Free Essay

Korrupsioni Dhe Bizensi Nderkombtar

In:

Submitted By blendi123
Words 736
Pages 3
Korrupsioni dhe Biznesi Ndërkombëtar
Pas përmbytjës së komunizmit në shtetet e Europës Lindore dhe Qëndrore, është rritur shkalla e zhvillimit ekonomik, por edhe mundësit për të krijuar biznese të ndryshme janë rritur jashtëzakonisht shumë. Por në të njejtën kohë ka pasur edhe pengesa të ndryshme për krijimin e këtyre bizneseve në vende të ndryshme. Këto pengesa përfshin krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendet në tranzicion. Siç do të diskutojmë më vonë në këtë ese, niveli I lartë I korrupsionit si dhe kriminalizimi I ekonomis kanë ndikuar negativisht në bizneset, jo vetëm që gjenden brenda nje shteti por edhe në ndërmarrje multinacionale që kanë krijuar bizneset e tyre në këto shtete. Kjo situatë ka terhequr vëmëndjen e shum bizneseve ndërkombëtar që mendojnë se duhet të marrin masa për këtë çështje. Është shumë me rëndësi që bizneset ndërkombëtare të marrin masat e duhura për luftimin e korrupsionit, sidomos nëse dëshirojn të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor në vende ku ka nivel të lartë të korrupsionit. Ka shumë definicione të ndryshme se çka quajmë korrupsion, autorë të shumtë kanë thënë idet e tyre për këtë definicion. Mirëpo definicioni më i përshtatshëm për korrupsionin është keqpërdorimi I pozitave zyrtare për përfitime personale. Me korrupsion kuptojmë shpërlarje të parave, apo keqpërdorimi i pozitave-zyraveshtetërore me qëllime të përfitimeve personale. Ky definicion më shumë i prekë çështjetpolitike dhe pozitat e larta nëpër institucionet shtetërore. Keqpërdorimi zakonisht bëhet nëpër zyrat që kanë lidhshmëri me shpalljen e konkursit dhe të fituesit për një tender lidhur me kryerjen e një pune të caktuar publike. Korrupsioni bëhet shumë thjeshtë në këtë rast, nëse dëshiron të fitosh tenderin për kryerjen e një pune atëherë ti duhesh të paguash ryshfet apo një përqindje të caktuar të parave të marra nga fitimi i tenderit. Korrupsioni paraqitet në të gjitha shtetet, por me një shkallë më të gjerë preken shtetet të dala nga lufta, shtetet ish-socialiste, shtetet të dala nga diktatura të gjata, por në përgjithësi janë të prekura ato shtete të cilat kanë shkallë të ulët të demokracisë apo nuk kanë demokraci fare. Korrupsioni nga provoja e mëparshme është parë të jete fatal për shtetet në zhvillim dhe të pazhvilluara. Korrupsionin e hasim pothuajse në të gjitha ndërmarrjet publike. Psh. në shëndetësi, gjyqësor, dogana, politikë etj
Bizneset më të rëndësishme ndërkombtare filluan t’I kushtojnë vëmendje problemeve të korrupsionit. Gjatë periudhës kohore 1996 e deri më sot janë ndërmar shum hapa per zhdukjen e korrupsionit ne bizneset nderkombtare, janë ndërmar instrumente të ndryshme për ndalimin e korrupsionit siç janë akti I huaj I praktiva të korrupsionit, konventa e anti-ryshfetit OECD, konventa American inter, GRECO, konventa e të drejtës penale të korrupsionit, konventa e së drejtës civile të korrupsionit. Të gjitha këto konventa ndihmojnë në parandalimin e korrupsionit që ndodhë në bizneset ndërkombëtare. Shumë institucione ndërkombëtare siç janë institucionet e Bankës Botërore, dhe ato të BE’së, kanë vërtetuar se korrupsioni i zvogëlon të ardhurat shtetërore, duke i rritur shpenzimet publike, e kjo ndikon në bilancin deficitar të pagesave, duke penguar edhe baraspeshimin e tyre. Korrupsioni e pamundëson, shpeshherë edhe e paralizon plotësisht veprimtarinë tregtare, duke e shkatërruar edhe sektorin privat, nëpërmjet pengimit të investitorëve të huaja.
Një nga llojet e korrupsionit është ryshfeti, në shumicën e rasteve, ryshfeti është i lidhur me zyrtarë publikë të korruptuar, të cilët pranojnë para në dorë, dhurata ose favore të tjera të paligjshme kundrejt kryerjes sëshërbimeve publike. Megjithatë, forma të shumëllojshme të ryshfetit hasen edhe brenda vetë sektorit privat, që do të thotë, ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve tregtare në sektorin privat. Një ryshfet i tillë në rrjedhën e veprimtarive ekonomike, financiare ose tregtare përkufizohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC). Konventa kërkon që palët nënshkruese të saj të shqyrtojnë mundësinë e parashikimit të këtyre veprimeve si vepra penale.
Ryshfeti biznes me biznes ndodh, kështu, ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve të cilët japin dhuratë, kundër-favor ose paguajnë të holla shtesë për të siguruar një transaksion biznesi. Këto transaksione të paligjshme janë të ndryshme nga transaksionet normale të biznesit. Kjo është një formë korrupsioni që pengon mekanizmat e leverdisshëm të tregut të lirë dhe dëmton jo vetëm bizneset, përfaqësuesit e të cilave i pranojnë ryshfetet, por edhe shoqërinë në tërësi. Ryshfetet janë problem kryesor I kompanive të ndryshme . Menaxheret e ndryshem prej vendeve të ndryshme I shikojnë ryshfetet në mënyra të ndryshme si p.sh në Hong Kong dhe në Greqi janë me pak kritik rreth ryshfeteve sesa në Amerikë.

Similar Documents