...Abstrakt Globalizimi eshte nje nder diskutimet me serioze që zhvillohet sot në fushat sociale, e jo vetem. Te gjithe veme re se bota është bërë mjaft “e ndërvarur”, si pasojë e zhvillimit të komunikimit dhe lëvizjes, të mundësuara keto nga zhvillimi teknologjik, i cili po kalon pritshmerite e cdokujt. Sot shtetet, njerëzit, shoqëritë, kulturat, subjektet tregtare, etj, janë më pranë njëri-tjetrit se kurrë, por kjo shkakton edhe nje kaos të paimagjinueshëm në këtë “trafik” ku levizin njerëz, para, mallra, ide, modele sjelljesh, etj. Problemi qëndron ne menaxhimin e kesaj situate, dhe pikërisht këtu ndahen globalistët dhe antiglobalistët, ata qe e mbeshtesin globalizimin dhe ata qe jane kunder tij. Per shembull, ne aspektin ekonomik, globalistët dëshirojnë një hapje të ekonomive të vendeve të tjera, me qëllim që tregu botëror të mos ketë norma kufizuese, duke besuar kështu që konkurenca midis firmave në botë të bëjë që të gjithëve t’u ofrohet malli më i mirë dhe me cmimin më të leverdisshëm të mundshëm. Por problemi eshte se kjo ia hap rrugën monopolit, duke qenë se firmat e mëdha janë të pakonkurueshme. Ndërsa antiglobalstët kërkojnë që tregu botëror të mos jetë tërësisht i hapur, por të ketë norma që kufizojnë sundimim e firmave apo ekonomive të fuqishme në vendet më pak të fuqishme, pasi në një liberalizim të tillë të tregut...
Words: 3388 - Pages: 14