zakonisht të shquar) në rasën kallëzore:
E ndoqe ndeshjen mbrëmë?
b) me përemër:
E shoh atë, të shoh edhe ty.

c) me grup emëror:
Vizitova liqenin e Prespës vitin e kaluar.
d) me trajtë të shkurtër të përemrit vetor: Do ta njoftoj vetë Arbrin për orarin e ndeshjes. Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë
• Kundrinori i drejtë mund të marrë një kallëzuesor. Beni i mbante pantallonat të ngushta.
• Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë shërben për të treguar një cilësi ose veçori të qenies a të sendit të treguar nga kundrinori i drejtë.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje të drejtpërdrejtë me foljen dhe përdoret gjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtër të përemrit vetor. Mund të marrin kundrinor të zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare, veprore dhe joveprore.
• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?.

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën dhanore, që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore. • Ai ndërtohet gjithmonë pa parafjalë dhe tregon sende ose qenie mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja.
• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luan rol të rëndësishëm, është plotës kryesor. Ai nuk është i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë?
• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shprehet: a) me emër në rasën dhanore:
Fëmijëve (cilëve?) u ishte shtuar gëzimi. b) me përemër:
Ty (kujt?) të erdhën shumë shokë për ditëlindje. c) me grup emëror:
Shoqes së klasës sonë (kujt?-) i dhanë çmimin e parë në konkurs.
• Vendi i kundrinorit të zhdrejtë pa patafjalë është zakonisht pas foljes. Por ai mund të zërë lirisht pozicione të ndryshme në fjali.

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ka një përdorim më të gjerë e të larmishëm sesa kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë. Ai varet kryesisht nga folja, por edhe nga pjesë të ndryshme të ligjëratës.
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë i përgjigjet pyetjeve: për kë?, me se?, nga kush?, prej kujt?,nga se?. • Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën emërore, kallëzore ose rrjedhore, i paraprirë gjithmonë nga një parafjalë: Ju e fituat ndeshjen me lojën tuaj.
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë plotëson më mirë kuptimin e foljes dhe të fjalisë, por nuk është plotës kryesor, sepse folja në fjali mund të përdoret edhe pa të.

• Parafjalët kryesore me të cilat ndërtohet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, janë: nga, te, me, për, pa, mbi, nën, kundër…; shprehjet parafjalore – bashkë me, me anë të, në lidhje me… . Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, i ndërtuar nga një emër ose një emër dhe një përcaktor, mund të zëvendësohet nga një përemër.
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë dallohet nga dy kundrinorët e tjerë, sepse ndërtohet gjithmonë me parafjalë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë?
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet:
a) me emër:
Më doli gjumi nga bubullima. (nga cila?)
b) me përemër:
Lajmi thoshte se mbi ta rëndonin shumë akuza. (mbi cilët?)
• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet në rasën emërore, kallëzore dhe rrjedhore me parafjalë.

Përcaktori
• Fjalët që saktësojnë, sqarojnë, përcaktojnë emrin bërthamë me të cilin lidhen, quhen përcaktorë. Emri në rasën gjinore të shquar është gjithmonë në funksionin e përcaktorit.
Ai shprehet me: emër, mbiemër dhe përemër. Llojet e përcaktorit
• Llojet e përcaktorit janë:
• Me përshtatje, i cili shërben për të përcaktuar cilësinë e emrit bërthamë;
• Me drejtim, i cili shërben për të treguar një tipar të emrit që përcakton; • Me bashkim;
• Me ndajshtim, i cili emërton emrin bërthamë. Morfologjia

Morfologjia
• Morfologjia është pjesa e gramatikës që studion format e ndryshme të fjalëve, kuptimin e këtyre formave, klasifikimin e fjalëve në pjesë ligjërate, si dhe formimin e fjalëve.

Pjesët e ligjëratës
• Pjesët e ligjëratës janë:
Emri;
Numërori;
Mbiemri;
Lidhëza;
Përemri;
Pjesëza;
Folja;
Parafjala;
Ndajfolja;
Pasthirrma.
• Disa prej tyre janë të ndryshueshme, si: emri, mbiemri, përemri, folja, numërori, sepse e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali; kurse të tjerat janë të pandryshueshme, si: ndajfolja, lidhëza, pjesëza, parafjala, pasthirrma, sepse nuk ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.

Emri

Kategoritë gramatikore të emrit
• Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton diçka.
• Kategoritë gramatikore të emrit janë:
• Gjinia;
• Trajta;
• Numri;
• Rasa;
• Lakimi;

Gjinia dhe trajta








Emri ka tri gjini:
Mashkullore;
Femërore;
Asnjëjëse.
Emri ka dy trajta në të cilat lakohet:
Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali);
Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara.

Numri dhe rasa










Emri lakohet në numrin:
Njëjës;
Shumës.
Emri lakohet në rasat:
Emërore;
Gjinore;
Dhanore;
Kallëzore
Rrjedhore.

Lakimi i emrit
• Emri ka tri lakime:
• Lakimi i parë, i cili mbaron me (i);
• Lakimi i dytë, i cili mbaron me (u);
• Lakimi i tretë, i cili mbaron me (a-ja).
• Lakimi i parë dhe i dytë përdoren për emrat në gjini mashkullore, kurse lakimi i tretë përdoret për emrat në gjini femërore. Lakimi i parë
Numri njëjës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (një) djalë

Emërore: djali

Gjinore: i,e (një) djali

Gjinore: i,e djalit

Dhanore: (një) djali

Dhanore: djalit

Kallëzore: (një) djalë

Kallëzore: djalin

Rrjedhore: prej (një) djali Rrjedhore: prej djalit

Lakimi i parë
Numri shumës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (ca) djem

Emërore: djemtë

Gjinore: i,e (ca)
Gjinore: i,e djemve djemve Dhanore: (ca) djemve Dhanore: djemve
Kallëzore: (ca) djem

Kallëzore: djemtë

Rrjedhore: prej (ca) djemsh Rrjedhore: prej djemve

Lakimi i dytë
Numri njëjës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (një) zog

Emërore: zogu

Gjinore: i,e (një) zogu

Gjinore: i,e zogut

Dhanore: (një) zogu

Dhanore: zogut

Kallëzore: (një) zog

Kallëzore: zogun

Rrjedhore: prej (një) zogu Rrjedhore: prejt zogut

Lakimi i dytë
Numri shumës
Trajta e pashquar
Emërore: (ca) zogj

Trajta e shquar
Emërore: zogjtë

Gjinore: i,e (ca) zogjve Gjinore: i,e zogjve
Dhanore: (ca) zogjve

Dhanore: zogjve

Kallëzore: (ca) zogj

Kallëzore: zogjtë

Rrjedhore: prej (ca) zogjsh Rrjedhore: prej zogjve

Lakimi i tretë
Numri njëjës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (një) vajzë

Emërore: vajza

Gjinore: i,e (një) vajze

Gjinore: i,e vajzës

Dhanore: (një) vajze

Dhanore: vajzës

Kallëzore: (një) vajzë

Kallëzore: vajzën

Rrjedhore: prej (një) vajze Rrjedhore: prej vajzës

Lakimi i tretë
Numri shumës

Trajta e pashquar
Emërore: (ca) vajza

Trajta e shquar
Emërore: vajzat

Gjinore: i,e (ca)
Gjinore: i,e vajzave vajzave Dhanore: (ca) vajzave Dhanore: vajzave
Kallëzore: (ca) vajza

Kallëzore: vajzat

Rrjedhore: prej (ca) vajzash Rrjedhore: prej vajzave Llojet e emrit
• Dallojmë lloje të ndryshme të emrit:
• Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm; • Emrat frymorë dhe jofrymorë;
• Emrat konkretë dhe abstraktë;
• Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm; • Emrat përmbledhës dhe të lëndës.

Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm • Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj.
• Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo
(derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.

Emrat frymorë dhe jofrymorë
• Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, macë, luan etj.
• Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnë sende jo të gjalla: bankë, laps, libër, tabelë etj.

Emrat konkretë dhe abstraktë
• Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, thartirë etj.
• Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm • Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen: pulë, fshatar, macë etj.
• Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshëm, si një lëndë e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj.

Emrat përmbledhës dhe të lëndës
• Emrat përmbledhës janë emrat që shënojnë një grup personash ose sende të një lloji: bota, vegjëlia, rinia, pleqëria, njerëzimi etj.
• Emrat e lëndës janë emrat që emërtojnë një lëndë homogjene që nuk mund të numërohet. Ata emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, prodhime kimike etj: gjalpë, qumësht, kos, grurë, najlon etj. Mbiemri
• Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon një cilësi apo karakteristikë të emrit. Mbiemri përshtatet në numër (mjekët e rinj), gjini (mjekja e re) dhe rasë (mjekun e ri), me emrin me të cilin lidhet. • Mbiemrat ndahen në dy grupe:
• Të nyjshëm;
• Të panyjshëm.
• Nyjet tregojnë se mbiemrat janë në rasa të ndryshme. • Mbiemrat kanë gjininë mashkullore e femërore dhe numrin njëjës e shumës.

Formimi i mbiemrit
• Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit she të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël – djem të vegjël.
• Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë – të lartë.
• Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet: a) duke ndryshuar nyjën e në të: e kuqe – të kuqe;
b) duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën – a: e larë – të lara.

Lakimi i mbiemrit
Gjinia mashkullore
Numri njëjës

Trajta e pashquar
Emërore: (një) djalë i mirë

Trajta e shquar
Emërore: djali i mirë

Gjinore: i,e (një) djali të
Gjinore: i,e djalit të mirë mirë Dhanore: (një) djali të mirë Dhanore: djalit të mirë
Kallëzore: (një) djalë të mirë Rrjedhore: prej (një) djali të mirë

Kallëzore: djalin e mirë
Rrjedhore: prej djalit të mirë Lakimi i mbiemrit
Gjinia mashkullore
Numri shumës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (ca) djem të mirë Gjinore: i,e (ca) djemve të mirë Dhanore: (ca) djemve të mirë Kallëzore: (ca) djem të mirë Rrjedhore: prej (ca) djemsh të mirë

Emërore: djemtë e mirë
Gjinore: i,e djemve të mirë
Dhanore: djemve të mirë
Kallëzore: djemtë e mirë
Rrjedhore: prej djemve të mirë Lakimi i mbiemrit
Gjinia femërore
Numri njëjës
Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: (një) vajzë e mirë Emërore: vajza e mirë
Gjinore: i,e (një) vajze të mirë Dhanore: (një) vajze të mirë Kallëzore: (një) vajzë të mirë Rrjedhore: prej (një) vajze të mirë

Gjinore: i,e vajzës së mirë
Dhanore: vajzës së mirë
Kallëzore: vajzën e mirë
Rrjedhore: prej vajzës së mirë Lakimi i mbiemrit
Gjinia femërore
Numri shumës

Trajta e pashquar
Emërore: (ca) vajza të mira Gjinore: i,e (ca) vajzave të mira Dhanore: (ca) vajzave të mira Kallëzore: (ca) vajza të mira Rrjedhore: prej (ca) vajzash të mira

Trajta e shquar
Emërore: vajzat e mira
Gjinore: i,e vajzave të mira
Dhanore: vajzave të mira
Kallëzore: vajzat e mira
Rrjedhore: prej vajzave të mira Shkallët e mbiemrit
• Mbiemri ka tri shkallë:
a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilësinë e sendit):
Liqeni i Ohrit është i thellë.
b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilësinë e një sendi, duke e krahasuar me cilësinë e një sendi tjetër) , e cila ndahet në: krahasore të barazisë, krahasore të sipërisë dhe krahasore të ultësisë:
Liqeni i Ohrit është po aq i thellë sa Liqeni i Prespës.
Liqeni i Ohrit është më i thellë se Liqeni i Shkodrës.
Liqeni i Shkodrës është më pak i thellë se Liqeni i
Ohrit.
c) shkalla sipërore:
Liqeni i Ohrit është shumë i thellë.

Përemri
Llojet e përemrit
• Përemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që zëvendëson emrin.
• Dallojmë disa lloje përemrash:
• Përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo (njëjës) – ne, ju, ata/ato (shumës);
• Përemrat vetvetorë: vetja, vetvetja…;
• Përemrat dëftorë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë…;
• Përemrat pronorë: imi, yti, asaj, jonë, juaj…;
• Përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, çfarë?...;
• Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët…;
• Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, të gjithë… .

Përemri vetor
• Përemri vetor tregon veta të ndryshme në njëjës dhe në shumës, vetën e parë (vetën që flet), vetën e dytë (vetën me të cilën flasim) dhe vetën e tretë (vetën për të cilën flasim). • Përemri i vetës së parë në njëjës unë tregon folësin, kurse në shumës ne tregon një grup njerëzish ku bën pjesë dhe folësi.
• Përemri i vetës së dytë në njëjës ti tregon bashkëbiseduesin, kurse në shumës ju tregon një grup njerëzish ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi. • Përemrat e vetës së tretë njëjës ai/ajo dhe shumës ata/ato tregojnë qenie ose sende për të cilët bëhet fjalë (duke përjashtuar folësin dhe bashkëbiseduesin).
• Kur i drejtohemi një më të rrituri ose të panjohuri përdoret forma e vetës së dytë shumës në vend të vetës së dytë njëjës:
Ju jeni mësuesi i tij?

Përemri vetvetor
• Përemri vetvetor tregon se i njëjti person vepron dhe i njëjti pëson:
Flas me vete.
• Përemri vetvetor përdoret në kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri.
• Zakonisht vetvetori përdoret për të treguar persona.
Për të treguar sende ai përdoret shumë rrallë.
• Përemri vetvetor ka kuptim përemëror dhe strukturë emërore. Ai përdoret me dhe pa parafjalë:
Ai e ndjente veten më mirë.
Ai fliste me vete.

• Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitë dhe për të dy numrat.
• Përemri vetvetor përdoret edhe si një emër në trajtë të pashquar me parafjalët: në, më mbi, për etj.
Erdhi në vete.

Përemri dëftor
• Përemrat dëftorë tregojnë qenie, sende ose tipare të tyre që ndodhen afër ose larg folësit.
• Ata janë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë etj.
• Përemri dëftor përdoret më vete ose i shoqëruar me emër:
I çmoj ata burra që janë mbledhur.

Përemri pronor
• Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar.
• Çdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhe në numrin njëjës e shumës: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu.
• Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë.
• Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.

• Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj.
• Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre. Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet.
• Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.

• Gjinia femërore e përemrave pronorë formohet: - duke ruajtur trajtën e gjinisë mashkullore: libri juaj – fletorja juaj;
- duke ndryshuar vetëm nyjën (pronorë të vetës III): i tij – e tij, i saj – e saj, i tyre – e tyre;
- duke i shtuar trajtës së gjinisë mashkullore mbaresat –e dhe –a: im – ime, e tu – e tua;
- me trajtë të ndryshme nga ajo e mashkullores: yt – jote, ynë – jonë.
• Përemrat pronorë përdoren në njëjës dhe në shumës: libri im – librat e mi, libri ynë – librat tanë.

Përemri pyetës
• Përemrat pyetës shërbejnë për të pyetur për qenie.
• Ata janë: kush?, cili?, cila?, i sati?, çfarë? etj.

Përemri lidhor
• Përemra lidhorë janë përemrat me të cilët i referohemi një fjale a një fjalie të tërë. Ata zënë vendin e një grupi emëror ose të një përemri dhe shërbejnë për të lidhur dy pjesë të një fjalie të përbërë:
Poshtë urës dukeshin varkat që notonin. • Ata janë: që, i cili, e cila, të cilët etj.

Përemri i pacaktuar
• Përemri i pacaktuar tregon njerëz ose sende në mënyrë të pacaktuar.
• Ata janë: dikush, ndokush, askush, të gjithë, gjtihsecili, kushdo, njëri etj.

Lakimi i përemrit vetor
Veta e parë

Numri njëjës

Numri shumës

Emërore: unë

Emërore: ne

Gjinore: -

Gjinore: -

Dhanore: mua

Dhanore: neve

Kallëzore: mua

Kallëzore: ne

Rrjedhore: meje

Rrjedhore: nesh

Lakimi i përemrit vetor
Veta e dytë

Numri njëjës

Numri shumës

Emërore: ti

Emërore: ju

Gjinore: -

Gjinore: -

Dhanore: ty

Dhanore: juve

Kallëzore: ty

Kallëzore: ju

Rrjedhore: teje

Rrjedhore: jush

Lakimi i përemrit vetor
Veta e tretë

Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: ai / ajo

Emërore: ata / ato

Gjinore: i,e atij / i,e asaj

Gjinore: i,e atyre / i,e atyre

Dhanore: atij / asaj

Dhanore: atyre / atyre

Kallëzore: atë / atë

Kallëzore: ata / ato

Rrjedhore: atij / asaj

Rrjedhore: atyre / atyre

Lakimi i përemrave vetvetorë
Emërore: vetja

Emërore: vetvetja

Gjinore: i,e vetes

Gjinore: i,e vetvetes

Dhanore: vetes

Dhanore: vetvetes

Kallëzore: veten

Kallëzore: vetveten

Rrjedhore: vetes

Rrjedhore: vetvetes

Lakimi i përemrit dëftor
Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: ky / kjo

Emërore: këta / këto

Gjinore: i,e këtij / i,e kësaj
Dhanore: këtij / kësaj

Gjinore: i,e këtyre / i,e këtyre Dhanore: këtyre / këtyre

Kallëzore: këtë / këtë

Kallëzore: këta / këto

Rrjedhore: këtij / kësaj

Rrjedhore: këtyre / këtyre

Lakimi i përemrit pronor
Veta e parë

Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: imi / imja

Emërore: yni / jona

Gjinore: i,e timit / i,e simes

Gjinore: i,e tonit / i,e sonës

Dhanore: timit / simes

Dhanore: tonit / sonës

Kallëzore: timin / timen

Kallëzore: tonin / tonën

Rrjedhore: timit / simes

Rrjedhore: tonit / sonës

Lakimi i përemrit pronor
Veta e dytë

Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: yti / jotja

Emërore: juaji / juaja

Gjinore: i,e tëndit / i,e sates Dhanore: tëndit / sates

Gjinore: i,e tuajit / i,e tuajës Dhanore: tuajit / tuajës

Kallëzore: tëndin / tënden Kallëzore: tuajin / tuajën
Rrjedhore: tëndit / sates

Rrjedhore: tuajit / tuajës

Lakimi i përemrit pronor
Veta e tretë

Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: i tiji / e tija

Emërore: i tyri / e tyrja

Gjinore: i,e të tijit / i,e së tijës Dhanore: të tijit / së tijës

Gjinore: i,e të tyrit / i,e së tyres Dhanore: të tyrit / së tyres

Kallëzore: të tijin / së tijën

Kallëzore: të tyrin / të tyren

Rrjedhore: të tijit / së tijës

Rrjedhore: të tyrit / së tyres

Lakimi i përemrave pyetës
Emërore: kush

Emërore: sa

Gjinore: i,e kujt

Gjinore: i,e save

Dhanore: kujt

Dhanore: save

Kallëzore: kë

Kallëzore: sa

Rrjedhore: kujt

Rrjedhore: save

Lakimi i përemrit lidhor
Numri njëjës

Numri shumës

Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: i cili / e cila

Emërore: të cilët / të cilat

Gjinore: i,e të cilit / i,e së cilës Dhanore: të cilit / së cilës

Gjinore: i,e të cilëve / i,e së cilave
Dhanore: të cilëve / së cilave Kallëzore: të cilin / të cilën Kallëzore: të cilët / të cilat
Rrjedhore: të cilit / së cilës

Rrjedhore: të cilëve / së cilave Lakimi i përemrave të pacaktuar
Mashkullore /
Femërore

Mashkullore /
Femërore

Emërore: njëri / njëra

Emërore: ndonjëri / ndonjëra Gjinore: i,e ndonjërit / i,e ndonjërës Dhanore: ndonjërit / ndonjërës Kallëzore: ndonjërin / ndonjërën Rrjedhore: ndonjërit / ndonjërës Gjinore: i,e njërit / i,e njërës Dhanore: njërit / njërës
Kallëzore: njërin / njërën
Rrjedhore: njërit / njërës

Folja
• Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, e cila tregon një veprim.
• Ajo zë vendin qëndror në fjali.
• Folja zgjedhohet, i ka kategoritë e saj gramatikore. Kategoritë gramatikore të foljes
• Kategoritë gramatikore të foljes janë:
• Zgjedhimi;
• Mënyra;
• Koha;
• Forma;
• Veta;
• Numri…

Zgjedhimi
• Folja ka tri zgjedhime:
• Zgjedhimi i parë, i cili mbaron me (J);
• Zgjedhimi i dytë, i cili mbaron me bashkëtingëllore; • Zgjedhimi i tretë, i cili mbaron me zanore. Forma, veta dhe numri i foljes
• Folja mund të zgjedhohet në formën veprore (që tregon veprimin që e kryen ti) dhe në formën joveprore ( që tregon veprimin që kryen dikush tjetër mbi ty).
• Vetat klasifikohen në: vetën e parë, vetën e dytë dhe vetën e tretë në numrin njëjës (unë, ti ai/ajo) dhe shumës (ne, ju, ata/ato).

Mënyrat e foljes
• Dallojmë gjashtë lloje të mënyrave të foljes: • Mënyra dëftore;
• Mënyra lidhore;
• Mënyra kushtore;
• Mënyra habitore;
• Mënyra dëshirore;
• Mënyra urdhërore.

Kohët kryesore të foljes dhe ato të mënyrës dëftore janë:
• Koha e tashme;
• Koha e pakryer;
• Koha e kryer e thjeshtë; • Koha e kryer;

• Koha më se e kryer; • Koha e kryer e tejshkuar; • Koha e ardhme dhe • Koha e ardhme e përparme; • Mënyra lidhore ka katër kohë:
• Kohën e tashme;
• Kohën e pakryer;
• Kohën e kryer;
• Kohën më se të kryer; • Mënyra kushtore ka dy kohë:
• Kohën e tashme dhe • Kohën e kryer;

• Mënyra habitore ka katër kohë:
• Kohën e tashme;
• Kohën e pakryer;
• Kohën e kryer dhe • Kohën më se të kryer; • Mënyra dëshirore ka dy kohë:
• Kohën e tashme dhe • Kohën e kryer;
• Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës. Kohët e foljes ndahen në:





Të thjeshta:
Koha e tashme;
Koha e pakryer;
Koha e kryer e thjeshtë dhe
• Koha e ardhme;






Të përbëra:
Koha e kryer;
Koha më se e kryer;
Koha e kryer e tejshkuar dhe
• Koha e ardhme e përparme; Llojet e foljes
• Dallojmë lloje të ndryshme të foljes:
• Foljet ndihmëse (kam dhe jam) dhe gjysmëndihmëse (mund, duhet…);
• Foljet kalimtare dhe jokalimtare. Kalimtare janë ato që kanë një kundrinor, ndërsa jokalimtare janë ato që nuk kanë kundrinor. Foljet kalimtare ndahen në: kalimtare të drejta, ato që kanë një kundrinor të drejtë dhe në kalimtare të zhdrejta, ato që kanë një kundrinor të zhdrejtë.
• Foljet pavetore ( ato që tregojnë një dukuri atmosferike ..p.sh.vetëtimë, bubullimë etj.) dhe njëvetore (ato që kanë vetëm vetën e tretë
..p.sh.bie shi-ai bie…).














Format e pashtjelluara të foljes janë:
Pjesorja: punuar;
Paskajorja: për të punuar;
Përcjellorja: duke punuar;
Mohorja: pa punuar;
Foljet e parregullta:
Foljet e parregullta temën e së kryerës së thjeshtë dhe të pjesores e kanë krejt të ndryshme nga tema e trajtës përfaqësuese (t.e t.p. shoh-t.e s.kr.thj. pashë-t.e pj.parë).
Foljet e rregullta:
Quhen kështu ngase kalojnë rregullisht nga një kohë në tjetrën (shikoj – shikoja – shikova – shikuar).
Folja këpujore:
Shërben për të vënë lidhje pjesën kryesore të kryefjalës me kallëzuesorin e kryefjalës, pra shërben si këpujë. Folja këpujore bazë ka foljen jam (është).

Forma veprore
Mënyra dëftore
Koha

E tashme

E pakryer E kryer e thjeshtë E kryer

Më se e kryer E kryer e tejshkua r

E ardhme E ardhme e përparme

Unë

lexoj

lexoja

lexova

kam lexuar kisha lexuar pata lexuar do të lexoj do të kem lexuar

Ti

lexon

lexoje

lexove

ke lexuar

kishe lexuar pate lexuar do të lexosh do të kesh lexuar

Ai/ajo

lexon

lexonte

lexoi

ka lexuar

kishte lexuar pati lexuar do të lexojë do të ketë lexuar

Ne

lexojmë

lexonim

lexuam

kemi lexuar kishim lexuar patëm lexuar do të lexojmë do të kemi lexuar

Ju

lexoni

lexonit

lexuat

keni lexuar kishit lexuar patët lexuar do të lexoni do të keni lexuar

Ata/at o lexojnë

lexonin

lexuan

kanë lexuar kishin lexuar patën lexuar do të lexojnë do të kenë lexuar

Mënyra lidhore
Koha

E tashme

E pakryer

E kryer

Më se e kryer Unë

të lexoj

të lexoja

të kem lexuar të kisha lexuar Ti

të lexosh

të lexoje

të kesh lexuar të kishe lexuar Ai/ajo

të lexojë

të lexonte

të ketë lexuar të kishte lexuar Ne

të lexojmë

të lexonim

të kemi lexuar të kishim lexuar Ju

të lexoni

të lexonit

të keni lexuar të kishit lexuar Ata/ato

të lexojnë

të lexonin

të kenë lexuar të kishin lexuar Mënyra kushtore
Koha

E tashme

E kryer

Unë

do të lexoja

Ti

do të lexoje

Ai/ajo

do të lexonte

Ne

do të lexonim

Ju

do të lexonit

do të kisha lexuar do të kishe lexuar do të kishte lexuar do të kishim lexuar do të kishit lexuar

Ata/ato

do të lexonin

do të kishin lexuar Mënyra habitore
Koha

E tashme

E pakryer

E kryer

Më se e kryer Unë

lexuakam

lexuakësha

paskam lexuar paskësha lexuar Ti

lexuake

lexuakëshe

paske lexuar paskëshe lexuar Ai/ajo

lexuaka

lexuakësh

paska lexuar paskësh lexuar Ne

lexuakemi

lexuakëshi m paskemi lexuar paskëshim lexuar Ju

lexuakeni

lexuakëshit

paskeni lexuar paskëshit lexuar Ata/ato

lexuakan

lexuakëshin paskan lexuar paskëshin lexuar Mënyra dëshirore
Koha

E tashme

E kryer

Unë

lexofsha

paça lexuar

Ti

lexofsh

paç lexuar

Ai/ajo

lexoftë

pastë lexuar

Ne

lexofshim

paçim lexuar

Ju

lexofshi

paçi lexuar

Ata/ato

lexofshin

paçin lexuar

Mënyra urdhërore

Ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës

Ti

lexo

Ju

lexoni

Forma joveprore
Mënyra dëftore
Koha

Më se e kryer E kryer e tejshkua r

E ardhme jam lexuar isha lexuar qeshë lexuar do të lexohem do të jem lexuar

u lexove

je lexuar

ishe lexuar qe lexuar do të lexohes h

do të jesh lexuar

lexohej

u lexua

është lexuar ishte lexuar qe lexuar do të lexohet do të jetë lexuar

lexohem i lexohes him u lexuam jemi lexuar ishim lexuar qemë lexuar do të lexohem i

do të jemi lexuar

Ju

lexoheni

lexohes hit u lexuat

jeni lexuar ishit lexuar qetë lexuar do të lexoheni do të jeni lexuar

Ata/at o lexohen

lexohes hin u lexuan

janë lexuar ishin lexuar qenë lexuar do të lexohen do të jenë lexuar

E tashme E pakryer E kryer e thjeshtë E kryer

Unë

lexohem

lexohes ha u lexova

Ti

lexohes h lexohes he Ai/ajo

lexohet

Ne

E ardhme e përparme Mënyra lidhore
Koha

E tashme

E pakryer

E kryer

Më se e kryer Unë

të lexohem

të lexohesha të jem lexuar të isha lexuar Ti

të lexohesh të lexoheshe të jesh lexuar të ishe lexuar Ai/ajo

të lexohet

të jetë lexuar të ishte lexuar Ne

të lexohemi të lexoheshim të jemi lexuar të ishim lexuar Ju

të lexoheni

të lexoheshit të jeni lexuar të ishit lexuar Ata/ato

të lexohen

të lexoheshin të jenë lexuar të ishin lexuar të lexohej

Mënyra kushtore
Koha

E tashme

E kryer

Unë

do të lexohesha

do të isha lexuar

Ti

do të lexoheshe

do të ishe lexuar

Ai/ajo

do të lexohej

do të ishte lexuar

Ne
Ju

do të lexoheshim do të ishim lexuar do të lexoheshit do të ishit lexuar

Ata/ato

do të lexoheshin

do të ishin lexuar

Mënyra habitore
Koha

E tashme

Unë

E pakryer

E kryer

Më se e kryer u lexuakam u lexuakësha qenkam lexuar qenkësha lexuar Ti

u lexuake

u lexuakëshe qenke lexuar qenkëshe lexuar Ai/ajo

u lexuaka

u lexuakësh qenka lexuar qenkësh lexuar Ne

u lexuakemi u lexuakëshi m

qenkemi lexuar qenkëshim lexuar Ju

u lexuakeni

u lexuakëshit qenkeni lexuar qenkëshit lexuar Ata/ato

u lexuakan

u qenkan lexuakëshin lexuar

qenkëshin lexuar Mënyra dëshirore
Koha

E tashme

E kryer

Unë

u lexofsha

qofsha lexuar

Ti

u lexofsh

qofsh lexuar

Ai/ajo

u lexoftë

qoftë lexuar

Ne

u lexofshim

qofshim lexuar

Ju

u lexofshi

qofshi lexuar

Ata/ato

u lexofshin

qofshin lexuar

Mënyra urdhërore

Ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës

Ti

lexohu (mos u lexo)

Ju

lexohuni
(mos u lexoni) Ndajfolja
• Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që plotëson para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, sasi.
Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër.

Llojet e ndajfoljes
• Llojet e ndajfoljes janë:
• Ndajfolje mënyre;
• Ndajfolje vendi;
• Ndajfolje kohe;
• Ndajfolje sasie.

Ndajfolja e mënyrës
• Ndajfolja e mënyrës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore mënyre.
• Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë: mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht etj, që tregojnë cilësinë e veprimit; menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur etj, që tregojnë ecurinë e veprimit; cekët, gjerë, gjatë, thellë, ulët etj, që tregojnë përmasa; bujarisht, trimërisht, besnikërisht, teorikisht etj, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht etj.
Vjollca vallëzon bukur.

Ndajfolja e vendit
• Ndajfolja e vendit luan rolin e grupeve parafjalore të plotësit të vendit.
• Ndajfoljet kryesore të vendit janë: afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi. Makina u kthye djathtas.

Ndajfolja e kohës
• Ndajfolja e kohës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore kohe.
• Ndajfoljet kryesore të kohës janë: dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet etj, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit; njëherë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti etj, që tregojnë një kohë të papërcaktuar.
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

Ndajfolja e sasisë
• Ndajfolja e sasisë luan rolin e grupeve emërore rrethanore sasie.
• Ndajfoljet kryesore të sasisë janë: shumë, pak, tepër, fort, njëherë, dy herë etj, që tregojnë në ç’masë realizohet veprimi; fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak etj, që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

Shkallët e ndajfoljes
• Ndajfolja përdoret në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore. Ato formohen njësoj si shkallët e mbiemrit.
• Shkalla pohore:
Miri ecën shpejt.
• Shkalla krahasore: e barazisë – Miri ecën aq shpejt sa Genti. e sipërisë – Miri ecën më shpejt se Genti. e ultësisë – Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.
• Shkalla sipërore:
Miri ecën shumë shpejt.

Numërori
• Numërori është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, : dy fëmijë, tri gra, katër burra, 20 metra etj.
• Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk trajtohen si numërorë, por si mbiemra.

• Numërorët përdoren për të treguar:
• Një sasi të caktuar:
Në punë kishin ardhur vetëm pesë veta.
• Një sasi të pacaktuar:
Në punë kishin ardhur katër a pesë veta.
• Datën, vitin:
Me sa jemi sot? – Më 28 Nëntor.
• Një periudhë të caktuar kohe:
- Kur ke qenë në Amerikë? – Nga 1990 deri më 1997.
• Përmasa ose përqindje:
0,5 m, 50% etj.

• Kur përdoret me nyjën e përparme të numërori ka kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.
• Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali, ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
Ç’të bënin ata tre kundër dhjetëve?
• Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime matematike: Pesa te dhjeta hyn dy herë.
• Përdoret në emërtimin e viteve: anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit. • Numrat një, dy, tre emërzohen me anë të prapashtesës –sh: njësh-i, dysh-i, tresh-i.

• Numërorët janë:
• Fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.
• Fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj.
• Fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë etj.
• Lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e tre etj. • Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numri tre, i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën? – Të dy (Të tre).
Sa vajza erdhën? – Të dyja (Të tria).

Lakimi i numërorit
Mashkullore

Femërore

Emërore: dy

Emërore: të dy

Emërore: të dyja

Gjinore: i,e dyve

Gjinore: i,e të dyve Dhanore: të dyve Kallëzore: të dy

Gjinore: i,e të dyjave Dhanore: të dyjave Kallëzore: të dyja

Rrjedhore: të dyve Rrjedhore: të dyjave Dhanore: dyve
Kallëzore: dy
Rrjedhore: dyve

Lidhëza
• Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre.
• Sipas funksionit lidhëzat ndahen në lidhëza bashkërenditëse dhe lidhëza nënrenditëse. Lidhëzat bashkërenditëse
• Lidhëzat bashkërenditëse lidhin dy elemente të të njëjtës natyrë ose të të njëjtit funksion. Ato janë:
• Shtuese;
• Veçuese;
• Kundërshtore;
• Përmbyllëse.

• Lidhëzat shtuese janë: e, dhe, edhe, si edhe, as…as, a etj.:
Mora topin dhe luajta me shoqe.
• Lidhëzat veçuese janë: a, apo, ose, ose…ose etj.:
Unë do t’i bëj detyrat ose do të mësoj.
• Lidhëzat kundërshtore janë: po, por, kurse, megjithatë, ndërsa, megjthkëtë teksa etj.:
Nëna bëri drekën, kurse unë mësova.
• Lidhëzat përmbyllëse janë: andaj, ndaj, prandaj, domethënë etj.:
Motra u lëndua, andaj e dërguan te mjeku.

Lidhëzat nënrenditëse
• Lidhëzat nënrenditëse lidhin dy elemente që kanë marrëdhënie varësie nga njëri-tjetri. Ato janë:
• Ftilluese;
• Vendore;
• Kohore;
• Shkakore;
• Qëllimore;
• Krahasore;
• Mënyrore;
• Kushtore;
• Rrjedhimore;
• Lejore.

• Lidhëzat ftilluese janë: se, që, në, nëse etj.:
Unë ha mollën nëse është e thartë.
• Lidhëzat vendore janë: ku, tek, nga, kudo, ngado, kudo që etj.:
Unë lë librat tek vendi.
• Lidhëzat kohore janë: kur, gjersa, pasi, sapo etj.: Vëllai doli në shëtitje pasi bëri detyrat.
• Lidhëzat shkakore janë: se, sepse, derisa, meqenëse, meqë, ngaqë etj.:
Unë pastrova enët, derisa nëna gatuante.
• Lidhëzat qëllimore janë: që, me qëllim që etj.: Unë u futa në banjo, me qëllim që të pastrohem. • Lidhëzat krahasore janë: sa, aq sa, sesa etj,:
Unë vrapova aq sa munda.
• Lidhëzat mënyrore janë: si, siç, sikurse etj.:
Motra palosi rrobat sikurse nëna.
• Lidhëzat kushtore janë: në, po, nëse, po qe se etj.:
Unë luaj, nëse kam kohë të lirë.
• Lidhëzat rrjedhimore janë: sa, saqë, kështu që etj.:
Fëmijët vrapuan, saqë u rrëzuan.
• Lidhëzat lejore janë: megjithëse, ndonëse, edhe pse etj.:
Nxënësit shkojnë në shkollë edhe pse bie shi. Pjesëza
• Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që plotëson kuptimin e një fjale ose të një fjalie.
Sipas kuptimit, pjesëzat grupohen në:
• Dëftuese;
• Përcaktuese – saktësuese;
• Përforcuese;
• Përafruese – veçuese ose kufizuese;
• Përafruese;
• Pohuese;
• Mohuese;
• Pyetëse;
• Dyshuese;
• Zbutëse;
• Emocionale shprehëse.

• Pjesëz dëftuese është: ja:
Ja erdhi Viti i Ri.
• Pjesëzat përcaktuese – saktësuese janë: mu, pikërisht, tamam etj.:
Pikërisht ai më ofendoi.
• Lidhëzat përforcuese janë: vetëm, veç, sidomos, veçanërisht etj.:
Unë vizitova gjyshen veç për pak kohë.
• Pjesëzat përafruese – veçuese ose kufizuese janë: vetëm, veç, veçanërisht etj.:
Nxënësit pastruan oborrin, veçanërisht vajzat.
• Pjesëzat përafruese janë: afërsisht, afro, gati, rreth, pothuajse etj.:
Sot në shkollë gati u rrëzova.

• Pjesëzat pohuese janë: po, posi, po se po etj.:
Ai po lexonte librin.
• Pjesëzat mohuese janë: jo, nuk, s’, mos, as që etj.:
Ajo nuk e lexoi shtypin.
• Pjesëzat pyetëse janë: a, ë, e:
A erdhi nëna nga puna?
• Pjesëzat dyshuese janë: ndoshta, mbase, kushedi etj.: Mbase ai tha të vërtetën.
• Pjesëzat zbutëse janë: pa, as, para, dot etj.:
Para bukës mora ilaçet.
• Pjesëzat emocionale shprehëse janë: ç’, pra, seç etj.: Seç gjelbëroi fusha.

Parafjala
• Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që qëndron para emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie varësie ndërmjet fjalëve:
U rreshtuan për tre.

• Parafjalët, sipas strukturës morfologjike janë: • Të thjeshta: me, në, nga, afër, larg, para etj.;
• Të përngjitura: nëpër, përmbi, përveç, sipas etj.;
• Me shprehje: ballë për ballë, rreth e qark etj.

• Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:
• Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
U rrëzua nga lodhja.
• Parafjalë të rasës gjinore: me anë (anën), me rastin, me përjashtim, në saje, në vend etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
• Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, nëpër etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
• Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, buzë etj.: Ishte prej Durrësi.

Pasthirrma
• Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoret për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:
O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

• Pasthirrmat janë karakteristike për gjuhën e folur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
• Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale – që shprehin ndjenja dhe në pasthirrma urdhërore – që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

• Pasthirrma emocionale që shprehin:
• Ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, të lumtë, urra etj.; • Frikë, tmerr: bobo, kuku, obobo etj.;
• Habi: au, oj, u, ua, uh etj.;
• Mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, ahu, i, ptu etj.; • Pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, of, uf etj.;
• Nxitje (thirrje, urdhër, lutje): hej, o, ore, pëst, forca, hop, hë, shët etj.;
• Përshëndetje, mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe etj.

• Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes, edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohen me fuqi të veçantë, pas tyre vihet pikëçuditje: Ua! Paske ardhur!

Onomatopetë
• Onomatopetë janë fjalë që shërbejnë për të riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat, britmat. Në dallim nga pasthirrmat, ato nuk shërbejnë për të shprehur ndjenja:
Mjau, mjau – bënte macja.
• Ato mund të përfshihen edhe te pasthirrmat, por gjithsesi dallohen prej tyre. Fjalitë e përbëra

Fjalitë e përbëra me bashkërenditje • Fjali të përbëra me bashkërenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë të pavarura që lidhen me njëratjetrën me lidhëza bashkërenditëse:
Kohët kalojnë dhe njerëzit ndyshojnë.
• Të dyja pjesët janë të pavarura mga njëra-tjetra dhe mund të përdoren me vete si fjali të thjeshta:
Kohët kalojnë. Njerëzit ndyshojnë.

• Të përdorura si pjesë të fjalisë së përbërë ato lidhen me lidhëzën bashkërenditëse dhe. Nuk do të merren si fjali të përbëra me bashkërenditje, por si fjali të thjeshta me folje homogjene, të gjitha ato fjali kanë dy ose më shumë folje që kanë të përbashkët, përveç kryefjalës, të paktën edhe një gjymtyrë të dytë:
Fëmijët dëgjonin dhe zbatonin vetëm fjalët e mësuesit të tyre.

• Te fjalitë e përbëra me bashkërenditje, lidhëza bashkërenditëse që lidh dy pjesët (dhe) nuk mund të vihet në krye të fjalisë, pra fjalia e përbërë nuk mund të fillojë me të (Dhe njerëzit ndryshojnë… kohët kalojnë), do të ishte pa kuptim.
• Te fjalia e përbërë me bashkërenditje njëra pjesë nuk mund të futet në mes të pjesës tjetër (Kohët dhe njerëzit ndryshojnë), kalojnë do të ishte pa kuptim. • Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje mund të bashkohen edhe me lidhëza të përsëritura në krye të çdo pjese:
Ose do të ngrihem herët për të kapur autobusin, ose, pastaj, do të shkoj në këmbë.

Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje • Fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse shtuese: e, dhe, edhe, as, si, jo vetëm… por edhe etj.
Një njeri hedh një gurë në lum dhe njëqind s’mund ta nxjerrin.
• Para lidhëzave shtuese të thjeshta e, edhe, as nuk vihet presje.
Shkojmë një herë në shtëpi dhe pastaj dalim.
• Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura dhe para pjesës së dytë të lidhëzave të dyfishta gjithmonë vihet presje.
Vajzat as nuk donin të hanin, as nuk donin të rrinin.

• Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese. Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose… ose etj.
Në stadiumin e qytetit ose zhvillohen ndeshje futbolli, ose organizohen manifestime sportive.
• Para lidhëzave të thjeshta veçuese ose, a, apo nuk vihet presje. Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura gjithmonë vihet presje:
Ose nisemi tani, ose nuk shkojmë fare.
• Lidhëza apo përdoret kur fjalia është pyetëse:
Unë do të shkoj, apo do të shkoni ju?

• Fjali të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese.
Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore ose kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse etj.
E lëshoj, po s’më lëshon.
• Para pjesës së dytë të këtyre fjalive vihet presje.
• Fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse.
Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pa etj.
Ishte shumë e lirë, prandaj e bleva.
• Para lidhëzave përmbyllëse vihet presje.

Fjalitë e përbëra me nënrenditje
• Fjali të përbëra me nënrenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë, njëra kryesore dhe tjetra e varur prej saj:
Dëgjohej vetëm cicërima e zogjve që fluturonin pranë dritares sime.
• Pra, pjesët e kësaj fjalie nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Ato nuk mund të qëndrojnë që të dyja më vete, të përdoren si fjali të thjeshta.

• Pjesa e parë mund të qëndrojë më vete dhe është pjesë kryesore e kësaj fjalie të përbërë, kurse pjesa e dytë fillon me një përemër lidhor e nuk mund të qëndrojë pa të parën, pra varet prej saj. Pjesët e nënrenditura luajnë në fjalinë e përbërë të njëjtin rol, si edhe grupet e fjalëve brenda fjalisë së thjeshtë, pra të kryefjalës, të kundrinorit të drejtë, të përcaktorit, të rrethanorëve si edhe funksione të tjera.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura përcaktore
• Pjesa e nënrenditur përcaktore tregon një karakteristikë të një gjymtyre të pjesës kryesore të shprehur me emër, grup emëror ose përemër:
Tirana është qyteti që më pëlqen më shumë në Shqipëri.
• Pra, pjesa e nënrenditur përcaktore kryen po atë funksion që kryen përcaktori në fjalinë e thjeshtë.
• Emri, grupi emëror ose përemri i pjesës kryesore që plotësohet nga pjesa e nënrenditur përcaktore quhet paraprijës.

• Ka dy lloje pjesësh të nënrenditura përcaktore: • Përcaktore-kufizuese, të cilat nuk mund të hiqen, sepse prishet kuptimi ose ndryshon kuptimi i saj fillestar:
Më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë sistemakisht. • Përcaktore-shtuese, të cilat shtojnë ose sqarojnë diçka dhe mund t’i heqim pa prishur strukturën gramatikore të fjalisë:
Mali i Korabit, që ngrihet mbi 2000 metra, është maja më e lartë e Shqipërisë.

• Folja, në pjesën e nënrenditur përcaktore mund të jetë në mënyrën dëftore dhe lidhore:
Lexova një libër që flet për historinë e Murit Kinez.
Kërkoj një libër që të tregojë historinë e ndërtimit të
Murit Kinez.
• Kur paraprijësi është një përemër, pjesa e nënrenditur lidhet me kryesoren vetëm me përemrin lidhor që:
Ai që të thotë gjithmonë të vërtetën, të do të mirën.
• Kur paraprijësi është një përemër dëftor, para pjesës së nënrenditur përcaktore nuk vihet presje:
Ai që po flet me Agronin është mësuesi i Mirës.
• Në raste të rralla pjesa e nënrenditur përcaktore mund të lidhet me paraprijësin edhe me lidhëzat se, që. Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura ftilluese
• Pjesa e nënrenditur ftilluese bën ose kryen atë funksion që kryen grupi emëror ose përemri kryefjalë apo kundrinori i drejtë i foljes së pjesës kryesore.
• Pra, pjesa e nënrenditur ftilluese kryen po atë funksion që kryen kryefjala ose kundrinori i drejtë në fjalinë e thjeshtë.
• Pjesa e nënrenditur ftilluese lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse ftilluese: që, se:
Dihet se toka rrotullohet rreth diellit.
Kemi menduar që të organizojmë një shëtitje në parkun e qytetit.

• Pjesa e nënrenditur ftilluese zakonisht qëndron pas pjesës kryesore. Po kur duam ta theksojmë pjesën kryesore, pjesën e nënrenditur e vëmë përpara.
• Kur pjesa e nënrenditur ftilluese vjen pas kryesores, midis tyre nuk përdoret asnjëherë presje. Kur pjesa e nënrenditur ftilluese del para kryesores, ato ndahen me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kohore
• Pjesët e nënrenditura rrethanore luajnë të njëjtin rol që luajnë rrethanorët në fjalinë e thjeshtë.
• Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura rrethanore janë: kohore, vendore, shkakore, rrjedhimore, sasiore, mënyrore, krahasore, qëllimore, kushtore dhe lejore.
• Pjesa e nënrenditur kohore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave: kur, tek, sa, si, që, derisa, gjersa, sa herë, pasi, sapo etj.
• Pjesa e nënrenditur kohore iu përgjigjet pyetjeve: kur?, deri kur?, që kur?
Sapo doli mjeku nga spitali, erdhi një urgjencë.

• Pjesa e nënrenditur kohore zakonisht qëndron në krye të fjalisë së përbërë, pra pjesa e nërenditur në fillim dhe pjesa kryesore pas saj.
• Por, pjesa e nënrenditur kohore mund të qëndrojë edhe në mes, edhe në fund të pjesës. • Kur pjesa e nënrenditur kohore qëndron para kryesores, ndahet me presje. Nuk vihet presje nëse pjesa e nënrenditur lidhet drejtpërdrejt me foljen e pjesës kryesore.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura vendore
• Pjesa e nënrenditur vendore, ashtu si rrethanori i vendit në fjalinë e thjeshtë, tregon vendin ku kryhet veprimi i shprehur nga folja e pjesës kryesore.
• Si ndajfolje vendi të pjesës kryesore që saktësohen nga pjesa e nënrenditur vendore, përdoren: aty, atje, andej, këtu, ngado etj.
• Pjesa e nënrenditur vendore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave vendore: ku, kudo, ngado, tek, tekdo, kudo që etj.
Nëna shkoi ku ishin fëmijët.

• Pjesa e nënrenditur vendore u pëgjigjet pyetjeve: ku?, nga?, drejtuar foljes së pjesës kryesore. • Kur pjesa e nënrenditur vendore vjen pas pjesës kryesore, përpara saj nuk vihet presje.
• Kur pjesa e nënrenditur vendore ndodhet në mes të pjesës kryesore dhe plotëson drejtpërdrejt foljen, ajo vihet ndërmjet presjeve. • Në rast se është në mes të pjesës kryesore dhe saktëson një ndajfolje të pjesës kryesore, vihet pas presje vetëm pas pjesës së nënrenditur.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura qëllimore
• Pjesa e nënrenditur qëllimore, ashtu si rrethanori i qëllimit në fjalinë e thjeshtë, tregon me ç’qëllim kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore.
Babai punonte shumë, që fëmijët të ishin të lumtur.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave lidhore: që, me qëllim që, në mënyrë që etj.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore e ka foljen gjithmonë në mënyrën lidhore dhe u përgjigjet pyetjeve: me ç’qëllim?, përse? etj:
Duhet të punojmë që të fitojmë.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore mund të zërë vend para, në mes dhe pas pjesës kryesore.

• Rendi më i zakonshëm është pjesa kryesore përpara, e nënrenditura pas saj.
• Kur pjesa e nënrenditur qëllimore qëndron para kryesores, ndahet me presje:
Që të fitojmë, duhet të punojmë.
• Kur futet në mes të pjesës kryesore vihet midis dy presjesh. • Kur qëndron pas pjesës kryesore zakonisht ndahet me presje.
• Nuk ndahet me presje kur pjesa e nënrenditur lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me foljen.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura shkakore
• Pjesa e nënrenditur shkakore, ashtu si rrethanori i shkakut në fjalinë e thjeshtë, tregon shkakun e kryerjes ose moskryerjes së veprimit të shprehur nga folja në pjesën kryesore.
• Pjesa e nënrenditur shkakore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse shkakore: se, sepse, meqë, ngase etj.
• Vënia e presjes së nënrenditur shkakore përpara pjesës kryesore shërben për të theksuar a vënë në dukje shkakun.
Meqenëse pamja është më e bukur, shtëpinë do ta ndërtojmë në majë të kodrës.
• Pjesa e nënrenditur shkakore ndahet gjithmonë me presje ose vihet midis dy presjeve.

Fjalia e përbërë me pjesë nënrenditëse rrjedhimore
• Pjesa e nënrenditur rrjedhimore tregon rrjedhimin, pasojën e një veprimi a ngjarjeje, për të cilën flitet në pjesën kryesore:
Në rrugë kishte shumë mjegull, kështu që nuk shihej asgjë.
• Pjesa e nënrenditur rrjedhimore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse rrjedhimore: kështu që, saqë etj.
• Pjesa e nënrenditur rrjedhimore qëndron gjithmonë pas kryesores.
• Pjesa e nënrenditur rrjedhimore ndahet gjithmonë me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura lejore
• Pjesa e nënrenditur lejore tregon një veprim a gjendje që duhej ta pengonte kryerjen e veprimit që tregohet në pjesën kryesore, po nuk arrin ta ndalojë:
Megjithëse kisha kohë që kisha rënë të flija, gjumi nuk më zinte.
• Pjesa e nënrenditur lejore lidhet me kryesoren me anë të lidhëzave nënrenditëse lejore: megjithëse, ndonëse, sido që, edhe pse etj.

• Pjesa e nënrenditur lejore zakonisht qëndron para kryesores.
• Në cilindo pozicion qoftë, pjesa e nënrenditur lejore ndahet me presje ose vihet në mes dy presjesh.
• Kuptim lejor kanë edhe pjesët e nënrenditura që lidhen me lidhëzat: edhe në, edhe sikur, edhe pse.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kushtore
• Pjesa e nënrenditur kushtore tregon kushtin që duhet plotësuar, që të realizohet dukuria ose veprimi për të cilin bëhet fjalë në pjesën kryesore.
Në qoftë se ke studiuar, do ta marrësh provimin.
• Pjesa e nënrenditur kushtore lidhet me kryesoren me lidhëzat nënrenditëse kushtore: në, nëse, në rast se, po qe se, me kusht që etj.
• Po pjesa e nënrenditur kushtore mund të lidhet me kryesoren edhe pa lidhëzat.
• Pjesa e nënrenditur kushtore më shpesh qëndron para pjesës kryesore, po mund të vijë edhe pas ose të futet në mes të saj.
• Në cilindo vend që të ndodhet pjesa e nënrenditur kushtore ndahet me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura krahasore
• Pjesa e nënrenditur krahasore shërben për të krahasuar një veprim a një dukuri me një tjetër dhe tregon barazi ose pabarazi.
Sa punonte Mira, aq punonte dhe Vera.
• Kur krahasimi tregon barazi, pjesa e nënrenditur krahasore lidhet me kryesoren me lidhëzat nënrenditëse: sa, aq sa, të cilave në pjesën kryesore u përgjigjet ndajfolja aq.
• Kur krahasimi tregon pabarazi, pjesa e nënrenditur krahasore lidhet me kryesoren me anë të lidhëzave nënrenditëse krahasore: se, seç, nga sa, nga, të cilave në pjesën kryesore u përgjigjet një mbiemër ose një ndajfolje në shkallën krahasore.

• Pjesa e nënrenditur krahasore e barazisë që fillon me: sa, aq sa, qëndron zakonisht para kryesores:
Sa punonte, aq fitonte.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e pabarazisë që fillon me: se, sesa, nga, nga se, qëndron pas kryesores:
Kishte më shumë fjalë, se ç’kishte punë.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e barazisë ndahet gjithmonë me presje nga kryesorja.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e pabarazisë po të lidhet drejtpërdrejt me mbiemrin ose ndajfoljen në shkallën krahasore që ndodhet në pjesën kryesore, nuk ndahet me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore
• Pjesa e nënrenditur mënyrore, ashtu si rrethanori i mënyrës në fjalinë e thjeshtë, tregon mënyrën se si kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore.
• Pjesa e nënrenditur mënyrore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse mënyrore: si, siç, sikur, ashtu si etj.
• Kur pjesa e nënrenditur mënyrore qëndron pas kryesores, zakonisht, ndahet me presje. Nuk ndahet vetëm kur lidhet drejtpëdrejt me foljen e pjesës kryesore: Bërtiste sikur të ishte i marrë.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura sasiore
• Pjesa e nënrenditur sasiore, ashtu si rrethanori i sasisë në fjalinë e thjeshtë, tregon në ç’masë ose sasi paraqitet gjendja ose kryhet veprimi për të cilën flitet në pjesën kryesore:
Sa libra ka lexuar ai, ju s’keni ngrënë patate.
• Pjesa e nënrenditur sasiore lidhet me pjesën kryesore me lidhëzën nënrenditëse sasiore: sa.
• Pjesa e nënrenditur sasiore qëndron gjithmonë vetëm pas pjesës kryesore.
• Pjesa e nënrenditur sasiore ndahet zakonisht me presje. Kur lidhëza sa lidhet drejtpërdrejt me foljen, nuk vihet presje.

Ligjërata e drejtë dhe ligjërata e zhdrejtë

Ligjërata e drejtë
• Ligjëratë e drejtë janë fjalët tona ose të një tjetri të riprodhuara me përpikmëri nga një person tjetër:
Abdyl Frashëri ka thënë: “Të bashkohemi në një besë të gjithë shqiptarët.” • Ligjërata e drejtë mund të jetë një fjali e thjeshtë a e përbërë ose një thënie prej disa fjalish.

• Ligjërata e drejtë shpesh paraprihet nga fjalët e autorit:
Skënderbeu tha: “Lajmëroni fitoren dhe ndizni zjarret që t’i bëhet dritë popullit.” • Fjalë e autorit përmbajnë folje si: tha, thirri, pyeti, u përgjegj, u nxeh etj. Ato mund të qëndrojnë para, në mes ose në fund të ligjëratës së drejtë.

• Në të folur ligjërata e drejtë veçohet nga fjalët e autorit me anë të pauzës. Fjalët e riprodhuara shqiptohen me tonin e natyrshëm të bisedës.
• Në të shkruar ligjërata e drejtë dallohet me anë të shenjave të pikësimit. Kur ligjërata e drejtë qëndron pas fjalëve të autorit, para saj vihen dy pika, fjala e parë e ligjëratës së drejtë fillon me shkronjë të madhe. Ligjërata e drejtë vihet midis thonjëzash:
Populli thotë: “Më mirë një vezë sot se një pulë mot.” • Kur ligjërata e drejtë qëndron para fjalëve të autorit, pas saj vihet presje dhe vizë, fjalët e autorit fillojnë me shkronjë të vogël:
“Më mirë një vezë sot se një pulë mot”, - thotë populli. • Në qoftë se ligjërata e drejtë është fjali pyetëse ose nxitëse, në fund të saj vihet pikëpyetje ose pikëçuditje dhe vizë:
“Sa u lodha sot!” – tha Blerta.
“Kur do të shkojmë?” – pyeti Zana.
• Kur fjalët e autorit futen në mes të ligjëratës së drejtë përdoren këto shenja pikësimi:
• Kur ligjërata e drejtë është një fjali e thjeshtë ose e përbërë, para dhe pas fjalëve të autorit vihet presje dhe vizë;

• Në qoftë se pjesa e dytë është një fjali tjetër, atëherë pas fjalëve të autorit vihet pikë dhe vizë;
• Në qoftë se pjesa e parë e ligjëratës së drejtë është fjali pyetëse ose nxitëse, ajo mbaron me pikëpyetje ose pikëçuditje. • Para fjalëve të autorit vihet vizë, pas tyre pikë dhe vizë.

Ligjërata e zhdrejtë
• Ligjëratë e zhdrejtë janë fjalët tona ose të një tjetri të riprodhuara, të ndryshuara nga një person tjetër:
Abdyl Frashëri ka thënë që të bashkohemi me një besë të gjithë shqiptarët.
• Pra, fjalët e autorit dhe ligjërata e drejtë kthehen në fjali të përbërë me pjesë të nënrenditura ftilluese, ku fjalët e autorit janë pjesa kryesore dhe ligjërata e zhdrejtë pjesa e nënrenditur.

• Gjatë kthimit të ligjëratës së drejtë në ligjëratë të zhdrejtë duhet të kenë kujdes format vetore të foljeve dhe të përemrave vetorë. Për këtë, fillimisht, duhet të dallojmë ligjërimin nga tregimi:
• Ligjërim është kur folësi i bën të qartë bashkëbiseduesve një ngjarje të çastit në të cilën ai merr pjesë.
• Tregim është kur folësi tregon një ngjarje të shkuar që ai nuk e lidh me çastin kur flet.

• Ligjërimi dhe tregimi dallohen nga njëri-tjetri nga një sërë karakteristikash që dallojnë edhe ligjëratën e drejtë nga ligjërata e zhdrejtë: • Ndryshimi i vetës;
• Ndryshimi i disa ndajfoljeve ose i disa përcaktorëve që lidhen me “aktualitetin” e procesit ose të veprimit;
• Ndryshimi kryesor ndërmjet ligjërimit dhe tregimit qëndron në kohën e foljeve që ata përdorin. • Ligjërimi përdor si kohë referimi ndaj situatës aktuale të tashmen, ndërsa tregimi të kryerën e thjeshtë ose të pakryerën, sipas veprimit që shpreh folja (veprim që kryhet menjëherë ose që zgjat).
• Veprimi i përfunduar në ligjërim jepet me të kryerën e thjeshtë, të kryerën ose më se të kryerën, kurse në tregim jepet me të kryerën e tejshkuar.

Punuar nga:
Buena Aziri
Mësimdhënësi: Agron Gashi

Similar Documents