Free Essay

Zhvillimi I Produkteve Bankare, Banka Kombetare Tregtare

In:

Submitted By igliferati
Words 2512
Pages 11
Sistemi financiar në vendin tonë i konceptuar si tërësi e tre komponentëve:

institucioneve, tregjeve dhe instrumenteve financiare, ka përballuar mjaft sfida e vështirësi

në rrugën e zhvillimit e të konsolidimit të tij gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mjaftuan kushtet

e disfavorshme makroekonomike, financiare dhe prapambetja në zhvillimin e institucioneve

bankare e financiare në të cilat kjo reformë filloi, por ajo u përball edhe me mjaft vështirësi

të brendshme të saj që buronin nga rritja e vazhdueshme e kredive të këqija, mungesa e

eksperiencës në fushën e mbikëqyrjes bankare, ineficienca e sistemit të pagesave etj.. Këto

vështirësi arritën kulmin me krizën e piramidave, që shërbeu si një shkëndijë që destabilizoi

gjithë vendin dhe e futi ekonominë shqiptare në një kolaps të plotë. Për vetë trashëgiminë dhe

nivelin e arritur të zhvillimit, sistemi bankar zë peshën më të rëndësishme në sistemin financiar

të vendit tonë.

Vitet 1991-1992 shënuan krijimin e sistemit të ri bankar nga pikëpamja e organizimit sipas

modelit të vendeve perëndimore. Kuadri ligjor në këtë periudhë bëri të mundur kalimin e

sistemit bankar njënivelor në sistem bankar dynivelor. Si bankë e nivelit të parë u krijua Banka e

Shqipërisë (BSH) me atributet e një banke qendrore, ndërsa në nivelin e dytë operonin tre banka

me kapital shtetëror: Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Kursimeve (BK) dhe Banka e

Bujqësisë dhe e Zhvillimit që shpejt ndërroi emrin në Banka Tregtare Agrare (BTA). Zhvillimet

e viteve të mëvonshme u karakterizuan nga kryerja e reformave në këto banka si dhe krijimi dhe

zgjerimi i veprimtarisë bankare nga banka të reja private. Reforma në sistemin bankar, e cila

synonte rritjen e efektshmërisë në tregun bankar, krahas realizimit, fillimisht të ristrukturimit, u

mbështet në privatizimin e tyre.

Sistemi bankar ne Shqiperi funksionon me dy nivele.

Banka e Shqiperise (niveli i pare) eshte institucioni financiar kryesor i vendit e cila krijon

aplikon politikat fiskale ne perputhje me legjislacionin perkates.

Bankat e nivelit te dyte jane bankat ekzekutive te politikave dhe te sherbimeve te sistemit

financiar. Ne Shqiperi operojne 16 Banka te nivelit te dyte.

Në kuadër të përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, vërehet një shtim dhe

përmirësim të produkteve bankare nga vitit 2007 e deri tani. Kjo natyrisht që është shpejtuar dhe

nga rritja e konkurrencës së sistemit bankar.

PRODUKTET BANKARE :

1-Depozitat bankare

2-Depozitat me afat (3, 6, 12 mujore) dhe mbi një vit në monedha të

ndryshme,

3-Llogarite e kursimit

4-Llogarite rrjedhese

5-Kreditimi:

a)Hipotekore ( Kredi per Shtepi, Kredi per emigrante, kredi niveli zero, Kredia shtepia e

lumtur)

b) Konsumatore ( Lredi per rregullim shtepie, Kredi me kolateral, Super kredi, Kredi me

SMS, Kredi per Pensioniste, Kredi per makine, Overdraft, Kredi me peng depozite)

6-Kartat e debitit dhe kartat e kreditit,

7-Bankingu nëpërmjet internetit (e-banking).

Sipas nje raporti te fundit te publikuar kete vit nga BB, Shqiptarët, kjo edhe për shkak të

normave të larta të interesit, i janë rikthyer bankave për të depozituar paratë e tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për llojet e tjera të depozitave, qoftë këto në lekë apo euro,

përjashto llogaritë rrjedhëse, që duket se janë tkurrur kohet e fundit.

DEPOZITAT BANKARE

Depozitë është një shumë e caktuar parash, e cila mund të mbahet në një institucion financiar

(për shembull, bankë) si një shërbim i ofruar për klientët, prej të cilës mund të përfitohen

interesa. Mbajtja e një depozite është një mënyrë e sigurtë e investimit të parave, fitimprurës

dhe me interesa më të lartë krahasuar me llogarite e kursimeve. Nuk ka komisione për hapje, për

mbyllje apo për mirëmbajtje të saj.

LOJET E DEPOZITAVE:

Dy janë llojet më të zakonshme të depozitave.

a) Depozita me afat.

Depozitat klasike ashtu siç i njohim të gjithë jane dhe ndryshe depozitat me afat.

• Depozita me afat në BKT ofrohet për 1, 3, 6 muaj dhe 1, 2, 3 vjet.

• Depozita me afat mund të hapet në monedhat Lek, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik,

Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian.

• Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet

përpara afatit.

• Depozita me afat ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar

të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj.

b) Depozita elastike.

Depozitë me maturitet sipas dëshirës.

Me depozitën elastike në BKT ne vendosim afatin që dëshirojme. Ky fleksibilitet në afat na jep

mundësinë të personalizojme depozitën sipas nevojave dhe qëllimeve tona.

Afatet e depozitës elastike variojnë nga 40 në 1095 ditë.

• Depozita Elastike mund të hapet në monedhat Lek, Euro, Dollar Amerikan ose Paund

Britanik.

• Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet

përpara afatit.

• Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht.

• Depozita Elastike është e përshtatshme thjesht e vetëm për ju, zgjateni maturitetin e

depozitës suaj dhe përfitoni interesa më të larta.

c) Depozita rekord.

Një depozitë hibride me afat standart dhe interes periodik.

• Depozita Rekord mund të hapet në monedhat Lek, Euro dhe Dollar Amerikan.

• Depozita Rekord ofrohet pës 5 ose 7 vjet në Lek dhe për 2, 3, 4, 5 vjet në Euro ose USD.

• Norma e interesit mbi depozitën tuaj rekord është vendosur që në momentin e parë dhe

përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg.

• Interesi përfitohet çdo 6 muaj dhe do te kthehet nëse depozita tërhiqet përpara afatit.

• Depozita Rekord është e pa-rinovueshme automatikisht.

d)Depozite per Femije:

Kjo kategori siguron avantazhet e Depozitës me Afat dhe Llogarisë Rrjedhëse në një produkt të

vetëm:

• Interes më të lartë se llogaria rrjedhëse

• Fleksibilitet më të lartë se depozita me afat

BKT ofron llogari kursimi vetëm për fëmije. Depozita Fëmija Im është një llogari kursimi me

interes (fitim) maksimal i cili maturohet në momentin kur fëmija mbush 18 vjeç. Fondet e kësaj

depozite mund të shtohen në çdo kohë dhe do të qëndrojnë të bllokuara deri në maturimin e saj.

LLOGARIA RRJEDHESE

Llogaria Rrjedhëse është një llogari e cila ofron mundësinë e kryerjes se veprimeve në çdo

moment pa asnjë kufizim. Llogaria mund të hapet në Lekë, Euro dhe Usd. Llogaria rrjedhëse

ndryshon nga depozita, pasi nga llogaria mund t`i tërheqësh paratë në çdo moment dhe banka

nuk të aplikon asnjë interes, ndërsa me depozita përfiton interesa që i merr në fund të periudhës

së maturimit.Perfitimet e llogarise rrjedhese jane:

• Kartë Debiti Falas - Maestro ose Visa Electron. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë,

7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm’të e

BKT ju mund të tërhiqni Lek ose Euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të

tjera, te cilat mund t’i lidhni me kartën.

• Dega “Internet” – Banka në kompjuterin tuaj! Mund te perdorim Kompjuterin dhe te

kontrollojme online llogarine tone.

• Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Me debitimin direct banka mund

te paguaje te gjithe faturat e nevojshme te sherbimeve.

• Pagesa Periodike në shuma fikse për pagesa qeraje, abonime mujore, pagesa shkolle,

pagesa kredie, kursime, etj., direkt nga llogaria rrjedhëse.

• Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë

konkuruese.

KREDIA

Kredia është zgjedhja që i vjen në ndihmë individit në formën e një sasie parash, por që

duhet paguar zakonisht me këste mujore ose tremujore (ndodh të paguhet edhe në këste 6-

mujore ose 1- vjeçare) për një periudhë kohe të caktuar pasi të jetë llogaritur një normë interesi.

Një normë interesi është çmimi që një person paguan për përdorimin e parave që merr hua nga

banka ose pagesa që merr një huadhënës për paratë e tij të dhëna hua. Ndryshe, norma e interesit

njihet dhe si kostoja e të mbajturit të parasë.

1) Kredi Hipotekore

a) Kredia “Shtepia e Lumtur”

Afati - 25 vjet

Oferta - 0% interes për 5 vitet e fundit

Shuma maksimale - Deri në 50.000.000 Lekë

Vlera e financimit - deri në 80% te vlerës së investimit

*Për të përfituar ofertën me 0% per 5 vitet e fundit, kredia duhet të merret me afat 25 vjeçar dhe

të paguhet rregullisht përgjatë kësaj periudhe

Normat e Interesit per kete kredi:

Klient preferencial:

-Bono Thesari 1-vjeçare + 1.3%

Klient pagamarrës në BKT:

-Bono Thesari 1-vjeçare + 1.5%

Klient Standard

-Bono Thesari 1-vjeçare + 2.2%

b) Kredi për Shtëpi/Dyqan

Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje,

ndërtim ose rindërtim shtëpie, por edhe të personave profesionistë të vetëpunësuar (mjek, dentist,

farmacist, avokat etj) të cilët duan të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës (zyrat).

Deri në 45 vjeç Mbi 45 vjeç

Normat e

Interesit

për Kredi

për Shtëpi



Klient

Preferencial

Lekë

Klient me

llogari page:

Klient

Standart

Me sigurim

jete

Pa sigurim

jete

Me sigurim

jete

Pa sigurim

jete

Me sigurim

jete

Pa sigurim

jete

Me sigurim

jete



Rezident me

të ardhura në

Euro

Euro

Rezident me

të ardhura në

Euro

Pa sigurim

jete

c) Kredia Nivel Zero

Financimi nëpërmjet produktit "Zero Level" bën të mundur që individët të financohen për një

pronë, bazuar në marrëveshjen që banka ka me një shoqëri ndërtimi, pa qënë i nevojshëm ofrimi

i një pasurie si kolateral nga ana e individit (përjashtuar raste të veçanta). Si garanci mund të

vendoset shtëpia që do të blihet dhe që është ende e pahipotekuar. Në këtë mënyrë ju mund të

përfitoni një apartament të ri edhe pa qënë pronarë të një prone ekzistuese.

Afatet dhe Kushtet

Kreditë Nivel

Zero

Në lekë Kredi për shtëpi + 1.5 %

Në Euro Kredi për shtëpi + 1.5 %

Afati i kredisë Kreditë në Lekë Deri në 20 vjet (ose 240 muaj)

Kreditë në Euro Deri në 20 vjet (ose 240 muaj)

Kredite Konsumatore

a)Super Kredi

Superkredia është një kredi e shpejtë në Lekë, e përdorshme për çdo qëllim nga ana juaj, që ju

krijon mundësinë jo vetëm të mbuloni shpenzime të menjëhershme ose të paparashikuara, por

edhe të mos i lini dëshirat tuaja të presin. Shuma maksimale që mund të përfitoni nga Super

Kredia është 8-fishi i të ardhurave mujore që mund të jenë pagë ose qera.

Shuma maksimale e kredisë Maksimumi deri në 8-fishin e të ardhura të

klientit(page ose qera) ose deri në

ALL 500,000

Afati i kredisë Deri në 5 vjet

Norma e interesit fillon nga Leke: Fillon nga 17.1%

b)Kredi me SMS

Mjafton të dërgoni një SMS ne BKT ne nr perkates dhe do te merrni Shumen e kerkuar nga

banka ne llogarine tuaj.

Kushtet minimale që duhet të plotesohen janë:

1-Të jesh klient page në BKT;

2-Paga e deklaruar (në llogari) të jetë mbi 20,000 lekë;

3-Të mos kesh kredi konsumatore të pakolateralizuar aktive në BKT;

4-Të kesh historik pagese të rregullt.

c)Kredi per pensioniste

Të gjithë ata pensionistë që tërheqin pensionin mujor pranë degëve të BKT, mund të përfitojnë

Kredi personale për Pensionistë.

Shuma

maksimale e

kredisë

Afati i kredisë Deri në 5 vjet

Norma e

interesit fillon

nga

Mbulimi i

kredisë

d) Kredi per makine

BKT ka një paketë speciale për shërbimin e financimit të makinave. Kjo kredi u ofrohet

individëve si dhe shoqërive që duan të blejnë një makinë për nevoja të administratës.

Deri në 10-fishin e pensionit mujor por jo më shumë se 250,000

lekë

16%

Si garanci kërkohet dorëzania e bashkëshortit/es dhe një personi

i cili ka të ardhura të rregullta nga punësimi dhe që nuk është në

moshë pensioni.

Shuma maksimale e kredisë Deri në 3,000,000 Lekë dhe deri në 70% të

shumës së faturës ose cmimit të

shitjes së makinës

Afati i kredisë Deri në 4 vjet

Norma e interesit fillon nga Lekë: 12.5%

Euro: 8.5%

USD: 8.5%

KARTAT E DEBITIT

Karta e debitit është një kartë plastike që klienti mund ta gjeje pranë çdo banke tregtare. Këto

karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t’ju lehtësojnë

pagesat dhe shërbimet perdoruesve te tyre. Kështu, nëse nje individ nuk ka me vete të holla, ai

mund të bleje atë që dëshiron, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën.

LLOJET E KARTAVE TE DEBITIT :

Karta e debitit BanKomat është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë

shitjeje) në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ju mund të blini në çdo dyqan, supermarket, bar

restorant, pika furnizimi karburantesh etj. kudo ku shfaqet logo e Maestro dhe Visa Electron.

Avantazhet:

• Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim

• Pajisja me kartën BanKomat është falas

• Ul rrezikun e humbjes/vjedhjes së parave cash.

• Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë, pa qenë nevoja të

paraqiteni në Degë.

• Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që të shihni logot e Maestro dheVisa

Electron.

• Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj aty ku

ndodhet logot e Maestro dhe Visa Electron.

• Kontroll i shpenzimeve tuaja dhe mundësi verifikimi për çdo transaksion të kryer me anë

të pasqyrimit të gjendjes së llogarisë.

• Nuk ka komision për tërheqje cash nga ATM të BKT-së, dhe për blerjet si brenda ashtu

edhe jashtë Shqipërisë.

• Perveç llogarisë kryesore në ALL ju mund të lidhni deri në 3 llogari të tjera rrjedhëse me

4 monedha të ndryshme (EUR, USD, GBP dhe CHF) dhe mundësi tërheqjeje në ALL ose EUR

në çdo ATM të BKT-së.

KARTAT E KREDITIT

Kartat e kredit jane karta qe perdoren per shume te medha ndryshe nga kartat e debitit qe

perdoren per shuma te vogla. Kartat e kredidit jane karta qe mund ti perdoresh per blerje te

ndryshme si ne internet, Supermarkete etj.

LLOJET E KARTAVE TE KREDITIT

Karta e kreditit PRIMA ju mundëson një linjë krediti të shpejtë. Mund të blini pa komision në të

gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet apo të tërhiqni cash në çdo ATM (vetëm 10%

të limitit), ku shihni logon VISA dhe MasterCard.

Karta Prima ofron një periudhë shlyerje të detyrimit prej 40 ditësh pa qenë nevoja të shlyhet i

gjithë detyrimi, por vetëm një pjesë e tij.

Avantazhet e Kartës Prima

• E lehtë në përdorim, pagesa të shpejta të blerjeve të kryera.

• Linjë krediti Revolving, mundësi pagese të një pjese të detyrimit ( minimumi i

detyrueshëm -30%).

• E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-et në të gjithë botën aty ku shikoni logon

e MasterCard dhe VISA, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

• Komision 0 % për blerjet ne POS, brenda vendit, jashtë vendit dhe në Internet.

• Ideale për prenotime biletash udhëtimi, rezervime hotelesh, makinash etj.

• Kontrolloni shpenzimet tuaja dhe verifikoni çdo transaksion të kryer.

• Këto karta janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të ruajtjes së informacionit CHIP

& PIN

E-BANKING

Eshtë produkti me i ri bankar, i cili mundëson nëpërmjet sistemit elektronik, kryerjen e

veprimeve bankare nga llogaria juaj në Bankën perkatese , nëpërmjet internetit ose celularit tuaj.

• Hapje llogarie dhe depozite

• Depozita me interes 0.2% më të lartë

• Transferta

• Këmbime valutore

• Pagesë karte krediti

• Kontroll i veprimeve dhe faturave të kartës së kreditit

• Autorizim për Debitim Direkt

• Pagesa fature telefoni, energjie, uji ...

Similar Documents

Free Essay

Foreign Investment in the Banking System

...UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI’’ FAKULTETI EKONOMIK DEGA: FINANCË - KONTABILITET TEMË DIPLOME INVESTIMET E HUAJA NË SISTEMIN BANKAR Foreign investment in the banking system [pic] Pedagogu udhëheqës: Msc. Rozafa (Alibali) RISTANI Punoi: Kristjana KRONAJ Qeshor 2013 FALENDERIME Ky punim është zhvilluar në kuadrin e mbylljes së studimeve të mia pranë Departamentit të Financë-Kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik të qytetit të Shkodrës dhe është rezultat i një pune të gjerë kërkimore gjatë këtij viti të fundit. Prandaj gjej rastin të falenderoj së pari familjen time që më kanë shoqëruar në çdo hap të jetës sime. Ishin ata që me ngrohtësine e tyre më kanë ngritur sa herë që rrëzohesha. Më kanë ndihmuar në formimin e karakterit tim, duke më këshilluar në çdo zgjedhje që unë bëja, më kanë motivuar për të ndjekur studimet e larta dhe falë tyre unë jam këtu ku jam sot. Një falenderim të veçantë ia dedikoj profesoresh Rozafa Alibalit për gatishmërinë dhe ndihmesën e saj në zhvillim e kësaj teme. E natyrisht nuk mund të lë pa përmendur edhe shoqërin time që m’i ka bërë më të bukura vitet shkollore. Faleminderit të gjithëve. TABELA E PËRMBAJTJES • Hyrja................................................................................................................................fq3 • Përmbledhja ekzekutive .................................................................…...

Words: 7302 - Pages: 30

Free Essay

Corruption in Albania

...DOKUMENT I BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM STRATEGJIA PËR SHQIPËRINË 11 Dhjetor 2012 Përkthimet e tekstit origjinal janë siguruar nga BERZH vetëm për lehtësi leximi. Ndërsa BERZH është kujdesur në mënyre të veçantë për të siguaruar vërtetësinë e përkthimit , BERZH nuk garanton ose vërteton saktesinë e përkthimit. Risku për përdorimin e tekstit të përkthyer qëndron mbi vetë lexuesin. Në asnjë rrethanë, BERZH, punonjësit e Bankës dhe agjentët nuk janë përgjegjës ndaj lexuesit ose ndaj çdo personi tjetër për çdo pasaktësi, gabim, përjashtim, heqje, defekt dhe/ose çdo ndryshim të permbajtjes së përkthimit, pavaresisht shkakut ose per çdo dëm që rezulton prej tij. Ne rast te çdo mosperputhjeje ose kundershtimi ndërmjet versionit anglisht dhe atij te përkthyer, version anglisht merret për bazë. TRYEZA E LËNDËS PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ................................................................................ 2  1.  PORTOFOLI I BANKËS ..................................................................................... 5  1.1.  Shikim i përgjithshëm mbi veprimtaritë e deritanishme të Bankës .................. 5  1.2.  Zbatimi i strategjisë së mëparshme për Shqipërinë ......................................... 6  1.3.  Efekti në tranzicion i portofolit të Bankës ........................................................ 9  MJEDISI OPERATIV ......................................................................................... 10  2.1  Konteksti politik................

Words: 27713 - Pages: 111