Niccolo (Di Bernardo) Machiavelli ka lindur me 3 Maj 1469 ne Firence, Itali. I ati I tij, Bernardo, I takonte nje familje te vjeter Florentinase. Ai ishte avokat dhe kishte nje biblioteke te vogel personale me libra te filozofeve te vjeter Grek dhe Romak dhe vellimet e ndryshme te histories Italiane.
Si mendimtare, Machiavelli I ka takuar plotesishte shkolles se intelektualeve Florentinase te cilet ishin te shqetesuar me ekzaminimin e problemeve historike dhe politike. [2]
Babai I tij e ka trajnuar ne menyre rigoroze; Machiavelli ka mesuar gramatike, retorike dhe gjuhen Latine. Ai nuk mesoi gjuhen Greke, edhe pse ne ate kohe Firenca ishte njera nga qendrat Evropiane te dijetareve Grek. Ne vitin 1494, Machiavelli hyri ne sherbim te qeverise Florentinase, njehere si sekretare e pastaj si ambasador; me vone ate vit, Firenca e rivendosi republiken – duke e larguar familjen Medici, e cila ka sunduar per afersisht 60 vite ne Firence. Machiavelli ishte pergjegjes ne keshillin diplomatik per negociata dhe ceshtje ushtarake, duke ndermarre keshtu, prej vitit 1499 deri 1512, misionet diplomatike ne oborret e Louis XII ne France, Ferdinand II I Aragonit ne Spanje, dhe te Papes ne Rome. Per me teper, nga viti 1502 deri 1503, ai ishte deshmitare I metodave efektive te zhvillimit shteterore te nje ushtari – kishtari, Cesare Borgia (1475-1507), I cili ne ate kohe zmadhonte teritoret e tij ne Italine qendrore.
Ne vitet 1503 – 1506, Machiavelli ishte pergjegjes per milicine Florentinase, duke perfshire edhe mbrotjen e Qytetit. Ai nuk u ka besuar mercenareve, por preferonte nje ushtri qytetare te rrethuar/mbuluar/mbeshtetur politikisht, filozofi kjo qe solli fryt – komanda e tij mbi ushtrin qytetare e mposhti Pisa-ne ne vitin 1509; mirepo ne 1512, familja Medici, te ndihmuar nga Papa Julius II, perdoren forcat Spanjolle per te mposhtur Florentinasit ne Prato; Piero Soderini dha doreheqje si kryesues shteti ne Firence dhe u shprengul; me pas qyteti-shtet I Firences dhe Republika u treten. Per kete rol qe kishte Machiavelli ne qeverine anti-Medici te republikes, ai u largua nga zyra, dhe, ne vitin 1513, u akuzua per konspiracion dhe u arrestua. Pavaresisht nga tortura “me litar” ai mohoi perfshirjen e tij ne komplote dhe me pas u lirua. Ai u terhoq ne pronen e tij ne Sant’ Andrea ne Percussina, afer Firences, ku shkroi traktate politike dhe fitoi vendin e tij intelektual ne zhvillimin e filozofise politike dhe drejtimin politik.
Machiavelli vdiq ne vitin 1527. Varri I tij nuk dihet, por I eshte ngritur nje cenotaf ne Kishen e Santa Croce (Shen Kryqit) ne Firence. Ne gjuhen Latine aty shkruan: TANTO NOMINI NULLUM PAR ELOGIUM (asnje eulogji nuk do te ishte adekuate per te lavderuar nje njeri kaq te madh) [3]
[pic]
Fig. 2, Cenotafi I Machiavellit ne Firence [4]
Punimi me I famshem I Machiavellit “Il Principe” (Princi) eshte shkruar ne vitin 1513 por eshte publikuar vetem pas vdekjes se tij. Ky punim eshte konsideruar kontravers per kohen dhe se shpejti ishte denuar / kundershtuar nga Papa Clement VIII. [5]
Hyrje
Cdo fjali e librit te Niccolo Machiavellit “PRINCI” eshte nje mesim dhe cdo paragraf mund te analizohet pafundesisht, varesisht nga tema dhe nga kendveshtrimi i analistit. Ky liber permban 26 kapituj te cilet mbulojn nje varg subjektesh; ato mund te lexohen si nje koleksion I nderlidhur apo si njesi individuale mbi udheheqjen.
Ky punim seminarik analizon qe te 26 kapitujt e librit duke I zberthyer ne 6 tema, te cilat kane te bejne me mesimet, keshillat dhe instrukcionet e asaj kohe te dhena nga Machiavelli sunduesit te familjes Medici[6]. Te gjitha keto, gjithashtu, ne nje menyre apo tjetren paraqiten si te rendesishme edhe per kohen tone prandaj, ne disa raste, edhe do te behen krahasime mes ketyre dy periudhave kohore.
Ne kohen kur eshte shkruar libri Italia ballafaqohej me nje konflikt te forte politik ku perfshiheshin qytetet-shtete si Firenca, Milano, Venediku dhe Napoli, mirepo edhe papati apo Perandoria Romake perendimore, Franca dhe Spanja. Secili qytet mundohej te mbrohej duke u bere aleat me fuqite e medha per te mposhtur njeri-tjetrin. Kjo rezultoi ne nje intrige masive politike dhe dhune. [7]
Ne aspektin e luftes se forcave politike ka ngjajshmeri me Kosoven e sotme, ku shume parti politike I kane teritoret e veta ku dominojne, dhe behen aleat me parti me te medha per te forcuar pozitat dhe ndikimin e tyre ne territoret ku kan me se shumti perkrahes, duke perdorur menyra te ndryshme te qeverisjes te cilat lehte identifikohen gjate shtjellimit te punimit ne shembujt e marre nga Machiavelli.
Pershkrimi I principatave DHE sundimi I tyre
Ne kapitullin e pare dhe te dyte pershkruhen dy lloje te qeverive – republikat dhe principatat. Ne kete liber Machiavelli perqendrohet ne principata e jo ne republika sepse kjo eshte teme e nje punimi tjeter te Machiavellit.
Principatat mund te sundohen me trashegimi, domethene kur nje princ e trashegon fronin nga anetari I meparshem I familjes, sikurse Mbreti Ferdinand II[8]; apo udheheqesit mund te krijojne principata te reja sikurse Francesco Sforza I Milanit [9]. Keto principata te reja mund te fitohen me pasuri apo fat, ose edhe me shkathtesi. Sipas Machiavellit principatat e trasheguara jane me lehte te mbahen sepse populli tashme eshte mesuar me menyren e sundimit, perderisa me sundimet e reja, populli duhet te mesohet me menyren e re te sundimit[10]. Ketu mund te nderlidhemi me kohen tone, kur populli I Kosoves eshte mesuar te udheheqet nga I ndjeri Kryetari Dr. Ibrahim Rugova[11], I cili ka gezuar besimin edhe respektin e popullit. Pas vdekjes se tij ishte shume e pritshme qe te zgjedhet nje Kryetar I ri nga rradhet e parties se Kryetarit te ndjere.[12]
Ne kapitullin e trete pershkruhen principatat e perziera dhe ato principata te reja qe u jane shtuar te vjetrave. Keto jane principatat qe me se tepermi ballafaqohen me veshtiresi, sepse populli pret qe sundimtari I ri te jete me I mire se I meparshmi. Per sundimtaret e ketyre principatave eshte shume veshtire te menaxhojne ata qe I kan bere sundimtare apo qe I kan sjelle ne fron, sepse po te njejtit presin shperblim. Eshte paksa me lehte per sundimtaret qe kan fituar fuqine permes kryengritjeve, sepse kjo do te ishte arsyetim per te zbatuar rregullat e sundimit te tyre, pa pasur nevoje qe ti kenaqin ata qe ne nje menyre u kan ndihmuar te fitojne pushtetin. Kur keto shtete jane ne te njejtin regjion dhe ku flitet gjuha e njejte eshte me lehte per sundimtarin te sundoj. Mirepo kur ndryshojne gjuhet dhe tradita atehere sundimtari duhet te kete shkathtesi te shkelqyeshme te sundimit. Une ketu do te nderlidhesha me qeverisjen tone ku kemi territore me shumice shqiptaro-foles, por kemi edhe territore ku flitet gjuha tjeter. Ne kemi qeverisje ne shumicen e territorit, mirepo fare pak apo aspak ne territoret ku flitet gjuha tjeter per shkak te mungeses se shkathtesive te qeverise ne fuqi. Por ndoshta permes decentralizimit mund te shpresohet per qeverisje te mirefillte. [13]
Machiavelli merre shembujt e Turqise dhe Mbreterine e Frances. Turqia ka sunduar me sherbetore apo me ata qe I jane nenshtruar pushtetit dhe nuk kan legjitimitet sundimi, perderisa Franca ka sunduar me baronet te cilet jane percaktuar sipas trashegimise. Turqine do te ishte veshtire per ta pushtuar per shkak te fuqise se forte te bashkuar, por kur njehere te pushtohej atehere do te ishte lehte per ta mbajtur. Francen do te ishte lehte per ta pushtuar, mirepo shume veshtire per ta mbajtur per shkak te baroneve te cilet kan legjitimitet ne mbreteri.
Kapitulli I peste elaboron 3 menyrat e mbajtjes se principatave dhe eshte shume bukur e pershkruar nga Machiavelli me fjalet: “Kur territoret e pushtuara jane mesuar te jetojne ne liri, sipas ligjeve te tyre, ka tri menyra per te ruajrur sundimin: asgjesimi, te shkosh te jetosh vete aty, te vendosesh taksa dhe te krijosh nje qeveri te vogel, e cila te jete e afte ta ruaj konsensusin.” [14] Ne kete kapitull konkludohet se menyra me e sigurte eshte te shkaterrohet principata sepse gjithmone ekziston rreziku qe populli te rebelohet ose, menyra tjeter, te qendrohet dhe banohet aty.
Sundimi – metodat e sundimit dhe fortesia perbrenda principatave
Aftesia: per nje qytetar te thjeshte te behet princ aftesia apo fati duhet te luajne rolin kryesor. Mojsiu eshte perdorur si shembull i nje udheheqesi i cili ka fituar sundimin permes aftesise se tij. Ai beri qe populli i Izraelit ta ndiqte ate duke e bere te vlefshme aftesine e tij per te folur/komunikuar me Zotin.[15] Machiavelli gjithashtu i admiron edhe Cyrus (Kirin)[16], Romulus (Romulin)[17] dhe Theseus (Tezeu)[18]. Sipas Machiavellit, veshtiresia me e madhe per keta burra ishte te fitojne nje principate, por atehere, duke perdorur aftesite e tyre, me lehtesi ia dolen mbane t’i mbajne ato principata. Mirepo ata nuk do te kishin sukses po te mos kishin perdorur edhe armet. Nje shembull tjeter ne kapitullin VI eshte Jeronimi i Sirakuzes [19], nje qytetar i thjeshte i cili perdori aftesite e tij, punoi shume dhe fitoi fuqine, dhe me pas, kur fitoi fuqine, prap duke perdorur aftesite e tij, ai pati sukses ne mbajtjen e pushtetit.
Fati apo pasuria: Qe nje qytetar i thejshte te behet princ apo sundimtar permes fatit te mire nuk do te ishte problematike te arrihet kulmi, mirepo, per te qendruar aty dhe per te ruajtur pushtetin do te ishte nje sfide e madhe, sepse nuk ka nje mbeshtetje te sigurte dhe te besueshme ne ushtri. Machiavelli ka marre si shembull Cesare Borgia apo Duka i Valentinos [20], i cili ka fituar pushtetin e tij permes pasurise qe e kishte trasheguar nga i ati, dhe pushtetin gjithashtu e humbi nga pasuria, duke mos harruar kurre se ai beri cdo gje sic duhej bere; dhe per kete Machaivelli e merr Cesare Borgia-ne si model te princit per te gjithe princet e tjere qe do te vijne ne pushtet permes pasurise. Pushteti i fituar me fat apo pasuri shume bukur pershkruhet nga Machiavelli ne kapitullin e VII, ku shkruan:
“Per me teper, principatat e marra me kaq ngut, ashtu si edhe gjerat e tjera ne natyre, qe lindin dhe zhvillohen shume shpejt, s’mund te kene rrenje te forta, ndaj mjafton nje e fryre ere qe ti plandose ato pertoke; pervecse, sikunder e thame, ne rastin kur princat, te bere papritur te tille, jane te afte te kuptojne menjehere sesi ta ruajne pushtetin e tyre, duke ruajtur themelet qe kan ndertuar te tjeret para se te beheshin princer.” [21]
Poshtersia: Ne kapitullin e VIII[22], Machiavelli i merre si shembuj Sicilianin Agathocles i cili fitoi pushtetin ne menyren me mizore, duke ftuar dhe mbledhur senatin dhe popullin e pasur nje mengjese, dha urdher dhe i vrau te gjithe, dhe keshtu mbajti principaten pa asnje rremuje te mundshme civile. Shembulli tjeter eshte Oliverotto da Fermo, i cili fitoi pushtetin duke e vrare dajen e tij qe e rriti, Giovanni Fogliani. Nje vit pas kesaj mizorie, Oliverotton e mbyten.
Sa shume duhet te mendohemi para se te marrim pushtetin ne nje menyre te tille? Ne historine e fundit ne regjion kemi te bejme me gjenocide ne Bosnje dhe Kosove, te kryera nen mbykqyrjen e te ashtuquajturit kasapit te Ballkanit, Slobodan Milosevic [23]. Mirepo, nuk mund te perjashtojme mundesine se poshtersia ekziston edhe pas vdekjes se Milosevic-it.
Mbeshtetja civile: Nje forme tjeter e arritjes ne pushtet apo e te berit princ eshte kur fisniket e emerojne nje princ nga rradhet e tyre per te sunduar popullin; ky sundim nuk eshte i sigurt per arsye se fisniket te cilet e kan emeruar princin e konsiderojne veten te barabarte me te. Nje forme tjeter eshte kur populli e zgjedhe nje princ nga rradhet e tyre per te mbrojtur veten nga fisniket. Mirepo ne kapitullin IX Machiavelli tregon se cila do forme e zgjedhjes duhet te mirembahet; ne cilen do menyre qe princi te zgjedhet, ai patjeter duhet te fitoje mbeshtetjen e popullit, gje qe nuk do te ishte veshtire te behet ne qoftese ky princ nuk do tu shkaktonte deme popullit dhe do te bashkohej me ta. [24]
Fuqia: Ne kapitullin X Machiavelli merr shembull Gjermanine[25]. Qytetet e Gjermanise ne ate kohe ishin te lira, kishin te mira per te ngrene, per te pire dhe per te ndezur per nje vit, duke i bere ata te afte te qendrojne rrethimin nje-vjecar. Ata i kishin mjetet per te angazhuar popullin me pune ne fushat qe ishin jeta dhe fuqia e qytetit. Qyteti ishte shume mire i perforcuar dhe per kete ata nuk ishin shenjester e sulmit sepse asnje armate nuk do te ishte ne gjendje te qendroje ne beteje per aq kohe te gjate sa do te mund te qendronte Gjermania. Perderisa nje qytet eshte mire i mbrojtur dhe ka mjaft ushqim, nje princ i mencur do te mund te qendronte cfaredo beteje.
Si vazhdimesi e fuqise une do te perfshije ketu edhe principatat kishtare te pershkruara bukur nga Machiavelli ne kapitullin e XI[26]. Keto principata mbeshteten nga Kisha, me poziten kryesore te papatit. Kur nje here kjo principate vjen ne pushtet, princi nuk ka nevoje me te mbrohet per arsye se i ka rrenjet e tij ne tradite dhe religjion. Per kete, keto shtete jane te sigurta. Shume karaktere dhe shembuj jane marre ne kapitullin XI [27], por njeri nga karakteret qe une do ta marre si shembull eshte Papa Aleksandri VI[28]; para se ai te vinte ne pushtet, princet e meparshem ne Itali nuk e kishin respektuar Kishen dhe papatin. Aleksandri VI perdori ndikimin e tij permes sukseseve ushtarake te te birit, Dukes, dhe fuqizuan Kishen, duke e bere keshtu Kishen trashegimtare te gjthckaje. Pas vdekjes se Aleksandrit VI, erdhi Papa Julius (Xhulio) II[29] i cili vazhdoi fuqizimin e Kishes. Ai arriti te dobesoj baronet e Italise, zgjeroi territorin dhe perjashtoi Francezet nga Italia permes pushtimit ushtarak. Pas tij erdhi Papa Leo (Leoni) X [30], i cili ishte gjithashtu daja i Lorenzo de Medici, dhe ketu Machiavelli shpreson qe ky do te perdore miresine dhe virtytet e tij per te bere Italine edhe me te madhe.
Pershkrimi i ushtrive dhe DISIPLINA E LUFTES
Ne kapitujt XII – XIV[31], Machiavelli merre nje drejtim tjeter ku pershkruan menyren e sulmit, mbrojtjes dhe llojet e ndryshme te trupave ushtarake. Ne lidhje me kete ai thote:
“Eshte thene tashme qe nje principate duhet hedhe themele te shendosha, nese s’do te permbyset. Me kryesoret,qe duhet t’i kene te gjitha shtetet, qofshin keta te rinj, te vjeter, apo te perzier, jane ligjet e drejta dhe nje ushtri e mire. Do te shtoja se nuk mund te kete ligje te drejta aty ku nuk ka ushtri te mire, megjithate do te le menjane ceshtjen e ligjeve e do te kufizohem vetem ne problemin e ushtrive” [32]
Sipas Machiavellit kemi dy lloje te forcave: mercenare dhe ato ndihmese. Per autorin qe te dy llojet nuk jane te dobishme sepse keto forca kane ne mendjen e tyre vetem interesin e vet. Mirepo, ne fitore, forcat ndihmese jane me te rrezikshme sesa ato mercenare sepse ato jane te bashkuara dhe kan fuqi vepruese, perderisa ato mercenare paguhen per te bere lufte, gje qe nuk mjafton qe ata te vdesin per princin. Ne kohe paqeje princi rrezikohet nga plackitja e tyre ndersa ne kohe lufte mercenaret zakonisht arratisen dhe lene fushen e betejes. Machiavelli perdore shume shembuj te princerve te cilet kan deshtuar per shkak te perdorimit te forcave mercenare dhe ndihmese. Mirepo ketu Machiavelli gjithashtu perdore si shembull Cesare Borgia, i cili perdori te gjitha llojet e forcave, por sundimi i tij u garantua vetem atehere kur ai perdori forcat e veta e jo te te tjereve. Sipas Machiavellit, ishte sistemi i angazhimit te trupave mercenare “qe e coi Italine ne turp dhe skllaveri”. [33] Keshtu Italia mbeti gjate e pambrojtur ndaj Frances, Spanjes dhe Zvicres.
Kur flasim per trupat e perziera, shembull merret Franca, ku Zviceranet ishin pjese e armates se tyre.
Disiplina e luftes dhe betejes, do te duhej te ishte brenga kryesore e nje princi. Ne kapitullin XIV [34] Francesco Sforza merret si shembull, sepse ai duke qene nje civil u be Duke i Milanos duke perdorur forcat e tij ushtarake, perderisa djemte e tij, duke mos luftuar, nga duket u bene civil. Sipas Machiavellit nje princ i mencur kurr nuk duhet te pushoje nga ushtria madje as gjate kohes se paqes; nje princ duhet te studioje dhe te merret me gjuetine, sepse kjo metode do te mbaje trupin ne forme dhe nje princ do te mesoj natyren dhe terrenin, dhe keshtu do te mesoj me se miri si te mbroj territorin e vet. Philopomen (Filopomeni)[35] eshte marre shembull nga Machiavelli sepse ai edhe gjate kohes se paqes gjtihmone ka pasur ne mendje rregullat e luftes, te cilat ai i ndante me miqt e tij, i pyeste ata dhe i degjonte pergjigjet dhe mendimet e tyre. Ne kete menyre, ne rast te ndonje beteje asnje rrethane e papritur nuk mund te ndodhte e qe ai nuk do te ishte ne gjendje ta perballonte se bashku me njerezit e tij.
autoriteti princeve
Sjellja: Nje sundimtar duhet te lere gjerat imagjinare anash dhe te perqendrohet ne realitet, dhe gjithashtu duhet te dije cka deshiron e ti kthej ato deshira ne realitet, e jo te deshiroj nje gje e te beje gjene tjeter. Te gjithe sundimtaret kan deshire te kene te gjitha cilesit, mirepo ata nuk mund te kene te gjitha dhe per kete duhet te perqendrohen ne mirembajtjen e pushtetit. E sa i perket etikes (moralit), kjo gje ka shume rendesi sepse eshte e dobishme per princin kur ai merret me brengat e principates se tij. Kapitulli XV permban shume keshilla te mira per ata qe deshirojne ti percjellin, dhe nuk eshte marre asnje shembull i ndonje karakteri te asaj kohe. [36]
Bujaria: Sipas Machiavellit bujaria konsiderohet e virtytshme [37], mirepo, nese nje princ eshte bujar do te ishte e pamundur qe ai te mbaje reputacionin e tij te sundimtarit dorelire dhe gjitahshtu te jete i matur dhe kursimtar. Per kete Machiavelli konsideron se per nje princ eshte me mire te jete kursimtar. Mbreti Ferdinand II, Mbreti i Spanjes[38] eshte marre si shembull; ai nuk do te pushtonte aq shume territore po te kishte reputacion te te qenit liberal (apo me fjale te tjera bujar). Julius Cesar (Jul Cesari) eshte shembull unik i sundimtarit i cili ka qene bujar vetem gjate rruges se tij per te marre pushtetin. Machiavelli mbi bujarine thote:
“Nese dikush do te me kundershtonte, duke thene se kane qene te shumte princat, e komandantet e ushtrive qe kane dal fitues duke qene bujare, do t’i pergjigjesha, qe nje princ shpenzon ose pasurine e vet dhe te shtetasve te tij, ose te dikujt tjeter. Ne rastin e pare duhet te jete shume kursimtar, ne te dytin s’duhet te lere mangut asnje rast per te qene bujar” [39]
Miresia dhe mizoria: Per te fituar reputacion dhe autoritet me mizori nuk konsiderohet si gje e mire, por shpesh mizoria eshte perdorur si arme me e mire sesa miresia. Per me shume, Machiavelli keshillon ne kapitullin XVII se nje princ i mencur do te duhej te mbeshtetet ne ate qe ai vet e kontrollon e jo qe e kontrollojne te tjeret.
Ne kapitullin XVIII permenden dy menyra te ndeshjes: njera sipas ligjeve – karakteristike e njeriut, e tjetra me ane te forces – karakteristike e kafshes. Per shkak se e para gjithmone nuk funksionon, atehere perdoret e dyta. Shembull eshte marre Achilles (Akili)[40], hero Grek, i trajnuar nga Chiron (Kirioni) i cili ishte gjysme njeri, gjysme kafshe. Sipas Machiavellit nje princ duhet ti zoteroj te dy natyrat, duhet te jete dhelper dhe luan. Aleksandri VI konsiderohet te kete qene mjeshter i ketij kombinimi. Ai ka pasur talent per mashtrime, aftesi te medha bindese, betohej e ato premtime nuk i mbante, mirepo ka qene i suksesshem sepse ka njohur shume mire pikat e dobeta te natyres njerezore. Nje princ i mire do te mbante popullin te kenaur dhe nuk do te perbuzte fisniket. [41]
Respekti: Machiavelli ka marre shume shembuj ne kapitullin XIX [42] te njerezve te mire te cilet kan sunduar por kan humbur per shkak te humanizmit, sinceritetit, dashurise ndaj drejtesise. Ishin keta njerez armiq te mizorise; karaktere te ketij shembulli merren Marcus Aurelius (Mark Aureli)[43], Pertinax (Pertinaksi) dhe Alexander (Aleksandri). Marcus Aurelius pati sukses ne mbajtjen e pushtetit per shkak te titullit te tij te trasheguar; ai ka pasur shume virtyte qe e kan bere ate te respektueshem. Ai ka mbajtur qe te dy urdherat dhe populli nuk e urrente. Ne anen e kundert ishin Commodus, Severus[44], Antoninus, Caracalla dhe Maximinius te cilet ishin mizor – ata i kenaqnin ushtaret duke mos hesituar te demtojne popullin. Dhe prap, te gjithe perpos Severus –it, jane ballafaquar me nje fund te keq. Severus-i ka patur sukses sepse ishte jashtezakonisht i talentuar, nje shembull i sundimtarit dhelper – luan. Si perfundim i kesaj del se “urrejtja dhe perbuzja kan qene shkaku i shkaterrimit te perandorive” shkruan Machiavelli. [45]
Ruajtja e shtetit: Nje sundimtare per te ruajtur shtetin duhet te kete shume shkathtesi. Se pari, sipas Machiavellit, duhet te armatosen forcat; pastaj grupimet perbrenda shtetit duhet te shmangen; dhe e treta sundimtari duhet te kete shume kujdes ndaj dyshimeve te tij. Keshilla e skajshme per nje princ eshte te fitoj admirimin e popullit, sepse nese populli e urrene, atehere fortesa eshte e padobishme. [46]
Ferdinandi i Aragonit, Mbreti i Spanjes, eshte shembull i sundimtarit i cili me vetevleresimin e tij pushtoi shume territore ne emer te religjionit, mbajti popullin e tij te zene duke i perfshire ne pune te ndryshme dhe ne kete menyre iu shmang rebelimit te tyre.
Aleatet: : “E ndjeje per detyre t’i keshilloj nje princi te mos krijoje aleana me nje te fuqishem, vetem ne rast se eshte i detyruar, sic kam thene me pare, sepse ne rast fitoreje ai do te ngelet perhere i varur prej tij dhe cdo princ duhet ta evitoj gjithmone kete gje.” [47] Machaivelli nuk preferon neutralitetin. Nje sundimtare do te duhej te kete mencurine dhe te dije si te dalloj ngaterresat, te marre nje te keqe me te vogel dhe ta ndjeke ate me guxim.
Ne kapitullin XXI, Machiavelli deshiron qe nje princ te zbavise popullin, te bashkohet me ta ndonjehere, te organizoje ngjarje te ndryshme per ta dhe te tregoj shembull te liberalitetit, por ne asnje menyre te mos humbas madherine e rangut te tij.
Perzgjedhja e sherbyesve
Kapitulli XXII dhe XXIII pershkruan metodat e perzgjedhjes se sherbyesve. Njera nga testet qe Machiavelli rekomandon ne kete rast eshte qe te kontrollohet nese sherbyesi mendon me shume per interesat e veta sesa te tuajat. Nese sherbyesi i ka interesat e veta mbi tuajat, atehere kurr nuk mund ti besosh ketij njeriu.Ne anen tjeter, per te mbajtur nje sherbyes te ndershem, sundimtari duhet ta studioje ate, ta nderoj, ta beje ate te pasur dhe te jete i sjellshem me te; te ndaje me ate sherbyes brengat dhe nderimet, por ne te njejten kohe te beje shebryesin te kuptoje se ai nuk mund te qendroje i vetem. Kur sundimtari dhe sherbyesi jane te vendosur ndaj njeri tjetrit, atehere ata te dy do te korrin sukesese, ne te kunderten do te ishte shume e demshme per te dyte.
“Kemi tri lloj “kokash”: ajo qe eshte e zonja t’i beje gjerat vete, ajo qe ka nevje ta drejtoje dikush tjeter; dhe ajo qe nuk funksionon as vet e as me ndihmen e te tjereve. E para esthe maksimumi qe mund te arrihet, e dyta eshte e mire, e treta eshte e padobishme”.[48]
Machiavelli thote se nje princ i menqur do te perzgjedhte njerez te menqur ne shtetin e tij, dhe do tu jipte lirine qe te kumtojne vetem te verteten, do te ndegjonte mendimet e tyre, do ti pyeste, dhe ne fund do te sjellte perfundimet e veta.[49] Perderisa nje princ i papervoje do te duhej te merrte keshilla nga me shume njerez, mirepo ai kurr nuk do te kete keshilltare te bashkuar dhe kurr nuk do te dije si ti bashkoje ata. Keshilltaret do te shikonin inetresin e tyre dhe per shkak te mungeses se pervojes, princi kurr nuk do te dije si ti kontrolloj ata.
Se keshilltaret e mire lindin nga menquria e princit, e jo menquria e princit nga keshilltaret e mire, me se miri pershkruhet nga vet autori me fjalet: “Si perfundim, mendoj qe keshillat e mira, nga cdo ane qe vijne, jane te mira per shkak te maturise se tij, ndersa kjo e fundit nuk eshte edhe aq pasoj e tyre.”[50]
Analiza e principatave Italiane te asaj kohe
Siq eshte cekur edhe me heret, princet ne Itali kan humbur principatat e tyre per shkak se jane mbeshtetur ne armatat mercenare dhe ato ndihmese. Duke bere nje gje te tille, keta princer nuk kan fituar respektin e popullit dhe poashtu nuk i kan mbajtur fisniket e tyre prane. Machiavelli ka qene shume i zhgenjyer me zhvillimet e memedheut te tij Italise[51]. Ai jep keshilla per princin qe te kete sukses, qe metodat e sundimit duhet ti pershtaten gjithashtu edhe kohes. Si shembull per kete e ka marre Papen Julius II, metodat e te cilit i jane pershtature nevojave te kohes.
Ne kapitullin XXVI [52], Machiavelli beson se eshte koha per nje princ te vendosur qe te rivendos lavdine ne Itali dhe te liroje ate nga mizoria dhe pushtimi i te huajve. Ai ketu referohet tek Cesare Borgia i cili per pak sa nuk pati sukses te bashkoj Italine, mirepo per shkak te shendetit te dobet deshtoi, dhe ketu Machiavelli inkurajon princin e ri, qe ne ate kohe ishte Lorenzo de Medici[53], te marre persiper dhe te vazhdoje perpjekjet per Italine e bashkuar. I bindur se me nje ushtri te re, arme dhe strategji te mirefillt, ushtria Italiane do te mund te mposhte Spanjen, Zvicrren, Gjermanine dhe Francen, sepse Machiavelli i ka studiuar ata aq hollesishte sa qe beson qe edhe ata i kane dobesite e veta, dhe duke i shfrytezuar dobesite e tyre, Italia do te fitoj lavdi dhe do te bashkohej.
Permbyllje
Ne permbyllje mund te theksohet se kur lexohet “Princi” I Machiavellit, te gjithe ata qe jetojne ketu dhe percjellin rrjedhat e shtetit tone te ri, duke ditur se dicka nuk funksionon sic duhet, do te ndiheshin njejte sikurse Machiavelli ne perfundim te shkrimit te ketij libri, edhe pse libri eshte shkruar ne shekullin e 15 ndersa ne jetojme ne shekullin 21.
Per studentet e vitit te pare, dhe per te tjeret, eshte shume e dobishme qe te lexohet, studiohet dhe analizohet ky liber, duke perfshire ketu edhe Machiavellin si karakter te asaj kohe.
Ne qofte se deshirojme qe ne te ardhmen te kemi qasje me te hapur ne marredheniet politike nderkombetare, atehere do te duhej qe:
❖ Te mos perserisim gabimet e bera te qeverisjes se sotme qe rezultojne ne mosfunkcionalizimin e shtetit
❖ Te punohet ne fushen e sundimit te ligjit dhe forcimit te shtetit
❖ Te kemi edukim te mirefillte dhe pregatitje profesionale per menyren e qeverisjes
❖ Te punojme ne drejtim te mosdeshtimit te politikes se jashtme dhe te brendshme, ku se pari populli vendas do te perfitonte nga ajo politike
❖ Te kemi kujdes ne perzgjedhjen e keshilltareve
❖ Te jemi te suksesshem ne ate qe do te bejme
atehere ky liber eshte udherrefyes I mire te cilin do te duhej ta mbanim te hapur ne tavolinen e punes, ne menyre qe te jemi te gatshem ti bashkojme forcat tona dhe te veprojme ne baze te nevojave te kohes sone, per mireqenien e popullit.
.
-----------------------
[1] http://www.philosophypages.com/ph/macv.htm 13 Nentor 2009, 10:00
[2] http://www.online-literature.com/machiavelli/ 13 Nentor 2009, 09:15
[3] http://en.wikipedia.org/wiki/Niccol%C3%B2_Machiavelli 13 Nentor 2009, 10:15
[4] Po aty, 13 Nentor 2009, 10:30
[5] http://www.age-of-the-sage.org/historical/biography/niccolo_machiavelli.html 13 Nentor 2009,
[6] Libri I eshte kushtuar asaj familje, apo me saktesishte Lorenzo di Piero de' Medici, e cekur ne dedikim te librit Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 11
Lorenzo de Medici: Duka I Urbinos dhe nipi I Lorenzo te Madherishmit, qe eshte edhe marres I punimit te Machiavellit. Machiavelli ne fillim ka synuar te dedikoj punimin djalit te Lorenzo te Madherishmit, Giuliano de’ Medici, por ai vdiq ne vitini 1516. Machiavelli dedikon librin Lorenzo de’ Medici-te me shprese se princi I ri do te rivendose lavdine Italine e humbur. Machiavelli beson se Lorenzo de’ Medici eshte qendron me se miri per te bashkuar Italianet per shkak te ndikimit te madhe te familjes se tij ne FIrence dhe mbi Kishen – duke marre parasysh se daja I Lorenzos ishte Papa Leo X.
[7] http://vlib.iue.it/carrie/texts/carrie_books/gilbert/04.html 17 Nentor 2009, 10:10
[8] Mbreti Ferdinand II: Mbreti I Spanjes, ne kohen kur Machaivelli e ka shkruar “Princ”-in, Mbreti Ferdinand vendosi fornin e vet duke u martuar me Isabella-ne, duke I bashkuar keshtu mbreterit e Castile-se dhe Aragon-it. I njohur si Katolik, Mbreti Ferdinand ishte ngusht I lidhur me Kisehn, duke e bashkuar Lidhjen e Shenjte ne menyre qe te mposhte Francen. Ai gjithashtu pati sukses ne largimin e Moors-eve nga Spanja ne emer te religjionit. Machiavelli I referohet Mbretit Ferdinand gjate gjiteh librit, duke e perdorur ate si shembull ten je sundimtari I cili, permes manovrimeve politike te zgjuara, ka arritur gera te medha. Mbreti Ferdinand thuhet se ka predikuar paqe dhe besim por veprat e tij qarte tregojne se ka beret e kunderten. Por, Machivelli e konsideron hipokrizin e dukshme te mbretit sit e pranueshme e madje edhe te nevojshme.
[9] Francesco Sforza: Francesco Sforza eshte shembulli primar I nje princi te ri I cili fitoi principaten e tij me shkathtesi. AI ishte nje ushtare I cili u ngrit ne rang per tub ere keshtu Duka I Milanos ne 1450 me ndihmen e Venedikasve. Machiavelli ka considerate te larte per Francesco Sforzen sepse ai ishte nje udheheqes I madh ushtarak. Megjithate, djemt e tij e humben fronin sepse ata refuzuan jeten e disciplines ushtarake. Machaivelli kritikon keshtjellen qe Francesco Sforza e ndertoi ne Milano sepse mbeshtetja familjare ne te I ka mbajtur te izoluar nga populli. Kjo shkel njeren nga rregullat me te preferuara te Machiavellit: te mos urrehesh nga populli.
[10] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 13 -15
[11] http://www.ibrahimrugova.org/ 17 Nentor 2009, 10:45
[12] http://www.president-ksgov.net/?id=3,82,82,82,a 17 Nentor 2009, 10:50
[13] http://www.forumi2015.org/home/images/stories/decentralization-shqip.pdf, faqe 14, Parathënia dhe Shtrirja e Librit Udhëzues mbi Decentralizimin në Kosovë Robert D. Ebel dhe Gábor Péteri
[14] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 30
[15] Po aty, fq 33
[16] Cyrus (Kiri): Themeluesi I Perandorise Persike (558-529 P.K.), Cyrus, duke pare MEdesin te bute si rezultat I nje periudhe te gjate te paqes, ai I pushtoi dhe themeloi nje perandori. Machaivelli rreshton Cyrius-in sin je nga pricet me te medhenje I cili erdhi ne fuqi me shkathtesi e me pak me fat.
[17] Romulus: Themeluesi legjendar I ROmes. Machiavelli mere Romulus sin je nga princet e medhenje I cili erdhi ne fuqi me shkathtesi e me pak me fat.
[18] Theseus: Heroi legjendar I Atines, Theseus konsiderohet nje je nga princet e medhenje I cili erdhi ne fuqi me shkathtesi e me pak me fat.
[19] Hiero (Jeronimi) I Sirakuzes: Machiavelli perdor Hiero-ne sin je shembull modern ten je princi I cili erdhi ne fuqi me shkathtesite e tij. Hiero ishte nje qytetare civil I cili u nf=grit ne pushtet per shkak te shkathtesive te tij te mrekullueshme udheheqese. Hiero eshte nje shembull I sunduesit I cili eshte mbeshtetur ne trupat e tij ushtarake.
[20] Cesare Borgia: Djali I Papa Alexander VI I cili trashegoi fuqi dhe territory nga I ati, I njohur si DUka I Valentinos, Cesare Borgia konsiderohet nga Machiavelli te kete qene udheheqesi me I afte dhe misherim I nje princi. Machiavelli sugjeron se nje princ ambicioz I cili kerkon model per te ndjekur, atehere ai model do te ishte Cesare Borgia. Machaivelli perdor shume ndodhi te jetes se Cesare Borgia-seper te ilustruar si dhe pse ai ishte I suksesshem. Machaivelli besons e Cesare Borgia do te kishte sukses ne bashkimin e Italise poqese nuk ishte semur. Duke e ekzaminuar jeten e Cesare Borgia-se, Machiavelli vjen deri ne prefund se per nje princ te kete sukses, ai duhet te kete qe ted y vetit – shkathtesine dhe fatin.
[21] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 36-37,
[22] Po aty, fq 45-49
[23] http://en.wikipedia.org/wiki/Slobodan_Milo%C5%A1evi%C4%87 17 Nentor 2009, 12:25
[24] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 50-53
[25] Po aty, fq 55
[26] Po aty, fq 57
[27] Po aty, fq 57-60
[28] Papa Alexander VI: Babi I Cesare Borgia-se, Papa Alexander VI ishte udheheqes I madhe I cili perdori poziten e tij per te fuqizuar djalin dhe rrjedhimisht fuqizimin e Kishes. Cesare Borgia trashegoi shume fuqi dhe territory nga babai I tij I zgjuar. Machaivelli konsideron Laexander VI si mjeshter ne artin e mashtrimit politik. Permes suksesit ushtarak te Cesare Borgia-se, Papa Alexandri VI jo vetem qe I solli respekt dhe prestizh pozites se papes dhe Kishes, por ai edhe ndihmoi qe djali I tij te vertetohet si princi me I fuqishem ne Itali derisa at ate dy nuk u semuren. Papa Alexander VI vdiq pak pas, dhe keshtu Cesare Borgia, I semur per vdekje, nuk mundi te parandaloj renien e tij eventuale.
[29] Papa Julius II: Pasuesi I Papa Alexander VI, ai vazhdoi te zmadhoj fuqine e Kisehs permes pustimeve ushtarake dhe manovrimeve politike. Machiavelli lavderon Papen per gjetjen e menyres se re per te mbledhur te holla – ishte kjo shitja e zyrave kishtare. Papa Julius II pati sukses ne shtrirjen e territoreve te Kisehs dhe largimin e Francezeve nga Italia duke iu bashkangjitur Lidhjes se SHenjte. MAchaivelli e perdore Papa Julius-in sin je shembull te udheheqesit I cili ishte I suksesshem per shkak te metodave te tij politike qe I pershtateshin shume mire kohes. I njohur qeka vepruar vrullshem ne vendimet e tij ushtarake, MAchaivelli sugejron qe suksesi I Papa Julius qendron pikerisht ne vrullshmerin e tij. Machaivelli konkludon se te jesh I vrullshem eshte zakonisht me mire se mosveprimi.
[30] Papa Leo X: Daja I Lorenzo de’ Medici. Machiavelli beson se princi I ri Medici ka mundesine te bashkoje Italine per shkak se ai I ka te gjitha burimet ne dispozicion , duek perfshire ketu edhe mbeshtetjen e dajes se tij si kryesues I kishes. Machaivelli , pas ekzaminimit te suksesit te Papa Alexander VI dhe Papa Julius II, keshillon Papa Leo X te vazhdoj te ngrise kishen me miresin e tij.
[31] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, botuar nga UEGEN, Tirane, 2003, fq 61-74
[32] Po aty, fq 61
[33] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 66
[34] Po aty, fq 77
[35] Philopoemen: Gjeneral I lashte I lidhjes Achaean-e (253-183 P.K.), Philopoemen eshte nje shembull I princit I cili ka qene gjithmone I angazhuar me mendimet e strategjise ushtarake. Per shkak se ai e ka studiuar artin e luftes, thuhet se ai kurr nuk ka perjetuar nje situate ne lufte ku ai nuk ka ditur si te veproj. Plutarch e quante ate “I fundit I Grekeve”. Machaivelli deklaron se eshte primare per nje princ te pregatitet per lufte, posaqeristh ne kohe te paqes.
[36] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003,, fq 75
[37] Po aty fq 77
[38] Mbreti Ferdinand II: Mbreti I Spanjes, ne kohen kur Machaivelli e ka shkruar “Princ”-in, Mbreti Ferdinand vendosi fornin e vet duke u martuar me Isabella-ne, duke I bashkuar keshtu mbreterit e Castile-se dhe Aragon-it. I njohur si Katolik, Mbreti Ferdinand ishte ngusht I lidhur me Kisehn, duke e bashkuar Lidhjen e Shenjte ne menyre qe te mposhte Francen. Ai gjithashtu pati sukses ne largimin e Moors-eve nga Spanja ne emer te religjionit. Machiavelli I referohet Mbretit Ferdinand gjate gjiteh librit, duke e perdorur ate si shembull ten je sundimtari I cili, permes manovrimeve politike te zgjuara, ka arritur gera te medha. Mbreti Ferdinand thuhet se ka predikuar paqe dhe besim por veprat e tij qarte tregojne se ka beret e kunderten. Por, Machivelli e konsideron hipokrizin e dukshme te mbretit sit e pranueshme e madje edhe te nevojshme.
[39] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 78-79.
[40] Achilles: Hero legjendar I mitologjise Greke, Achilles ishte I trajnuar nga Chiron-I, gjysem njer- gjysem kafshe. Machiavelli thote se shkrimtaret e lashte kan dashur te tregojne se nje luftetare duhet te trajnohet ne dy menyra, ajo e njeriut dhe kafshes. Menyra e njeriut eshte permes ligjit. MEnyra e kafshes eshte permes forces.
[41]Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 84
[42] Po aty, fq 88
[43] Marcus Aurelius: Perandori Romak I cili ka sunduar I permbajtur dhe me drejtesi. Machiavelli sugjeron se nje princ I menqur duhet te dij sit e sundoj me drejtesi si Marcus Aurelius, pr vetem atehere kur pushteti i tij eshte i themeluar.
[44] Septimus Severus: Perandor Romak I cili, ndrushe nga Marcus Aurelius, ka sunduar me force dhe mizori, Septimus Severus ka ditur si te behet dhelper dhe luan. Ai ishte I respektuar nga ushtria dhe populli nuk e urrente. Nje princ me shkathtesi te ngjajshme duhet ta imiton Septimus Severus ne vendosjen e pushtetit
[45] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, fq 98
[46] Po aty, fq 104
[47]Po aty, fq 106
[48] Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003 fq 108
[49] Po aty, fq 111
[50] Po aty fq 112
[51]Po aty, fq 119
[52]Niccolo Machiavelli, “Princi, politika dhe kodi moral”, UEGEN, Tirane, 2003, faqe 119
[53] Lorenzo de Medici: Duka I Urbinos dhe nipi I Lorenzo te Madherishmit, qe eshte edhe marres I punimit te Machiavellit. Machiavelli ne fillim ka synuar te dedikoj punimin djalit te Lorenzo te Madherishmit, Giuliano de’ Medici, por ai vdiq ne vitini 1516. Machiavelli dedikon librin Lorenzo de’ Medici-te me shprese se princi I ri do te rivendose lavdine Italine e humbur. Machiavelli beson se Lorenzo de’ Medici eshte qendron me se miri per te bashkuar Italianet per shkak te ndikimit te madhe te familjes se tij ne FIrence dhe mbi Kishen – duke marre parasysh se daja I Lorenzos ishte Papa Leo X.