Free Essay

Udhezim

In:

Submitted By Senjola
Words 21101
Pages 85
DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

UDHËZIM Nr. 7 datë 16.06.2003 “PËR AKCIZAT”
Në zbatim të Nenit 55 të Ligjit Nr. 8976 “Për Akcizat”, Ministri i Financave, nxjerr këtë: UDHËZIM PJESA I – DISPOZITA TË PËRGJITSHME 1. Zbatimi 1.1 Ky Udhëzim zbatohet për mallrat që tatohen me akcizë në Republikën e Shqipërisë dhe ndaj çdo personi që prodhon dhe/ose tregton mallra akcize si dhe për troje, ndërtesa apo ambjente të tjera ku mbahen apo prodhohen mallra akcize, sipas përcaktimeve në Nenin 2 të Ligjit Nr. 8976 “Per Akcizat” (që në vijim do t’i referohemi shkurt “Ligji”). 1.2 Ky Udhëzim hyn në fuqi me 1 Korrik 2003. Megjithatë, në rrethanat kur një personi objekt i këtij Udhëzimi i kërkohet të bëjë ndryshime materiale në magazinën e miratuar tatimore dhe në rast se personi në fjalë do të prodhojë ose tregtojë mallra akcize përpara 1 Korrikut, çdo ndryshim i tillë duhet të kryhet deri më 1 Shtator 2003. 1.3 Formularët dhe shënimet e paraqitura në Shtojcat bashkangjitur këtij Udhëzimi janë pjesë e Udhëzimit dhe kanë fuqi të njejtë ligjore. 1.4 Prodhimi i mallrave të akcizës perfshin: a) prodhimin e mallrave të akcizës nga lendë të para që nuk janë subjekt akcize; dhe, b) përpunimin dhe/ose amballazhimin e mallrave të akcizës që rezulton në një rritje apo ulje të vëllimit apo peshës së mallrave të akcizës, pavarësisht nëse akciza mbi mallrat e akcizës ka qenë paguar ose jo përpara përpunimit apo amballazhimit PJESA II – AUTORIZIMI DHE MIRATIMI 2. Autorizimi për tatimpaguesit e akcizës 2.1 Kërkesa për marrjen e autorizimit për trajtimin e mallrave të akcizës (nga një “tatimpagues i autorizuar i akcizës”), sipas Nenit 4 dhe Nenit 7 të Ligjit duhet të paraqitet dorazi nga personi që kërkon autorizimin (“aplikanti”), të paktën 30 ditë përpara datës së parashikuar për fillimin e veprimtarisë tregtare, ose, nëse personi është aktualisht tatimpagues akcize, jo më vonë se data 1 Korrik 2003, duke përdorur formularin në Shtojcën 1. Formulari duhet të dorëzohet në Degën e Tatimeve të rrethit ku është vendndodhja kryesore e biznesit të aplikantit. 2.2 Çdo aplikant duhet të jetë i rregullt dhe i besueshëm gjë që nënkupton se nuk duhet të ketë detyrime të pashlyera që rezultojnë në tatime të papaguara ndaj administratës tatimore, shuma të papaguara ndaj ndonjë organi tjetër shtetëror, kontribute sigurimesh shoqërore apo taksa lokale të papaguara, duhet të mos ketë vuajtuar ndonjë lloj dënimi penal pesë vitet e fundit, duhet të ketë një adresë tregtare në Republikën e Shqipërisë, duhet të
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

1

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

sigurojë garancitë e kërkuara sipas Pjesës III të këtij Udhëzimi dhe të jetë i aftë të zbatojë kërkesat e ligjit në lidhje me akcizën. 2.3 Administrata Tatimore mund të refuzojë dhënien e Autorizimit nëse aplikanti konsiderohet person jo i rregullt sipas paragrafit 2.2 më lart. 2.4 Autorizimi i akcizës i lëshohet personit që e kërkon atë njëherë me fillimin e veprimtarisë tregtare dhe është i vlefshëm deri në mbylljen e kësaj veprimtarie, me të paraqitur kërkesën për mbyllje. 2.5 Në rastet kur aplikanti nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit dhe të këtij udhëzimi, organi tatimor mund t’i revokojë formularin e autorizimit të akcizës së lëshuar si “tatimpagues akcize i autorizuar”. 2.6 Emërtimi “nën investigim” në paragrafin 2.6 më lart, përfshin rrethanat kur informacioni i kërkuar nga organi tatimor për të vendosur nëse aplikanti është apo jo person i rregullt dhe i besueshëm, nuk është konfirmuar. 2.7 Autorizimi i parashikuar nga ky Udhëzim dhe dispozitat e Nenit 4 të Ligjit, mund të lëshohet edhe pa marrë miratimin për një magazinë tatimore. Megjithatë, mungesa e miratimit për magazinë tatimore, nënkupton që personit të autorizuar nuk i lejohet të mbajë mallra akcize të çfarëdo lloji nën regjimin e pezullimit tatimor. 2.8 Një person, i cili nuk është një përfaqesues tatimor dhe bën kërkesë për marrjen e autorizimit sipas këtij udhëzimi, pa bërë kërkesë për miratimin e magazinës tatimore, duhet të paraqesë informacionin e mëposhtëm, duke deklaruar sipas rastit, që informacioni është i përkohshëm dhe duke konfirmuar që informacioni përfundimtar do të jepet i saktë në momentin e kërkesës për miratim të magazinës tatimore: (1) procesin e prodhimit që do të kryhet; dhe (2) normativat e lëndëve të para që përdoren për prodhimin e mallrave të gatshme të akcizës; (3) humbjet në prodhim ose ruajtje gjatë ecurisë së zakonshme të biznesit. 2.9 Në autorizimin e akcizës që i jepet përfaqsuesit tatimor i cili do të furnizojë me pulla prodhuesin jashtë vendit do të përcaktohet se si do të bëhet ngjitja e pullave në njësinë e amballazhimit. 2.10 Çdo kërkesë duhet t’i bashkangjitet një mandat-pagese që vërteton pagesën e shumës së parimbursueshme prej 10,000 Lek. 2.11 Importuesit e maltos që nuk janë të autorizuar si tatimpagues akcize subjekte të prodhimit të birrës, duhet të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë autorizim për importimin e maltos për qëllime tregtie. Autorizimi lëshohet nda Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe jepet për një periudhë 1-vjeçare me të drejtë përsëritje. Çdo subjekt që do të bëjë kërkesë për Autorizim si Importues i maltos për qëllime tregtie, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: a. Të ketë më shumë se 3 vjet i regjistruar në Organet Tatimore si person i tatueshëm i TVSH-së. b. Të jetë duke vazhduar veprimtarinë e vet ekonomike c. Të mos ketë detyrime tatimore të pashlyera; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për çdo autorizim të lëshuar për tatimpaguesit si importues të maltos. Importuesi i Autorizuar, për çdo rast të importimit të maltos, duhet të depozitojë si garanci përpara zhdoganimit, në një llogari bankare, 120 lekë për
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

2

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

kg. Malto të importuar, e cila do t’í kthehet brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së dokumentacionit të shitjes së maltos tek tatimpaguesit e autorizuar si prodhues birre. Në rastet kur një tregtari të autorizuar për importimin e maltos i gjenden sasi të maltos të padokumentuara ose vërtetohen shitje tek persona të paautorizuar si prodhues birre, për këto sasi ai detyrohet të paguajë 120 lekë për malto tatim, plus një gjobë në masën 100% të detyrimit dhe i hiqet e drejta e ushtrimit të këtij aktiviteti duke i tërhequr autorizimin si importues birre. Organi tatimor ka të drejtë të mbajë këto shuma nga garancia e derdhur. Nëse personi nuk ka garanci ose ajo nuk është e mjaftueshme për përballimin e shumave të mësipërme, tatimpaguesi paguan shumën totale ose pjesën që nuk mbulohet nga garancia, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit nga organi tatimor. Në të kundërt organi tatimor zbaton procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve në përputhje me Ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. *** 2.13. Importuesit e rrushit për përpunim industrial, që nuk janë të autorizuar si tatimpagues akcize subjekte të prodhimit të verës dhe të pijeve alkoolike, do të paraqesin në degën e doganës ku do të kryejnë zhdoganimin e dokumentacionit të mëposhtëm: a) Çertifikatën e regjistrimit të personit të tatueshëm (NIPTI-n). b) Autorizimin e lëshuar nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës për prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike, i cili vërteton se sasia e rrushit të imporuar është për llogari të tij, së bashku me kopjen e certifikatës së regjistrimit të personit të tatueshëm (NIPTI-n) të tatimpaguesit të autorizuar të akcizës për prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike. Degët e doganave nuk do të lejojnë zhdoganimin e sasisë së rrushit për përpunimin industrial, kur subjekti që importon nuk paraqet (një kopje e dokumentave të mësipërme do të bashkangjiten në praktikën doganore) dokumentacionin e sipërpërmenduar. 3. Kërkesa për miratimin e magazinës tatimore 3.1 Një tatimpagues akcize i autorizuar që dëshiron të prodhojë mallra akcize (përveç atyre personave që klasifikohen brenda përkufizimit të Nenit 4 (7) të Ligjit) ose të mbajë mallra nën regjimin e pezullimit tatimor (përveçse kur mbahen në një magazinë të miratuar si Magazinë Doganore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave) duhet ta bëjë këtë vetëm në një magazinë të miratuar tatimore. 3.2 Kërkesa për miratimin e një magazine tatimore duhet të paraqitet duke përdorur formularin në Shtojcën 2 të këtij Udhëzimi dhe bashkë me të gjithë informacionin plotësues që kërkon formulari, duhet të dorëzohen në Degën e Tatimeve që mbulon magazinën tatimore të propozuar, të paktën 30 ditë përpara se aplikanti të fillojë veprimtarinë tregtare (ose përpara 1 Korrikut 2003 nëse është tatimpagues ekzistues akcize). 3.3 Çdo kërkese duhet t’i bashkangjitet një mandat-pagese që vërteton pagesën e shumës së parimbursueshme prej 10.000 Lek. 3.4 Aplikanti nuk duhet: • të blejë ose marrë me qera tokë posaçërisht për ndërtimin e një magazine tatimore; • të blejë një ndërtesë me qëllimin e vetëm të përdorimit të saj si magazinë tatimore; • të fillojë ndonjë punë ndërtimore apo strukturore; ose • të ndërmarrë veprime të tjera,
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

3

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

duke marrë të mirëqënë miratimin e magazinës tatimore. 3.5 Miratimi i magazinës tatimore i lëshohet personit që e kërkon atë, njëherë me fillimin e veprimtarisë tregtare dhe është i vlefshëm deri në mbylljen e kësaj veprimtarie, me të paraqitur kërkesën për mbyllje. 3.6 Si pjesë e procesit të shqyrtimit për miratimin e një magazine tatimore, punonjësi i degës tatimore përgjegjëse për kërkesën e magazinës tatimore, do të vizitojë ambjentin dhe do të kryej një inspektim të përgjithshëm. Punonjësi do të ketë me vetë formularin e kërkesës dhe hollësitë e planit të propozuar për magazinën tatimore. Ai duhet të verifikojë nëse informacioni i paraqitur në kërkesë është i saktë. Punonjësi duhet të verifikojë q: • ekziston garancia financiare për sigurimin e akcizës mbi mallrat e akcizës të magazinuara në magazinën tatimore; • plani i paraqitur pasqyron me saktësi planimetrinë e magazinës tatimore të propozuar; • lëndët e para ruhen në një ambjent të veçantë brenda magazinës, që është i ruajtur dhe mund të kyçet dhe asnjë lëndë e parë nuk mund të hyjë apo dalë nga ambjentet e magazinimit pa u regjistruar dhe evidentuar siç duhet; • ambjentet për magazinimin e mallrave të mbajtura nën regjimin e pezullimit tatimor janë të përcaktuara qartë dhe të ndara nga ambjentet ku mbahen mallrat e tatueshme dhe asnjë mall, qoftë i pezulluar apo i tatueshëm, nuk mund të hyjë ose të dalë nga magazina pa u regjistruar dhe evidentuar ashtu siç duhet; • aplikanti duhet të kuptojë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat për mbajtjen e regjistrimeve. Në rastet kur regjistrimet mbahen në kompjuter, sistemi i informatizuar duhet të jetë në gjendje të riprodhojë të dhënat e kërkuara dhe të nxjerrë raporte periodike sipas këtyre udhëzimeve; • Depozitat që do të përdoren në magazinën tatimore të propozuar duhet të kenë të shënuar qartë një numër identifikimi dhe vëllimin e tyre; • testimi i të gjitha paisjeve matëse është bërë në mënyrën e duhur; • të kontrollohet mënyra e ngjitjes së pullave të akcizës për të siguruar zbatimin e këtij Udhëzimi dhe veçanërisht duhet të miratohen materialet që do të përdoren për ngjitjen e pullave të akcizës; • të gjitha hapësirat ku magazinohen mallrat e akcizës, të ambalazhuara ose jo, të jenë të sigurta dhe të mbahen të kyçura. Në rrethanat kur informacioni i dhënë nuk është i saktë, kërkesa ose plani duhet ndryshuar duke shpjeguar shkaqet e këtij gabimi. 3.7 Miratimi për magazinë tatimore nuk do të jepet nëse aplikanti nuk paraqet një garanci për magazinë tatimore të miratuar nga një institucion financiar i miratuar, në përputhje me dispozitat e parashikuara në pikën 10 më poshtë. 3.8 Për miratimin e një magazine tatimore duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme: a. mallrat e ambalazhuara të akcizës duhet të magazinohen në hapësira që mundësojnë lehtësisht dallimin dhe numërimin e tyre; b. çdo mall akcize duhet të jetë lehtësisht i identifikueshëm me anë të caktimit të një numri reference të stokut (mallit gjendje) dhe datës së prodhimit; c. mallrat e akcizës për eksport duhet të dallohen lehtë dhe të jenë të gatshme për inspektim;
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

4

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

d. të mbahen regjistra të veçantë në zbatim të dispozitave të Ligjit dhe të ketij Udhezimi; e. magazina tatimore duhet të ruhet dhe të ketë një sistem sigurimi në mënyrë që të minimizohet rreziku i vjedhjes së mallrave të akcizës. Sistemi i sigurimit duhet të sigurojë që të gjitha hyrjet të mbyllen dhe të kyçen mirë dhe atje ku ka dritare të vihen hekura. Çdo person që mban çelës dhe që hap dhe mbyll dritare dhe dyer, duhet të jetë i autorizuar nga Dega e Tatimeve që mbulon magazinën tatimore dhe emrat e çelësmbajtësve të autorizuar duhet të renditen në dokumentin e miratimit të magazinës tatimore. f. të gjitha paisjet që përdoren për prodhimin, matjen apo magazinimin e lëndëve të para, produkteve të ndërmjetme apo produkteve të gatshme të akcizës, duhet të kontrollohen, numërohen apo plumbosen. 3.9 Organi tatimor mund t’i revokojë formularin e miratimit të magazinës tatimore aplikantit, kur magazina tatimore nuk përmbush ndonjë nga kushtet e përcaktuara në paragrafin 3.8 me sipër ose kur aplikanti ka kërkuar miratimin për një operacion që nuk lejohet nga dispozitat e ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë“, apo të udhëzimit në zbatim të tij. 3.10.Vendimi për miratimin e kërkesës për autorizimin e magazinës tatimore do të jepet nga administrata tatimore brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, përveçse në rastet kur të dhënat e aplikimit apo aplikantit janë duke u investiguar. 3.11 Përkufizimi “nën investigim” në paragrafin 3.10 më lart, përfshin ato raste kur organi tatimor nuk është i kënaqur me ndonjë aspekt të kërkesës për magazinë tatimore, përfshirë edhe masat e sigurisë dhe metodat që do të përdoren në magazinën tatimore të propozuar për të matur sasinë e mallrave të prodhuara të akcizës në magazinën e propozuar tatimore. 3.12 Autorizimi i lëshuar sipas këtij udhëzimi do të mbahet gjatë gjithë kohës në magazinën tatimore për të cilën lëshohet dhe duhet t’i paraqitet punonjësit tatimor sipas kërkesës në raste inspektimi. 3.13 Organet tatimore mund t’ia transferojne miratimin e magazinës tatimore një personi tjetër, nëse ky person është një tatimpagues i autorizuar akcize sipas Nenit 4 të Ligjit, me një kërkesë të shkruar dhe pas vërtetimit të pagesës së një tarife administrative prej 5,000 Lek. 4. Revokimi (heqja) e autorizimit si tatimpagues akcize ose e miratimit për magazinë tatimore 4.1 Revokimi (heqja) e autorizimit të tatimpaguesit të akcizës, në kuptimin e Nenit 9(3) të Ligjit, mund të bëhet në rastet kur: • tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, për çdo magazinë tatimore të administruar prej tij, nuk ka paguar në kohë akcizën mbi 4 herë brenda një periudhe12-mujore në të cilën është paralajmëruar me shkrim nga organet tatimore; • tatimpaguesit i është bërë rivlerësim për tatim të papaguar të akcizës më tepër se 3 herë brenda një periudhe 12-mujore ose ka marrë një paralajmërim me shkrim për heqje të autorizimit gjatë asaj periudhe 12mujore; • tatimpaguesi ka reklamuar në mënyrë të qëllimshme një vlerë akcize që nuk i takon;
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

5

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

• tatimpaguesi ka penguar një punonjës tatimor për ushtrimin e detyrës; • tatimpaguesi ka kryer veprime që e klasifikojnë atë si person të parregullt dhe të pabesueshëm. 4.2 Arsye për revokimin e autorizimit të tatimpaguesit të akcizës, shprehur në Nenin 9(3) të Ligjit, do të konsiderohen ato raste kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk ka siguruar nivelin e kërkuar të garancisë financiare; nuk ka mbajtur ose azhornuar të dhënat e duhura edhe pasi është paralajmëruar me shkrim nga punonjësi i tatimeve; ka vazhduar të kryejë operacione të paautorizuara ose ka përdorur paisje të paautorizuara; apo kur i është revokuar garancia financiare nga garantuesi i autorizuar dhe nuk e ka zëvendësuar atë. 4.3 Organi tatimor duhet të njoftojë tatimpaguesin e autorizuar të akcizës dhe/ose operatorin (administratorin) e një magazine të miratuar tatimore për qellimin e revokimit të autorizimit/miratimit të lëshuar sipas Nenit 4 dhe/ose 5 të Ligjit, duke e informuar atë për datën në të cilën autorizimi/miratimi do të shfuqizohet. Data e shfuqizimit duhet caktuar jo më herët se 90 ditë nga data e njoftimi të revokimit, me perjashtim të rastit kur revokimi bëhet për arsye të tërheqjes së garancisë së kërkuar nga garantuesi, rast në të cilin, data e revokimit për miratimin e magazinës tatimore (dhe jo autorizimit), do të jetë data kur skadon garancia. 4.4 Nëse pas datës së skadimit të miratimit për magazinë tatimore, ka ende ndonjë sasi mallrash për të cilat nuk është paguar akcizë: a. akciza për këto mallra duhet të paguhet menjëherë; ose b. organi tatimor mund të bëjë kërkesë kundrejt një garancie financiare ekzistuese për ato mallra; ose c. mbeshtetur ne dispozitat e Nenit 41 te Ligjit, organi tatimor mund të sekuestrojë këto mallra. PJESA III – GARANCITE FINANCIARE 5. Detyrimi për garancinë 5.1 Në rrethanat kur organi tatimor kërkon një garanci për magazinën tatimore si kusht për lëshimin e miratimit të magazinës tatimore sipas Nenit 5(3) te Ligjit, duhet të zbatohen dispozitat e këtij Udhëzimi. 5.2 Kryetari i degës se tatimeve mund të miratojë kërkesën e një tatimpaguesi të autorizuar akcize lidhur me një garanci të pjesshme për magazinën tatimore për: a. magazinat e reja tatimore të miratuara pas 1 Korrikut 2003, kur këto magazina tatimore janë miratuar si të tilla në më shumë se dy vite pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi; b. magazinat tatimore në të cilat prodhoheshin mallra akcize që përpara hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi, gjatë shqyrtimit të kërkesës për garanci të pjesshme për magazinën tatimore do të merret parasysh periudha e kohës gjatë të cilës magazina tatimore ka operuar në mënyrë të rregullt; c. tatimpaguesit e autorizuar të akcizës që kanë plotësuar kushtet e miratimit përkatës për magazinën tatimore; d. tatimpaguesit e autorizuar të akcizës që kanë paguar shumën e duhur të akcizës në kohën e duhur gjatë gjithë periudhës që mbulon miratimi;
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

6

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

e. rastet kur shuma e tatimit të akcizës së papaguar mbi mallrat e akcizës të magazinuara në një magazinë tatimore, në çdo kohë nuk i kalon 2.000,000 Lekë. 5.3 Nivelet e garancisë së pjesshme për magazinë tatimore shpjegohen në pikën 10 me poshtë. 6. “Garantuesi i miratuar” 6.1 Vetëm institucionet financiare të miratuara nga Drejtori i Pergjithshëm i Tatimeve mund të veprojnë si garantues. Çdo institucion financiar që kërkon miratim si garantues i miratuar, duhet të bëjë një kërkesë pranë organit tatimor duke përdorur formularin e paraqitur në Shtojcën 3, të dorëzojë dokumetet që kërkohen në shënimet e formularit dhe të paraqesë një listë të nënshkruesve të autorizuar zyrtarisht me shkrim nga institucioni financiar, e cila do të mbetet në fuqi derisa të amendohet zyrtarisht me shkrim nga Institucioni Financiar. 6.2 Për qëllim të këtij Udhëzimi, “Garantuesi i Miratuar” është një institucion financiar i autorizuar që merr përsipër t’i paguaj administratës tatimore një shumë të barabartë me akcizën për t’u paguar apo një shumë tjetër për t’u arkëtuar si akcizë e pagueshme por e papaguar mbi mallrat e akcizës që mbulohen nga kushtet e Garancisë, siç përcaktohet më poshtë në paragrafin 8.1 të këtij Udhëzimi, në rastin kur një tatimpagues i autorizuar akcize nuk arrin të paguajë tatimin e duhur apo çdo shumë tjetër për t’u arkëtuar si tatim për t’u paguar mbi mallrat e akcizës të mbuluara nga kushtet e Garancisë. 7. Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës është përgjegjës për përgatitjen e garancisë 7.1 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës përgjegjës për pagimin e akcizës është përgjegjës për përgatitjen e një Garancie të miratuar me Garantuesin e miratuar. 7.2 Detyrimi i tatimpaguesit të autorizuar të akcizës nuk kufizohet në shumën që mbulon garancia. Organi tatimor mund të bëjë vlerësim tatimor për tatimpaguesin e autorizuar të akcizës për të gjithë tatimin e pashlyer të akcizës që rezulton nga parregullsitë në magazinën tatimore ose gjatë çdo lëvizjeje për të cilat tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ka siguruar një garanci. 8. Garancitë 8.1 Termi “Garanci e Miratuar” ka të njëjtin kuptim si ajo që është dhënë në Nenin 2 të Ligjit dhe është një marrëveshje ndërmjet garantuesit të miratuar, tatimpaguesit të autorizuar të akcizës dhe organit tatimor, ku garantuesi i miratuar është institucioni financiar që duhet të veprojë në përputhje me dispozitat e paragrafit 6.1 më lart. 8.2 Garancia duhet mbajtur në magazinën tatimore përkatëse dhe duhet t’i paraqitet punonjësit tatimor sa herë që kërkohet. 8.3 Në rrethanat kur mbahet një garanci për vendndodhje të ndryshme, një kopje e garancisë duhet të mbahet në secilën nga magazinat tatimore përkatëse. 9. Kërkesa për garancinë 9.1 Për marrjen e garancisë së miratuar për magazinën tatimore, duhet të bëhet një kërkesë pranë Degës së Tatimeve duke përdorur formularin në Shtojcën 4.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

7

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

9.2 Kërkesat do të pranohen për: a. një garanci për magazinë tatimore; ose b. një garanci për lëvizjen e mallrave të akcizës; ose c. një garanci të përbashkët për magazinën tatimore dhe lëvizjen; ose d. një garanci për magazina tatimore në vendndodhje të ndryshme, me kusht që operatori [administratori] i magazinës tatimore të jetë i njëjti person për të gjitha magazinat tatimore. 9.3 Garantuesi duhet të dorëzojë formularin e kerkesës pranë degës tatimore që mbikqyr magazinën tatimore të cilës i referohet garancia ose degës tatimore që mbulon vendin kryesor të biznesit në rastin e garancive për vendndodhje të ndryshme. 9.4 Dega e Tatimeve nuk do të lëshojë një miratim për magazinë tatimore po të mos ketë një garanci të vlefshme për magazinën tatimore dhe të miratuar nga Dega e Tatimeve. 9.5 Leja për lëvizjen e mallrave në regjimin e pezullimit tatimor nuk do të jepet po të mos ketë një garanci të vlefshme për lëvizjen dhe të miratuar nga dega tatimore. 9.6 Në rastet kur kërkohet një garanci për magazinë tatimore dhe një garanci lëvizjeje, mund të pranohet një garanci e vetme, e përbashkët, me kusht që shuma e garancisë të jetë e mjaftueshme për të përmbushur detyrimet sipas pikës 10 më poshtë dhe detyrimet të jenë të ndara qartë ndërmjet detyrimit të akcizës në magazinën tatimore dhe detyrimit mbi lëvizjet në regjimin e pezullimit tatimor. 9.7 Në rrethanat kur kërkohet një garanci për vendndodhje të ndryshme, ku me garanci për vendndodhje të ndryshme nënkuptojmë një garanci që mbulon detyrimet e më shumë se një magazinë tatimore që administrohet dhe zotërohet nga i njejti person, mund të pranohet një kërkesë e vetme me kusht që, në formularin e kërkesës të përfshihen të dhënat që lidhen me të gjitha detyrimet e akcizës për çdo magazinë tatimore të subjektit që bën kërkesën. 9.8 Nëse kërkesa për garanci pranohet, dega e tatimeve përgjegjëse për magazinën dhe vendin kryesor të biznesit të tatimpaguesit të autorizuar të akcizës, sipas rastit do t’i dërgojë një letër pranimi garantuesit dhe tatimpaguesit të autorizuar të akcizës duke ruajtur kërkesën në dosjet e degës tatimore. 10. Nivelet e garancisë

10.1 Niveli i garancisë që kërkohet për magazinën tatimore do të llogaritet në lidhje me vlerën potenciale të akcizës mbi gjendjen e stokut në fund të muajit, si më poshtë: a. më pak se 2 000 000 lekë – nuk kërkohet asnjë garanci; b. më e vogël ose e barabartë me 100 milion lek – 100% e detyrimit tatimor; c. më e madhe se 100 milion lekë por jo mbi 250 milion lekë - 100% e detyrimit deri në 100 milion lekë plus 25% e detyrimit të mbetur; d. mbi 250 milion lekë - 100% e detyrimit deri në 100 milion lekë plus 25% të detyrimit deri në 250 milion lekë plus 10% e detyrimit të mbetur. 10.2 Në rrethanat kur një tatimpagues i autorizuar i akcizës bën kërkesë për një garanci të pjesshme për magazinën tatimore sipas pikës 5.2 të Udhezimit me lart, niveli i garancisë së pjesshme do të llogaritet si më poshtë:
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

8

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

për 2 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 75% të niveleve të specifikuara në paragrafin 10.1 më lart; b. për 5 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 50% të niveleve të specifikuara më lart në paragrafin 10.1; c. për 7 vite përmbushje të rregullt të detyrimeve tatimore - 25% të niveleve të specifikuara më lart në paragrafin 10.1. 10.3 Niveli i kërkuar i garancisë së lëvizjes, do të llogaritet duke ju referuar shumës mesatare të akcizës së pezulluar në levizjet e një jave, e llogaritur kjo duke ju referuar të gjitha lëvizjeve në 12 muajt e mëparshëm nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës. 10.4 Në rrethanat kur subjektet e akcizës nuk kanë zhvilluar biznes për një periudhë 12 mujore, garancia do të llogaritet mbi nivelin e akcizës se parashikuar paraprakisht të lëvizjeve të pezulluara gjatë lëvizjeve mesatare të një javë. 10.5 Përveç dispozitave në 10.3 më lart, administrata tatimore mund t’i kërkojë një subjekti akcize që të sigurojë një garanci që do të mbulojë shumën maksimale të akcizës së pezulluar për një lëvizje të vetme. Kjo dispozitë do të zbatohet kur: a. operatori i magazinës tatimore nuk ka lëvizur më parë mallra nën regjimin e pezullimit tatimor; b. operatori i magazinës tatimore ka vonuar pagesën e tatimit të akcizës më shumë se një herë gjatë dy viteve të fundit; c. operatori i magazinës tatimore ka marrë më shumë se dy vlerësime sipas Nenit 14 të Ligjit gjatë 12 muajve. 10.6 Organi tatimor do të monitorojë nivelin e garancisë në lidhje me lëvizjet nën regjimin e pezullimit tatimor dhe mallin gjendje të çdo personi që ka një garanci dhe do të kërkojë një rritje në nivelin e garancisë financiare të kërkuar, në rastet kur detyrimi i akcizës rritet me një vlerë të konsiderueshme. Monitorimi nënkupton krahasimin e të dhënave që mbahen nga tatimpaguesi i akcizës në lidhje me stokun e mbajtur dhe të lëvizur nga magazina tatimore, sipas garancive ekzistuese. 10.7 Në rrethanat kur niveli i mallit gjendje dhe/ose lëvizjet e mallrave të akcizës të një tatimpaguesi të autorizuar të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor kanë rënë ose janë rritur, ai person mund të bëjë një kërkesë pranë degës së tatimeve në rreth për zvogëlimin ose rritjen e nivelit të garancisë duke dorëzuar një kërkesë të re sipas formularit në Shtojcën 4. 10.8 Shuma e akcizës së garantuar me çfarëdo lloj garancie në fuqi nuk prek kompetencat e organit tatimor sipas Nenit 14 të Ligjit për të vlerësuar një shumë akcize që e tejkalon shumën e garantuar. Tërheqja e një garancie 11. 11.1 Garancia do të mbetet në fuqi derisa të njoftohet si e tërhequr nga garantuesi, ose derisa garancia të skadojë sipas datës së caktuar nga Garantuesi në formularin e garancisë. Megjithatë, organi tatimor duhet të njoftohet 30 ditë përpara për tërheqjen e garancisë nga garantuesi dhe garancia do të mbetet në fuqi derisa të përfundojë ky afat, përveçse në rastet kur garancia është zëvendësuar nga një garanci e re nga i njëjti garantues. 11.2 Kur një garanci tërhiqet apo skadon dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk e zëvendëson garancinë, organi tatimor do të revokojë miratimin përkatës të magazinës tatimore dhe akciza mbi mallrat e akcizës në magazinë duhet të paguhet menjëherë dhe asnjë mall akcize nuk mund të nxirret nga magazina nën regjimin e pezullimit tatimor, përveçse në rastet kur levizja e
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

a.

9

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

mallrave mund te perfundohet perpara terheqjes apo skadimit te garancise ose kur mbulohet nga nje garanci individuale levizjeje. 11.3 Garancia nuk mund të tërhiqet sa kohë që vazhdon lëvizja e kategorive të ndryshme të mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor, derisa detyrimi tatimor mbi ato mallra të sigurohet nga një garanci tjetër apo të paguhet plotësisht, ose të garantohet sipas kërkesave të organit tatimor. 12. Kërkesat kundrejt garancive 12.1 Detyrimet tatimore të papaguara do t’i njoftohen garantuesit kryesor me anë të lëshimit të një vleresimi sipas Nenit 14 të Ligjit që ka të bëjë me tatimpaguesin e autorizuar të akcizës në magazinën tatimore të miratuar ku lindi detyrimi tatimor, ose nga e cila ngarkesa është larguar nën regjimin e pezullimit tatimor duke mos u evidentuar. 12.2 Organi tatimor do te beje kerkese kundrejt nje garancie vetem nese personi i autorizuar nuk ka paguar nje vleresim te leshuar sipas Nenit 14 te Ligjit, dhe pasi eshte bere kerkesa kundrejt garancise, administrata tatimore do t’i kerkoje garantuesit qe te beje pagesen. 12.3 Organi tatimor do te bejë një kërkese kundrejt garancise, duke i leshuar nje leter-kerkese garantuesit per shumen e vleresuar të akcizës së papaguar nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës, sipas pikes 12.1, duke kerkuar pagesen e akcizes së papaguar deri në nivelin qe mbulohet nga garancia ne fuqi. Kerkesa nuk i nenshtrohet procesit të apelimit dhe shuma e kërkuar duhet të paguhet brenda pesë diteve pune. Çdo shume e vleresuar sipas pikes 12.1 por e papaguar nga garantuesi do te mbetet borxh i pashlyer nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës. PJESA IV – LEVIZJA E MALLRAVE TE AKCIZES 13. Lëvizja e mallrave të akcizës nga magazina tatimore nën regjimin e pezullimit tatimor 13.1 Dispozitat e kësaj pike duhen ko-ordinuar me dispozitat e pikave 55 deri 58 më poshtë. 13.2 Përpara se ngarkesat e mallrave të akcizës të lënë magazinën tatimore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet të njoftojë dy ditë më përpara degën e tatimeve sipas fomularit në Shtojcën 5. 13.3 Të gjitha lëvizjet e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor ndërmjet magazinave tatimore të miratuara në Republikën e Shqipërisë ose nga një magazinë e miratuar për eksport, duhet të shoqërohen nga dokumenti i lëvizjes në Shtojcën 6. Të gjitha rubrikat përkatëse të formularit duhet të plotësohen dhe të verifikohen nga dega tatimore përpara se mallrat të lëvizen. 13.4 Levizjet e mallrave te akcizes nen regjimin e pezullimit tatimor mund te kryhen vetem pasi dega e tatimeve te kete kontrolluar mallrat qe do te levizin, me perjashtim te rasteve kur dega e tatimeve te kete autorizuar me shkrim tatimpaguesin e autorizuar te akcizes, pergjegjes per pagesen e akcizes mbi
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

10

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

mallrat e akcizes ne ngarkese, per te levizuar mallrat pa i kontrolluar ato. Leshimi i nje leje te tille behet vetem ne rrethanat kur nuk eshte e mundur qe punonjesi te jete i pranishem ne daten e parashikuar te nisjes, me kusht qe, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes t’i permbahet detyrimit te njoftimit sipas paragrafit 13.2 me lart dhe ne te njejten kohe shuma e akcizes per ngarkesen te jete me pak se 300,000 Lek. 13.5 Automjeti apo konteineri me te cilin do te transportohen mallrat e akcizes, duhet te jete i tipit te miratuar si dhe duhet te plotesohen kushtet e plumbosjes sipas Udhezimit 16. 13.6 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizes ploteson ne magazinen tatimore dokumentin e levizjes ne tre kopje dhe ia dorezon punonjesit te deges së tatimeve. Punonjesi do të verifikoje ngarkesen kundrejt regjistrave te magazines dhe dokumentit te levizjes, e nese mbetet i kenaqur, do te nenshkruaje te tre kopjet, duke mbajtur kopjen e trete e duke i kthyer kopjen e pare dhe kopjen e dyte tatimpaguesit te akcizes. Nëpërmjet nenëshkrimit, punonjesi verteton sasine e mallrave te akcizes dhe numrin e perdorur te vulave. 13.7 Tatimpaguesi i akcizes duhet të dergoje kopjet 1 dhe 2 te dokumentit te levizjes së bashku me ngarkesen e mallrave te akcizes ne magazinen pritese ose vendin e eksportit sipas rastit dhe t’ia paraqese dokumentin punonjesit te deges së tatimeve ne magazinen tatimore pritese ose në Dogane, sipas rastit. 13.8 Dega e tatimeve qe mbulon magazinen ose doganen pritese duhet te firmose te dyja kopjet e dokumentit te levizjes duke deklaruar qe vulat jane te paprekura ose te pahapura. Nëse ngarkesa kontrollohet, sasite dhe lloji i mallrave te akcizes të verifikuara, duhet të shënohen ne dokumentin e levizjes. Kopjo e parë mbahet nga dega e tatimeve per magazinën ose doganën pritese sipas rastit. Kopjo e dyte duhet t’i kthehet magazines së nisjes. 13.9 Doganat duhet te kontrollojnë nese vula e te gjitha ngarkesave te mberritura per eksport eshte prekur, fallsifikuar apo ka humbur. 14. Marrja në dorëzim e mallrave nen regjimin e pezullimit tatimor ne magazinen tatimore 14.1 Nje magazine tatimore mund te pranoje vetem kategorite e meposhtme te mallrave te akcizes nen regjim pezullimi tatimor: a. mallra akcize qe jane prodhuar apo ambalazhuar ne Republiken e Shqiperise dhe dergohen apo livrohen nga një magazinë tjetër tatimore; b. ngarkesat tregtare te mallrave qe jane prodhuar apo ambalazhuar ne Republiken e Shqiperise dhe dergohen apo livrohen nga një magazinë tjetër tatimore; c. ngarkesat tregtare te mallrave te akcizes qe jane importuar dhe që plotësojnë dispozitat e pikës 15 të Udhëzimit. 14.2 Per rastet e levizjes se parashikuar në paragrafët 14.1(a) dhe (b) me lart, duhet te zbatohet proçedura e percaktuar ne paragrafët 14.3 deri 14.7, ndersa per rastet e levizjeve në paragrafin 14.1 (c) duhet te zbatohet proçedura e përcaktuar ne pikën 15.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

11

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

14.3 Të paktën 2 dite përpara marrjes së mallrave të akcizës, tatimpaguesi i akcizes pergjegjes per magazinen tatimore pritese, i paraqet inspektorit të degës së tatimeve që gjendet ne magazinën tatimore te dy kopjet e dokumentit te levizjes. 14.4 Në ditën e mbërritjes se mallit, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës në magazinën tatimore pritëse, duhet te informojë degën e tatimeve, pergjegjese per kontrollin e magazinës tatimore pritese, per kohën e parashikuar të mbërritjes së ngarkesës. Njoftimi mund të behet gojarisht. 14.5 Në mbërritjen e ngarkesës nën pezullim tatimor, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës për magazinën pritese, duhet te paraqese ne degën e tatimeve te dyja kopjet e dokumentit te levizjes. Dokumentet duhet te perpunohen nga dega e tatimeve sipas paragrafëve 13.6 dhe 13.8 me lart. 14.6 Asnjë ngarkesë e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor nuk mund të shkarkohet pa praninë e punonjësit te degës së tatimeve, i cili duhet te verifikoje mberritjen e mallrave ne magazinen tatimore, me perjashtim te rasteve kur dega e tatimeve i ka dhënë leje me shkrim tatimpaguesit te autorizuar për shkarkimin e mallit pa praninë e punonjësit të degës së tatimeve. 14.7 Një leje e tillë mund të leshohet ne rastet kur punonjesi i deges së tatimeve nuk mund te jete i pranishem ne daten e mbërritjes së mallit, dhe kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizës të ketë permbushur detyrimin e njoftimit per levizjen dhe ne te njejten kohe shuma e akcizes te jete me e vogel se 300,000 Lek. 15. Marrja ne dorëzim e ngarkesave të importuara të mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor 15.1 Kur nje ngarkese e mallrave te akcizes duhet te importohet dhe te vendoset ne nje magazine tatimore te autorizuar, duhet te ndiqet proçedura e meposhtme. 15.2 Te pakten 2 dite perpara dates se parashikuar per mberritjen e mallrave te akcizes ne magazinen e miratuar tatimore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes duhet te njoftoje degën e tatimeve për mberritjen e mallit me ane te Formularit ne Shtojcen 5. 15.3 Me marrjen e njoftimit per mbrritjen e mallrave, organi tatimor e pajis tatimpaguesin me formularin e shtojces 6 (dokumenti i akcizes qe shoqeron e mallit). Ky formular plotesohet nga tatimpaguesi ne tre kopje ne baze te dokumentacionit te importit qe shoqeron mallin dhe dorezohet prane autoriteteve doganore se bashku me deklaraten doganore te importit (DAV) dhe me te gjitha dokumentat e tjera te importit qe shoqerojne mallin. 15.4 Formulari i levizjes se mallit (Shtojca 6) i dorezuar ne organin doganor duhet te permbaje numurin e tij te identifikimit si dhe nenshkrimin dhe vulen e organit tatimor. 15.5 Organi doganor me marrjen e te gjithe praktikes doganore te parashikuar ne piken 15.3 me lart, procedon me kontrollin dokumentar te deklarates doganore dhe te Shtojces 6, duke verifikuar perputhshmerine ose
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

12

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

jo te deklarimit te bere nga tatimpaguesi me dokumentat shoqeruese te mallit. 15.6 Pas kryerjes se procedures se zhdoganimit organi doganor pasqyron ne Shtojcen 6 rezultatet e kontrollitdhe vendos ne te njekohesisht edhe referencat e DAV te importit ne kutine 2. Kopja e trete e dokumentit te levizjes (Shtojca 6), i bashkengjitet praktikes doganore, ndersa dy kopjet e tjera shoqerojne mallin. 15.7 Tatimpaguesi paguan detyrimin doganor, TVSH-ne, taksen e rruges dhe sipas rastit edhe taksat e tjera, por nuk paguan akcize. 15.8 Ne kutine 47 te deklarates doganore, ne nje rresht te vecante do te perllogaritet vlera e akcizes dhe perkrah saj do te vendoset shenimi “pezullim tatimor”, ndersa ne kutine 44 te deklarates doganore do te vendoset numuri i identifikimit te tatimpaguesit dhe data e dokumentit te levizjes (Shtojca 6). 15.9 Dogana firmos dokumentin e levizjes me zbulimet e kontrollit sebashku me të dhënat e vulave të përdorura dhe mban kopjen e tretë të dokumentit të lëvizjes. a. Kur dokumenti mberrin ne piken doganore te importit dhe vula e ngarkeses eshte e paprekur, punonjesi doganor nenshkruan formularin e levizjes se mallrave ku edhe deklaron se ne momentin e mberritjes se ngarkeses ne dogane, vula ishte e paprekur dhe se nuk ishin kryer kontrolle doganore mbi ngarkesën. b. Nese vërehet se vula është thyer apo falsifikuar, ose kur dogana kërkon të ushtrojë nje kontroll fizik te ngarkeses, punonjesi doganor duhet te kontrolloje sasine e mallrave te akcizes brenda ngarkeses dhe te firmose formularin e levizjes duke shenuar sasine e mallrave te akcizes brenda ne ngarkese. c. Ne rastet kur per qellimet e kryerjes se nje kontrolli sipas kodit Doganor vula thyhet nga Doganat, ose kur vula e derguesit eshte thyer apo prekur, punonjesi i administratës doganore duhet te riplumbosë ngarkesën me nje vule doganore ose te mbikqyre vendosjen e nje vule nga shoqeria spedicionere, dhe te nenshkruaje formularin e levizjes duke shenuar sasine e gjetur te mallrave te akcizes dhe numrin e ri te vulës. 15.10 Pasi mallrat te jene zhdoganuar ne doganen e hyrjes, tatimpaguesi i akcizes ose nje agjent qe vepron ne emer te tij njofton verbalisht degen tatimore perkatese per kohen e parashikuar te mberritjes se ngarkeses se mallrave te akcizes ne magazinen tatimore te destinacionit dhe deklaron nese ngarkesa ka vulen e derguesit ose nese eshte kryer nje kontroll doganor mbi mallrat dhe, prej ketu mallrat duhet te dergohen drejtperdrejte ne magazinen tatimore duke ndjekur rrugen me te shkurter te shoqeruar nga kopja e pare dhe e dyte e dokumentit te levizjes. 15.11 Nëse në momentin e mberritjes se ngarkeses punonjesi i deges së tatimeve nuk është i pranishem në magazinen tatimore pritese, duhet njoftuar menjehere dega e tatimeve per mberritjen e mallit.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

13

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

15.12 Punonjesi i deges së tatimeve duhet te kontrolloje sasine e mberritur te mallrave te akcizes kundrejt sasise se mallrave te akcizes ne dokumentin qe shoqeron levizjen nga vendi i importit dhe te firmose ne dy kopje gjetjet e rezultuara nga ekzaminimi. Kopja e pare duhet te mbahet nga punonjesi dhe te vendoset ne dosjen e tatimpaguesit, dhe kopja e dyte i kthehet doganes ne piken e importit. 15.13 Ne rastet kur sasia e mberritur e mallrave te akcizes eshte me e vogel sesa sasia ne dokumentin e levizjes, duhet te zbatohen dispozitat e pikes 24 të këtij Udhëzimi. 15.14 Asnjë ngarkesë e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor nuk mund të shkarkohet pa praninë e punonjesit te deges së tatimeve, i cili duhet te verifikoje mberritjen e mallrave ne magazinen tatimore, perveçse ne rastet kur dega e tatimeve i ka dhënë leje me shkrim tatimpaguesit te autorizuar te akcizes per shkarkimin e mallit pa praninë e punonjesit të degës së tatimeve. 15.15 Dega e tatimeve mund të lëshojë një leje të tillë vetem ne rastet kur nuk ka asnje punonjes te pranishem ne daten e mberritjes se mallit, dhe kur tatimpaguesi i autorizuar i akcizes ka zbatuar procedurën e kryerjes se njoftimit dhe shuma e akcizes per t’u paguar nuk i tejkalon 300,000 Lek, por leja nuk jepet nese organet doganore nuk kane ushtruar kontroll mbi ngarkesen. 15.16 Kur shkarkimi eshte autorizuar te kryhet pa pranine e punonjesit tatimor, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes duhet te marrë masa per ruajtjen e vules doganore apo tregtare pas heqjes dhe numri i vules te jetë shenuar në dokumentin e levizjes. Sasia e mallrave te akcizes duhet te regjistrohet ne regjistrat e magazines dhe ne formularin e levizjes dhe nese rezulton ndonje mosperputhje ndermjet sasise ne formularin e levizjes dhe ne sasine faktike te mberritur duhet te njoftohet menjehere, ose ne rastin me te pare te volitshem, dega e tatimeve. 15.17 Importet e mallrave të akcizës nga përfaqesitë diplomatike te akredituara ne Shqiperi, ose organizatat nderkombetare qe kanë nje marreveshje te ratifikuar ne Kuvend per perjashtim nga akciza, duhet te kryhen dhe te kontrollohen sipas procedurave te percaktuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. 15.18 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përcakton mënyrat e administrimit të akcizës së pijeve alkoolike mbi bazën e përqindjes së alkolit sipas ndarjes në pjesën me kod 22 08 të tabelës së mallrave të tatueshme me akcizë në Ligjin 8976 datë 12.12.2002 “Për akcizat” PJESA V - MIRATIMI I KONTEINEREVE (DEPOZITAVE), AUTOMJETEVE DHE VULAVE QE PERDOREN PER LEVIZJEN E MALLRAVE TE AKCIZES 16.1 Levizjet e mallrave te akcizes nen regjimin e pezullimit tatimor mund te kryhen vetem ne konteinere dhe automjete, dyert dhe pjeset e te cilave qe çojne tek mallrat e akcizes te jene te plumbosura ne menyre te tille qe kur
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

14

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

dera apo pjese te tjera te konteinerit dhe automjetit te happen, prishja (thyerja) e vulës të jetë e pashmangshme; dhe numri i vulës të jetë shenuar në dokumentin e lëvizjes (sipas Shtojcës 6). 16.2 Për qëllimet e ketij Udhezimi me “konteiner” nenkuptojme çdo lloj depozite [tanker, rifuxho] që perdoret per te transportuar ngarkesat tregtare te mallrave te akcizës, me përberje metalike dhe kur te gjitha hyrjet e konteinerit te mallrave e akcizes duhet te plumbosen. 16.3 Për qellimin e ketij Udhezimi nje “automjet” nënkupton çdo mjet te motorizuar transporti qe mund te plumboset. Nje automjet nuk mund te perdoret per transportimin e mallrave te akcizës kur anët e automjetit perbehen nga pelhure apo material tjeter i butë, ose kur mallrat nuk jane te mbuluara. 16.4 Per qellimet e ketij udhezimi, me “vule” nenkuptohet nje paisje treguese qe duhet te shkaterrohet kur hapet kontenieri apo automjeti në të cilin është instaluar, ne menyre qe te mos mund të përdoret përsëri. 16.5 Në rastet kur gjatë verifikimit nga punonjesi tatimor vihet re që vula nuk është konform specifikimit te kerkuar atehere: a. b. 16.6 duhet paguar akciza per ngarkesen; ose Levizja e ngarkeses nuk duhet te lejohet derisa te vihen vulat e duhura. Çdo perdorues i vulave duhet te zbatoje kushtet e meposhtme:

a. vulat duhet te kenë një shenje të përhershme unike identifikimi, te kene numer serial dhe te perdoren sipas radhës; b. te gjitha vulat dhe pajisjet për vulosje duhen te mbahen te kyçura dhe çelesi duhet te mbahet nga personi pergjegjes i tatimpaguesit te akcizes; c. duhet mbajtur nje regjister i perhershem i stoqeve qe te tregoje marrjen e mallit, numrat seriale, perdorimin dhe shkaterrimin e vulave, i cili duhet t’i paraqitet punonjesit perkatës të degës së tatimeve me kerkesen e ketij te fundit; d. e gjithë gjendja e vulave duhet të inspektohet rregullisht dhe të rakordohet; e. të gjitha vulat me difekt dhe vulat e hequra pas perdorimit duhet te inspektohen nga nje punonjes i organit tatimor perpara shkaterrimit te tyre qe behet në mënyrën e miratuar; shenjat e numrave te vulave duhet te tregohen qarte ne dokumentet qe f. shoqerojne mallrat e akcizes dhe te verifikohen perpara levizjes se tyre sipas pikes 13.4 me lart; g. vulat mund të vihen ose të hiqen nga personeli i magazinës tatimore që është autorizuar nga administrata tatimore. Person i autorizuar eshte ai qe permendet në miratimin e magazines tatimore që ka kompetencen e duhur per perdorimin e vulave.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

15

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

PJESA VI - REGJISTRIMET 17. Regjistrimet e magazines tatimore 17.1 Çdo person i autorizuar sipas Nenit 4 te Ligjit, në çdo magazine të miratuar tatimore, sipas biznesit te akcizës qe kryen, duhet te mbajë regjistrimet e meposhtme ne menyren e pershkruar ne paragrafët 17.2 dhe 17.4 me poshtë: • regjistri i të gjithë lendeve të para të marra, siç specifikohet ne miratimin per magazinën tatimore, sipas formularit te percaktuar ne Shtojcen 7; • regjistri i prodhimit duke përdorur një faqe të vacantë për çdo cikël prodhimi, në formën dhe mënyrën e përcaktuar ne Shtojcen 8. Çdo cikli prodhimi i caktohet një numër brenda një serie vijuese vjetore. • regjistri i materialit ambalazhues gjendje dhe shperndarjes se tij, ne formën dhe mënyrën e përcaktuar në Shtojcen 9; • regjistri i daljes nga magazina tatimore te mallrave te tatueshme, sipas Shtojces 10; • regjistri i daljes nga magazina tatimore te mallrave ne regjim pezullimi, sipas Shtojcen 11; • regjistri i mbetjeve, në formen dhe menyren e percaktuar ne Shtojcen 12; • llogaritë vjetore; • dokumentat bankare; • regjistrat e arkës dhe regjistra të tjerë kontabiliteti; • dokumentet e importit dhe eksportit; • librat e shitjeve dhe blerjeve; • faturat e blerjes dhe shitjeve; dhe • korrespondenca e të gjitha bizneseve. 17.2 Operatorët e magazinave tatimore të miratuara vetëm për magazinim dhe shperndarje nuk janë të detyruar të mbajnë regjistrat ne lidhje me prodhimin e mallrave te akcizës. 17.3 Në rastet kur lloji i biznesit të akcizës nuk kërkon mbajtjen e te gjithe regjistrave të renditura në paragrafin 17.1 me lart, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes, ne marreveshje me shkrim me degen e tatimeve mund te perdore regjistra te ndryshem te cilat i paraqet sebashku me kerkesen me shkrim. Kerkesa per te mbajtur regjistra te ndryshem duhet te provoje qe me ane te tyre realizohet skema e kontrollit dhe paraqitja e plote te informacionit. 17.4 Kur regjistrat mbahen ne mënyrë te informatizuar ato duhet te paraqesin te njejtat te dhena ashtu si dhe regjistrat e përcaktuar në paragrafin 17.1 me lart. 18. Regjistrimet e perfaqesuesit tatimor 18.1 Personi i autorizuar si përfaqesues tatimor sipas Nenit 7 te ligjit, duhet te mbaje te gjitha te dhenat ne lidhje me ngarkesat e mallrave te akcizes per te cilat eshte i detyruar te paguaje tatimin e akcizës, pefshire ketu:
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

16

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

a. b. c. d. e. dh. h.

llogaritë vjetore; dokumentat bankare; regjistrat e arkës dhe të dhëna të tjera kontabiliteti; dokumente importi dhe eksporti; librat e blerjes dhe shitjes; faturat e blerjes dhe shitjes; dhe të gjithë korrespondencën e biznesit.

18.2 Perveç kësaj, perfaqesuesi tatimor duhet të mbaje te dhena per çdo tatimpagues që përfaqson, ku të një permbledhje e te gjithe shumes se akcizes së pagueshme per çdo periudhe tatimore (muaj kalendarik). 18.3 Perfaqesuesi tatimor nuk mund të mbajë asnjë mall akcize ne kuadrin e regjimit të pezullimit tatimor. 19. Deklarata e mallit gjendje [stokut] 19.1 Përveç regjistrimeve të renditura në pikën 17 me lart, për çdo muaj kalendarik, duhet të përgatitet një deklaratë e stokut që përmban informacionin e duhur e cila duhet te jetë në formën dhe mënyrën e përcaktuar në Shtojcën 14 dhe duhet të dorëzohet degën e tatimeve qe mbulon magazinen tatimore me të cilën ka lidhje deklarata e stokut, në ditën e 15 të muajit që vijon pas atij të cilit i referohet deklarata. PJESA VII – KONTROLLET NDAJ MAGAZINIMIT TE MALLRAVE NE NJE MAGAZINE TATIMORE 20. Magazinimi dhe regjistrimi i lendeve të para 20.1 Lendët e para duhet të mbahen në një vendndodhje të vacantë për magazinim brenda magazinës tatimore, në planimetrinë e dorëzuar si pjese e miratimit të magazinës tatimore, në menyrë qe të mund te identifikohen lehtë. 20.2 Çdo mbërritje lendësh të para në magazinën tatimore dhe shperndarjet e lendeve të para nga ambjenti i ruajtjes së lendeve te para brenda magazinës, duhet të maten dhe të regjistrohen në regjistra, siç është përcaktuar në pikën 17 dhe në Shtojcën 7. 21. Magazinimi dhe regjistrimi i mallrave të akcizës që janë nën pezullim tatimor 21.1 Mallrat e akcizës që i janë nënështruar regjimit të pezullimit tatimor mund të mbahen vetem ne nje magazine tatimore te miratuar, ne hapesira te veçanta, te percaktuara qartë brenda planimetrisë se paraqitur si pjesë e miratimit të magazinës tatimore. 21.2 Për mallrat e ambalazhuara të akcizes, çdo kuti ose palete duhet te kete permasa standarte sipas permasave te veçanta te paketes, shishes apo konteinerit.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

17

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

21.3 Kur vera dhe pijet alkoolike, përpara se te ambalazhohen per t’u shitur me pakicë, vendosen ne nje konteiner me vellim me te madh se 5 litra, ne konteiner duhet shenuar numri i serisë së te prodhimit te mallrave te akcizes, dhe data e magazinimit, përveç shenjave dhe numrave qe identifikojne konteinerin sipas kushteve te percaktuara ne miratimin e magazines tatimore. 21.4 Mallrat e akcizes qe normalisht kerkojne pulla akcize por jane per eksport duhet te mbahen ne nje ambjent veçmas nga ambjenti ku mbahen mallrat e akcizes qe kane pulla akcize, ne perputhje me planin e dorezuar si pjese e miratimit te magazines tatimore. 22. Magazinimi në magazinën tatimore i mallrave për te cilat paguhet akcize 22.1 Mallrat për të cilat paguhet akcizë (perfshi mallrat e akcizes me pulle) mund te mbahen vetem ne nje magazine tatimore të miratuar, ne hapesira te percaktuara veçanërisht per to, veçmas nga mallrat qe jane nen regjimin e pezullimit tatimor, dhe që janë përcaktuar qartë brenda planit të paraqitur në formularin e kërkesës. Tatimpaguesi duhet të kete ne dispozicion dokumentet qe vertetojne pagesen e akcizes të cilat përfshijnë: • regjistrat që tregojnë se kur është paguar tatimi dhe është bërë shpërndarja e mallrave për të cilat është paguar akciza (kur mallrat janë prodhuar nga një operator i autorizuar i magazinës tatimore në të cilën mbahen ); dhe • dokumenti i livrimit, fatura tatimore dhe/apo dokumentin bankar ne lidhje me pagesen e akcizes, ne rrethanat kur mallrat per te cilat akciza eshte paguar nuk janë prodhuar nga operatori i magazines tatimore. PJESA VIII - HUMBJET 23. Detyrimi i pagesës së akcizës 23.1 Akciza e pagueshme mbi mallrat e akcizës nuk duhet të paguhet kur ka humbje, siç percaktohet ne Nenin 13 te Ligjit, nëse kjo humbje llogaritet dhe shpjegohet sipas dispozitave të këtij udhëzimi. 24. Humbjet e mallrave të akcizës në tranzit 24.1 Për ngarkesat e mallrave të akcizës nën pezullim tatimor, qofshin këto ngarkesa tregtare apo të tjera, të cilat udhëtojnë nga pika e importit per në magazinën tatimore në Shqipëri ose nga një magazinë tatimore tek nje tjeter brenda Shqiperise, dhe që janë nën pronësinë dhe administrimin e të njejtit person, kur këto ngarkesa janë me të vogla se ato qe paraqiten në dokumentin e lëvizjes në momentin e dorëzimit, atëhere duhet nisur menjeherë një investigim. 24.2 Investigimi duhet të përfshijë stafin që punon në magazinën tatimore pritëse, stafin që punon në vendin e nisjes dhe personin përgjegjës për
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

18

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

transportimin e mallit. Në rastet kur sasia e marrë është më e vogël se ajo e deklaruar në dokumentin e lëvizjes, investigimi duhet të përcaktojë nëse humbja ka ndodhur për shkak të ndonjë aksidenti. 24.3 Për të mundësuar arritjen në një përfundim nga ana e degës së tatimeve lidhur me pagesën apo jo të akcizës mbi humbjen, duhet të përgatitet një raport me shkrim mbi rrethanat e humbjes. 24.4 Pavarësisht nga pika 23 me lart, në rastet kur një ngarkesë e mallrave te akcizës nuk rivuloset [riplumboset] në doganë, importuesi i mallrave të akcizës është përgjegjës për akcizën mbi të gjitha humbjet e përcaktuara në Nenin 13 të Ligjit. Dega tatimore perkatese vlereson akcizen mbi sasine e mallrave qe kane lidhje me humbjen. 25. Humbjet ne prodhim dhe magazinim 25.1 Humbjet e zakonshme në procesin e prodhimit (diferenca midis produkteve perfundimtare me akcizë që janë prodhuar dhe sasisë maksimale teorike të produkteve përfundimtare me akcize qe mund te prodhohen nga lendet e para te perdorura ne proces), në ambalazhim (demtimet dhe humbjet) dhe magazinim (te tilla si avullimi i alkoolit), nuk tatohen me akcize. Për shifrat e prodhimit faktik, të humbjes ne prodhim dhe magazinim duhet te biet dakord dhe këto të pëfshihen në miratimin dhe autorizimin përkatës që i jepet personit për magazinën tatimore. Megjithatë, në asnjë rrethanë humbja e miratuar nuk duhet të tejkalojë: • për alkolin dhe pijet alkolike, 2% të vëllimit që është parashikuar të prodhohet nga sasia e lendeve të para që perdoren në prodhim, dhe 2% për ambalazhimin që përfshin sasinë e lëngut të derdhur të mallrave të akcizës në procesin e ambalazhimit, ambalazhime te demtuara apo të mbushura me pak, ose të avulluara; • për pijet joalkolike që përfshihen në kodin NC 20 09 dhe 22 02 humbja maksimale eshte 2% e vëllimit që ishte parashikuar të prodhohej nga sasia e lendëve të para të përdorura në prodhim; • për cigaret, humbja maksimale është 2% e sasisë së cigareve që ishte parashikuar të prodhoheshin nga sasia e lëndeve të para të përdorura ne prodhim; dhe • për karburantin, humbja maksimale eshte 2% e vellimit qe ishte parashikuar te prodhohej nga sasia e lendeve te para te perdorura ne prodhim dhe jo me shumë se 1% e humbjeve në magazinim kur vellimi përcaktohet sipas pikës 59 më poshtë. 25.2 Pavarësisht nga nivelet maksimale të renditura më lart në paragrafin 25.1, kur shkaku i humbjes nuk mund të shpjegohet, për të gjitha humbjet e pashpjeguara paguhet akcizë. 25.3 Humbjet e pazakonta (çdo humbje e ndodhur papritur, siç janë plaçkitjet në magazinë, derdhjet, demtimet nga keqfunksionimi i makinerisë etj) do t’i nenshtrohen një vleresimi. Megjithatë, nëse humbja është e shpjegueshme mund të mos paguhet akcizë, por kjo humbje duhet te
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

19

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

evidentohet dhe te mos jetë e vazhdueshme. Çdo person që ka marrë një vlerësim që rezulton nga humbja, mund të paraqesë një shpjegim me shkrim si pjesë e procesit të apelimit. Shpjegimi duhet të paraqesë evidencë që po merren te gjitha hapat e arsyeshëm, që: te siguroje gjatë ngarkimit, transportimit dhe shkarkimit mallrat e a. akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor; b. të masë me saktesi sasitë e dala dhe të marra; dhe c. të sigurojë mbledhjen dhe dhenien e të gjithë informacionit përkatës ne lidhje me ndonje incident, aksident apo gabim qe demton mallrat e akcizës. Shpjegimi që paraqet si shkak një humbje aksidentale nuk pranohet pa fakte te mjaftueshme vërtetuese.

25.4 Në rrethanat kur identifikohet nje humbje e pazakonte dhe tatimpaguesi i akcizes do te kerkojë mospagimin e akcizes per humbjen, duhet qe te behet nje shenim ne regjistrin e ciklit të prodhimit dhe regjistrin e mbetjeve në Shtojcen 12, si dhe të raportohet humbja e pazakontë në Shtojcën 13. Tatimpaguesit i duhet gjithashtu që, menjeherë pasi të jetë identifikuar humbja, të kontaktoje degën tatimore perkatese deri ne fund te dites pasardhese te punës. 25.5 Raporti i humbjeve të pazakonta duhet të përfshijë datën dhe kohen kur është identifikuar humbja, datën dhe kohën kur është njoftuar punonjësi i deges tatimore, nje shpjegim te plote te shkakut te kesaj humbjeje, sasine e vleresuar te mallrave apo lendeve te para qe kane humbur dhe masat qe jane marre per mosperseritjen e saj. 26. Pagesa e tatimit për humbjet 26.1 Vleresimi i akcizës per humbjet i lëshohet personit që është përgjegjes për mallin e akcizës në kohën kur ka ndodhur humbja. Personi të cilit i eshte bere vleresimi mund te apeloje dhe te siguroje fakte qe humbja ndodhi per një arsye te ligjshme ose kur humbja ka ndodhur ne momentin qe mallrat nuk kane qenë në zoterim të personit. 26.2 Nje arsye e drejte, eshte kur humbja ndodh per shkaqe të natyrshme brenda proceseve operative apo demtimeve gjate procesit te ambalazhimit ne shishe ose per shkak te një aksidenti duke e bërë të pamundur konsumin e mallrave. 26.3 Të gjitha sasitë e humbura te mallrave te akcizes per shkak te tejmbushjes së vazhdueshme te tatohen me akcize. 26.4 “Humbjet” e mallrave te akcizes per shkak te vjedhjes apo plaçkitjes nuk konsiderohen si humbje te pranuara. Kur nje mall akcize nen regjimin e pezullimit tatimor vidhet, personi i autorizuar qe ka qene ne zoterim te mallit, duhet te paguaje akcizen mbi sasine e mallrave te vjedhura.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

20

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

27. Mostrat 27.1 Marrja e mostrave është e lejuar. Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund te marrë sasi te prodhimit dhe mostra si referencë për t’i analizuar, por jo per konsum, dhe në këtë rast sasia e prodhimit të marrë si mostër përjashtohet nga akciza. 27.2 Të përjashtuara nga akciza janë vetëm mostrat që nuk konsumohen nga njerëzit. Të gjitha mostrat e tjera, siç janë mostrat tregtare që përdoren për qëllime tregtare apo promocionale, ose per prove jane te tatueshme me akcize. 27.3 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizes mund te marrë dhe te heqe mostra nga nje proces prodhimi, proces ambalazhimi ne shishe apo magazinimi pa paguar tatim per: • • • kontrollet e cilesisë; qëllime reference; dhe kërkime shkencore apo testim.

27.4 Një regjistër i veçantë i njohur si “Regjistri i Mostrave” duhet te mbahet sipas formës dhe mënyrës në Shtojcën 15 më poshtë. 27.5 Të gjitha mostrat që janë të përjashtuara nga tatimet duhet të klasifikohen me detaje që mund të rakordohen me regjistrin e mostrave. Madhesia e çdo mostre duhet te jetë minimumi i asaj që nevojitet për perdorimin e vecantë. 27.6 Pasi të jene marre mostrat, ato duhet të kthehen në mallin gjendje ose të shkatërrohen sipas procesit të përshkruar më poshtë në pikën 28. 28. Shkatërrimi i mallrave të akcizës që janë nën regjimin e pezullimit tatimor 28.1Personi që mban mallrat e akcizës në magazinën e tij tatimore dhe që dëshiron t’i shkatërrojë ato, duhet të njoftojë punonjësin e degës tatimore ne rreth për çdo lloj shkaterrimi brenda magazinës tatimore pesë ditë pune me perpara (perjashtuar te shtunat, te dielat apo ditet e festave zyrtare) sipas njoftimit të formularit te shkaterrimit te mallrave te akcizes ne Shtojcen 16. 28.2Organi tatimor mund të japë leje për shkaterrimin e mallrave të akcizes për te cilat akciza nuk është paguar nese mallrat: • • • • janë të dëmtuara; rezultojnë më shumë pas operacioneve; rezultojnë mbetje; apo janë në kushte të patregtueshme.

28.3Nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës nuk mund të bëhet shkaterrimi pa marrë fletën e “Miratimit”. Ogani tatimor do te ktheje pranimin pese ditë pune nga marrja e tij.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

21

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

PJESA IX – PROCESET E PERJASHTUARA DHE TE MIRATUARA 29. Proceset e miratuara nën regjimin e rimbursimit te akcizës 29.1Proceset e miratuara të percaktuara në Nenin 19(2)(a) janë: a.prodhimi i produkteve të pranuara mjekesore te miratuara nga organi tatimor dhe që i nenshtrohen procedurave te pikës 30 më poshtë; b.prodhimi i uthullës që i nenshtrohet procedurave ne pikën 31 me poshtë; c.prodhimi për tregtim i mallrave ushqimore duke përdorur pije alkoolike; ç. përdorimi i karburantit per motorët e anijeve të peshkimit; dhe d. prodhimi i alkoolit te denatyruar qe i nenshtrohet procedurave te pikës 32 dhe 33 me poshtë. a. Prodhimi I mallrave jo të tatueshme me akcizë nga lëndë të para për të cilat është paguar akcizë. 29.2Akciza e paguar mbi mallrat të cilat janë përdorur ne proceset e miratuara me lart jashte magazines tatimore mund te behet objekt i nje kerkese per rimbursim. 29.3Sipas dispozitave të kësaj pjese, kur një person i verteton organit tatimor që: a; çdo sasi alkooli e tatueshme, për të cilën eshte paguar akcizë, është përdorur në një proces të miratuar në pikën 29.1 me lart, ai person ka të drejtë të bëjë kerkesë ne organin tatimor për rimbursimin e akcizës së paguar mbi mallrat perkatese te akcizes të përdorura në prodhimin e atij produkti; ose b. çdo sasi e tatueshme karburanti, për të cilen eshte paguar akcize, është perdorur ne motorin e nje anijeje tregtare peshkimi për udhëtime për peshkim, ai mund të bëjë kërkesë në organin tatimor për rimbursimin e akcizës së paguar per karburantin e perdorur gjate udhetimeve të peshkimit. 29.4Rimbursimi i akcizës në lidhje me ndonjë sasi alkooli ose karburanti nuk duhet bërë përveçse ndaj një personi i cili: a; është personi që ka përdorur alkoolin apo pijen alkoolike në një proces të miratuar te specifikuar ne paragrafin 29.1 me lart dhe kryen nje biznes si furnizues produktesh te renditura ne paragrafin 29.1 me lart, të cilat nxirren apo prodhohen për qellimet e atij biznesi; ose b; është shoqëria furnizuese e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, për akcizën e paguar për karburantin e furnizuar personave që zotërojnë anije tregtare peshkimi që përdoren vetëm për udhëtime peshkimi. 29.5 Çdo person që blen mallra akcize që do te perdoren ne nje proces te miratuar, duhet te sigurohet qe fatura te perfshije: a. b. c. nje numer serial vijues; sasinë dhe llojin a mallrave te blera te akcizes; detyrimin e akcizes mbi ngarkesën.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

22

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

29.6 Rimbursimi do të behet vetëm kur mund te verifikohet evidenca e perdorimit te mallrave te akcizes në procesin e miratuar dhe të jete paguar akciza qe kerkohet nga rimbursimi. Çdo person që dorëzon një kërkese për rimbursim te tatimit te akcizes se paguar mbi mallrat qe jane perdorur ne nje proces te miratuar, duhet te mbaje te dhenat e meposhtme (perveç te dhenave te zakonshme tregtare) dhe t’i dorezoje ato sa here qe kerkohen nga organi tatimor: a. regjistrimet e alkoolit te marrë dhe te përdorur; b. faturat qe tregojne shumen e akcizes se paguar per mallrat; c. per nje rimbursim te karburantit te perdorur në peshkim, duhet te paraqiten te dhenat sipas paragraphëve 29.7 dhe 29.8 më poshtë. 29.7 Në rastet kur karburanti përdoret në motorin e anijes tregtare te peshkimit gjate nje udhetimi per peshkim, rimbursimi do të kryhet vetëm pasi te evidentohet një përdorim i tillë, siç pershkruhet ne paragrafin 29.8 me poshte, dhe furnizimi i karburantit, veprimtaria e peshkimit dhe veprime te tjera të jenë konform Vendimit nr. [ ] te Keshillit te Ministrave. Per qellimin e ketij Udhezimi, nje udhetim per qellime tregtare peshkimi nenkupton nje udhetim qe kryhet nga nje shoqeri peshkimi me qellim zenien e peshkut per shitje. 29.8 Shoqëria furnizuese qe ben kerkese per rimbursimin e e akcizes se paguar per karburantin e perdorur ne motorin e nje anijeje peshkimi gjate nje udhetimi per peshkim, duhet te mbaje te dhenat e meposhtme dhe t’ia paraqese ato organeve tatimore sa here qe nevojitet: a. detaje per sasine e karburantit te perdorur per udhetime tregetare peshkimi; b. detaje per sasine e karburantit qe i furnizohet cdo anije tregtare peshkimi; c. numrat e regjistrimit te te gjitha anijeve tregtare te peshkimit me te cilat ka te beje kerkesa per rimbursim; d. faturat e furnizimit te karburantit anijeve te peshkimit, qe tregojne numurin e regjistrimit te cdo anijeje; e. fatura e blerjes se karburantit qe tregon veçmas detyrimin e akcizes per karburantin e blere; f. ditari i udhetimit te anijes tregtare te peshkimit qe tregon orarin e nisjes dhe kthimit ne port, qellimin e udhetimit dhe vendin ku eshte kryer pershkimi. 29.9 Kerkesa per rimbursim duhet te behet ne periudha kalendarike tre mujore, ne degen tatimmeve ku eshte i regjistruar kërkuesi duke perdorur formularin e paraqitur në Shtojcen 22 të këtij Udhëzimi. 29.10 Pas marrjes së kerkeses per rimbursim se bashku me dokumentet mbeshtetese, dega e tatimeve nëse bindet do të marrë masa per miratimin e rimbursimit, që do të paguhet brenda 30 diteve nga paraqitja e kërkeses, perveçse ne rastet kur kerkesa i nënshtrohet nje investigimi te mëtejshem per të verifikuar vërtetësinë e saj.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

23

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

30. Produktet e njohura mjekesore 30.1 Një prodhues i produkteve te njohura mjekesore duhet te jete nje shoqeri farmaceutike, interesi kryesor i biznesit të së cilës eshte prodhimi i produkteve te njohura mjekesore. 30.2 Një produkt i njohur mjekesor eshte ai produkt me cilesi mjekesore te njohura dhe i verifikuar nga Ministria e Shendetesise. Per qellimet e ketij Udhezimi, ilaçet herbale dhe homeopatike nuk konsiderohen si produkte mjekesore të njohura. 30.3 Regjistrimet e ambalazheve dhe shperndarjes së prodhimit siç paraqiten ne pikën 17 dhe Shtojcen 7, Shtojcen 8 dhe Shtojcen 9 të këtij Udhëzimi duhet te mbahen ne forme te tille qe tregon sasine e alkoolit te marre dhe të perdorur per prodhimin e produkteve mjekesore. 31. Prodhimi i uthulles 31.1 Uthulla qe klasifikohet sipas kodit te Nomenklatures Doganore 22.09 është e perjashtuar nga akciza. 31.2 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizes që prodhon uthull duhet të mbaje të dhënat e ambalazhimit dhe shperndarjes se mallrave te akcizes përfshirë të dhënat për uthullën, te renditura me lart ne pikën 17 dhe Shtojcen 7, Shtojcen 8 dhe Shtojcen 9 të këtij udhëzimi, si dhe te plotesoje te gjitha kushtet e miratimit te magazines tatimore. PJESA X – ALKOOLI I DENATYRUAR a. Perkufizimi i alkoolit te denatyruar

32.1Alkooli denatyrohet kur i shtohen kimikate apo substanca te tjera qe nuk pihen, me qellim qe ta bejne ate te papijshem. 32.2Kategoritë e alkoolit të denatyruar qe njihen ne Republiken e Shqiperise si alkool i denatyruar, dhe si rrjedhoje perjashtohen nga tatimi i akcizës ne vendin e importit janë renditur në pikat 32.3 deri 32.8 në vijim si dhe përberjet jostandarte të alkoolit te denatyruar te miratuar sipas pikës 33.4 me poshtë. 32.3Kategoritë e alkoolit të denatyruar janë: a. b. c. Alkool krejtesisht i denatyruar; Alkool pjeserisht i denatyruar; dhe Alkool i denatyruar në ambjentet tregtare.

32.4Formulimi standart i alkoolit tërësisht të denatyruar është: • • 90 pjese të vëllimit te pijeve alkoolike; 9.5 pjese te vellimit te vajgurit drusor; dhe

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

24

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

• 1,000 • •

0.5 pjese te vellimit të piridinës së papërpunuar qe shtohet per çdo litra 3.75 litra te mineralit vajguror (nafte); dhe 1.5 gram te metilit bojevjollce.

32.5 Ne rastet kur nuk mund te perdoret alkooli krejtesisht i denatyruar, ne vend te tij mund te perdoret ai pjeserisht i denatyruar ne perberjen e meposhtme: • • 95 pjese te vellimit te pijeve alkoolike; dhe 5 pjese te vellimit te vajgurit drusor.

32.6Alkool pjeserisht i denatyruar mund te perdoret ne: a. Prodhimin e ndonje artikulli qe ne trajten e tij perfundimtare nuk permban lende alkoolike; b. Prodhimi i produkteve mjekesore, veterinare dhe farmaceutike vetem per perdorim te jashtem; c. Për përdorim në procese pastrimi industriale apo komerçiale. 32.7 Përberje alkooli të denatyruar veçanerisht per tregti, mund të perdoren në prodhimin e artikujve kosmetike dhe parfumeve në perberjet e meposhtme: • 999 pjese te vellimit te pijeve alkoolike (te nje fortesie jo me pak se 85% e vellimit); • 1 pjese e vellimit te alkoolit butil tretesor te cilit i shtohet 10 mikrograme bitreks per mililiter. 33. Prodhimi i alkoolit te denatyruar

33.1 Alkooli i denatyruar që përfshihet në perkufizimet e pikës 32 me lart ose perputhet me formulën e miratuar nga organi tatimor sipas paragrafit 33.5 më poshtë ështe i perjashtuar nga akciza. 33.2 Regjistrimet e ambalazhimit dhe shpërndarjes së prodhimit siç tregohen në pikën 17 dhe Shtojcen 7, Shtojcen 8 dhe Shtojcen 9 të këtij Udhëzimi duhet te mbahen duke treguar sasinë e akoolit të marrë dhe të perdorur ne prodhimin e alkoolit te denatyruar. 33.3 Vetëm sasitë e alkoolit të përdorur në ato formulime te alkoolit te denatyruar qe miratohen nga organi tatimor janë të pranueshme per rimbursim. 33.4 Perberje te ndryshme dhe receta kimikatesh dhe substancash te tjera mund te perdoren per qellime te ndryshme. Një prodhues mund të bëje kërkese në Degën e Tatimeve për të marre leje për përdorimin e një formule jostandarte alkooli të denatyruar në rrethanat kur përberjet standarte nuk janë të përshtatshme. 33.5 Per te bere kerkese per nje formule jostandarte alkooli te denatyruar, prodhuesi i alkoolit te denatyruar duhet t’i paraqese një kerkese me shkrim
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

25

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

deges së tatimeve, duke i dhënë një përshkim të perberjes se re, arsyen pse nuk mund te perdoren formulimet ne autorizimin ekzistues dhe nje moster te alkoolit te denatyruar per t’u testuar nga Instituti i Teknologjise Ushqimore. 33.6 Pas keshillimit me “Institutin e Teknologjise Ushqimore”, Dega e Tatimeve do të vendosë nëse përberja e re mund të prodhohet. 33.7 Prodhuesi i alkolit të denatyruar që përdor një formulë jostandarte nuk mund të aplikojë për rimbursim përderisa formula jostandarte të jetë miratuar me shkrim. 33.8 Dispozitat e ketij udhezimi qe lidhen me rimbursimin nuk zbatohen ne rastet kur alkooli i denatyruar është prodhuar ne të njejtën magazinë tatimore ku është prodhuar alkoli natyral. PJESA XI - KOHA DHE METODA E PAGESES SE AKCIZES PER MALLRAT QE TREGTOHEN PA PULLE 34. Momenti i bërjes së deklaratës dhe pagesës 34.1 Dispozitat e kësaj pjese zbatohen për deklaratën dhe pagesën e akcizës për mallrat që tregtohen pa pullë akcize. Këto dispozita nuk zbatohen mbi mallrat e akcizës të importuara për të cilat akciza i paguhet Drejtorisë së Pergjithshme te Doganave. 34.2 Çdo person që duhet të paguaje çfaredolloj shume akcize gjatë nje periudhe tatimore apo qe kerkon rimbursimin e akcizes per nje periudhe tatimore, duhet qe, ne çdo periudhë tatimore, të dorezojë një deklaratë. 34.3 Deklarata duhet të jetë në formën e përcaktuar në Shtojcën 17 dhe duhet te firmoset nga një nënshkrues i autorizuar që konfirmon se informacioni i dhene eshte i vertete dhe i plote. 34.4 Per qellimet e ketyre dispozitave, periudha tatimore eshte muaji kalendarik. 34.5 Deklarata plotesohet dhe paraqitet në dy kopje, dhe pagesa behet nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizës ose nje nenshkrues i autorizuar ne filialin e bankes perkatese, e cila ka nje marreveshje me organin tatimor per pranimin e pagesave ne lidhje me akcizën. 34.6 Deklarata duhet te paraqitet dhe tatimi duhet te paguhet në bankë ne rrethin ku gjendet magazina tatimore e miratuar, jo me vonë se data 15 e çdo muaji për muajin (periudhën tatimore) paraardhës. Ditët e pushimit apo festat nuk njihen për efekt të respektimit të datës së mësipërme prandaj, në raste të tilla, tatimpaguesi duhet të marrë masa të kryejë pagesën më përpara (pra jo më vonë se dita e fundit e punës përpara dates 15). 34.7 Për qëllimet e ketyre dispozitave, “ditë pune” nënkupton ditën kur banka është e hapur.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

26

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

34.8 Punonjesi i bankës plotëson pjesen e deklaratës që titullohet “Pagesa”, dhe pastaj ia kthen kopjen e dytë tatimpaguesit të autorizuar të akcizës. 34.9 Në fund te çdo dite, kopjet origjinale te deklaratave te dorezuara ne banke duhet t’i dergohen degës së tatimeve per perpunim siç percaktohet nga marreveshjet me bankat përkatese. 34.10 Dorezimi në bankë i deklaratave per detyrime “zero” nga tatimpaguesi i akcizës dhe perpunimi sipas ketij Udhezimi eshte i detyrueshëm. 34.11 Për çdo magazine tatimore te miratuar sipas ketij Udhezimi, duhet nje deklarate e veçante. PJESA XII – PULLAT E AKCIZES 35. Pullat e akcizes - Pergjithesime

35.1 Per pijet alkoolike (përveç birrës) dhe për cigaret, akciza paguhet me ane te blerjes së pullave të akcizës siç përcaktohet ne Nenin 24 te Ligjit.

35.2. Organi tatimor është përgjegjës për printimin, kontrollin dhe lëshimin e pullave të akcizës në Republikën e Shqipërisë dhe për çdo lloj malli akcize me pullë duhet të prodhojë lloje unike pullash akcize. Kur ekzistojnë arsye objektive, me miratimin e Ministrit të Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të një komisioni të posaçëm, përcakton përmbajtjen dhe elementet e sigurisë së pullave të akcizës të cilat do të përdoren, për një afat kohor të kufizuar. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
35.2 Dispozitat e meposhtme te përkohshme do të zbatohen ditën e hyrjes ne fuqi të këtij Udhëzimi dhe ne çdo date vijuese kur do të hyje ne fuqi një nivelii ri i akcize per mallrat e akcizes me pulle: a. Mallrat e akcizës te prodhuara ose ambalazhuara ne Shqiperi duhet të kenë të ngjitura pulla akcize me nivelin tatimor qe eshte ne fuqi diten kur pulla e akcizes është vendosur mbi paketën apo njesine amballazhuese me pakicë. b. Mallrat e akcizes te importuara ne Shqiperi duhet te kene te fiksuar pullat me nivelin tatimor te akcizes qe eshte ne fuqi diten kur mallrat deklarohen ne dogane. c. Kur mallrat e akcizes qe kerkojne pulle importohen ne Shqiperi me pulla te ngjitura qe permbajne nje norme tatimore me te ulet se sa ajo ne fuqi ne momentin e importit, diferenca ndermjet normes tatimore dhe akcizes se paguar me ane te blerjes se pullave te akcizes deklarohet dhe paguhet ne organet tatimore. Per kete tatimpaguesi duhet te kete bere pagesen dhe kjo t’i jete konfirmuar deges tatimore nga filiali i bankes se miratuar. Nga ana e doganes zhdoganimi i mallrave behet vetem pasi ajo te kete marre njoftimin nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve se tatimpaguesi ka bere pagesen e duhur. 36. Përmbajtja dhe forma e pullave të akcizës

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

27

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

36.1 Përmbajtja dhe dizenjo (forma) e çdo pulle do të bëjë dallimin midis llojit dhe sasisë së mallrave të akcizës si dhe detyrimin tatimor perkatës për çdo lloj malli akcize te cilit i vendoset pullë. 36.2 Në rastet kur cigaret shiten në paketa që mbajnë me teper se 20 cigare, akciza llogaritet perpjestimisht duke perdorur formulen: niveli i akcizes per çdo paketë me 20 cigare ne Tabelen 1 te Ligjit, e pjesetuar me 20 dhe shumezuar me numrin e cigareve në paketen përkatese dhe pulla do te kete te shenuar numrin e cigareve ne paketë. 36.3 Pa cënuar dispozitat e paragrafit 36.1 më lart, pijet alkoolike të amablazhuara ne njesi ambalazhimi me permasa prej 5cl ose me pak nuk pajisen me pulla akcize. Akciza duhet te llogaritet mbi njesi te ambalazhuara sipas dispozitave te Pjeses XI te ketij Udhezimi. 36.4 Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrën e miratuar në miratimin përkatës të magazinës tatimore. 37. Shtypshkronja e Autorizuar për Prodhimin dhe Inspektori i Autorizuar per Kontrollin e Pullave 37.1 Pullat e akcizës mund te printohen vetem nga nje person i autorizuar me shkrim nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve si Shtypshkronja e Autorizuar per shtypjen e pullave dhe Organi Tatimor do të lidhe nje kontrate me shtypshkronjen e autorizuar duke percaktuar kerkesat e tij, përfshirë paraqitjen e jashtme dhe permbajtjen e çdo lloji pulle akcize. 37.2 Shtypshkronja e autorizuar duhet të emerojë një nëpunës të lartë të personelit te saj në rolin e drejtuesit nderlidhes per pullat e akcizes duke njoftuar emrin e ketij te fundit si dhe të dergojë me shkrim një moster të firmës se drejtuesit ndërlidhes për pullat e akcizes. 37.3 Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve autorizon një punonjes të organit tatimor në rolin e “Inspektorit të kontrollit të pullave të akcizës (inspektori i pullave)”, njofton emrin e tij ne shtypshkronjen e autorizuar duke i derguar kesaj te fundit mostren e firmes se inspektorit. Urdhri per shtypjen dhe shperndarjen e pullave te akcizes sipas dispozitave te ketij Udhezimi, eshte kompetence e Inspektorit të Pullave ose e nje Zëvendës Drejtori të Përgjithshëm, persona që gjithashtu kanë kompetencat e Inspektorit Pullave. 38. Porositja e pullave te akcizës nga organi tatimor 38.1 Shtypja e pullave të akcizës do të autorizohet nga Inspektori i Kontrollit të Pullave të Akcizës me anë të formularit të autorizimit bashkangjitur kontratës së përfunduar me Shtypshkronjën e Autorizuar, dhe kjo e fundit duhet të shtypë dhe ruajë vetem sasitë e porositura. 38.2 Formulari i autorizimit të shtypjes duhet të plotësohet në tre kopje, kopja e parë duhet të mbahet nga Inspektori i Pullave dhe porosia të dergohet në shtypshkronjën e autorizuar së bashku me kopjen e dytë.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

28

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

Shtypshkronja e autorizuar do të firmosë dhe të kthejë një kopje të formularit të autorizimit si konfirmim për shtypjen e kërkuar dhe marreveshjes per kryerjen e shtypjes sipas kontratës, duke mbajtur kopjen e tretë në dokumentacionin e saj. 39. Shtypja e pullave të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar 39.1 Shtypshkronja e autorizuar shtyp pullat e akcizës sipas porosisë së bërë nga Inspektori i Pullave sipas pikës 38 me lart dhe specifikave të përcaktuara në kontraten e lidhur me organin tatimor, dhe hedh në një regjistër detajet per te gjitha pullat e akcizes ne formen dhe përmbajtjen siç përshkruhet në kontratën me Shtypshkronjen e Autorizuar. 39.2 Të gjitha pullat e akcizës që janë të dëmtuara ose janë bërë te paperdorshme gjatë prodhimit, regjistrohen ne formen dhe menyren e paraqitur ne kontraten me Shtypshkronjen e Autorizuar dhe ruhen per inspektim nga Inspektori i Kontrollit të Pullave te Akcizes, i cili do të autorizojë shkatërrimin pasi t’i ketë inspektuar. 40. Ruajtja dhe regjistrimi i pullave të akcizës pas shtypjes 40.1 Në fund të çdo cikli shtypjeje, pullat e akcizës dërgohen menjëherë ne një hapesire te sigurte magazinimi, qe kyçet ose sigurohet dhe drejtuesi i nderlidhjes per pullat e akcizes nuk lejon hyrjen e askujt perveçse ne rastet kur pullave te akcizes u behet hyrje ose dalje nga magazina. 40.2 Hyrja në magazinë lejohet vetem për mbajtesin e autorizuar te çelsave te caktuar nga drejtuesi i nderlidhjes. 40.3 Sasia e çdo lloj pulle akcize të vendosur në ambjent te sigurte duhet te regjistrohet ne formen dhe menyren e paraqitur ne kontraten me Shtypshkronjen e Autorizuar. 40.4 Shtypshkronja e autorizuar duhet të paraqesë një deklarate te gjendjes se pullave te shtypura qe ka te magazinuara dhe ato qe i ka derguar Inspektorit te Akcizes deri me datë 15 të muajit që vijon pas muajit të cilit i referohet raporti, me ane te formularit, forma dhe menyra e te cilit paraqitet ne kontraten me Shtypshkronjen e Autorizuar. 41. Furnizimi i pullave të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar tek Inspektori i Kontrollit të Pullave. 41.1 Inspektori për kontrollin e pullave të akcizës duhet të porosisë dergimin e pullave të shtypura të akcizës nga shtypshkronja e autorizuar sipas formularit të dërgimit të pullave, përshkruar ne kontraten me Shtypshkronjen e Autorizuar, dhe nga magazina e shtypshkronjës së autorizuar nxirret vetem sasia e pullave te porositura te akcizes.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

29

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

41.2 Pullat e akcizes konsiderohen si te derguara nga shtypshkronja e autorizuar kur ato kalojne ne ngarkim te Inspektorit te Kontrollit te Pullave te Akcizës. 41.3 Formulari i dërgimit të pullave të akcizës plotesohet në tre kopje, kopja e parë mbahet nga Inspektori i Kontrollit të Pullave të Akcizes dhe dergesa se bashku me kopjen e dyte dhe te trete gjenden tek shtypshkronja e autorizuar. Shtypshkronja e autorizuar firmos dhe kthen formularin e dërgimit si konfirmim per pullat e akcizës që janë derguar, duke mbajtur kopjen e trete ne dokumentacionin saj. 41.4 Autorizimi për dërgimin, personat e autorizuar per te bere transportimin per çdo porosi nga Shtypshkronja e Autorizuar dhe menyra e dergimit pershkruhen ne kontraten me Shtypshkronjën e Autorizuar. 41.5 Shtypshkronja e autorizuar duhet te mbajë një regjister në formen dhe menyren e pershkruar ne kontraten me Organin Tatimor ku paraqitet: • data e leshimit të pullave të akcizës; • sasia e çdo lloj pulle akcize të emetuar; • emri i përfaqesuesit te shtypshkronjes se autorizuar dhe i perfaqesuesit të administratës tatimore qe eshte i pranishem ne momentin e livrimit; dhe sipas rastit, • numrin serial të çdo lloji pulle akcize te emetuar; 41.6 Sasia e verifikuar e çdo lloji të pullave të akcizës duhet te transportohet menjeherë në DPT dhe te vendoset në nje ambjent te sigurtë magazinimi. 42. Marrja në dorezim dhe magazinimi i pullave të akcizës në zyrat qendrore të Organit Tatimor 42.1 Pas marrjes në dorezim të pullave te akcizes nga inspektori i kontrollit, lloji dhe sasia e pullave te akcizes duhet verifikuar kundrejt formularit te percaktuar sipas pikes 41 më lart dhe kur sasia eshte e saktë, formulari firmoset nga Inspektori i Kontrollit të Pullave dhe skedohet. 42.2 Çdo mospërputhje ndermjet pullave të porositura të akcizës dhe atyre te derguara duhet të paraqitet menjeherë përpara Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Përgjegjesit të Kontrollit te Brendshem dhe Drejtuesit Nderlidhes te Autorizuar për pullat e akcizës. Per te percaktuar shkakun duhet nisur nje investigim dhe Pergjegjesi i Kontrollit te Brendshem duhet te përgatise një raport me shkrim. 42.3 Pullat e akcizes mund të mbahen vetem ne nje ambjent te sigurte qe mbahet i kyçur me çeles brenda ambjenteve te zyrave qendrore te organit tatimor. 42.4 Në ambjentin e magazinimit mund të hyjë vetëm Inspektori i Kontrollit te Pullave te Akcizes dhe hapja e derës se magazines si dhe arsyeja per hapjen e saj në çdo rast duhet te regjistrohen.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

30

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

43. Të dhënat që duhet të mbajë Inspektori i Kontrollit të Pullave të Akcizës 43.1 Të dhënat e magazinimit dhe shpërndarjes së pullave të akcizes duhet të mbahen dhe të ruhen nga Inspektori i Kontrollit të Pullave te Akcizës në baza ditore. 43.2 Në fund të çdo muaji kalendarik, per çdo lloj pulle te akcizes, Inspektori i Kontrollit te Pullave të Akcizes duhet te beje nje permbledhje te te gjitha hyrjeve dhe daljeve te pullave te akcizes ne zyrat qendrore te Organit Tatimor. Per çdo lloj pulle te akcizes, regjistri duhet te tregojne sasine e pullave të akcizës: a. b. c. gjendje në ditën e fundit të punës të çdo muaji kalendarik; të marra (të bëra hyrje) çdo muaj kalendarik sipas llojit të pullës së akcizës dhe numrit serial; dhe të furnizuara (të shitura), kujt i janë shitur dhe numrat serial;

44. Kërkesa për pulla akcize nga një tatimpagues i autorizuar akcize 44.1 Kërkesë per blerje pulla akcize në Republiken e Shqiperisë mund të bejnë vetëm personat e autorizuar nga organi tatimor si tatimpagues te autorizuar akcize qe prodhojnë apo importojnë mallra akcize apo perfaqesuesit fiskalë të caktuar sipas Neneve 4 dhe 7 të Ligjit. 44.1.1 Kur një person kërkon një sasi pullash akcize që nuk e kalon shumën prej 1000 pulla dhe nuk është tatimpagues i autorizuar akcize ose përfaqesues fiskal, ai person mund të bëjë kërkesë drejtpërdrejtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të blerë pulla. 44.1.2 Kur merret një kërkesë për blerjen e një sasie të vogël të pullave të akcizës, inspektori i pullave të akcizës i paraqet aplikantit një formular porosie të pullave, sipas modelit që i bashkëngjitet Udhëzimit nr.7 datë 16.6.2003 “Për Akcizat”. Aplikanti duhet të plotësojë formularin me të dhënat e kërkuara dhe duhet të paguajë shumën e tatimit në numrin e llogarisë bankare të cilën ia jep inspektori i kontrollit të pullave të akcizës. 44.1.3 Aplikanti merr një mandat-arketimi nga banka dhe ia dorëzon së bashku me formularin e porosisë inspektorit të kontrollit të pullave i cili pastaj do t’i lëshojë sasinë e kërkuar të pullave. Inspektori mban kopjen e parë dhe të tretë të formularit dhe të mandat-arkëtimit dhe i kthen aplikantit kopjen e dytë të formularit të porosisë së pullave të akcizës. 44.1.4 Për pullat e furnizuara aplikanti do të dorëzojë një vërtetim marrje i cili do t’i bashkangjitet kopjes së parë të formularit të porosisë së pullave dhe regjistrit të pullave gjendje që mbahet nga inspektori i kontrollit të pullave të akcizës. 44.1.5 Asnjë person nuk mund të blejë pulla akcizë sipas mënyrës së mësipërme më shumë se dy herë në vit. 44.2 Kur pullat e akcizës janë per mallra qe do të importohen ne Shqiperi, kërkesa duhet të përmbajë të dhenat e meposhmte:

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

31

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

a. emrin dhe adresën e personit jashtë vendit ku do te dergohen pullat e akcizës; b. një pershkrim i mallrave ne te cilat do te ngjiten pullat e akcizave perfshi dhe madhesine e konteinerit; dhe c. datën e parashikuar te dergimit te mallrave per ne Republiken e Shqiperise. 44.3 Personi i autorizuar duhet të plotësojë formularin e porosisë se pullave sipas Shtojces 18 dhe te beje pagesen ne filialin e bankes se rrethit. Pas marrjes se pageses se kostos se pullave dhe akcizes qe tregohen ne formularin e porosise, punonjesi i bankes duhet te plotesoje pjesen e formularit te titulluar “Pagesa” me shumen e marre, ne te tre kopjet, dhe t’i ktheje kopjen e dyte dhe te trete tatimpaguesit te autorizuar te akcizes si vertetim i pageses. 44.4 Kopja e pare e formularit te porosise i dergohet deges se tatimeve çdo dite ne perputhje me marreveshjen ndermjet organit tatimor dhe bankes perkatese. 44.5 Tatimpaguesi merr kopjen e dyte dhe te trete te formularit te porosise dhe ia jep inspektorit pergjegjes per kontrollin e magazines tatimore ne Degen e Tatimeve ne rastet kur pullat do te perdoren, ose, nese eshte perfaqesuesi tatimor, ne Degen e Tatimeve pergjegjese per leshimin e autorizimit. 44.6 Dega e tatimeve krahason kopjen e pare te marre nga banka me kopjen e dyte dhe te trete te formularit te porosise dhe pagesen ne te holla te raportuar dhe kur bindet se pagesa e regjistruar eshte e sakte, duhet te vertetoje dhe te vendose nje numer serial (rendor) ne te tre kopjet. Dega e Tatimeve mban kopjen e trete ne dosjen e tatimpaguesit, duke bere regjistrimet perkatese, dhe i kthen kopjen e dyte personit te autorizuar dhe i dergon konfirmimin e porosise dhe pageses inspektorit te pullave duke i firmosur dhe derguar kopjen e pare te formularit te porosise. 44.7 Dhenia e çfaredolloj sasie te cilitdo tipi pulle akcize nuk do te behet per sa kohe nuk eshte bere pagesa dhe kjo t’i jete konfirmuar deges tatimore nga filiali i bankes se miratuar. 45. Pagesa e akcizes dhe e kostove te pulles 45.1 Pagesa e bere duhet te mbuloje kostot e shtypjes se pullave te akcizes dhe shumen e akcizes ne lidhje me sasine e blere te pullave. 46. Furnizimi me pulla akcize perfaqesuesit tatimor te autorizuar i tatimpaguesit te akcizes apo

46.1 Furnizimi me pulla akcize i nje tatimpaguesi akcize apo perfaqesuesi tatimor te autorizuar behet vetem nga inspektori i pullave të akcizes. 46.2 Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës apo përfaqesuesi tatimor duhet te paraqiten ne zyrat qendrore te Organit Tatimor për të marrë ne dorezim pullat e porositura te akcizes me te cilat do te furnizohen kundrejt kopjes se konfirmuar te formularit te kerkeses. Paraqitja duhet berë pasi të jete caktuar
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

32

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

data e takimit, dhe ne daten kur caktohet paraqitja e tatimpaguesit, ai duhet te permende numrin serial te formularit te porosise që i referohet tërheqjes dhe pastaj t’i dorezojë kopjen e dytë Inspektorit te kontrollit per pullat e akcizës. 46.3 Pas marrjes se kopjes se dyte te formularit te kerkeses, Inspektori i kontrollit te pullave te akcizes duhet ta krahasojë me të dhenat e kopjes se parë te formularit te kerkeses te marrë nga Dega e Tatimeve dhe sigurohet që: a. aplikanti eshte një tatimpagues akcize i autorizuar ose nje perfaqesues tatimor; b. tipi i pullave lidhet me produktet per te cilat eshte autorizuar aplikanti; c. sasia e pullave të konsiderohet normale krahasuar me porosite e meparshme dhe ne te njejten linje me proçedurat me te cilat operon aplikanti; d. te vertetohet berja e pageses në Degën e Tatimeve; e. pagesa të jetë e mjaftueshme për të mbuluar akcizën dhe koston e pullave te porositura. 46.4 Në kopjen e parë të formularit te kerkeses dhe ne regjistrin e pullave gjendje të inspektorit të kontrollit te pullave te akcizes do te shenohet dorezimi i pullave te akcizes tatimpaguesit të autorizuar te akcizës. 47. Të dhenat që kerkohen nga tatimpaguesi i autorizuar i akcizes ose nje perfaqesues tatimor 47.1 Pasi pullat e akcizes i jane dorezuar tatimpaguesit te autorizuar te akcizes: a) ato duhet të dergohen sa me shpejt ne magazinen tatimore ku do te perdoren, dhe; b) duhet të ruhen ne nje vend te sigurte te caktuar ne miratimin e magazines tatimore, dhe; c)kur nuk është në perdorim, hapesira e magazinimit duhet te jete gjithmone e kyçur dhe hyrja në ambjentet e magazinimit lejohet vetëm për mbajtësit e autorizuar te çelesave, dhe ç)duhen mbajtur te dhena sipas formularit në shtojcen 19 qe te tregojne: i. numrin serial dhe llojin e pullës se blerë; ii. datën e mberritjes; iii. Degën e Tatimeve nga e cila u blenë pullat e akcizës. iv. ciklin e prodhimit për të cilin u lëshuan pullat e akcizes dhe numrat e tyre serialë. 47.2 Kur i furnizuari me pulla akcize është një përfaqsues tatimor, pullat duhet te dergohen pa vonese ne ambjentet e prodhimit ku do te perdoren dhe per to mbahet nje regjister sipas paragrafit 44.2 me lart. 47.3 Tatimpaguesi i akcizës dhe përfaqsuesi tatimor i autorizuar duhet të mbaje sipas kërkesës së Degës së Tatimeve nje kopje të formularit të
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

33

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

porosisë qe tregon pagesen e akcizes dhe verifikimin e kesaj te fundit nga Dega e Tatimeve.

48. Deklarata e Pullave të Akcizës 48.1 Jo më vonë se data 15 e çdo muaji kalendarik, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes qe prodhon mallra akcize me pulle, ose perfaqesuesi tatimor perkates i nje importuesi mallrash akcize qe kerkon pulla akcize, pergatit dhe dorezon deklaraten ne Degen e Tatimeve që e mbulon, sipas formës dhe mënyres së percaktuar ne Shtojcen 20 të ketij Udhezimi. 49. Ngjitja e pullave të akcizes në paketa 49.1 Pullat e akcizës duhet të ngjiten ne njesine e ambalazhuar sipas Nenit 25(3) te Ligjit. 49.2 Si ne rastin kur pullat e akcizes ngjiten me dore apo me makineri, duhet që: • lloji i ngjitesit te perdorur të jete i nje standarti te miratuar, siç percaktohet ne miratimin e magazines tatimore; dhe • pullat e akcizes të ngjiten në atë meyrë qe te behen te paperdorshme pas hapjes së paketes apo njesise së ambalazhuar. 49.3 Në magazinen tatimore ku ngjiten pullat e akcizes duhet te zbatohen procedurat e kontrollit të cilesisë, me ane të të cilave kontrollohet nese jane zbatuar kerkesat e ngjitjes së pullave, dhe në rastet kur pulla e akcizës nuk është ngjitur si duhet, ajo duhet të zevendesohet. 49.4 Ne rastin kur pullat e akcizes ngjiten ne nje njesi te ambalazhuar apo pakete duke perdorur nje makineri, makineria duhet te miratohet dhe perfshihet si pjese e miratimit perkates te magazines tatimore. 50. Rimbursimi i akcizës

50.1 Rimbursimi i akcizës mund të kërkohet në këto raste: a) kur sasia e pullave të akcizës është prishur ose kjo sasi bëhet e papërdorshme, përpara se ato të ngjiten ose gjatë procesit të ngjitjes, kur ky veprim kryhet nga një makineri; b) kur sasia e pullave të akcizës bëhet e pavlefshme për shkak të ndryshimeve në nivelin e akcizës; c) kur sasia e paketave të cigareve me pulla akcize është e papërdorshme për treg; d) kur sasia e pijeve alkoolike me pulla që mund të importohet, por nuk mund të shitet në treg dhe është e destinuar për të prodhuar pije të tjera alkoolike në Republikën e Shqipërisë 50.2 Rimbursimi i tatimit te akcizes lejohet vetem ne rrethanat kur:
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

34

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

a. personi qe ben kerkesen eshte personi qe ka blere pullat e akcizës; b. pullat e demtuara apo te paperdorshme te akcizes i kthehen degës së tatimeve; c; sigurohet konfirmimi i pageses se akcizes ne lidhje me pullat e akcizës. e) sigurohet konfirmimi i blerjes së sasisë së pullave me akcizë, pagesës së akcizës, të sasisë së importeve të pijeve alkoolike të pajisura me pullë, dhe gjendja e sasisë së pullave të papërdorura, kjo e fundit për prodhimin e pijeve alkoolike, mbasi janë ngjitur në gjithë sasinë e mallrave gjendje mbas falimentimit ose mbylljes së aktivitetit. d) Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve vërteton nëpërmjet analizave të kryera se sasia e paketave të cigareve me pulla fiskale është e papërdorshme për tregun dhe duhet të asgjësohet, si dhe kërkon rimbursimin e akcizës në bazë të germës “c” të pikës 50.1 të këtij udhëzimi. 50.3 Konfirmimi i pageses sipas paragrafit 50.2 më lart nenkupton nje kopje origjinale të vërtetuar të formularit të porosise qe lidhet me pullat e akcizes te demtuara apo te paperdorshme. 50.4 Rimbursimi nuk lejohet kur rezulton se pulla e akcizes është vene ne menyre te rregullt dhe eshte grisur nga menyra e hapjes se njesise se ambalazhuar, apo kur pullat e akcizes kane humbur ose jane vjedhur. 50.5 Kostoja e shtypjes së pullave te akcizes qe eshte objekt i kerkeses per rimbursim te akcizes nuk do te kthehet. 50.6 Per të bere kerkese per rimbursimin e akcizes, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes ose përfaqasuesi tatimor duhet që: a) Te plotesoje formularin e kërkeses per autorizimin e rimbursimit sipas Shtojces 21 te ketij Udhezimi; b) Të ktheje pullat e akcizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve c) kthimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve i sasisë së paketave të cigareve me pulla fiskale, në vijim të miratimit nga Komisioni i ngritur sipas germës “d” të pikës 50.2 për asgjësimin e tyre, kur rimbursimi i akcizës kërkohet në bazë të germës “c” të pikës 50.1 të këtij udhëzimi. 50.7 Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të verifikohet akciza që është paguar dhe nëse të gjitha kushtet për rimbursim janë plotësuar, do tëkonfirmohet rimbursimi i akcizës dhe do t’i kthehet aplikantit kopja e dytë e autorizimit për rimbursim.Verifikimi i dokumentacionit dhe afatet e rimbursimit përcaktohen në Udhëzimin nr.7 datë 16.6.2003 “Për Akcizat” 50.8 Tatimpaguesi i akcizës duhet të kompensojë rimbursimin kundrejt porosisë vijuese të pullave te akcizes, duke paraqitur autorizimin së bashku me formularin e porosise së pullave te akcizes dhe porosia vijuese do te autorizohet me pagesen e akcizes neto.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

35

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

50.9 Nëse tatimpaguesi i akcizës nuk kërkon furnizim të metejshem me pulla akcize për gjashtë muaj në vijim te autorizimit apo rimbursimit, pas berjes se kerkeses ne Degen e Tatimore, akciza e paguar do t’i rimbursohet. PJESA XIII – DEPOZITAT E KARBURANTIT 51. Të Pergjithshme 51.1 Sipas dispozitave të Ligjit dhe këtyre udhezimeve, një depo karburanti është një magazinë tatimore dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizës përgjegjes për depon e karburantit duhet te zbatoje te gjitha dispozitat perkatese te Ligjit dhe të ketij Udhezimi për trajtimin e mallrave me akcize pa pulle, perfshirë dispozitat në lidhje me levizjen e mallrave te akcizes ne Pjesen IV të ketij Udhezimi, në përputhje me dispozitat e pikave 52 dhe 54 me poshtë. 51.2 Një depo karburanti mund te furnizohet me ngarkesa karburanti te prodhuara ne Republiken e Shqiperise, nen regjimin e pezullimit tatimor, nga nje rafineri e autorizuar si magazine tatimore qe eshte prone dhe administrohet nga i njejti operator. 51.3 Nje depo karburanti nuk mund te magazinoje karburant te importuar nen regjimin e pezullimit tatimor. 51.4 Çisternat e magazinimit të cilat furnizohen me karburant duhet te autorizohen si pjese e miratimit te magazines tatimore si depo karburanti.

52. Marrja e karburantit ne depon e karburantit 52.1 Te pakten dy dite perpara furnizimit (marrjes) se ndonje sasie karburanti ne nje depo karburanti te autorizuar, administratori i depozites se karburantit duhet të informojë Degën e Tatimeve të rrethit mbi synimin e tij për të marre një ngarkesë me karburant, sipas formës së përcaktuar në Shtojcën 5 të këtij Udhezimeve. 53. Levizjet e tatueshme 53.1 Akciza në lidhje me mallrat (karburantin) që largohen nga depozita e karburantit, duhet të paguhet sipas dispozitave te Pjeses XI te këtij Udhëzimi. 54. Naftesjellesat 54.1 Karburantet nuk mund të merren apo dergohen me ane te nje naftesjellesi qe nuk eshte miratuar nga organi tatimor. Naftesjellesat duhet të miratohen si pjese e miratimit të magazines tatimore, dhe duhet të kenë nje paisje matese e cila të mase me saktesi sasine e karburantit qe kalon neper paisjen matese.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

36

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

PJESA XIV – PROCEDURA TE TJERA 55. Eksporte të pezulluara të mallrave me pulle akcize 55.1 Kur mallrat e akcizës që kërkohet të pajisen me pulle per shitje ne Republikën e Shqiperisë, në rastet kur janë me destinacion për eksport, në bazë të dispozitave të këtij paragrafi dhe pikës 13 më lart, nuk është e nevojshme të pajisen me pulle akcize. 55.2 Mallrat e akcizës (që normalisht kërkohet të paisen me pullë) mund të eksportohen pa i ngjitur pullat në magazinën tatimore nen regjimin e pezullimit tatimor ne Republiken e Shqiperisë, vetem nga tatimpagues te autorizuar të akcizës, në përputhje me dispozitat e kësaj pjese dhe duke siguruar një garanci financiare. 55.3 Për ato mallra të akcizes që janë për eksport nën regjimin e pezullimit tatimor nga një magazinë tatimore e miratuar, dega e tatimeve duhet te njoftohet per qellimin e eksportit duke përdorur formularin ne Shtojcen 5 te pakten dy dite perpara levizjes se mallrave te akcizes nga magazina tatimore. 55.4 Akciza mbi mallrat për eksport, mbetet detyrim per t’u paguar derisa eksportuesi te paraqese provat e eksportimit. 55.5 Provat e eksportimit do te jenë: a. një kopje e vërtëtuar e dokumentit të lëvizjes sipas Shtojces 6 e firmosur nga doganieri verifikues në vendin ku është kryer eksporti; dhe b. një kopje e vërtëtuar e dokumentacionit doganor të importit që tregon se mallrat kane mberritur ne vendin e importit dhe jane zhdoganuar në piken e kontrollit doganor pasi akciza te jete paguar ose pasi kane hyre nën një regjim kontrolli doganor ne ate vend; 55.6 Ne rrethanat kur sasia e mallrave te akcizes e verifikuar si e importuar nga dogana, ose e treguar si import ne vendin e destinacionit është me e vogel se sasia e deklaruar për eksport, sipas Nenit 14 të Ligjit, shuma e akcizës lidhur me diferencen e gjetur do te vleresohet dhe të paguhet nga tatimpaguesi. 55.7 Mallrat e akcizes që kërkojne pulla akcize nuk lejohet të eksportohen nen skemen e rimbursimit te akcizes qe eshte paraqitur me poshte ne pikën 57, pa u ngjitur pullat e akcizës. 56. Furnizimet në anije ose avjonë 56.1 Furnizimet e mallrave të akcizës nën regjim pezullimi në anije ose avjonë, sipas dispozitave te Nenit 10(1)(c) te Ligjit, mund të kryhen vetëm nga tatimpagues të autorizuar akcize që prodhojnë mallra akcize sipas dispozitave të këtij Udhezimi. 56.2 Çdo subjekt që operon si furnizues i pikave të shitjes në anije apo avjonë, i cili deshiron te marre mallra nen regjimin e pezullimit tatimor, duhet te
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

37

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

njoftojë me shkrim Degën e Tatimeve të zonës në të cilen operon dhe te marre nje leje me shkrim nga Dega e Tatimeve për furnzimin e anijes apo avjonit. Subjekti duhet të paraqesë në Degën e Tatimeve një listë te nenshkruesve te autorizuar per porositjen dhe marrjen e mallrave te akcizës. 56.3 Në rrethanat kur nje tatimpagues i autorizuar akcize merr nje porosi per nje ngarkese te pezulluar nga akciza, nga magazina e tij tatimore e miratuar per te furnizuar nje anije apo aeroplan dhe kjo ngarkese eshte per t’u shitur ne një udhetim qe ka nje destinacion të menjëhershëm jashtë Republikës së Shqiperisë, perpara dergimit, perveç kerkesave per levizje te percaktuara ne pikën 13 me lart, ai duhet te zbatoje procedurat e meposhtme: a. të pakten dy ditë perpara se te behet levizja e mallit, duhet te njoftoje Degën e Tatimeve për porosinë, sasinë, adresen e firmes se transportit ose linjes ajrore qe ka bere porosine, sasine dhe pershkrimin e mallrave te akcizes ne porosi. Te dhenat do te paraqiten sipas formularit në Shtojcën 5 dhe duhet te përfshijne të dhenat e anijes apo aeroplanit ku do te dergohet malli si dhe te shoqerohet nga një kopje e porosise se mallrave; b. Dega e Tatimeve do te verifikoje nese operatori i anijes apo avjonit që ka bere porosinë i ploteson kushtet per marrjen e mallrave të përjashtuara. c. tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund te mos i dergoje mallrat e akcizes perpara se Dega e Tatimeve: i. të ketë konfirmuar me shkrim qe porosia eshte bere nga operatori i nje anijeje apo avjoni qe i ploteson kushtet; dhe ii. të kete vizituar magazinën tatimore të dërgimit për te verifikuar te dhenat e ngarkesës ose lejen e dhëne me shkrim për levizjen e mallit. ç. një kopjo e dokumentit të transportit (shoqërimit) duhet te kthehet ne Degën e Tatimeve që mbulon magazinën tatimore te dërgimit, e firmosur nga operatori i anijes apo avjonit që merr në dorezim mallin, duke deklaruar emrat e anijes ose numrat e fluturimit të avjonit në të cilin transportohen mallrat e akcizës. 56.4 Marrja në dorëzim e dërgesës sipas paragrafit 56.3 (ç) me lart mund të jetë një deklaratë doganore që tregon se mallrat janë vënë nën kontroll doganor. 56.5 Çdo furnizim i kryer sipas këtij Udhëzimi do të konsiderohet si nje eksport, dhe kontrolli vijues i mallrave të akcizës do te behet sipas procedurave te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. 56.6 Në perfundim të dërgimit dhe pasi te jete marrë deklarata doganore, tatimpaguesi i autorizuar i akcizes duhet te mbaje nje kopje të dokumenteve ne dosjet e tij dhe të deklarojë furnizimin pa pagesen e akcizes duke perdorur formularin përkatës mujor të deklarimit. 57. Rimbursimi i akcizës për eksportet me akcize 57.1 Eksportuesit e mallrave te akcizes per të cilat është paguar akciza dhe që duan t’u rimbursohet akciza e paguar mbi mallrat e eksportuara të akcizes, mund kërkojnë një rimbursim të akcizës në përputhje me dispozitat e këtij Udhëzimi.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

38

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

57.2 Në rrethanat kur akciza paguhet mbi mallrat e akcizës të cilat me pas eksportohen, rimbursimi i akcizës mund të bëhet duke përdorur formularin e kërkeses në Shtojcën 22, në dy kopje, sipas kushteve të mëposhtme: a. të jetë paguar akciza mbi ato mallra; b. ngarkesa çohet drejtperdrejtë në vendin e eksportit së bashku me formularin e kërkesës dhe paraqitet në doganë; c. dogana në portin e eksportit ekzaminon ngarkesën dhe lëshon një deklaratë doganore që mallrat e eksportuara korrespondojnë me mallrat e deklaruara në formularin e kërkesës; d. lëshohet një kopje e vërtëtuar e dokumentit doganor të importit që tregon se mallrat kanë mbërritur në vendin e importit dhe janë zhdoganuar në doganë, se akciza eshte paguar ose eshte siguruar ne vendin e destinacionit ose adresa e destinacionit ne ate vend eshte një magazine tatimore e miratuar; e. eksportuesi eshte i regjistruar ne organin tatimor dhe duhet të referojë NIPT-in në formularin e rimbursimit. 57.3 Pas përfundimit të eksportit dhe kur te jete siguruar konfirmimi i eksportit, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës duhet t’i dorezojë dokumentet në Degën e Tatimeve se bashku me një kerkesë për rimbursim duke përdorur formularin e Shtojcës 22. 57.4 Kur punonjesi i Degës së Tatimeve bindet se kerkesa per rimbursim i ploteson te gjitha kushtet e percaktuara ne paragrafin 57.2 me lart, ai mund ta pranojë kërkesen, te konfirmoje dhe te ktheje kopjen e pare te formularit te kerkeses dhe dokumentet mbeshtetes, dhe te mbaje kopjen e dytë në dosjen e tatimpaguesit. 57.5 Pas marrjes së një formulari kerkese të konfirmuar dhe dokumenteve mbeshtetes, tatimpaguesi i autorizuar i akcizës mund të zbresë akcizën e paguar mbi ngarkesen nga pagesa e akcizes per muajin vijues, duke deklaruar dhe duke ia bashkangjitur kerkesen e rimbursimit deklarates se akcizes, ose kur nuk ka akcize për t’u paguar në gjashtë muajt pasardhës, ai mund të paraqesë një kërkesë për rimbursim ne Degen e Tatimeve pasi të kenë kaluar gjashte muaj të plote kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës. 57.6 Organi Tatimor rimburson tatimpaguesin e autorizuar të akcizës mbi mallrat e eksportuara të akcizës, dhe ripagesa nga tatimpaguesi i autorizuar për klientët e tij e çdo shume të barabartë ose të ndryshme me akcizën që i është rimbursuar tatimpaguesit te autorizuar te akcizes sipas ketyre dispozitave është një çështje tregtare kontraktuale ndermjet tatimpaguesit të autorizuar të akcizes dhe klientit te tij dhe nuk rregullohet nga ky Udhëzim. PJESA XV – VERIFIKIMI I VELLIMIT DHE PESHES 58. Verifikimi i vellimit

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

39

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

58.1 Në rastin kur tatimi i akcizes mbi mallrat e akcizes llogaritet duke iu referuar vellimit, të gjithë konteineret e prodhimit dhe magazinimit që janë njoftuar dhe miratuar nga administrata tatimore duhet të maten dhe kalibrohen nga inspektoriati i autorizuar sipas kërkesave të administratës tatimore. 58.2 Vellimi i mallrave të akcizës në çdo konteiner që do të merret për bazë për llogaritjen e akcizës do të jetë më i madhi nga: a. shuma e verifikuar duke ju referuar informacionit në etiketën e konteinerit të mallrave të akcizës; ose b. shuma e verifikuar duke ju referuar informacionit në faturë, dokument transporti apo dokumente të ngjashme të lëshuara në lidhje me mallin e akcizës; ose c. rezultati i ndonjë matjeje të bërë në konteinerë nga organi tatimor; apo d. rezultati i ndonjë metode tjetër të përcaktuar nga organi tatimor si kusht per miratimin e magazinës tatimore. 58.3 Të gjitha instrumentet dhe pajisjet e matjes duhet të specifikohen në miratimin e magazinës tatimore dhe të mund të vulosen apo të shenohen dhe identifikohen sipas konteinerit me te cilin ka lidhje instrumenti apo pajisja e matjes. 58.4 Kapaciteti i një konteineri të miratuar, të matur dhe kalibruar duhet të shenohet në njërën anë të tij dhe sasia e mallrave të akcizës, apo lengu tjeter brenda konteinerit duhet të matet duke përdorur një pajisje matëse. 58.5 Për qëllimet e ketij Udhezimi një “pajisje matëse” nënkupton: a. nje shufer druri apo metali apo material tjeter i pershtatshem për matje, që ka te shenuara qarte njesi matese me hapesira prej 1mm, perdorimi i te cilave do te siguroje nje matje te sakte te sasise se lengut te ngarkuar në konteiner, kur ajo të zhytet ne lengun e ngarkuar në konteiner; ose b. një aparat matës vëllimi, që mund të ofrojë një matje të saktë të sasisë se mallrave të akcizës apo ndonjë lëngu tjeter te ngarkuar ne konteiner; c. nje instrument mates mbi depoziten e kalibruar; ose d. nje mates automatik per nivelin e depozites. 58.6Çdo tatimpagues akcize i autorizuar që është pergjegjes per matjen e mallrave te akcizes duhet te marre masa qe: a. pajisja matese e perdorur te ofroje nje matje te sakte; dhe b. pajisja matese te jete e sigurte dhe te mos manipulohet dhe te fallsifikohet. 58.7 Per qellimet e perdorimit te ndonje pajisje matese, konteineri duhet te vendoset ne nje pozicion vertikal dhe tatimpaguesi i autorizuar i akcizes duhet te vendose dhe te fiksoje në nje vend te pershtatshem per kontroll çdo konteiner ne te cilin prodhohen dhe magazinohen mallra akcize, si dhe te kete marre masa qe hyrja per tek konteineret te jete e sigurtë ne menyre qe te mundesoje verifikimin e sakte te ngarkeses. Tatimpaguesi i autorizuar i
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

40

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

akcizes nuk duhet te ndryshoje formen e konteinerit, apo kapacitetin derisa per kete te autorizohet me shkrim nga organi tatimor. 58.8 Personi i miratuar është pergjegjës për matjen e sakte dhe regjistrimin ne regjistrat e duhur te sasise se lengjeve pjeserisht apo teresisht te prodhuara ne te gjitha fazat e procesit te prodhimit dhe sasise së mallrave te marra te akcizes ose te nxjerra nga magazina tatimore, duke perdorur pajisjet matese. 58.9 Personi pergjegjes per matjen e vellimit duhet të jetë në gjendje të tregojë se gjatë matjes së vëllimit është bërë ç’është e mundur për të matur vellimin e treguar në shishe apo konteinerë të tjerë. Gjatë operacioneve për arritjen e nivelit të kërkuar duhet të bëhen saktesimet përkatese. 58.10 Zakonisht, organi tatimor do të pranojë vëllimin e shënuar ne etikete si baze per llogaritjen e tatimit. Megjithatë, kur organi tatimor zbulon se vellimi i mallit te ambalazhuar eshte me i madh se sa ai i treguar në etikete, mund te beje nje vleresim per pagese shtesë te akcizes. 58.11 Vëllimi i karburantit që nuk është në temperaturën 15 gradë Celsius duhet të përcaktohet duke ju referuar tabelave të konvertimit qe duhet të mbahen në magazinën tatimore ku është magazinuar karburanti, sipas pikës 60 më poshtë. 59. Verifikimi i temperaturës për qëllime të tatimit të karburantit 59.1 Neni 37(1) i Ligjit kërkon që akciza mbi karburantin të llogaritet në një temperaturë 15 gradë Celsius. 59.2 Tatimpaguesit e autorizuar të akcizes që janë pergjegjes për llogaritjen e akcizës mbi karburantin, duhet të konvertojnë matjet e ngarkesave tregtare te paambalazhuara në litra standarte ne nje temeperature 15 grade Celsius. 59.3 Rregullimet për temperaturën standarte duhet të llogariten në bazë të tabelave të botuara nga Organizata Nderkombetare e Standartizimit (ISO) sipas referencës ISO 91-1 (Tabelat e matjes per naften – Pjesa 1: Tabelat e bazuara ne temperaturat e references prej 15 grade Celsius dhe 60 grade Fahrenheit). 59.4 Metodat e rregullimit për produkte të ndryshme nga ato që mbulohen nga ISO 91-1 do t’i dorëzohen për miratim organit tatimor dhe do te llogariten në bazë të tabelave ndërkombetare si ASTM D1555: Metoda Standarte per Llogaritjen e Vellimit dhe Peshës së Hidrokarbureve Aromatike Industriale. 59.5 Në rrethanat kur karburanti duhet të transportohet nga një depo karburanti apo rafineri, temperatura duhet te matet me anë të njerës prej metodave të mëposhtme: a. duke matur temperaturën e karburantit në tubacionin e shperndarjes sa më pranë aparatit matës; ose b. duke matur temperaturën në depositën e shpërndarjes.
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

41

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

59.6 Çdo termometër i përdorur duhet të jetë i tillë që të masë temperaturën me saktësinë e kërkuar nga tabelat e konvertimit të përmendura në paragrafet 60.3 dhe 60.4 me lart, dhe do te identifikohet nga nje shenje unike dhe qe nuk fshihet, dhe do te miratohet nga dega tatimore perpara se te vihet ne perdorim. 60. Verifikimi i peshës 60.1 Në rastin e mallrave mbi të cilat akciza llogaritet duke ju referuar peshës, pesha për qëllimet e llogaritjes së akcizës do të me e madhja e: a. informacionit në etiketën e konteinerit; b. informacionit në çfarëdo fature, deftese livrimi apo dokument te ngjashem te leshuar ne lidhje me mallrat perkatese te akcizes; c. informacionit ne dokumentin e importit qe i nënshtrohet testimeve që doganieri i konsideron si te domosdoshme per t’u kryer; ose d. duke ju referuar platformës së peshimit apo pajisjeve te tjera te peshimit qe jane miratuar si pjese e autorizimit te akcizës. 60.2 Zakonisht, organi tatimor do të pranoje peshen e etiketuar si baze per llogaritjen e akcizes. Megjithate, kur zbulohet se ngarkesa e mallrave të ambalazhuar e tejkalon ate të paraqitur ne etikete apo ne dokumente te tjera, organi tatimor mund te leshoje nje vleresim per akcizën e papaguar.

XVI – NIVELI I REDUKTUAR MBI RAKINE 61. Përkufizimi i rakisë 61.1 Për qellim te Tabelës 1 të Ligjit, “Rakia” nënkupton një pije alkoolike të prodhuar nga bërsia e rrushit e fermentuar dhe e distiluar qoftë drejtperdrejte nga avulli i ujit, ose pasi te jete shtuar uji; distilimi kryhet duke pasur bersi ne 86% te vellimit, dhe me përmbajtjen e substancave te avullueshme qe jane te barabarta me ose mbi 140g per hektoliter ne 100% te vellimit te alkoolit dhe kane nje permbajtje maksimale alkooli metilik prej 1000g per hektoliter ne 100% vellim alkooli. 61.2 Emertimi ‘Raki’ perdoret vetem per pijen alkoolike te prodhuar ne menyren e pershkruar me lart në pikën 61.1 dhe që prodhohet ne Shqipëri. PJESA XVII – DISPOZITA TE FUNDIT 62. Përshkrimi i gabuar i mallrave të akcizës 62.1 Në bazë të Nenit 44 të Ligjit, përshkrimi i gabuar i produkteve të mëposhtme përbën shkelje: a. pije alkoolike e pershkruar si Raki por qe nuk eshte Raki;
Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

42

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

b. kur pija alkoolike pershkruhet si nje tjeter pije alkoolike qe tatohet me akcize me te ulet se sa ajo qe duhet paguar; c. kategoria e karburantit te pershkruar si karburant qe tatohet me akcize me te ulet se sa ajo qe duhet paguar. 63. Kompetencat e organeve tatimore Kuptimi i termit ‘Inspektor i Autorizuar’ sipas Nenit 2 të Ligjit perfshin inspektoret e organit tatimor.

***63/1 Për prodhuesit, vendas e të huaj të mllrave, që përfshihen në Kodet e Nomenklaturës së Kombinuar; 22 03, 22 04, 22 05 dhe 22 08, të përfshira në kreun “III” të shtojcës 1, bashkëlidhur ligjit nr. 9765, datë 07.07.2007 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2007 “Për akcizat”, të ndryshuar”, veprohet si më poshtë: 1. Për prodhuesit vendas Organet tatimore, në bazë të të dhënave të personave “tatimpagues të autorizuar të akcizës”, prodhues të mallrave të akcizës sipas kodeve të Nomenklaturës së Kombinuar, të pajisur me autorizim akcize” (sipas nenit 4 të ligjit të akcizave) dhe miratim të “magazinës tatimore” (sipas nenit 5 të ligjit të akcizave), mbas plotësimit të shtojcës 1 “Kërkesë për marrjen e autorizimit si tatimpagues akcize” dhe shtojcës 2 “Kërkesë për miratimin e magazinës tatimore” (të bashkëngjitura, sipas pikës 1.3 të udhëzimit nr.7, datë 16.06.2003), përcaktojnë dhe shkallën tatimore që duhet të paguajnë prodhuesit e mallrave të akcizës, sipas shtojcës 1 të ligjit për akcizat. Shembull: - Personi “tatimpagues i autorizuar i akcizës”, prodhues i mallrave të akcizës dhe konkretisht “BIRRË” me Kodin e NK 22 03, në rast se në shtojcën 1, si më sipër, ka parashikuar sasinë vjetore të prodhimit të birrës mbi 200.000 hektolitra në vit (vit kalendarik), do të paguajë shkallën tatimore prej 40 lekë për litër. Në rast të kundërt, do të paguajë 30 lekë për litër. Kjo, do të zbatohet nga organet tatimore dhe për personat “tatimpagues të akcizës”, prodhues të mallrave të akcizës sipas kodeve të NK 22 04, 22 05, 22 08, të përcaktuara në ligjin e akcizave. 2. Për prodhuesit e huaj. • Personi i autorizuar nga organi tatimor si “tatimpagues i autorizuar akcize” që importon mallra akcize dhe konkretisht “BIRRË” me Kodin e NK 22 03, do të paraqesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave: Vërtetim nga shoqëria prodhuese nga e cila do të importohet birra, për sasinë vjetore të prodhuar faktikisht në vitin e mëparshëm kalendarik. Në rast të mos paraqitjes së këtij vërtetimi, organet doganore, zhdoganimin e birrës do ta kryejnë me shkallën tatimore më të lartë, të përcaktuar në ligjin nr. 9765, datë 9.7.2007 “Për akcizat”. • Personi i autorizuar nga organi tatimor si “tatimpagues i autorizuar akcize” që importon mallra akcize të cilat kërkojnë pullë akcize të Ministrisë së Financave, paraqet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Vërtetim nga shoqëria prodhuese nga e cila do të importohet vera dhe pijet alkoolike (pavarësisht se ku blihen këto mallra, në magazinat e shoqërisë apo në treg), për sasinë vjetore të prodhuar faktikisht në vitin e mëparshëm 43 -

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

kalendarik. Në rast të mos paraqitjes së këtij vërtetimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pajis me pulla akcize të Ministrisë së Financave, personat e autorizuar si “tatimpagues të autorizuar të akcizës”, me shkallën tatimore më të lartë, të përcaktuar në ligjin nr. 9765, datë 09.07.2007 “Për akcizat”.
64. Hyrja ne fuqi a. Ky Udhëzim hyn në fuqi me 1 Korrik 2003, me kushtet e percaktuara në pikën b dhe c me poshte; b. Çdo referim i garancisë në këtë udhezim do te hyje ne fuqi kur Ministri te nxjerrë nje udhezim tjeter ne lidhje me të; c. Çdo referim lidhur me numrat seriale në këtë Udhëzim do të hyjë në fuqi kur Ministri te nxjerre nje udhezim tjetër në lidhje me të.
Ndryshuar me: Udhëzimin (shtesë) Nr. 2 datë 18.01.2005. Botuar ne Fletoren zyrtare NR.3 Janar 2005 *** Ndryshuar me Udhëzimin Nr.9 datë 22.08.2006 botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 95 datë 30.08.2006 *** Ndryshuar me Udhëzim nr. 13 datë 06.08.2007, botuar në Fletoren Zyrtare nr.105 datë 07.08.2007 *Ndryshuar me Udhëzim Nr. 22, datë 2.3.2009, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 20 datë 04.03.2009. *Ndryshuar me Udhezimin Nr. 31 , date 26.05.2009, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr.89, date 17.06.2009 *** Ndryshuar me Udhezimin Nr. 3, Per akcizen, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 2 dt. 11.01.2008. 8. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

44

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

SHTOJCA 22C – KERKESA PER RIMBURSIMIN E AKCIZES (ANIJET E PERSHKIMIT) KERKESA PER KTHIMIN E AKCIZES – KARBURANT 1.Fundi i tremujorit: PER ANIJET E PESHKIMIT Shih shenimin 1 Ju lutemi lexoni shënimet e bashëengjitura përpara se të plotësoni këtë formular Të dhënat e Aplikantit: Shih shënimin 2 Emri dhe NIPT-i: 2. Adresa e organizatës: 4. Rruga Qyteti Rrethi

3. NIPT:

Gazoili i furnizuar për përdorim në udhëtimet e peshkimit – shuma e mbartur nga fletët e tabelës bashkëlidhur [ ]: Shih shënimin 3 Sasia e përdorur (litrat) Vlera për 13. Akciza e Shih shënimin 4 akcizën/litër (Lek) paguar për sasine e Shih shënimin 5 përdorur Shih shënimin 6 5. 6. 7. Unë deklaroj që lënda djegëse e shënuar në kutitë 5 dhe 9 më lart më është përdorur në udhëtime tregtare peshkimi, në përputhje me skemën që lejon rimbursimin e akcizës për karburantin e përdorur. Unë kam në dispozicion të dhënat e kërkuara nga Ligji dhe Udhëzimi për Akcizat në fuqi që rregullojnë skemën e rimbursimit të akcizës dhe do t’i paraqes ato sa herë që të kërkohet nga punonjësi i Organit Tatimor në mbështetje të kësaj kërkese. Së bashku me këtë kërkesë po paraqes një tabelë të udhëtimeve tregtare të kryera dhe karburantit të blerë për ato udhetime. Unë deklaroj që informacioni i dhënë në këtë dokument dhe në tabelë është i vërtetë dhe i saktë. Numri i fletëve me tabela që janë bashkëlidhur: 8. Shih shënimin 7 Data Statusi

Nënshkrimi dhe data: Emri dhe statusi: Shih shënimin 5, 6 Për përdorim zyrtar

Firma Emri

Data

Emri dhe firma

Data e marrjes së kërkesës * Verifikimi i pagesës së tatimit dhe mallrave të akcizës së përdorura ne regjistrat e kërkuesit, nëse rezulton i rregullt, rekomandohet rimbursimi

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

45

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

* I pakënaqshëm, kërkesa reduktohet në: Lek Rimbursimi i miratuar Numri i urdhër pagesës: (*Fshijeni sipas rastit)

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

46

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2007 Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Udhëzim Nr.7, datë 16.06.2003

Shënime për kërkesën e rimbursimit të akcizës – anijet e peshkimit Shenim 1: Formulari i kërkesës duhet të dorëzohet çdo tre muaj, për tremujorët që përfundojnë në Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor. Ju duhet të plotësoni një tabelë të karburantit të furnizuar për udhëtime tregtare të peshkimit dhe të paraqisni evidencën e blerjes së karburantit të furnizuar sipas rregullave të skemës. Shenim 2: Ju duhet të jeni një organizatë e regjistruar në Administratën Tatimore. Plotësoni kutitë 1 deri 7 të kësaj kërkese, plotësoni tabelën, nënshkruani dhe vini datën e pastaj dorezojeni në Degën tuaj tatimore. Shenim 3: 1. Kërkesa juaj do të verifikohet kundrejt të dhënave që mbani, kështu që në ditarin e udhëtimit duhet të mbahen shënime të kujdesshme për karburantin që u është furnizuar anijeve të peshkimit dhe të regjistrohen të dhena për udhëtimet përkatëse të shënuara në regjistrin e anijeve të peshkimit duke përfshirë edhe të dhënat për sasinë e peshkut të zënë. 2. Sigurohuni që furnizuesi juaj i karburantit t’ju pajisë me fatura që kanë numër dhe date, të cilat tregojnë sasinë e tatueshme të ngarkesës dhe tatimin e paguar, dhe dorezojeni faturën së bashku me këtë kërkese. 3. Shënoni numrin e fletëve të tabelave që po i bashkangjisni formularit të kërkesës. Shenim 4: Shënoni sasinë faktike të karburantit që është furnizuar për udhëtimet tregtare të peshkimit nga totali i tabelave të bashkangjitura. Shenim 5: Vlera e akcizës së gazolit do të jetë vlera e paraqitur në faturën që keni marrë nga furnizuesi juaj. Shënoni këtë vlerë në tabelë ndërsa përdorni karburantin, duke përdorur se pari furnizimin fillestar. Shënoni vlerën gjithsej në kutinë 6 të këtij formulari. Shenim 6: Shënoni tatimin që kërkohet të kthehet. Shenim 7: Shënoni numrin e fletëve me tabela që i bashkangjiten këtij formulari.

Shenim 8: 1. Nëse firmosni deklaratën, ju duhet të jeni të autorizuar të veproni në emër të organizatës së përmendur. 2. Bërja e një deklarate të rreme për qëllimin e sigurimit të një rimbursimi, përbën shkelje. Dhe do të rezultojë në vënien e gjobave. Shënimet në këtë formular kanë forcë ligjore. Shenim 9 Shënoni në tabelë çdo blerje karburanti sipas datës dhe pastaj përcaktoni sasinë e karburantit të blerë për çdo furnizim.Vlera e karburantit të përdorur do të jetë vlera për litër në faturë. Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme në tabelë përdorni fletën vijuese, shënoni numrin e faqeve të përdorura, kapeni fletën vijuese në formularin e kërkesës dhe kaloni shumat totale në kutinë 7.

Sektori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesve

47

Similar Documents

Free Essay

What Are the Disney Resorts and Parks Aiming for?

...REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Ekonomisë MSc. Administrim Biznesi Tiranë, Shqipëri TEMA: ENFP 1 Contents Hyrje .............................................................................................................................................................. 3 1. 2. Kritika të studiuesve për indikatorin e Myers&Briggs .......................................................................... 3 Karakteristikat e ENFP ........................................................................................................................... 4 2.1. 2.2. 2.3. 3. Vlerat e një ENFP........................................................................................................................... 5 Pikat e forta të ENFP-ve ............................................................................................................... 5 Dobësitë e ENFP-ve ....................................................................................................................... 6 Si ndikon tipi në zgjedhjen tonë për karrierën...................................................................................... 7 3.1. 3.2. 3.3. Përshkrim i detajuar i karrierës për tipat ENFP ............................................................................ 8 Mënyra të mundshme karriere për ENFP ..................................................................................... 9 Karrierat më pak popullore për ENFP ..........................

Words: 3593 - Pages: 15