Free Essay

Praktika Nw Shwerbimin E Proves

In:

Submitted By MarlinDante
Words 613
Pages 3
Në një nga leksionet i ftuar ishte Dr.Dritan Kamani,përfaqësues i organizatës Stop Aids.Kjo organizatë është krijuar në vitin 1995,ku në Shqipëri kishte një mungesë totale për virusin Hiv.Në vitin 2008 kjo organizatë fillon bashkëpunimin me Fakultetin e Shkencave Sociale.Kjo organizatë është krijuar në bazë të vullnetarizmit dhe qëllimi kryesor i saj është parandalimi i AIDS në popullatë.
Lidhur me historikun e kësaj sëmundje,u informova se ajo në fillim lindi tek individët meshkuj që kryenin marrëdhënie seksuale me individë meshkuj por në fakt “gabimi” në atë kohë ishte qe u studiua ky target grup pasi më pas u vu re se ekzistonte dhe tek individët që ishin heteroseksualë.
Sipas statistikave të dhëna në 452 persona-1 rezulton me Hiv pozitiv.Kjo varet se në ç’fazë të sëmundjes ndodhet individi pasi në qoftë se personi është në fazat e para (e zbulon-diagnostifikohet në fazat e para) jetëgjatësia është më e madhe ndërkohë e kundërta ndodh nëse zbulohet në faza të mëvonshme.
Rrugët që kjo semundje mund të përhapet janë:
1. Marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
2. Transmetimi vertikal.
3. Nëpërmjet kalimi të virusit drejt në gjak.
Ndërsa target grupi më i prekur janë:
1. Të rinjtë.
2. Punonjëset e seksit.
3. Të burgosurit.

Kjo orgaziatë ka zhvilluar shumë projekte një ndër të cilëvë ishte,informimi i të burgosurve nëpërmjet fletëpalosjeve dhe broshurave.Informimi është një nga rrugët më të mira që ka zgjedhur kjo organizatë pasi jo vetëm ky grup por edhe individë të tjerë mund të përfitojnë informacion në lidhje për të parandaluar këtë sëmundje.
Grupi krysesor që kjo organizatë ka aktualisht janë përdoruesit e drogave me injektim pasi ky është një target grup mjaft i prekshëm.Faktori i rrezikut dhe transmetimi nuk është injketimi i vetë drogës por ndraja e paisjes injektuese dhe ri-përdorimi i shiringave të infektuara. Ata po punojnë në lidhje me një program që quhet “Neddle Exhange Program”,gjithashtu dhe një politikë e shëndetit publik.Kjo do të thotë që këta përdorues marrin shiringa dhe mjete injektimi,në mënyrë higjenike,që ofrohen nga punonjës në këtë organizatë.
Për ata individë, të cilët vazhdojnë të injektojnë droga,dhënia e shiringave nëpërmjet NEP e pakëson nevojën për ri-përdorim dhe ndarje me të tjerët.Kjo organizatë nuk synon të largojë këtë fenomen por ta prandalojë atë.
Në vende të ndryshme numri i individëve është në ulje pasi në këto vende përdoren kontenierë,vende në të cilat përdoruesit e drogave,marrin injektime në mënyrë higjenike,ku gjithashtu aty punojnë punonjës social dhe psikologë.Në Shqipëri këto “vende” mungojnë.
Mënyra se si kjo organizatë operon është nëpërmjet njësive të lëvizshmë dhe kontakon me këta përdorues me anë të:
1. Rugëve miqësorë.
2. Organizatave të tjera.

Selia e kësaj organizate ndodhet pranë kinostudios,Tiranë.Në përgjigje të rritjes të fenomenit të injektimit të drogave dhe lidhjes me shpërndarjen e HIV-it,kjo organizatë po fokusohet strategjitë e përshtatshme për të ndhmuar në uljen e fenomenit në popullatë.
Në këtë pjsesë të leksionit,unë u informova në lidhje me punën e kësaj oganizate dhe shumë nga informacionet ldihur me këtë fenomen ,qartësuan edhe më teper opinionin tim.Mendoj se kjo organizatë ka zhvilluar dhe po realizon një punë të mirë sidomos me Nep(Neddle Exhange Program),për të lokalizuar zonat të cilat realizaohet ky fenomen për të orfuar shërbime dhe për të marrë një kornizë më të mirë në lidhje me praktikat dhe normat e përdoruesve të drogës ,në Tiranë.Një njohje e mirë e problemit ndihmon në kontrollimin e fenomenit të përhapjes së HIV-it,një sëumdje që prek të gjithë shoqërinë dhe ky kontroll i këtij fenomeni po realizaohet më së miri falë kësaj organizate.

Similar Documents