Free Essay

Risku I Ndryshimeve Fiskale

In:

Submitted By fjoralb
Words 4699
Pages 19
RISKU I NDRYSHIMEVE TË SHPESHTA FISKALE PËR BIZNESET DHE INVESTIMET E HUAJA
Ardit Ceka, Kejda Dervishllari,
Megi MIllona,
Abstrakt
Politikat fiskale janë përcaktuese të rëndësishme të zhvillimeve ekonomike. Por këto politika po shoqërohen gjithnjë e më shumë me problematikën e ndryshimit të shpeshtë të tyre. Nderkohë që, investimet e huaja direkte (IHD) konsiderohen të kenë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rindërtimin e ekonomisë së Shqipërisë gjatë tranzicionit dhe jo vetëm.
Për këtë arsye, bazuar në të dhënat primare të siguruara nëpërmjet pyetësorëve dhe analizimit të tyre, mundohemi të japim përgjigje sa më të qarta në lidhje me korrelimin dhe marrëdhënien e ndryshimit të politikave fiskale me IDH.
Rezultati që konkludojmë nëpërmjet këtij studimi, është korrelimi pozitiv i riskut të shpeshtësisë së ndryshimit të politikës fiskale me IDH në Shqipëri.
Fjalë kyçe: ndryshim i shpeshtë fiskal, politika fiskale, investmet e huaja
Klasifikimi JEL: C5, H3

Lista e figurave
Figura 1. Investimet e Huaja Direkte 1992-2013 (Burimi BB)
Figura 2. Lidhja e stimujve tatimore me IHD në Shqipëri
Lista e tabelave
Tabela 1. Rezultatet e përfituara nga Eviews për vlerësimin e modelit linear të thjeshtë.
Hyrje
Shqipëria konsiderohet si vend në zhvillim, si një vend që ende vuan pasojat e thella të tranzicionit në çdo fushë, përfshirë dhe atë ekonomike. Lidhur me studimin përkatës, ajo reflektohet dhe në paketat fiskale të propozuara çdo vit nga qeveritë shqiptare. Pavarësisht në qoftë se ndërrohen pushtetet politike ose jo, çdo vit propozohet një paketë e re fiskale, e cila ndryshon më rrënjësisht nga parardhësja me ndryshimin e partisë qeverisëse. Kjo çoroditje e paketave fiskale vit pas viti, sjell çoroditje dhe në aktorë të tjerë të ekonomisë. Një aktor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptarë, i cili ne vitin 2010 arriti dhe 9% të PPB, është Investimi i Huaj Direkt. IHD sjell përfitime kryesore në teknologji, transferim dijesh, paga më të larta dhe mundësi shumë më të mira punësimi. Madje, Konferenca e Kombeve të Bashkuara në Financë për Zhvillimin argumenton se IHD janë përbërëse jetike për zhvillimin kombëtar dhe ndërkombtar.
Pra, ndodhur në një situatë konfuzioni fiskal përballë një rëndësie të lartë të IHD, është e nevojshme të qartësohet dhe kuptohet çfarë pasojash sjell ky konfuzion në IHD. Pra pyetja kërkimore që ngre ky studim është: Çfarë ndikimi kanë ndryshimet e shpeshta fiskale në IHD?
Për të dhënë një përgjigje sa më të qartë të pyetjes kërkimore duhen parë aspekte të ndikimit të vetë legjislacionit fiskal shqiptar në IDH, duhet studuar në qoftë se korrelimi i shpeshtësisë së ndryshimit fiskal është relativ për investitorë me karakteristika të ndryshme apo jo, duhet kuptuar me vëmëndje në qoftë se investitorët e perceptojnë riskun ndaj ndryshimeve fiskale si destabilitet politik.
1.Korniza specifike dhe e përgjithshme e IHD
1.Kuptimi i IHD
Investimi i huaj direkt është një element kyç në integrimin e ekonomive ndërkombëtare. Ai krijon një lidhje direkte, afatgjatë dhe të qëndrueshme ndërmjet ekonomive të ndryshme.
Në kuptimin më të përtgjithshëm IHD përcaktohet si blerja ose ndërtimi i aktiveve (tokë, fabrikë, makineri, ndërtesa, ndërmarrje) të një vendi nga firma të një vendi tjetër. (Herrman & Lipsey, 2003)
Ndërsa OECD jep një përkufizim më specifik. Sipas saj, IHD reflektojnë synimin e sigurimit të një interesi të qëndrueshëm të një njësie rezidente në një ekonomi, në një njësi rezidente të një ekonomie tjetër. Termi “interes i qëndrueshëm”, nënkupton ekzistencën e një marrdhënie afatgjatë midis investitorit direkt dhe ndërmarrjes, si dhe një ndikimi të konsiderueshëm të investitorit në administrimin e procesit të vendimarrjes në ndërmarrje. Kriteri bazë që përdoret për ndikimin e investitorit në ndërmarrje, është ai i pronesisë me të drejtë votë me 10%. (OECD, 1999)
Sqarimi i rëndësishëm i cili nuk duhet lënë pa u përmendur është fakti që IHD nuk përfshijnë investimin ne tregjet e aksioneve.
Pra, IHD ndryshojnë thelbësisht nga investimet indirekte siç janë flukset e portofolit, ku institucione nga e gjithë bota investojnë në instrumenta të listuar në bursën pëkatëse të një vendi.

2.Faktorët përcaktues të IHD
Për të arritur tek risku i ndryshimeve të shpeshta fiskale, duket hedhur një vështrim se cilët janë faktorët që ndikojnë në IHD, dhe në cfarë kategorie haset variabli ynë i pavarur. Gjatë një rishikimi literature, për zbulimin e faktorëve të rëndësishëm ndikues ne IHD, numri i tyre është i konsiderueshëm.
Disa nga faktorët janë variabla të përfshirë në hipoteza të ngritura për IDH, kurse pjesa tjetër sugjerohen sepse llogjikisht kanë kuptim.
Shumica e këtyre variablave shfaqen në klasifikimin e (UNCTAD, 1998)të faktorëve që ndikojnë në IDH .
1.Madhësia e tregut
2.Hapja.
3.Kostot e punës dhe produktiviteti
4.Infrastruktura
5.Rritja
6.Risku politik
7. Tatimet dhe taksat
Evidentimi i këtyre faktorëve na ndihmoi që ta shikojmë riskun të dyzuar mes riskut politik dhe efekteve të tatimeve dhe taxave.
Për të kuptuar ndikimin e riskut politik në IDH, (Edwards, 1990) përdor dy tregues të cilët janë paqëndrueshmëria poltike dhe dhuna politike. Paqëndrueshmëria poltike, e cila mat probabilitetin e ndryshimit të qeverisë, konkludoi të ishte e rëndësishme. Kurse, dhuna politike, e cila mat shpeshtësinë e vrasjeve politike, trazirat e dhunshme dhe grevat e motivuara kryesisht nga politika, u evidentua të ishte e parëndësishme.
Pra, duke qënë se paqëndrueshmëria poltike konkludoi të ishte e rëndësishme, ne duhet të testojmë në qoftë se shpeshtësia e ndryshimeve fiskale perceptohet si paqëndrueshmëri politike apo jo. Në qoftë se po, atëherë do të prisnim që ai të ndikontë në IDH.
Ndërkohë që, disa studime konkludojnë në lidhjen e tatimeve me IDH si lidhje pozitive dhe disa të tjerë si lidhje negative. E rëndësishme është fakti që ato kanë një ndikim të konsiderueshëm në IDH, çka do të thotë që dhe presim që dhe ndryshimi i tyre do të na sjellë ndryshime në IDH (ODI, 1997).Pra nga rishikimi i literaturës ekzistuese për faktorët ndikues në IDH, marrim indikacionet e duhura për hartimin e pyetësorit dhe për të reflektuar më tej në rezultatet e pritura.

3. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri
Shqipëria është një vend interesant për thithjen e IHD-ve në Ballkanin Perëndimor. Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik, pasuritë natyrore tepër të larmishme si dhe fuqia punëtore e re, e bëjnë vendin tonë shumë tëheqës ndaj invesitorëve të vendeve të ndryshme.
Vendet që përfaqësojnë numrin më të madh të investimeve janë: Greqia, Turqia, Hollanda, Kandaja, Austria dhe Gjermania.
Ndërkohë që, sektorët që kanë përthithur më shumë IHD janë: sektori e energjisë (linja Tiranë-Prishtinë apo shtrimi i kabllove nënujore me Italinë), sektori minerar (Kurum Holding), industria e naftës (Bankers Petrolium Ltd), infrastruktura, telekomunikacioni, (operatoret Vodafon dhe AMC), industria e shërbimeve financiare si dhe sektori i bujqësisë;.
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri janë një fenomen i kohëvë të fundit krahasuar kjo më vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, ato kanë patur një ecuri rritëse të qëndrueshme. Në vitin 2007, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin 659 milionë dollarë dhe trendi rritës ka vazhduar edhe në vitin 2008, kur investimet arritën në 974 milionë dollarë, dhe në vitin 2009 me 996 milionë dollarë. Viti më i mirë për investimet e huaja ishtë viti 2010, kur ato arritën plot 1.05 miliardë dollarë, ndërsa viti 2011 do të shënonte një rënie të lehtë në 1.03 miliardë dollarë dhe në fund viti 2012, me një nivel investimesh 957 milionë dollarë.
Figurë 1. Investimet e Huaja Direkte 1992-2013 (Burimi BB) Ndërkohë që në vitin 2013 investimet e huaja direkte në 5 vendet e Ballkanit perëndimor ishin sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 3.7 miliardë dollarë. Rreth një e treta e tyre, ose 1 miliard e 225 milionë dollarë u investuan në ekonominë shqiptare. Sipas OKB, për dy vjet me radhë Shqipëria ka pasur nivelin më të lartë të investimeve nga jashtë në rajon. Por më shumë se rritjen e tyre këtu, kjo është rezultat i rënies së fortë të kapitaleve të huaja në rajon që nga fillimi i krizës.
2.Stimujt tatimorë për tërheqjen e investitorëve
Zakonisht, vendet në zhvillim pjesë e të cilëve është dhe Shqipëria, përdorin stimuj tatimore për të tërhequr investimet të huaja, duke qënë ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit.
Stimujt e taksave, subjekt i këtij kapitulli , mund të përkufizohen si çdo stimul që zvogëlon barrën e taksave të ndërmarrjeve, në mënyrë që të nxisë ata që të investojnë në projekte/sektorë të veçantë. Stimujt e taksave do të përfshijnë, për shembull, normat e reduktuara të taksave mbi fitimet, “pushimet” tatimore, rregullat e kontabilitetit që lejojnë rregulla të ndryshme të amortizimit dhe humbjes së bartur për qëllime tatimore, dhe tarifa të reduktuara për të importuar pajisje, dhe materialet e papërpunuara, ose rritur tarifat për të mbrojtur produktet e brendshme nga importi.
Konstatohet se reduktimet në normat standarde të tatimit mbi fitimin dhe “pushimet” tatimore janë incentivat fiskale më të përdorura gjerësisht. Këto pasohen nga përjashtimet nga detyrimet e importit për pajisjet kapitale, lëndëve të para dhe gjysmë-të gatshme, zhvlerësimi i përshpejtuar kapital, zbritjet specifike të ardhurat bruto për qëllime të të ardhurave tatimore, të investimit dhe riinvestimit, shtesat dhe zbritjet nga kontributet e sigurimeve shoqërore.

Klasifikimi i taksave incentive (stimuluese)
1.Reduktimi i normës së tatimit në të ardhurat e korporatave
Qeveritë mund të ndërrmarrin një normë të ulët të tatimit mbi të ardhurat, kjo në përjashtim me regjimin e përgjithshëm tatimor, me qëllim për të tërhequr investimet e huaja direkte në sektorë specifik ose rajone.
Ndëkohë që përsa i përket rastit të Shqipërisë, në vitin 2008 si pasojë e përdorimit të taksës së shështë, norma e tatimit mbi fitimin u përgjysmua në 10%. Megjithatë, në vitin 2014, u rrit me 5%, por duke mbetur në një nivel të kënaqshëm në raport me vendet e tjera.

2.Mbartjet e humbjeve
Qeveritë qe aplikojnë një normë tatimi në fitim të ulët, zakonisht përdorin dy mekanizma të tjerë për të ulur më tej normën efektive të taksave. Njëri prej mekanizmave është të lejosh investitorët të mbartin humbjet për një numër të caktuar vitesh (zakonisht 3-5 vite) për qëllime të kontabilitetit tatimor.

3.Taksat në “pushime”
Është një formë e stimuluesve e përdorur vendet në zhvillim dhe vendet me ekonomi në tranzicion për të tërhequr IHD. Sipas këtij stimuluesi firmat janë liruar nga pagesa e tatimit mbi fitimin për një periudhë kohore të specifikuar (p.sh. pesë vjet) me tendencë për të inkurajuar investimet.
4.Ndihmat në investime
Shtesat e investimeve janë zbritjet nga të ardhurat e tatueshme në bazë të disa përfitimeve e investimeve të reja (amortizimit). Ata kanë tendencë për të ulur çmimin efektiv të marrjes së kapitalit.

5.Kreditë tatimore të investimit Ky lloj tatimi mund të jetë i sheshtë ose progresiv (rritës). Tatimi i sheshtë është një përqindje fikse e shpenzimeve të investimeve të lindur në një vit në kapital. Në të kundërt, tatimi në rritje është një përqindje fikse e shpenzimeve për investime më të mëdha kualifikuese në një vit (p.sh shpenzimet mesatare të investimit nga ana e tatimpaguesit gjatë tri viteve të mëparshme).

6.Reduktimi i taksës mbi dividentët dhe interesi i paguar jashtë vendit.
Kjo taksa mund të reduktohet në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investime të huaja. Zakonisht këto taksa janë në masën e 10% . Sa më i ulët tatimi i dividentit, aq më i madh stimulimi i taksave. Përsa i pëket rastit të Shqipërisë, qeveria shqiptare përjashton nga taksat mbi dividentët, investimet e huaja

7.Trajtim i privilegjuar të fitimeve kapitale afatgjata
Shumë vende akordojnë trajtim tatimor preferencial për vlerësimin në vlerën e kapitalit (aseteve) të mbajtur nga ndërmarrjet, nëse kapitali është mbajtur për një periudhë të caktuar kohe (zakonisht gjashtë muaj deri një vit).
8.Zbritjet për shpenzimet kualifikuese.
Disa vende lejojnë më shumë se zbritje për qëllime tatimore të shpenzimeve kualifikuese. Për shembull, ata mund të lejojnë zbritje të dyfishtë të shpenzimeve të trajnimit ose shpenzimeve të marketingut.

9.Tarifat zero ose të reduktuara
Qeveritë mund të japin dy lloje stimujsh të tarifave. Së pari, ato mund të reduktojnë ose eleminojnë tarifat për pajisjet kapitale të importuara dhe për pjesët e këmbimit për projektet investuese, cka sjell uljen e kostos së investimit. Së dyti ata mund të rrisin tarifat për produktet e fundit( të prodhuara) të investitorit në mënyrë që të mbrojë tregun vendas nga konkurrenca e importit. Legjislacioni shqiptar përjashton nga TVSH importuesit e makinerive dhe pajisjeve nëse këto makineri dhe pajisje janë përdorur vetëm si pjesë e aktivitetit të tyre të ekonomik.

10.Zbritja në punësim.
Në shumë vende kontributet nga qeveria e mandatuar për sigurimet shoqërore mund të jetë një barrë për ndërmarrjet, sidomos ato të reja. Për të inkurajuar investimet në sektorë të veçantë ose zonat gjeografike, qeveritë mund të ulin kontributet e sigurimeve shoqërore.
Punëdhënësit në territorin e Shqipërisë paguajnë 16,7% sigurime shoqërore dhe shëndetësore, duke u renditur në vendet më normat më të ulta të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në rajon. Bullgaria nga ana tjetër, ofron stimujt për qëllimin e saj social, për punësim të personave me aftësi të kufizuara.

11.Kredi tatimore për vlerën e shtuar
Me qëllim të promovimit, ngritjen e kapaciteteve të brendshme dhe për të dekurajuar eksportin e mallrave të para, qeveritë mund të sigurojnë kredi tatimore apo kompensimin për vlerën shtesë në përpunim ose për përmbajtjen lokale neto të rezultateve (përcaktuar si vlera e shitjeve e pajisjeve kapitale, dhe vlera e materialit të importuar).

12.Reduktime tatimore për të ardhurat në monedhë të huaj
Një nga arsyet pse shumë vende në zhvillim kanë si qëllim të inkurajojnë eksportin për të fituar shumë të nevojshme në valutë të huaj. Jo vetëm në sektorin e përpunimit , por edhe në shumë industri apo në në sektorin e shërbimeve (p.sh. turizëm dhe hotele) janë dhënë reduktime tatimore apo kredi të bazuara në të ardhurat e monedhës të tillë.
Figura 2. Lidhja e stimujve tatimore me IHD në Shqipëri

Duke iu referuar grafikut të mësipërm vërejmë një rritjë të IHD-ve në vitin 1992. Kjo përkon me hapat e para që bëri Shqipëria drejt politikave fiskale. Por, kjo perfomancë pozitive u ndërpre në vitin 1997 si pasojë e destabilitetit të vendit.
Një ndryshim i rëndësishëm në politikat fiskale të Shqipërisë ndodhi në viteti 2005-2007 e cila solli në një rritjë te IHD-ve dhe për tre vitet e ardhshme.

3. Ndikimi i tatimit të fitimit mbi IHD

Ndërmjet të gjithë instrumenteve politike të cilat përdoren për të tërhequr invesitmet, taksat luajnë një rol kyç. Mendimi se IHD reagojnë ndaj tatimit mbi fitimin është gjërësisht i diskutuar në botën akademike dhe atë operative, dhe ky mendimi justifikohet empirikisht dhe teorikisht.
Në fakt përdorimi i tatimit mbi fitimin (corporate income tax) si stimulues për rritjen e IHD, ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Sipas (Fletcher, 2002), tatimi mbi fitimin është i lehtë për t`u administruar dhe të ardhurat që mblidhen janë më transparente. Por, nga ana tjetër përfituesit më të mëdhenj të saj janë firmat me fitime të larta, të cilat do të investonin dhe pa pasur një stimulues të tillë.
Megjithatë, në dekadat e fundit, shumë vende kanë ulur tatimin mbi fitimin, me synimin për të tërhequr IHD. (Loretz, 2008). Studime empirike kanë testuar efektet e këtyre reformave tatimore dhe kanë konkluduar se ekziston një efekt i konsiderueshëm i tatimit mbi fitimin ndaj IHD.
Përsa i përket kahut të kësaj lidhje të rëndësishme ndërmjet tatimit mbi fitimin dhe IHD, (Bénassy-Quéré, Gobalraja , & Trannoy, 2005) zbulojnë një lidhje negative ndërmjet IHD dhe tatimit mbi fitimin në vendet që listohen në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

1. Metodologjia
Qëllimi i këtij seksioni lidhet me evidentimin e mardhëniës ndërmjet tatimit mbi fitimin dhe IHD në Shqipëri si dhe kahut të kësaj marrëdhënie. Sic është shprehur dhe më lart, kemi marrë si variabël të pavarur tatimin mbi fitimin sepse përdoret gjërësisht si stimulus për IHD.
Të dhënat që kemi përdorur në studimin tonë vijnë nga burime dytësore, dhe më konkretisht nga faqja zyrtare e Bankës Botërore dhe e Ministrisë së Financave.
Burimet dytësore janë burime ekzituese, të cilat në rastin konkret të cilat në rastin konkret janë Tatimi mbi Fitimin (variabli i pavarur) nga viti 1992 deri në vitin 2013. Pra, kemi marrë të dhëna për 22 vite dhe të dhënat e marra janë të dhëna vjetore.
Krahas tatimit mbi fitimin, të dhenat për variablin e varur, i cilli përfaqesohet nga fluksët hyrëse të investimeve të huaja, janë siguruar nga faqja zyrtare e Bankës Botërore. Horizoni kohor sigurisht që qëndron po njësoj.
Metoda e përdorur është modelimi ekonometrik i trajtës së regresit linear të thjeshtë. Trajta matematikore e përgjithshme e modelit mund të shkruhet: FDI= α + βCIT +ε
Ku, FDI ( Foreign Direct Investiment) janë flukset hyrëse të investimeve të huaja;
CIT ( Coorporate Income Tax) është tatimi mbi fitimin; α është intercept i FDI, kur të gjitha variablat qëndrojnë zero; β është koeficienti i regresit dhe ε tregon efektet e pamarra në konsideratë në modelin tonë

2. Analiza, interpretime dhe gjetje.
Për të gjykuar mbi rëndësinë e modelit tonë, në duhet të bëjmë testet përkatëse ekonometrike. Dukë qënë se jemi në situatën e një regresi të thjeshtë, atëherë mund të përdorim testin studenti për të gjykuar mbi vlefshmërinë e parametrit tonë, si dhe për vlefshmërinë e të gjithë modelit.
Tabela 1. Rezultatet e përfituara nga Eviews për vlerësimin e modelit linear të thjeshtë.

Në bazë të rezultateve të mësipërme, modeli i përftuar është: log(FDI) = 26.9263481875 - 2.56808360745*log(CIT)
Përdorëm trajtën log-log, sepse na siguronte një paraqitje më të mirë të modelit tonë. Nga modeli i përftuar, konkudojmë së më rritjen prej 1% të normës së tatimit mbi fitimin, kemi një rënië prej afërsisht 2,6% në IHD.
Duke e rikthyer vëmendjen tonë të testi student dhe Fisheri, qartësisht modeli jonë konsiderohet i rëndësishëm, ku marzhi i gabimit i marrë parasysh është ai prej 5 %.
Për të mbështëtur këtë që sapo konkluduam, mund ti referohemi koeficientit të përcaktueshmërisë. Vlera e tij e konsiderueshme prej 81,6 %, tregon se 81,6% e variacionit të Investimeve të Huaja direkte shpjegohet nga norma e Tatimit mbi Fitimin.
Pra, ne morëm në analizë, atë faktor fiskal,që konsiderohet gjerësisht se ndikon në tërheqjen e investitoreve të huaj.
Nëpërmjet përdorimit të analizës ekonometrike, mund të themi që përfundimet e konkluduara nga analiza jonë, mbeshtesin studimet e huaja se tatimi mbi fitimin lidhet negativisht me IHD. Dhe në realitetin shqiptar, ulja e normave të tatimit mbi fitimin, tërhiqte më shume investitorë të huaj.
4. Ndikimi i riskut të ndryshimeve të shpehsta fiskale ne IHD
Në 2010-2013, legjislacioni fiskal i Shqipërisë është ndryshuar rreth 72 herë. Sigurisht që kjo është një statistikë e frikshme për ecurinë e IHD-ve. Mungesa e informacionit, apo marrja me vonesë e tij ka sjellë jo vetëm problemin e mosrespektimit të legjislacionit nga ana e bizneseve, por edhe probleme në marrëdhëniet midis bizneseve dhe punonjësve të administratës tatimore, duke favorizuar mundësitë për mitmarrje dhe korrupsion.
Pra, një panoramë e tillë dëshmon për një paqëndrueshmëri të stabilitetit fiskal. Kjo gjë sigurisht që i çon IHD-të në një tkurrje pasi të huajt priren të hezitojnë përballë një situate të tillë.
Gjithashtu, Dhoma Tregtare Amerikane shpreh shqetësimin për ndryshimet e shpeshta të sistemeve të tatimeve. Presidenti i kësaj Dhome, Mark C. Crawford thotë se është shqetësuese rënia e investimeve të huaja, por shumë investorë të tjerë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri hezitojnë për shkak të ndryshimeve të shpeshta që ndodhin në sistemin e taksave. Ai shprehet se stabiliteti politik është shumë i rëndësishem për planifikimin e investimeve të tyre.
Gjithashtu në një artikull të botuar nga (Memaj & Preci, 2013), jep një pasqyrë të problematikës që sjellin ndryshimet e shpehsta fiskale ne klimën e biznesit.
1.Metodologjia
Ne jemi munduar që analizën e punimit tonë ta shtrijmë edhe në mbledhjen e të dhënave parësore, për të sjellë kështu një trajtë më thelbësore të trajtimit në fjalë, ndryshimet e shpeshta fiskale për bizneset dhe investimet e huaja.
Metodologjia jonë bazohet pikërisht në hartimin e një pyetësori dhe shpërndarjen e tij në disa kompani të huaja të cilat operojnë në Shqipëri. Pyetësori është shpërndarë mbi bazën e aksesit që kemi mundur të sigurojmë në disa prej kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar dhe jo nëpërmjet një përzgjedhje të paracaktuar.
Duke qënë se investitorët vetë janë shumë të veshtirë për tu arritur, si kufizim i metodologjisë sonë është fakti që një pjesë e këtyre pyetësorëve të jenë plotësuar nga menaxherët e kompanive përkatëse dhe jo investitorët e huaj.
2. Analiza, interpretime dhe gjetje.
Gjithësej u plotësuan 31 pyetësorë dhe nga përgjigjet e gjeneruara nëpërmjet tij rezultuan : * Investitorët janë të moshës 30-40 vjec, kryesisht nga Italia dhe kompanitë që ata kanë ngritur në territorin shqiptar janë kompani të mesme dhe të mëdha. Rreth 65% të investimeve në Shqipëri janë bërë në formën e kapitalit aksionar, ndërkohë pjesa tjëtër është ngritur si hua nga kompania mëmë.
Të gjithë investitorët që kanë plotësuar pyetësorin tonë i përkasin sektorit të shërbimeve, ku 53% i zë ai i telekomunikacionit. * Ajo që vihet re është se ndryshimet e shpeshta fiskale perceptohen si destabilitet politik në 100% të rasteve, dhe duke e konsideruar stabilitetin politik si nje faktor të rëndësishëm në 51 % të pyetësorëve. * Përsa i përket lëgjislacionit fiskal në Shqipëri, ai perceptohet si pak i qëndrueshëm dhe të gjithë investitorët e huaj që plotesuan pyetesorin tonë preferonin taksën e sheshtë kundrejt asaj progresive, duke mbeshtetur dhe faktin që 60% te tyre i konsiderojnë normat e ulta të taksave si faktor shumë ndikues në marrjen e vendimit për të investuar. Kjo sepse investitorët në 87% të rasteve, investitorët shprehen se politikat fiskale kanë ndikuar në të ardhurat e gjeneruara prej tyre. * Faktori më pengues në investimet e huaja direkte është ekonomia e vendit dhe pas tij renditet faktori i ndryshimeve të shpeshta fiskale, kjo në fakt e pritshme. * Mjaft interesant rezulton fakti që rreth 90 % e investitorëve të huaj shprehen se aktivitetin e tyre në Shqipëri e shohin në terma Afatmesëm dhe Afatgjatë, duke u bazuar mbi kushtet ekonomike dhe politike aktuale e të ardhshme.
Pasi hodhëm edhe një vështrim mbi të dhënat primare që ne gjeneruam, tashmë mund të shprehemi me një nivel besueshmërie relativisht të lartë, se ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale ndikon në një masë të konsiderueshme në investimet e huaja. Dhe kjo ndodh dhe për invetitorët e mëdhenj dhe për ata të vegjël, pra është faktor që prek të gjithe investitorët pavarësisht karakteristikave të tyre.Kjo sigurisht shpreh në termat e fitimit, pengesave në zgjerim apo edhe deri në falimentim. Megjithatë, në Shqipëri, ndryshimi i politikave fiskale bart një risk edhe më të madh për shkak të informalitetit dhe nivelit të konsiderueshëm të korrupsionit. Përfundime
1.Shqipëria, vitet e fundit ka përthithur një sasi gjithnjë e më shumë investimesh të huaja, duke rezultuar në vitin 2013 e para mes 5 vendeve 2. Faktorët që ndikojnë vendimin në investimin e huaj direkt janë të shumtë, por ky studim merr në konsideratë riskun e ndryshimeve të shpehsta fiskale, duke e parë atë të dyzuar mes destabilitetit politik
3. Duke qënë se IHD-të kanë ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit, qeveritë zbatojnë një sërë stimujsh tatimorë për ti tërhequr ato. Konkrretisht, Shqipëria ka hequr tatimin e dividentëve, i përjashton ata nga TVSH për importin e makinerive dhe pajisjeve, ka normë sigurimesh shendetësore, shoqërore relativisht të ulët si dhe tatimin mbi fitimin.
4. Incentiva më e përdorur tatimore konsiderohet ajo e normës së fitimit dhe për këtë arsye, nëpërmjet një modeli ekonometrik, ne kemi studiuar ndikimin e saj në IHD-të. Kemi konkluduar se tatimi mbi fitimin ndikon në investimet e huaja direkte dhe se marrdhënia e tyre është negative.
5. Në bazë të rezultateve të pyetësorit, risku i ndryshimeve fiskale perceptohej si destabilitet politik dhe konsiderohej si i rëndësishëm në vendimarrjen për investim.
REFERENCA
Banka Botërore . (2012). “Për Investimet në Shqipëri”.
Morisset, J., & Pirnia, N. (2005). Hoë Tax Policy and Incentives Affect Foreign Direct Investment.
Banka e Shqiperise. (2012). "Baza e te dhenave te serive kohore". Tirana.
(http://www.bankofalbania.org/web/Serite_kohore_22_1.php?evn=agregate_detaje&evb=agregate&cregtab_id=689&periudha_id=5
Bénassy-Quéré, A., Gobalraja , N., & Trannoy, A. (2005). Tax Competition and Public Input.
Dragusha, B., & Osmani, E. (2011). Attractiveness of foreign investments in Albania:a focused analysis of factors, constrains and policy assessment.
Fletcher, K. (2002). Tax Incentives in Cambodia, Lao PDR, and Vietnam.
Hansson, Å., & Olofsdotter , K. (2007). Sector specific FDI: The impact of corporate taxes and agglomeration forces. Lund, Seëden.
Herrman, H., & Lipsey, R. (2003). Foreign Direct Investment in the Real and Financial Sector of Industrial Countries. Heidelberg, Germany: Springer-Verlang, Berlin.
IMF. (2004). DEFINITION OF FOREIGN DIRECT INVESTMENT (FDI) TERMS .
“Ligji mbi Investimet e Huaja” nr.7764, datë 02.11.1993
Loretz, S. (2008). Corporate Taxation in the OECD in aWider Context. Oxford Review of Economic, vol 24.
ODI. (1997). "Foreign Direct Investment Flows to Low-Income Countries: A Reviewof the Evidence." .
OECD. (1999). OECD BENCHMARK DEFINITION OF FOREIGN DIRECT INVESTMENT. .
Shala, N. (2013). Tax competition for FDI in Western Balkans.
UNCTAD. (1998). "World Investment Report (WR) 1998: Trends and Determinants." . Neë York, Geneva.
UNCTAD. (2000). Tax Incentives and Foreign Direct Investment. New york, Geneva.
United Nations Albania. (2011). “RAPORTI I INVESTIMEVE TË (http://www.al.undp.org/content/dam/albania/docs/Raporti%20i%20Investimeve%20te%20Huaja%20Direkte%20-%20Shqiperi%202011.pdf) HUAJA DIREKTE” . Tirana.

Internet site : www.financa.gov.al/files/userfiles/Legjislacioni/Update-of-Albanian-fiscal-laës-for-2014.pdf http://respublica.al/node/53933 www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=13365:biznesi-i-shqetesuar-per-ndryshimet-e-shpeshta-fiskale&catid=47:economy&Itemid=107 SHTOJCA
Studim: “Risku i ndryshimeve te shpeshta fiskale në bizneset dhe investimet e huaja”

Ky pyetësor është në funksion të një studimi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Punimi është ndërmarrë nga tre studentë pranë fakultetit, dega Master Shkencor në Financë. Qëllimi i pyetësorit është arritja e rezultateve të nevojshme për vijueshmërinë e studimit.
Të dhënat e marra nga ky pyetësor nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër veç atyre studimore. Respektohet anonimiteti i të gjitha përgjigjeve dhe njësive të adresuara.

| |
1. Mosha
2.Gjinia M F
3. Vendi juaj i origjinës është: Austria Gjermania Hollanda Greqia Italia SHBA Libani Truqia Të tjera (________)

| |
4. Në cfarë viti investuat për herë të parë në Shqipëri?

5.Sa ka qënë shuma që ju keni investuar? __________________

6. Kompania juaj konsiderohet: e madhe e mesme e vogël

7.Cili ka qënë forma e investimit tuaj: Kapital aksionar Fitime të riinvestuara Hua nga kompania mëmë Filiale ekzistuese

8.Në cfarë sektori keni kryer investimin tuaj?

Telekomunikacion Bujqësi Shërbime financiare Industria Energji elektrike dhe gaz Të tjera ( _______________ )

9.-Shuma e të ardhurave/fitimit që keni gjeneruar gjatë i viti?

deri 1.000.000 1.000.000 – 10.000.000 10.000.000-100.0000 më shumë se 100.000.000
10.Cilën takse preferoni më shumë? taksa e sheshtë taksa progresive
11. Për secilin nga elementët e mëposhtëm, bëni një vlerësim se sa i rëndësishëm është ai në vëndimarrjen tuaj për të investuar ose jo në Shqipëri: | shumë i rëndësishëm | i rëndësishëm | mesatarisht i rëndësishëm | Pak i rëndësishem | i parëndësishëm | Madhësia e tregut | | | | | | Kostot e punës dhe produktiviteti | | | | | | Infrastruktura | | | | | | Rritje ekonomike | | | | | | Stabiliteti politik | | | | | | Normat e taksave | | | | | | Ndryshimet e shpeshta fiskal | | | | | | Aftësitë e kapitalit human | | | | | |

12. Kë do të rendisnit të parin si faktorin më pengues në investimin tuaj?

sistemi i tatimor ndryshimet e shpeshta fiskale gjëndja ekonomike e vendit

13. Sa i qëndrueshëm mendoni se është legjislacioni fiskal në Shqipëri?

shumë i qëndrueshëm i qëndrueshëm pak i qëndrueshëm i paqëndrueshëm shumë i paqëndrueshëm
14.Mendoni se ndryshimi i shpeshtë fiskal tregon destabilitet politik? po jo
15. Sa i rëndësishem është destabiliteti politik në marrjen e vendimit për të investuar? Shumë i rëndesishëm I rëndësishëm Pak i rëndësishëm I parëndësishëm 16.Sa kanë ndikuar politikat fiskale në totalin e të ardhurave të gjeneruara? aspak pak mjaftueshëm shumë totalisht
17.Në kushtet ekzistuese të tregut, mendoni të zgjeroni aktivitetin tuaj qoftë edhe në një sektor tjetër? po jo

18. Si e shikoni investimin tuaj në Shqipëri duke u bazuar në kushtet aktuale ekonomike, politike dhe fiskale? afatgjatë afatmesëm afatshkurtër

Në rastin e sygjerimeve të mëtejshme dhe informacionit më të hollësishëm ju lutemi të shpreheni në vijim :

Jepni opinionin tuaj rreth pyetësorit në qoftë se dëshironi. Faleminderit për kohën dhe vëmëndjen !

Similar Documents

Free Essay

Corruption in Albania

...DOKUMENT I BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM STRATEGJIA PËR SHQIPËRINË 11 Dhjetor 2012 Përkthimet e tekstit origjinal janë siguruar nga BERZH vetëm për lehtësi leximi. Ndërsa BERZH është kujdesur në mënyre të veçantë për të siguaruar vërtetësinë e përkthimit , BERZH nuk garanton ose vërteton saktesinë e përkthimit. Risku për përdorimin e tekstit të përkthyer qëndron mbi vetë lexuesin. Në asnjë rrethanë, BERZH, punonjësit e Bankës dhe agjentët nuk janë përgjegjës ndaj lexuesit ose ndaj çdo personi tjetër për çdo pasaktësi, gabim, përjashtim, heqje, defekt dhe/ose çdo ndryshim të permbajtjes së përkthimit, pavaresisht shkakut ose per çdo dëm që rezulton prej tij. Ne rast te çdo mosperputhjeje ose kundershtimi ndërmjet versionit anglisht dhe atij te përkthyer, version anglisht merret për bazë. TRYEZA E LËNDËS PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ................................................................................ 2  1.  PORTOFOLI I BANKËS ..................................................................................... 5  1.1.  Shikim i përgjithshëm mbi veprimtaritë e deritanishme të Bankës .................. 5  1.2.  Zbatimi i strategjisë së mëparshme për Shqipërinë ......................................... 6  1.3.  Efekti në tranzicion i portofolit të Bankës ........................................................ 9  MJEDISI OPERATIV ......................................................................................... 10  2.1  Konteksti politik................

Words: 27713 - Pages: 111