Free Essay

You Are What You Eat

In:

Submitted By SrMn
Words 4081
Pages 17
Burimet e së Drejtës
Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregullave te detyrueshme të krijuara për të mbajtur dhe disiplinuar vetë shtetin, marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera, marrëdhëniet e shtetit me qytetarët si dhe marrëdhëniet e qytetarëve midis tyre. Këto rregulla të detyrueshme për të gjithë, dhe për vetë ata që i nxjerrin, përbëjnë burimet e së drejtës së një shteti. E drejta në kuptimin e vet të gjerë është një grumbull rregullash sjelljeje të përshkruara nga autoriteti kontrollues dhe kanë fuqi ligjore të detyrueshme.
E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Mënyrat e ndryshme të krijimit çojnë në identifikimin e burimeve të ndryshme të së drejtës. Kështu: “Është burim i së drejtës çdo element, fakt ose akt pavarësisht nga forma, që parashikon një rregull të detyrueshëm për anëtarët e një shoqërie të caktuar.”
Rregullat e detyrueshme ndahen në rregulla apo burime formale (burime-akte) dhe rregulla apo burime joformale (burime-fakte). Kështu kemi rregulla të shkruara siç janë kushtetutat, ligjet, dekretet, vendimet e gjykatave, por edhe rregulla zakonore të pashkruara, të bazuara mbi nevojën e të prejardhura nga tekstet fetare. Pjesa më e madhe e sistemeve juridike kanë zgjedhur sistemin formal të disiplinës së burimeve të së drejtës: ata parashikojnë shprehimisht cilat janë mënyrat e krijimit të së drejtës. Shumë i rëndësishëm është edhe raporti ndërmjet burimeve. Në çdo sistem ndeshemi me disa burime të së drejtës. Ekzistenca e disa burimeve çon në përdorimin e një sistemi vlerësimi midis tyre. Përdoret parimi hierarkik sipas të cilit burimi më i lartë mbizotëron ndaj burimit më të ulët. Shembulli më i qartë mund të jepet në fushën e burimeve të shkruara: kushtetuta kushtëzon burimet e tjera të së drejtës, si p.sh. ligjet e parlamentit, të cilat duhet t’i përshtaten kushtetutës sigurisht pa e ndryshuar atë. Në praktikë, mund të themi se në të gjitha sistemet mund të dallojmë të paktën tre shkallë burimesh: aktet kushtetuese; aktet ligjore (të nxjera nga parlamenti) dhe aktet nënligjore me karakter zbatues (të nxjerra nga qeveria). Megjithatë kjo ndarje nuk është e vetmja. Burimet mund të qëndrojnë edhe në raport barazie: kështu p.sh. në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dy ose më shumë kushtetuta që i përkasin dy ose më shumë shteteve të ndryshme janë në pozita të barabarta; në kuadrin e së drejtës kombëtare dy ose më shumë urdhëresa lokale kanë pozita të barabarta.
Në ditët e sotme ligji është në dukje burim kryesor, pothuajse ekskluziv i së dretjës. Në të gjitha vendet e së drejtës së shkruar juristët kërkojnë mbi të gjitha të identifikojnë rregullat dhe zgjidhjet e çështjeve duke u ndihmuar në radhë të parë nga tekstet legjislative ose rregulloret të nxjerra nga parlamenti ose nga autoritet qeveritare apo administrtive. Detyra e juristëve është kryesisht ajo e identifikimit, me anë të procedurave të ndryshme, të zgjidhjes që në çdo rast konkret korrespondon me vullnetin e legjislatorit. Kështu burimet e ndryshme nga ligji duket se zënë një vend dytësor, dhe të një rëndësie shumë më të vogël, në krahasim me pozitën e shkëlqyer që ka ligji.
Në fakt kjo analizë, megjithëse është shumë e përhapur, është tejet larg realitetit. Ajo nuk është pranuar asnjëherë tërësisht nga praktika dhe edhe në nivel teorik po pranohet gjithnjë e më tepër se sovraniteti absolut i ligjit është një koncept jo real: pranë ligjit ka vend edhe për burime të tjera të së drejtës. Të ngatërrosh të drejtën me ligjin do të thotë të identifikosh në ligj burimin ekskluziv të së drejtës: një gjë e tillë është në kundërshtim me gjithë traditën e së drejtës. E drejta nuk mund të kërkohet vetëm në tekstet e së drejtës së shkruar; në këtë mënyrë do të ndryshonim përkufizimin e vetë së drejtës, duke mos parë më në të shprehjen e drejtësisë, por dëshirën e drejtuesve dhe udhëheqësve të shtetit. Është e vërtetë që në vendin tonë, anëtarët e gjykatave dhe juristët nuk ndihen mirë nqs nuk përmendin, gjatë zgjidhjes së një çështjeje juridike, një ose disa tekste ligjesh. Në qoftë se dëshiron t’i drejtohesh gjykatës duhet të vërtetosh se është shkelur një ligj.
Ky qëndrim të krijon përshtypjen se në vendin tonë e drejta dhe ligji janë një gjë e vetme dhe identike.
Legjisatori mund, dhe duhet, të kontribuojë për të përcaktuar se cila është e drejta, por nga ana tjetër e drejta është një gjë e ndryshme nga ligji. Ligji është bërë elementi parësor për njohjen e së drejtës, por kjo nuk presupozon përjashtimin e elementëve të tjerë.

Page 1 of 6

Hierarkia e burimeve formle është:
Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese;
Traktatet Ndërkombëtare;
Ligjet;
Dekretet me Karakter Normativ të Presidentit të Republikës;
Vendimet dhe Rregulloret me Karakter Normativ të Këshillit të Ministrave;
Vendimet dhe Udhëzimet me Karakter Normativ të Ministrave.
Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese: Në shkallën më të lartë të kësaj hierarkie gjenden ligjet kushtetuese. Pjesa më e madhe e shteteve kanë kushtetuta të shkruara dhe përmbajtjes së tyre u njihet një prestigj i veçantë. Në disa vende ky prestigj ka vetëm karakter politik. Në disa vende përmbajtja e kushtetutës mund të ndryshohet vetëm me anë të një procedure të caktuar, por nga pikëpamja juridike kanë të njëjtën vlerë si edhe ligjet e zakonshme. Përmbajtja e kushtetutës nga pikëpamja juridike kanë një vlerë të ndryshme nga ajo e ligjeve të zakonshme: autoriteti i tyre i veçantë shprehet edhe me anë të një pozicioni kontrollues mbi ligjet e tjera. Me fjale të tjera ç’ka është shkruar në kushtetutë është parimi dhe rregulli bazë të cilit duhet t’i binden të gjitha autoritetet e tjera të shtetit, duke përfshirë edhe parlamentin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij ligjvënëse. Rëndësia e kushtetutës qëndron në faktin se ajo parashikon krijimin dhe organizimin e organeve kushtetuese, kopetencat e tyre, marrëdhëniet e këtyre organeve më njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet midis autoritetit publik dhe lirive dhe të drejtave të individit.
Traktatet: Një trajtim të ngjashëm me ligjet kushtetuese kanë edhe traktatet ndërkombëtare. Disa kushtetuta parashikojnë shprehimisht se traktatet kanë një autoritet më të lartë se ligjet e zakonshme. Disa vende nuk e parashikojnë një gjë të tillë në kushtetutë. Traktatet ndërkombëtare duhet të ratifikohen nga parlamenti që të marrin fuqi ligjore brenda vendit. Në pjesën më të madhe të këtyre të fundit, parlamenti duhet të nxjerrë legjislacionin e duhur për zbatimin e këtyre traktateve.
Ligji: Në kushtet e botës moderne, si edhe për arsye të natyrës filozofike dhe politike, sot përgjithësisht mendohet se një nga mënyrat më të mira për të arritur në një zgjidhje të çështjeve juridike është të bazohesh në dispozitat e ligjit. Ligji për precizionin me të cilin është shkruar, duket se është teknika më e mirë për të përcaktuar norma të pastra dhe të qarta. Dispozitat e së drejtës së shkruar, të nxjerra nga organi ligjvënës, të cilat juristët janë të detyruar të interpretojnë dhe zbatojnë gjatë zgjidhjes së çështjeve ligjore, paraqiten në një shkallë të caktuar hierarkike. Ligjet nxirren nga parlamenti dhe janë të detyrueshëm për të gjithë, edhe vetë ata që i nxjerrin. Shkelja e tyre dënohet me një sërë mënyrash, që nga gjobat deri tek burgimi, nga Shteti.
Dekretet me Karakter Normativ të Presidentit të Republikës: Në raste të caktuara Presidenti i Republikës ka të drejtë të nxjerrë dekrete me karakter të detyrueshëm. Në Republikën e Shqipërisë, kjo kompetencë e i njihet Presidentit midis dy legjislaturave: nga momenti mbylljes së një legjislature, gjatë gjithë kohës së zgjedhjeve dhe deri në mbledhjen e legjislaturës së re. Gjatë kësaj periudhe Presidenti i Republikës është i vetmi organ që nxjerr legjislacion. Puna e parë që bën Parlamenti i ri është miratimi i këtyre Dekreteve, përndryshe ato nuk kanë më fuqi detyruese. Në vende të tjera kompetenca për nxjerrjen e dekreteve me karakter normativ mund t’i njihet presidentit edhe në raste të tjera.
Vendimet dhe Rregulloret e Këshillit të Ministrave: Ky grup përbëhet nga rregulloret e nxjerra për dhe në zbatim të ligjit. Këto janë kryesisht vendime me karakter të përgjithshëm të nxjerra nga ekzekutivi dhe janë të detyrueshme për të gjithë. Pse ekzistojnë këto rregullore? Në kohët e sotme ka lindur nevoja e rregullimit të marrëdhënieve gjithnjë e më të ndërlikuara dhe e ndeshjes së çështjeve nga më të ndryshmet.
Kështu nuk mund të pritet nga Parlamenti të rregullojë me ligj të gjitha aktivitetet e mundshme dhe të imagjinueshme të kësaj bote. Disa herë ai ia delegon ekzekutivit nxjerrjen e këtyre akteve për dhe në zbatim të ligjeve në të cilat legjislatori parashikon vetëm parimet e përgjithshme.
Page 2 of 6

Udhëzimet dhe Rregulloret me Karakter Normativ të Ministrave: Menjëherë pas vendimeve dhe rregulloreve me karakter normativ të Këshillit të Ministrave vijnë Udhëzimet dhe Rregulloret me Karakter
Normativ të Ministrave. Ato janë shumë të detajuara dhe kanë karakter të theksuar zbatues dhe janë të detyrueshme për të gjithë. Ato shtjellojnë në detaje ato ç’ka parashikuar legjislatori në ligj. E drejta për të nxjerrë udhëzime dhe rregullore për dhe në zbatim të ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave u jepet atyre në mënyrë të shprehur në ligjin apo në vendimin për dhe në zbatim të të cilit ato dalin.
Vendimet Administrative: Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, Ministrat dhe Funksionarët e pushtetit lokal mund të nxjerrin respektivisht dekrete, vendime apo urdhëresa me karakter thjesht administrativ ose individual dhe jo normativ. Kjo do të thotë që urdhëresat e para nuk kanë karakter të detyrueshëm për të gjithë. Ato kanë lidhje vetëm me një çështje konkrete shume specifike dhe shpesh i drejtohen vetëm një personi. Një shembull i tillë është urdhri i Ministrit për emërimin apo pushimin nga puna të njërit prej vartësve të tij ose dhënia e një license për ushtrimin e një aktiviteti specifik.
Burimi Zakonor (e drejta zakonore) ka pasur dhe ka një rëndësi të veçantë ndonëse me kalimin e kohës janë preferuar burimet e shkruara. Kjo edhe për dëshirën e institucioneve shtetërore dhe politike të cilat e konsiderojnë të drejtën zakonore tradicionaliste dhe konservatore.
Doktrina: E drejta doktrinale ose doktrina është formuar mbi bazën e analizës dhe zhvillimeve racionale të zhvilluara nga studiuesit e së drejtës. Studiuesit e së drejtës japin mendimet e tyre mbi interpretimin e teksteve të shkruara të ligjeve dhe akteve që janë të detyrueshme për të gjithë. Ky interpretim përfshin përsiatje dhe pikpamje të vetë studiuesve e shumë shpesh kanë vizion ndërkombëtar. Ky lloj burimi ka qenë burim bazë i së drejtës në Evropë prej shekullit XIII deri në shekullin XIX për arsye se gjatë kësaj periudhe e drejta përpunohej kryesisht në universitete. Vetëm në kohët moderne supermacia e ligjit ka zëvendësuar atë të doktrinës si rezultat i fitores së ideve demokratike dhe kodifikimit të së drejtës.
Jurisprudenca ose e drejta që rrjedh nga aktiviteti i gjyqtarëve nëpërmjet precedentëve ka marrë një zhvillim të rëndësishëm kryesisht në sistemin anglo-amerikan. Në këto vende precendentët gjyqësor, ose parimi i së drejtës i zbatuar në një rast konkret janë një burim shumë i rëndësishëm i së drejtës dhe kanë karakter të detyrueshëm nëse janë të vendosura prej gjykatës më të lartë të atij juridiksioni. Shembull: Një gjyqtar i shkallës së parë në sistemin anglo-amerikan për të zgjidhur një çështje është i detyruar të zbatojë atë parim të së drejtës që ka zbatuar një gjyqtar në shkallën më të lartë të juridiksionit të tij në një çështje të njëjtë ose shumë të ngjashme me atë që ai po shqyrton. Ndryshimi në vendet e së drejtës civile qëndron në faktin se në këto të fundit precedentët gjyqësorë nuk janë të detyrueshëm për një gjyqtar të cilit do t’i duhet të marrë një vendim për një rast të njëjtë ose të ngjashëm. Përjashtim në këto raste bëjnë vendimet e gjykatës kushtetuese.
Ato janë të detyrueshme për të gjithë dhe përfundimtare. Megjithatë, edhe në vendet e së drejtës civile mund të themi se vendimet gjyqësore të shkallëve më të larta janë në një farë mënyre të detyrueshme për faktin se nqs çështja dërgohet për gjykim në shkallët më të larta, vendimi i marrë nga gjyqtari i një shkalle më të ulët mund të rishikohet në dritën e interpretimeve që gjyqtarët e shkallës më të lartë i kanë bërë ligjit për t’u zbatuar në një rast të ngjashëm. Për këtë arsye, më të gjitha vendet e të drejtës civile, përveç Shqipërisë, vendimet e gjykatave më të larta në hierarkinë gjyqësore, si dhe vendimet e rasteve të reja të dala nga praktika botohen dhe studiohen prej studentëve të drejtësisë.
Konkluzion: Sot në të gjithë botën ligji po fiton statusin e burimit më të rëndësishëm të së drejtës. Më shumë se sa ndryshimet, në sistemet kombëtare mund të shohim ngjashmëritë. Kjo sepse sensi i drejtësisë për qëniet njerzore është më i ngjashëm se sa i ndryshëm. Ligji formon skeletin e sistemit juridik, po ky skelet duhet të marrë jetë nga faktorë të tjerë. Ligji nuk duhet të konsiderohet vetëm në tekstin e tij. Shumë shpesh këto interpretime janë të zgjeruara, në të cilat del në pah fuqia krijuese e gjyqtarëve dhe e studiuesve të së drejtës.
Përfundimisht mund të themi se e drejta e një vendi gjendet në aktet e tij kushtetuese, ligjore dhe nënligjore, të interpretuara nga gjykata e tij, dhe në mungesë të një ligji të shkruar në vendimet e marra nga gjykatat, në doktrinat e përpunuara nga studiuesit e së drejtës, ose në zakonet e pashkruara.
Page 3 of 6

Sistemi i se drejtes: eshte bashkimi i normave juridike ne grupe te vecanta, eshte dallimi dhe bashkimi i tyre ne nje teresi te vetme. Norma juridike eshte nje rregull sjellje per njerezi. Burimi i se drejtes eshte nje forme e shprehjes se ketij rregulli eshte nje menyre per ti dhene atij fuqi detyruese per te gjithe me anen e nje akti te posacem shteteror.
Parimet e ndertimit te sitemit te se drejtes:
1) te gjitha normat juridike qe jane ne fuqi ne nje shtet dhe qe jane te ndara ne grupe sipas karakterit te marredhenieve shoqerore qe ato rregullojn
2) normat juridike te bashkuara ne nje grup sipas kriterit te permendur formojne nje dege te se drejtes.
3) sistemi i se drejtes qe formohet nga deget e se drejtes cakton lidhjen dhe kufirin midis ketyre degeve te se drejtes. SISTEMET E SË DREJTËS
Për të lehtësuar njohjen e të drejtave të huaja dhe krahasimin midis të drejtave që i përkasin zonave gjeografike të largëta e të ndryshme midis tyre, juristët e së drejtës së krahasuar kanë kryer klasifikime dhe bashkërendime e i kanë dhënë jetë një dege të së drejtës së krahasuar, që quhet Sistemologji.
Sistemologjia i përgjigjet nevojës për të rregulluar të drejtat kombëtare ekzistuese, duke i grupuar në familje ose në sisteme. Për të ndërtuar këto grupime juristët e së drejtës së krahasuar kanë bërë kërkime të shumta me qëllimin që të gjenin të dhëna të hershme dhe afatgjate .
Rregullat që sistemet e ndryshme vendosin, mund edhe të ndryshojnë. Të dhënat lidhur me kulturën dhe historinë mbeten dhe lënë gjurmë në strukturën e sistemeve kohore për një kohë të gjatë. Për shembull, mënyra se si konceptohet një rregull juridik, si formulohet dhe si garantohet aplikimi i tij janë të dhëna të rëndësishme, që mbeten edhe kur brendësia e rregullave ndryshon. Juristi që merret me studimin krahasues mbledh këto të dhëna në sisteme të ndryshme. Nëse disa sisteme kanë të dhëna të përbashkëta, ato përmblidhen në një sistem. Njohja e sistemeve kryesore ku futen të drejtat e ndryshme kombëtare është hapi i parë, faza e parë e studimit krahasues.
Koncepti “sisteme juridike” është i lidhur me vepren e René David, i cili në 1960, botoi “Sistemet e mëdha të së drejtës bashkëkohore”, me anë të së cilës propozonte një klasifikim që mbështetej në dy elemente thelbësore: njohja e së drejtës dhe mënyra e prodhimit të rregullave të saj. Mbi bazën e këtyre udhërrëfyesve
David arriti të dallonte katër sisteme të mëdha:
a) sistemi romanik-gjermanik, i cili përfshin sistemet e Europës Kontinentale, bazat e tij i ka në të drejtën romake. Një sistem ky, fillimisht nën ndikimin e doktrinës dhe më pas të së drejtës legjislative.
b) sistemi i common law, origjina e të cilit gjendet në përvojën angleze, u përhap në kolonitë angleze pa pësuar ndikimin romak. Ata që lanë gjurmë në këtë sistem ishin pikërisht gjykatësit. Ata prodhuan të drejtë jurisprudenciale, në të cilën roli i ligjit është më i vogël dhe norma konceptohet në sensin pragmatik, pra si një instrument për të zgjidhur mosmarrëveshjet konkrete.
c) sistemi socialist, lindi me revolucionin bolshevik të 1917 dhe u përhap më pas në shtetet që pas Luftës së
II Botërore, ndoqën modelin e shtetit socialist të afirmuar në Bashkimin Sovjetik nën ideologjinë marksisteleniniste.
d) sistemet filozofike dhe fetare. Kjo kategori e fundit ështe më pak homogjene dhe përfshin të gjithë sistemet jo perëndimore dhe jugun e botës. Në këto sisteme konceptimet filozofike dhe vizionet fetare do ta orientonin fenomenin juridik në drejtime dhe strukturime të ndryshme nga ato që njihen në sistemet perëndimore. Në sistemet filozofike dhe fetare përfshihen e drejta Muslimane, e drejta Hindu, të drejtat e
Azisë Lindore si dhe ato Afrikane. Klasifikimi i bërë nga David ka qenë një burim frymëzues për klasifikime të tjera të bëra më pas nga literatura krahasuese perëndimore.
Page 4 of 6

Ndër këto klasifikime përmendim atë të Konrad Zweigert dhe Hein Kots. Këto dhe shumë klasifikime të tjera që janë bërë në vitet e fundit, kanë pasur kritika të forta për një sërë gabimesh, ndër te cilat eurocentrizmi.
Me këtë term do të kuptojmë një qasje të paekuilibruar drejt traditave juridike perëndimore me prejardhje europiane, kundrejt të cilave sistemet juridike jo perëndimore reduktohen brenda një kategorie “të drejtash të tjera të mbetura”. Referimi ndaj përvojave të tjera juridike është një referim ndaj shteteve “pa të drejtë” ose në të cilët e drejta ka tradicionalisht një rol dytësor, mjafton të mendojmë për zonën e Azisë Lindore.
David në veprën e tij, pjesën mbi të drejtën kineze e hap me një paragraf të titulluar “roli më i vogël i së drejtës” ndërsa atë mbi të drejtën japoneze, në mënyrë akoma më kategorike e fillon me pohimin “mungesa e idesë së ligjit”. Vetëm kohët e fundit është bërë një klasifikim i gjerë që merr parasysh tërësinë dhe specifikën e përvojave historiko-juridike të marra veç e veç në çdo sistem.
Pra, veç traditës juridike perëndimore merren në shqyrtim dhe analizohen dhe: e drejta e vendeve islamike; e drejta indiane; e drejta e lindjes së mesme dhe e Afrikës Sub-Sahariane.
Ndarja e parë dhe më e madhe që është bërë për të inkuadruar dhe dalluar sistemet e ndryshme juridike në
Botë, dhe që sot përfshihet brenda nocionit të Western Legal Tradition (WLT), është ajo midis civil law dhe common law. Kjo ndarje i ka rrënjët në Europën perëndimore, por me shtrirjen e ndikimit perëndimor në botën jo perëndimore, u përhap dhe jashtë Europës dhe u aplikua në parim në të gjitha të drejtat nëpër botë. Parametri kryesor në bazë të së cilit ajo u teorizua është ai i aparatit të burimeve të së drëjtës.
Sistemi common law bashkon të gjitha ato përvoja që e kanë origjinën e tyre në të drejtën angleze mesjetare dhe moderne. Ajo që qëndron në thelb është pikërisht tradita juridike anglosaksone, e cila, ashtu si edhe gjuha angleze, bashkon, me ndonjë ndryshim ndërmjet tyre, Anglinë, Irlandën, Kanadanë (përvec Kebekut),
Shtetet e Bashkuara, Australinë, dhe Zelandën e Re . Ajo ndikon, ndonjëherë edhe në mënyrë të theksuar, edhe mbi të drejtën e vendeve të tjera.
Tradita e dytë juridike, civil law, përmbledh sistemet që kanë lindur në epokën mesjetare në Europën
Kontinentale dhe që i kanë rrënjët e tyre në të drejtën romake. Si degë e civil law janë dhe sistemet juridike të disa vendeve të largëta dhe historikisht të ndryshme nga qytetërimi europian, siç janë Turqia dhe Japonia.
Ndarja e madhe civil law-common law ka lindur në dekadat e para të shekullit të XX. Të dhënat që u zgjodhën në atë kohë si kritere klasifikimi, të quajtura edhe përcaktues sistemologjik, i referoheshin kryesisht aparatit të burimeve.
Ishte koha kur në Europën kontinentale mbizotëronte një klimë pozitivizmi juridik, koha e kodifikimeve të mëdha dhe e besimit të pakufizuar në to, si formë kryesore e disiplinës normative.
Sistemet e common law u treguan indiferent ndaj këtyre normave, kjo për faktin se në këto sisteme burimi kryesor i së drejtës ishte, jurisprudenca, case law.
Për këto arsye, ndarja e parë më e madhe sistemologjike, e cila përdoret edhe sot si një klasifikim i përgjithshëm i sistemeve të mëdha të së drejtës bashkëkohore, është ajo që cilëson civil law si sistemi i së drejtës me burim legjislativ, kodik in primis, dhe common law si sistemi i të drejtës me burim jurisprudencial.
Në vitet e fundit kjo ndarje e madhe është pasuar nga klasifikime të reja më të elaboruara. Kjo për faktin se sistemi i burimeve të së drejtës nuk është më një përcaktues sistemologjik i vlefshëm dhe kjo në radhë të parë për faktin se në ditët e sotme ka pasur një ndikim të ndërsjëlltë midis dy sistemeve të burimeve të së drejtës.
Sot, burimi jurisprudencial është shumë i pranishëm edhe në sistemet e civil law dhe anasjelltas, burimi legjislativ është i pranishëm në sistemet e common law.
Por, përtej anës formale të sistemit të burimeve, janë bërë studime të rëndësishme mbi formimin dhe zhvillimin historik të të dy sistemeve, pra, të civil law dhe common law.
Page 5 of 6

Për të përmbledhur elementët përbërës të traditës juridike perëndimore i referohemi në radhë të parë dy të dhënave: e para ka të bëjë më këndvështrimin dhe praktikën e ligjit, i cili ka karakter teknik dhe te mirfilltë.
E drejta, në Europë, gjatë formimit të saj u imponua si një realitet i pavarur dhe urdhërues ndaj politikës dhe fesë si dhe u zhvillua si disiplinë e kualifikuar, e njohur dhe e përpunuar nga një kategori profesionistësh, juristët, të cilët dallonin nga figura e legjislatorit, gjykatësit dhe e doktrinës.
Pra, e drejta konceptohet dhe jetohet si një teknostrukture. Ky është pikërisht, manifestimi i një mentaliteti, i një modeli kulturor, elementët e të cilit, si në të gjitha përvojat, janë rrënjët bazë të një sistemi juridik. Nëse pranojmë se e drejta organizon rendin shoqëror, si e tillë është e lidhur fort me themelet e shoqërisë. Me “të drejtë” ne nuk kuptojmë “ligjin arbitrar dhe të rastësishëm” por “atë tërësi vlerash të cilave shoqëria mendon se duhet t’ju bindet”.
Shkrimi, përcaktimi i mirëfilltë dhe teknika janë perceptuar dhe përfaqësuar në kulturën perëndimore si shprehi të “saktësisë në vleresimin e së drejtës dhe të së gabuarës, një nga idetë më të fuqishme e më të përhapura në kulturën europiane”.
Pikërisht, rreth kësaj bërthame vlerash u zhvillua e drejta në Perëndim, nën një plan shumë teknik dhe formal.
Mbi këto themele, përvojat juridike të perëndimit bashkohen në pohimin formal të të njëjtave vlera juridike: demokracisë së përfaqësuar, parimit të barazisë dhe të lirisë së individëve, parimit të Shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes juridiksionale të të drejtave, mbrojtjes së pronës private, lirisë kontraktuale, për të kujtuar vetëm kryesorët. Ideja e supremacisë dhe e vlerës ekzemplare të këtyre parimeve dhe më në përgjithësi, të arritjeve institucionale të realizuara nga Western Legal Tradition në kohët moderne, ishin në themel të lëvizjes që përfshiu vendet e Azisë Lindore, midis shekullit të XIX dhe shekullit të XX, dhe që transferoi modelet juridike perëndimore, jashtë perëndimit, drejt lindjes dhe jugut të botes.
Pikërisht kjo lëvizje dhe studimet e bëra ndaj saj, i kanë hapur portat një perspektive të re studimi që i shikon sistemet juridike jo më në terma statike, por dinamike.
Ekzistenca e së drejtës si fenomen me përmbajtje të lartë teknike, e menaxhuar nga një grup profesionistësh të specializuar është sigurisht një tipar që ë dallon WLT dhe e bën atë një fushë të karakterizuar nga
“hegjemonia profesionale e së drejtës”.
Sidoqoftë, realiteti i të gjitha sistemeve juridike, është një realitet i shumëfishtë në të cilin, burimeve shtetërore të së drejtës (ligjet dhe jurisprudenca) i shtohen burimet jo shtetërore ndër të cilët kryesori është zakoni. Në sistemet e huaja ndaj traditës juridike perëndimore përbërësit jo shtetëror të së drejtës (ato me bazë fetare, zakonore e politike) janë tradicionalisht mbizotërues dhe karakteri i shumëfishtë i sistemit vihet akoma më në dukje. Ekzistenca e një shumëllojshmërie burimesh për legjitimitetin e normave, dhe të një sërë mekanizmash juridik të diferencuar për menaxhimin e raporteve juridike dhe të konflikteve, përfaqëson thelbin e shumëllojshmërisë së burimeve. Studimi i sistemeve juridike jo perëndimore lejon vëzhgimin me më shumë qartësi të karakterit të shumëllojshëm të çdo sistemi juridik.

Page 6 of 6

Similar Documents

Premium Essay

You Are What You Eat

... ‘You are what you eat’. You are what you eat.   For some people this phrase sounds pretty ridiculous, but the truth is, what we put into our body will affect us in many ways.   Food is something that can’t only be something that tastes good.   It needs to be something that doesn’t hurt your body.   There are so many benefits to eating healthy.   For example, it can give you more energy throughout the day.   Studies show that something like a bowl of oatmeal is one of the best ways to start of your morning.   Eating healthy can also make you stronger physically.   Putting the right food in your body can do as much as burning off fats.   Overall, it keeps your body at its best and can help you move forward at your best. Some people in the world like to see you are what you eat as describing the particular foods that people eat.   For example, someone may only like vegetables such as a vegetarian, and others may only eat sushi.   To narrow it down, some people may like mashed potatoes, and others may like to eat macaroni and cheese.   The food that people prefer can characterize them in many different ways.   To say that you are what you eat, can mean a variety of thing to other people.   Depending on how you look at it, it can mean anything from a healthy stand point to the way you characterize people in the kinds of food that they prefer.   Eating healthy is a major part of the body that can give us many benefits in life. What we choose to eat, can define us...

Words: 1458 - Pages: 6

Free Essay

You Are What You Eat

...ENGL 111-A Essay 5 – Persuasion You Are What You Eat Did you know that there are twenty-one ingredients in that box of macaroni and cheese you are feeding your children? What is sodium tripolyphosphate? Can you pronounce it? Think about it, do you really know what you are feeding your children every day? Unfortunately, most of us do not. We all want to feed our families wholesome, nutritious meals, but in today’s busy world it seems almost impossible. Our grocery stores shelves are filled with food that is full of chemicals, pesticides, and refined sugars, but do not have much nutritional value. As a society we have got to start making smarter food choices. Obesity and diabetes have become an epidemic in this country due to the lack of proper nutrition. As working mothers, we have to get food on the table fast. Often, we have very little money to do it with so we buy what we can afford. This often means we end up feeding our family packaged and processed foods. Our children and our families are seeing the consequences of this in their health and weight. We need to stop thinking that it is too hard and too expensive to eat well, and get creative and persistent with teaching our children health eating habits while they are young. One half of school age children who are currently obese will still be obese when they become adults. (Serdula M. K.) Today, one out of every three Americans is considered to be obese. (mayoclinic.com) Obesity is quickly becoming...

Words: 2077 - Pages: 9

Premium Essay

You Are What You Eat

...You are what you eat! Often when we pass McDonald’s in the city, we see that all the seats are taken. The visitors cram their mouths with cola and burger, and we can’t be sure that these often swollen people do exercise. Yes, we are all aware of the fact that our society today suffers from the so-called obesity epidemic. You are what you eat. But if you eat too much obesity can have many serious consequences such as heart disease, diabetes and difficulties with walking. But we can look at obesity as a result of social inheritance, where poor people often buy cheap unhealthy food. On the other hand you can also be genetically disposed for obesity. Studies show that being physically active, the risk of obesity is significantly less. If these poor people begin doing exercise, then they will be healthier. To be with other people and do sport instead of being indoors close to the fridge might save you from being obese. The cause of obesity can also be that a big part of the population suffers from food illiteracy. Some people think that they can eat whatever – but that might result in obesity. It’s important that the population get taught about healthy food. But do we not live in a society where everyone should be able to distinguish between healthy and wholesome, wrong and correct? We are and will be informed almost every day about what is healthy and unhealthy, but perhaps it is something you should be taught in school. You need to get control of yourself, because it is your...

Words: 334 - Pages: 2

Free Essay

You Are What You Eat

...Am Not Fat! Magazines at the grocery store, commercials on TV and movies playing at local theaters, all of these forms of entertainment seem to be harmless outlets of creativity. Yet these very forms of media affect women all over the world and tell them what they should physically look like to be deemed as beautiful in society. One may not believe that the media is up to such a terrible act, but subconsciously women believe what the media portrays as beautiful. Today’s pop culture demonstrates the impact of self-image and the effect it has on society and the way the society should look. Ads and pop culture enforce a negative outlook on the body image, which affects young women throughout the society. There are many aspects of today’s society that effect women within this pop culture and the way they have started to look at their bodies and see themselves as below average because they are not measuring up to the standards of society. In all reality, media and advertisement must know the effects it has on the young women and their body image in the world, but choose to ignore the fact because of the success that has sky rocketed in the past years. Not many people can ignore the media and find themselves beautiful no matter what features they have, but the ones who do such things are confident and strong while growing up in this tough and harsh world. Ads within television, magazines, newspapers, etc. all have some direct correlation to the media having an effect on the body image...

Words: 2275 - Pages: 10

Free Essay

You Are What You Eat

...You Are What You Eat Linand Blanc Professor Pamella Robinson Principles of Sociology 7/30/2011   Abstract Some may think that carrots and brown rice are healthy eating habits here in the United States. However there are some places in the world including the US where toasted insects, roasted cat and dogs, and even raw monkey brains are a delicacy. Whether you yourself would eat these types of food or not, we know that humans have been consuming cats dogs and yes even monkeys for decades. But my question is why did they find the need to eat these types of meats? Were beef, chicken, fish and pork not enough? Or maybe we’re the ones who don’t know what delicacy eating really is. Maybe we shouldn’t have such a closed mind to eating cats and dogs. Maybe by the end of this week I will be one that becomes an Entomophily.   The Holy Bible goes into great details on what we can and cannot eat. The dietary laws prohibit eating pork, shrimp, and shellfish of any kind, most insects, scavenger birds, and various types of other animals. (Leviticus chapter 11) Although the Bible doesn’t say anything about the domestic animals such as cats and dogs but many religions consider the consumption of these animals to be taboo. In some parts of the word others have resorted to eating felines and k-9’s in desperation during hard times and poverty, and others believe that eating them will bring good luck or good health. Cats and Dogs In North China eating cats is considered...

Words: 989 - Pages: 4

Premium Essay

You Are What You Eat

...You are what you eat. For some people this phrase sounds pretty ridiculous, but the truth is, what we put into our body will affect us in many ways. Food is something that can’t only be something that tastes good. It needs to be something that doesn’t hurt your body. There are so many benefits to eating healthy. For example, it can give you more energy throughout the day. Studies show that something like a bowl of oatmeal is one of the best ways to start of your morning. Eating healthy can also make you stronger physically. Putting the right food in your body can do as much as burning off fats. Overall, it keeps your body at its best and can help you move forward at your best. Some people in the world like to see you are what you eat as describing the particular foods that people eat. For example, someone may only like vegetables such as a vegetarian, and others may only eat sushi. To narrow it down, some people may like mashed potatoes, and others may like to eat macaroni and cheese. The food that people prefer can characterize them in many different ways. To say that you are what you eat, can mean a variety of thing to other people. Depending on how you look at it, it can mean anything from a healthy stand point to the way you characterize people in the kinds of food that they prefer. Eating healthy is a major part of the body that can give us many benefits in life. What we choose to eat, can define us in ways that we may or may not like. Choosing what...

Words: 324 - Pages: 2

Free Essay

You Are What You Eat

...You are what you eat Strayer University Author Note Abstract As a child when asked what I wanted to be when I grew up the first thing that I would say was, ‘a biologist’ not because it was the only big word that I knew at 8 years old it was because I knew that biologist got to study the very thing that I loved. ‘Life’ and ‘nature’. You are what you eat Imagine if you became the very thing that you ate. If your cells mutated into the cells of the very thing that you consumed. I would say that there would be a lot half-human half-beast walking around, if not already. THE SEA SLUG THAT BECAME A PLANT In a recent article published Sidney K. Pierce she shows her findings of how the emerald green sea slug lives months at a time by feeding on the sunlight, similar to a plant, (Photosynthesis) the article clarifies how the sea slug (Elysia chlorotica) absorbs the genes of the algae (Vaucheria litorea) that it eats, thus turning the slug into the very algae that it eats. The slug (Elysia chlorotica) manages to live for months by utilizing photosynthesis. To do this the slug stores the chloroplasts from the algae that it feeds on and by doing so, initiates a gene transfer; from one multicellular species to another. A new find for scientist. If not amazing enough that the slug can steal and store the chloroplast from the food that it eats it even goes as far as boosting the usefulness of the chloroplast 10 times longer than the algae that it adsorbed it from could have. [Heading...

Words: 858 - Pages: 4

Free Essay

You Are What You Eat

...the eye. The dishes I create take me on a remarkable journey that leaves an everlasting impression of memories and stories. Can you say the same? Maybe not, maybe yes. Either way it goes let's imagine it can together. I remember the first time I tried my grandmother's Rice pudding. The memory is still fresh on my mind. The rice was sticky and creamy, raisins were ripe and perky, and the smell of the cinnamon indulged my senses, with each and every waking bite the pudding did a tantalizing salsa dance on my tongue that I will never forget. The very next day I asked my grandma can she teach me how to make her rice pudding, at first she was reluctant but eventually she gave in. The most important lesson that my grandma taught me, was in order to make this pudding successful, the rice had to be just right (no Uncle Ben's) this was drilled in my head over a dozen one times, no excuses. "Today as I stand over a bowl of cold water and rice, scrubbing, (Dash, 140) I felt a strong presence watching over me just like Dash felt when her Aunt Gertie was watching over her. So if I was to make a mistake today it better be on an ingredient and not the rice. I wasn't always a picky eater not until I got older and was able to pick and choose what kind of food went into my mouth. As a little girl my mother used to make collard greens with ham hocks boy did I love to eat! I was always first in line. I can't recall all of the...

Words: 970 - Pages: 4

Premium Essay

You Are What You Eat

...You Are What You Eat Ever wonder why organic food prices are higher than non-organic produce? For example, when shoppers go into the produce section of the store they see two parts, organic produce and non-organic. Non-organic strawberries are cheaper than organic strawberries. Why would the price differ if they are both the same strawberries? They may taste the same, but the non- organic strawberry have pesticide residue on it. Eating organic food is healthier than non-organic food, because organic food does not contain harmful pesticides, have a higher nutrient content, and does not contain genetically modified organism. Organic is referred to the way farmers grow and process their products. Organic food is better for the environment. Organic growers conserve energy by decreasing the use of fossil fuel. By organic farmers doing this, it helps to minimize the environment pollution. Farmers on an organically farm do not use harmful pesticides to grow their food. A pesticide is a substance used for destroying insects or organism harmful to discriminating animals and plants. Organic farmers use safer methods to protect their crops. One of the rigorous methods is trapping insects instead of using pesticides that can stay on non-organic produce. On the other hand, conventional growers use toxic substances to protect their crops. Even with washing off conventional produce there is still residue left on the food. According to the Environmental Protection Agency, pesticides can...

Words: 896 - Pages: 4

Premium Essay

You Are What You Eat

...of corporate wellness and employee-assistance programs. "So you should eat like an athlete." At the very least, that means lots of lean protein, fruits and vegetables, and complex carbohydrates; no processed foods; and minimal white flour and sugar. But when you spend all day confronting challenging mental tasks, the brain's nutritional demands are greater. For example, have you ever worked so hard that it felt as though your brain were on fire? It sort of was, says Patti Milligan, director of nutrition at Tignum, a consultancy that helps businesses boost employee performance through holistic wellness programs. "You produce lots of oxidants in the brain when you're working," she says. "Foods that are high in antioxidants--berries, beans, apples, tea--act like flame retardants." And don't forget water. "The brain is 70 to 80 percent water," Milligan says. "When it's metabolically active 10 to 12 hours a day, removing metabolic waste from the brain requires optimal hydration." She suggests "super-hydrating" with two cups at the beginning of the day and avoiding "dehydrators," like processed sugary foods, high doses of caffeine, and soda. And watch out for "brain fog," which can be evidence that you need to hydrate. Speaking of caffeine, "coffee depletes serotonin, which contributes to a sense of well-being," says Barbara Mendez, a New York City nutrition consultant who works with many business clients. "If you have it on an empty stomach, that quick delivery to the bloodstream...

Words: 455 - Pages: 2

Free Essay

What You Eat Is What You Get

...NS 201-Biological Science A. Y. 2013 – 2014 Project #1 What you Eat is What you Get Name: Daniel C. Monares Year and section: 1A7 Date of submission: August 2, 2013 Submitted to: Table of Content Page Number Page Number 1.) Argentina Meatloaf 3 3.) PureFoods Liver Spread 7 Ingredients 3 Beef or Pork Liver 7 Sodium Nitrite 3 Water 8 Phosphates 3 Starch 8 Sodium Erythorbate 3 Flour 8 MSG 4 Sugar 8 Vegetable Protein 4 Iodized Salt 8 Cornstarch 4 Vegetable Protein 9 Sugar 4 Spices 9 Water 4,5 MSG 9 Iodized Salt 5 Flavor 9 Pork 5 Sodium Nitrite 9 Beef 5 4.) Heinz Tomato Ketchup 10 Mechanically Separated Chicken 5 Ingredients 10 Water 10 2.) PureFoods Corned Beef 5 Tomato Paste 10 Ingredients 5 Sugar 10 Cooked Beef 6 Vinegar 10 Beef Broth 6 Salt 11 Iodized Salt 6 Onion Powder 11 Sugar 6 Spice 11 Phosphate 6,7 Spice Extracts 11 MSG 7 5.) Mang Tomas 12 Sodium Nitrite 7 Ingredients 12 1.) Argentina Meatloaf Ingredients: sodium nitrite, phosphates, sodium erythorbate, msg, vegetable protein, cornstarch, sugar, water, iodized salt, pork, beef, mechanically separated chicken Sodium Nitrite: -A white to yellowish crystalline that is very soluble in water and is hygroscopic. It is an inorganic compound with a chemical formula of NANO2 -It is usually used...

Words: 4474 - Pages: 18

Free Essay

You Are What You Eat; the Benefits of Being a Vegetarian

...Andrew Jerzewski Kayleen Schumacher Eng 201 (6:30) 22 October 2013 You Are What You Eat; The Benefits of Being a Vegetarian There are only 7.3 million Americans who are vegetarians (“Vegetarian Statistics”). Many people either know a vegetarian or are one themselves. A vegetarian is defined as a person who does not eat or does not believe in eating meat, fish, or fowl (Shravan). Not only does vegetarianism help one’s body become healthier, it actually helps society as a whole as well. Becoming a vegetarian is quite straightforward and the health and social benefits can be extremely positive. The need for vegetarians is becoming increasingly crucial because farmers are going out of business everyday. Meat eaters should start taking action and gradually cut meat out of their diets in order to become financially stable and have overall better health. Many people go as far as saying that eating meat is a fundamental liberty and it must be defended. It may be part of the cycle of life, but many vegetarians will argue that it is unethical to kill animals for food when other options such as vegetarianism and veganism are available ("Should people become," 2013). A meat-eater would contend that this is just how nature works; that it has been part of human evolution for 2.3 million years. Vegetarians will counter by stating all warm-blooded animals can feel pain, fear, and stress ("Should people become," 2013). Animals should not have to be slaughtered to fill an unnecessary...

Words: 1474 - Pages: 6

Premium Essay

What Should You Eat To Lose Weight Essay

...What should you eat to lose weight? The answer isn't always straightforward, but your best bet would be foods that burn the most fat and has low calories, and those that burn more calories than what they contain. Adding them to the equation of “Eating Less + Moving More” will definitely help you lose weight. Grapefruit Calorie content per 100g: 42 There are many fruits that are healthy and promote fat loss, but grapefruit is a category all on its own. Its effect on weight loss have been studied directly, which leaves little question of its efficacy as a fat-burning food. In a study conducted and participated by obese individuals, half of the group that were made to eat half a fresh grapefruit 30 minutes before meals over a period of two weeks lost 3.5 pounds or 1.6kg. And they...

Words: 1366 - Pages: 6

Premium Essay

What You Eat Is Your Business Radley Balko Analysis

...Obesity has become an increasing issue in this day in age. Radley Balko, a policy analyst with the Cato Institute, talks to this issue in his article “What You Eat Is Your Business.” He gives readers two sides; individual health and public health. Balko gives his readers an understanding of both sides and gives us an idea of what he believes is right and what he believes is wrong. He examines what it means when the public is in charge of your health and then he goes and shows you how it should be. He creates a tong argument for people being in charge of their own health. He shows a strong opinion on what should be public and what should stay private. He makes people rethink obesity and how we should go about fixing it. Balko is very informative...

Words: 400 - Pages: 2

Free Essay

How to Eat to Live

...How to Eat to Live Book 1 "There is no way for us to learn the right way to eat in order to live a long life, except through the guidance and teachings of Allah, Who came in the person of Master Fard Muhammad." The Honorable Elijah Muhammad, How to Eat to Live...Book one Chapter 1 Chapter 2 Chapter 3 Chapter 4 Chapter 5 Chapter 6 Chapter 7 Chapter 8 Chapter 9 Chapter 10 Chapter 11 Chapter 12 Chapter 13 Chapter 14 Chapter 15 Right Way to Eat Vegetables Food God Suggests Why They Urge You to Eat the Swine The Pig...Swine Fasting One Meal A Day Beware of Starchy Foods and Sweets How Allah's Way Prolongs Life How To Keep Food from Hurting Us The Proper Food and the Proper Time to Eat it The Right Food and the Proper Time to Eat it is becoming a "MUST" Fruit is digested better when eaten Raw Overindulgence, The Enemy Our Biggest Problem is Eating too Much and too Often Chapter 16 Chapter 17 Chapter 18 Chapter 19 Chapter 20 Chapter 21 Chapter 22 Chapter 23 Chapter 24 Chapter 25 Chapter 26 Chapter 27 Chapter 28 Chapter 29 Chapter 30 Chapter 31 Chapter 32 Chapter 33 Why and How we Fast in December The Food and It's Eater Food Can be Life or Death How to Live More than 100 Years Proper Food for Body and Mind Equals Good Health The Benefits of Eating Once a Day A List of Foods We Must Not Eat You Don't Need Numerous Diets; Just Eat Once Daily Feeding Babies Meat, Part 1 Know the Truth About the Flesh of The Swine Live a Thousand Years Train Yourself to Eat as Allah has Prescribed...

Words: 29633 - Pages: 119