Free Essay

Apple

In:

Submitted By anisejko
Words 2181
Pages 9
Tiranë, 19.02.2014

Abstrakt

Kjo ese përmban një vështrim të literaturës mbi bordin e drejtorëve dhe pjesëmarrjen femërore.
Në të paraqesim një përmbledhje të pikëpamjeve të ndryshme mbi rolin e bordit të drejtorëve.
Gjithashtu ju njohim me dy këndvështrime të kundërta mbi influencën e madhësisë së bordit në performancën e kompanisë. Çështja kryesore, në të cilën jemi fokusuar është debati mbi mungesën e pjesëmarrjes së femrës në borde. Studimet e ndryshme tregojnë rolin e rëndësishëm që ka një bord i balancuar nga aspekti gjinor në performancën e kompanisë. Një nga pyetjet të studiuara më pak në literaturë është prania e femrës në bord dhe ndikimi i saj në sjelljen e anëtarëve meshkuj. Ky është dhe objekti ynë i studimit të ardhshëm. Pritet që femra të ketë një ndikim pozitiv në sjelljen e meshkujve në bord, qoftë në aspektin e interaktivitetit midis anëtarëve ashtu edhe në lidhje në performancën e tyre.

Keywords : Teoria e Varësisë së Burimeve, Bordi i Drejtorëve, Diversiteti, Gjinia

Tabela e Përmbajtjes

1. Hyrje .......................................................................................................................................... 4
2. Vështrim Literature ................................................................................................................... 4
2.1. Funksionet e Bordit të Drejtorëve .......................................................................................... 4
2.2. Ndikimi i madhësisë së bordit në performancën e kompanisë ............................................... 5
2.3. Prania dhe roli i femrave në Bordin e Drejtorëve ................................................................... 6
3. Metodologjia .............................................................................................................................. 8
3.1. Rezultati i pritshëm ................................................................................................................. 8 Referencat ...................................................................................................................................... 9

1. Hyrje

Qeverisja e korporatave është sistemi me të cilin bizneset drejtohen dhe kontrollohen. Struktura specifikon të drejtat dhe përgjegjësitë midis shareholderave, bordit, menaxherëve dhe stakeholderave të tjerë (Cadbury, 1992). Bordi i drejtorëve është përgjegjës për monitorimin e projekteve dhe vendimet e vazhdueshme të CEO-s (Raheja, 2005). Ai mund të shihet si një çelës lidhës midis manaxherit dhe shareholderave (Olof Brunninge, 2007).

Megjithatë në seksionin e parë të vështrimit të literaturës jepen dy teori mbi funksionet e bordit të drejtorëve. Në seksionin e dytë paraqiten dy këndvështrime në lidhje me ndikimin e madhësisë së bordit në performancën e kompanisë. Seksioni i tretë i literaturës diskuton praninë dhe rolin e femrës në bordin e drejtorëve.

Prania e femrave në bordet e drejtorëve është bërë fokusi i legjislacionit të disa vendeve. Përqindja e ulët e tyre përbën një nga debatet më të nxehta të ditëve tona. 15 % të pozicioneve në bordet e drejtorëve në vendet e Europës mbahen nga femrat. Edhe pse mendohej të imponohej ligji nga Komisioni Europian për vendosjen e kuotës 40% për femrat në bordet e korporatave, u hasën kundërshtime nga UK, Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Lituania, Malta dhe Hollanda. Por, pyetja qëndron: “A duhet të bazohemi tek talenti apo “tokenizmi”? 2. Vështrim Literature

3.1. Funksionet e Bordit të Drejtorëve

Ekzistojnë dy teori dominante, përforcuese, që shpjegojnë funksionet e bordit: “Teoria e
Agjensisë” dhe “Teoria e Varësisë së Burimeve”. Nga perspektiva e agjensisë, interesat e manaxherëve nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me interesat e aksionerëve të kompanisë, për shkak të ndarjes së pronësisë dhe kontrollit në organizata (Fama & Jensen, 1983). Kjo teori i shikon bordet si një mekanizëm të kontrollit të brendshëm për mbrojtjen e interesave të pronarëve nga oportunizmat e mundshme (Eisenhardt, 1989; Hillman & Dalziel, 2003; Johnson, 1996). Teoria e varësisë së burimeve mbështet idenë se bordet e drejtorëve kanë për detyrë të lidhin kompaninë me mjedisin e saj të jashtëm dhe ti sjellin asaj burimet kritike për të (Daily & Dalton, 1994; Boyd, et al., 1990; Pfeffer, 1972). Sipas këtij këndvështrimi, një nga kontributet më me vlerë të bordit të drejtorëve është të përdorë rrjetet e tij sociale për të ngritur dhe zmadhuar legjitimitetin e jashtëm të një firme. Gjithashtu një kontribut tjetër është të përmirësojë marrëdhëniet e tij me pretendentë të përshtashëm. Secili prej anëtarëve të bordit vepron për të siguruar nga mjedisi burime thelbësore (Pfeffer & Salancik, 1978). Për më tepër, një bord drejtorësh mund të kontribuojë në procesin e vendimeve strategjike, duke u mundësuar këshillime të kualifikuara manaxhimit të lartë dhe duke përmirësuar në këtë mënyrë cilësinë e vendimmarrjeve strategjike brenda kompanisë (Johnson, 1996; Zahra & Pearce, 1989). 3.2. Ndikimi i madhësisë së bordit në performancën e kompanisë

Dy faktorë njihen si më kritikët në infuencimin e efektivitetit të bordit dhe performancën organizative: madhësia e bordit dhe përfshirja e bordit në strategji (Cornforth, 2001; Hermalin &
Weisbach, 2003). Shumica e studimeve të madhësisë së bordit dhe përfshirjes së tij në strategji mbështetet në teorinë e varësisë së burimeve. Madhësia e bordit i referohet numrit të anëtarëve që kanë të drejtat e votës në bordin e drejtorëve (Pugliese & Wenstøp, 2007). Argumente të ndryshme kundërshtuese jepen nga literatura për të mbështetur qoftë bordet e përmasave të vogla apo ato të mëdha. Bordet e mëdha mendohet se janë më të dobishme për performancën e korporatës, për shkak se e ndihmojnë kompaninë të krijojë më shumë lidhje me mjedisin e jashtëm, më shumë burime të rralla dhe më shumë këshillime (Dalton, 1999). Me fjalë të tjera:
“Sa më e madhe nevoja për lidhje të jashtme, aq më i madh duhet të jetë bordi” (Pfeffer &
Salancik, 1978, p. 172). Për më tepër, bordet e mëdha mund të përmirësojnë efiçencën e marrjes së vendimeve si rezultat i ndarjes së informacioneve (Lehn, et al., 2003). Singh dhe Harinto
(2012) argumentuan që bordet e mëdha përmirësojnë performancën e bordeve duke ulur dominimin e CEO-s.

Nga ana tjetër, Jensen (1993) pohon se mbajtja e bordeve të vogla dhe të pavarura, mund të ndihmojë më shumë në performancën e kompanisë. Kur bordet bëhen me më shumë se shtatë apo tetë persona, ata kanë më pak të ngjarë të funksionojnë në mënyrë efektive dhe janë më të lehtë për tu kontrolluar. Kjo çon në mendimin se komunikimi, koordinimi i detyrave dhe efektiviteti i marrjes së vendimeve, i përqëndruar tek një grup i madh njerëzish është më i vështirë dhe më i kushtueshëm se tek grupet e vogla. Përsa i përket përfshirjes së bordit, në një studim të 25 firmave, Judge dhe Zeithaml (1992) zbuluan se përfshirja e bordit është e lidhur pozitivisht me performancën financiare të një organizate dhe performancën e lartë të një kompanie. Pra, shumica e studimeve të deritanishme janë mikse mbi lidhjen e kompozimit të bordeve dhe performances së firmës. Kompozimi i bordit i referohet numrit dhe diversitetit të anëtarëve të bordit. Struktura e bordit mund të shihet si një parashikuese potencialisht e rëndësishme e performancës financiare të firmës (Zahra & Pearce, 1989). Por nga ana tjetër ka studiues që nuk gjejnë lidhje midis kompozimit të bordit dhe performancës financiare (Hermalin & Weisbach, 2003). 3.3. Prania dhe roli i femrave në Bordin e Drejtorëve

Disa studime tregojnë se femrat janë pak të përfaqësuara në bordet e koorporatave (J.Burke &
C.Mattis, 2000). Përfaqësimi i femrave në bordet e korporatave në botën perëndimore mbetet i ulët. Më pak se një në gjashtë drejtorë të bordeve të kompanive të mëdha në Europë dhe SHBA janë femra (European Union, 2012). Pjesa më e madhe e rritjes së përfaqësimit të bordit nga femrat në Europë gjatë dekadës së fundit ka ardhur nga vendet që kanë adoptuar kuota ligjore të bordit në lidhje me gjininë. Vende të ndryshme ndjekin politika të ndryshme. Britania e Madhe, ndryshe nga vendet e tjera si: Franca, Norvegjia, Spanja apo Italia, ruan një qasje tjetër për korporatat, bazuar tek merita dhe jo tek imponimi i kuotave. Për shembull, edhe pse femrat përbëjnë 51% të popullsisë në Britaninë e Madhe dhe janë shumë herë më të arsimuara se më parë, ato janë të nënpërfaqësuara në pozicionet e larta (Equality and Human Rights, 2011) dhe në nivel bordi në kompanitë britanike (Sealy, 2010). Pra, femrat janë ende të nën-përfaqësuara në rradhët e manaxhimit të lartë dhe të bordit të drejtorëve të korporatave (Davidson & Burke, 2012). Për më tepër, ky fenomen pritet të jetë prezent edhe në vazhdim. Për krahasim, përqindja e grave në bordet e kompanive publike nëpër botë është : 7.8% në
Gjermani, 10% në Spanjë, 11.5% në Mbretërinë e Bashkuar, 12% në Hollandë, 13% në Kanada,
18% ne Danimarkë, 26% në Finlandë, 27% në Suedi dhe 44% në Norvegji (Adams & Ferreira,
2009; Bermig & Frick, 2010; Catalyst, 2009). Përqindja e lartë e anëtarëve femra të bordit në
Norvegji është për shkak të sistemit të saj të kuotës. Kështu, çështja e ndikimit të drejtorëve femra në fitimin e cilësisë dhe përfaqësimi i tyre në bordet e ndërmarrjeve, vlen edhe për SHBA si dhe shumica e vendeve evropiane (Gavious, et al., 2012).
Pikëpamje të ndryshme tregojnë avantazhet që ka një bord i balancuar nga aspekti gjinor. Bordet me të paktën tre femra të pranishme në mbledhje kanë dy herë më shumë të ngjarë të kërkojnë informacion të mëtejshëm nga menaxhimi dhe për të marrë një nismë. Firmat me së paku tre drejtorë femra janë më fitimprurëse dhe kanë performancë më të lartë (Thorburn, 2014). Nielsen dhe Huse (2010) tregoi se marrja e vendimeve të bordit mund të rritet me zgjedhjen e femrave drejtuese, që kanë vlera të ndryshme nga meshkujt, por eksperienca profesionale të ngjashme. Femrat rrisin diskutimet në borde sepse ofrojnë eksperienca unike, stile të ndryshme nga meshkujt. Daily dhe Dalton (1994) argumentojnë se stili i komunikimit të femrave i përfshin më shumë të tjerët dhe është më i orientuar nga proçesi. Interesante eshte se dhe meshkujt dhe femrat janë më aktive në këto takime (Thorburn, 2014). Ka një qasje nga studimet në psikologji dhe sociologji se femrat janë më shmangëse të riskut dhe përdorin qasje më demokratike dhe të bazuara në besim në marrjen e vendimeve. Kemi gjithnjë e në rritje provat shkencore që tregojnë të mirat e bordeve gjinore të balancuara. Dëshmi nga SHBA sugjeron se bordet-gjinore mikes janë monitoruesit më të efektshem se bordet me të gjithë meshkuj (Adams & Ferreira, 2009). Bernard dhe Threadgill (2010) mendojnë se ka një lidhje midis numrit të femrave në borde dhe tre aspekteve të përgjegjësisë sociale si: kontributi vullnetar, përfitimet e punonjësve dhe marrëdhënia me komunitetin. Dallimet në sjelljet dhe qëndrimet e meshkujve dhe femrave janë identifikuar permes studimeve empirike dhe teorike të lidershipit që nga viti 1970. Eagly dhe
Karau (1991) ka gjetur se femrat dhe meshkujt kanë cilësi të ndryshme të lidershipit, të cilat shpesh janë të lidhura me detyrat e kryera. Studimet nga (Hyde & Kling, 2001; Powell, 1988) kanë treguar se femrat kanë pritje të ndryshme të punës. Ato e shohin punën si një burim i zhvillimit personal dhe vetë-përmbushës, ndërsa meshkujt janë të edukuar për të parë karrierën si një mjet për të lëvizur gjatë hierarkisë dhe një mjet për të siguruar kompensim. Powell (1988) argumenton se dallimet gjinore e gjetura në menaxhim janë të bazuara në stereotipe. Disa studime kanë të dokumentuara një lidhje pozitive midis fraksionit të anëtarëve femra të bordit dhe masave të ndryshme për performancën e firmës dhe përgjegjësisë sociale korporative.
Megjithatë, është e pamundur për të bërë përfundime rreth shkakësisë. Kështu, pavarësisht nga lidhja pozitive midis drejtorëve femra dhe performancës së firmës, nuk mund të konkludojmë se duke shtuar femrat në bord automatikisht do të përmirësohet përfitueshmërisë (Thorburn, 2014). 3. Metodologjia

Nga vështrimi i literaturës pamë se disa pikëpamje analizonin ndikimin e femrës tek anëtarët e tjerë të bordit dhe kryesisht tek meshkujt. Studimet kanë zbuluar se prania e femrës ndikon në sjelljen e anëtarëve në bord, kryesisht atyre meshkuj.

Megjithatë, do të ishte në interes të studimeve që kjo pikëpamje të zhvillohet më tej. Prandaj objekti i studimit tonë të ardhshëm është: “Si ndikon prania e femrës në sjelljen e anëtarëve meshkuj në borde”?

Për studim ne mendojmë se nevojitet një metodologji sasiore. Research Design që ne mendojmë të perdorim është një cross-sectional, me të cilin mbledhim të dhëna sasiore nëpërmjet pyetësorëve dhe observimit të strukturuar.

Sample selection do të jenë disa firma private fitimprurëse me borde që kanë diversitet gjinor, pra kanë të paktën tre femra drejtoresha. Gjithashtu edhe në firmat në firmat që nuk kanë prani të femrave në bord. Kjo bëhet për të krahasuar dhe për të parë ndikimin e femrave tek anëtarët e bordit. 4.4. Rezultati i pritshëm

Nga studimi që ne do bëjmë, presim që prania e femrës të ketë një ndikim pozitiv në sjelljen e anëtarëve meshkuj në bord. Mendohet të dalë një rezultat i tillë, për arsye se nga studimet e mëparshme është vënë re një lloj lidhje pozitive midis pranisë së femrës dhe sjelljes së anëtarëve meshkuj. Kjo lidhje pozitive pritet si në aspektin e performancës ashtu edhe në interaktivitetin midis anëtarëve, kryesisht atyre meshkuj, në bord.

Referencat

Adams, R. B. & Ferreira, D., 2009. Women in the boardroom and their impact on governance and performance. Journal of Financial Economics, pp. 291-309.

Bermig, A. & Frick, B., 2010. Who is the better monitor? The impact of female board directors, board composition, and board size on earnings management, Paderborn: University of Paderborn.

Bernardi, R. & Threadgill, V., 2010. Women Directors and Corporate Social Responsibility. Electronic Journal of Business Ethics and Coporate Social Responsibility, 15(2), pp. 15-21.

Boyd, B. K., Haynes, K. T. & Zona, F., 1990. Dimensions of CEO - Board relations. Journal of Management Studies.

Cadbury, A., 1992. The Financial Aspects of Corporate Governance, London: The Committee on the Financial Aspects of Corporate Governance and Gee and Co. Ltd.

Similar Documents

Premium Essay

Apples

...About Apples History The history of apples stretches back to the days of Adam and Eve, when it is believed to have been the “forbidden fruit” described in the Bible. Despite this long standing history, apples did not always grow naturally in New England. While the first apples are thought to have grown on the lower slopes of Tian Shan, a mountain range separating Kazakhstan and Krygystan, they also grew wild in Central and Southwest Asia, China, Italy, Switzerland, Spain and Greece. Through conquest and exploration, apples were spread when Romans conquered England and when Spaniards brought them to Mexico and South America. It wasn’t until the mid 1600’s that the Pilgrims cultivated them in Massachusetts. It is believed that John Endecott, an early governor, was the first to bring an apple tree to North America, and the first orchard was planted on Beacon Hill by a clergyman named William Blaxton. It is Blaxton who is credited for growing the first named apple, the Yellow Sweeting. Once apples were established in New England, they played an active role in everyday life. As a fruit which was easily stored through the winter, as well as being very beneficial to settlers’ health, apples were a main staple in early settlers’ diets. Despite the fact that apples were not initially from North America, and have been growing disease-free for centuries in their native habitats, the early settlers found that the long, hot summers and cold winters of New England grew apples unlike...

Words: 1318 - Pages: 6

Free Essay

Apple

...Apple From Wikipedia, the free encyclopedia Jump to: navigation, search This article is about the fruit. For the technology company, see Apple Inc.. For the apple genus, see Malus. For other uses, see Apple (disambiguation). "Apple tree" redirects here. For other uses, see Apple tree (disambiguation). Apple A typical apple Scientific classification Kingdom: Plantae (unranked): Angiosperms (unranked): Eudicots (unranked): Rosids Order: Rosales Family: Rosaceae Subfamily: Maloideae or Spiraeoideae[1] Tribe: Maleae Genus: Malus Species: M. domestica Binomial name Malus domestica Borkh., 1803 Synonyms Malus communis Desf. Malus pumila auct.[2] Pyrus malus L.[3] The apple is the pomaceous fruit of the apple tree, species Malus domestica in the rose family (Rosaceae). It is one of the most widely cultivated tree fruits, and the most widely known of the many members of genus Malus that are used by humans. Apples grow on small, deciduous trees. The tree originated in Western Asia, where its wild ancestor, Malus sieversii, is still found today. Apples have been grown for thousands of years in Asia and Europe, and were brought to North America by European colonists. Apples have been present in the mythology and religions of many cultures, including Norse, Greek and...

Words: 379 - Pages: 2

Free Essay

Apple Tree

...The apple is from a tree that grows in the ground. It is red and it can be used to make apple sauce, apple juice, or apple butter. Many people enjoy eating apple sauce because you can add cinnamon for flavoring. Apple juice is also a popular beverage because of its sweet taste. Sometimes people use apple butter on different types of bread. The apple is from a tree that grows in the ground. It is red and it can be used to make apple sauce, apple juice, or apple butter. Many people enjoy eating apple sauce because you can add cinnamon for flavoring. Apple juice is also a popular beverage because of its sweet taste. Sometimes people use apple butter on different types of bread. The apple is from a tree that grows in the ground. It is red and it can be used to make apple sauce, apple juice, or apple butter. Many people enjoy eating apple sauce because you can add cinnamon for flavoring. Apple juice is also a popular beverage because of its sweet taste. Sometimes people use apple butter on different types of bread. The apple is from a tree that grows in the ground. It is red and it can be used to make apple sauce, apple juice, or apple butter. Many people enjoy eating apple sauce because you can add cinnamon for flavoring. Apple juice is also a popular beverage because of its sweet taste. Sometimes people use apple butter on different types of bread. The apple is from a tree that grows in the ground. It is red and it can be used to make apple sauce, apple juice, or apple butter...

Words: 379 - Pages: 2

Free Essay

Case: Apple

...negocio, la innovación, alrededor de esta variable giró la nueva filosofía de Apple Inc.. Con la introducción de productos nuevos e innovadores, como el reproductor de música iPod, que se ha convertido en uno de los pilares del éxito actual de Apple. Jobs ha mantenido esta estrategia con el lanzamiento de nuevos productos, estilizados y de fácil uso que ayudaron a que incrementara su share, generando nuevos mercados. Jobs ha sabido identificar claramente la tendencia del mercado hacia la sincronización entre los teléfonos móviles y PC, así como el mercado de la música digital, con una visión estratégica enfocada hacia estos cambios. Los objetivos se establecieron alrededor del éxito financiero y su medición mediante las unidades vendidas. Jobs desarrolló una estrategia de entrar en estos mercados por productos diferenciados, estilizados y fácil de usar, impulsado por una investigación de nuevos productos y la evaluación de las tendencias del mercado y su reacción con estas innovaciones. Dado lo anterior considero que Steve Jobs se desempeñó de una manera sorprendente ya que supo redirigir a su compañía y enfocarla a un futuro muy claro para ellos con su visión. Convirtió a Apple en un rotundo caso de éxito después de que hasta el 2007 presentaba pérdidas en sus finanzas. 2. What are the chief elements of Apple’s strategy? How well do the pieces fit together? Is the strategy evolving? Apple mantiene productos innovadores en el mercado, al darse cuenta de que innovación...

Words: 1976 - Pages: 8

Free Essay

Caso Apple

...Resumen Ejecutivo   Apple  Computer  ha  pasado por varios CEO y ha  sido exitoso, pero también estuvo a punto de la   bancarrota.  Se  han  destacado  por  innovar  con   sus  productos  creando  una  nueva  necesidad  para  sus  consumidores.  Muchos  acreditan  a  Steve Jobs  por el éxito de Apple y se cuestionaron  cómo sería el desempeño de Tim Cook.    La  empresa  se  destacó  por  crear  productos  complementarios  los  unos  con  los  otros,  como  el  caso  del  iPod  y  iTunes.  Esta  ha  sido  una  de  las  muchas  estrategias  utilizadas  por  la  empresa  para  hacer   frente  a  los  distintos  mercados  en  los  que  compiten.  También realizaron  alianzas  estratégicas  que  les  permitieron  expandir  sus  mercados,  aunque  también  han  participado  en   litigios  por  patentes.  Entre las categorías de productos que manufacturan estan: computadoras  portátiles y de escritorio, celulares, tablets, software, etc.     A  pesar   de  que  era  una  empresa  con  liderazgo  total,  los  consumidores  han  ido  cambiando  muchas   veces  el  producto  por  Samsung,  ya  que  hace  falta  un  poco  de reinventar,  dar  nuevas   ideas  y  nueva  tecnología  que  impresione  al   consumidor,  productos  nuevos  salen  pero  los   cambios que se han hecho son poco perceptibles por el consumidor.    En  cuanto  al  análisis  interno  de  la  empresa,  la   cadena  de  valor  de Apple  le  permite  tener  una  ventaja  absoluta  en  términos  de  innovación  y  tecnología...

Words: 2241 - Pages: 9

Free Essay

Apple Inc

...evaluar y racionar antes las fuerzas ajenas a la empresa que puedan afectar las operaciones. La compañía Apple inc., junto a sus afiliados, los diseñadores, fabricación y mercadeos de las computadoras personales, las comunicaciones móviles y dispositivos de medios portátiles y reproductores de música digital, así como la venta de programas, servicios, soluciones a redes y contenido digitales y aplicaciones en todo el mundo. La compañía Apple inc., vende sus productos en todo el mundo a través de sus tiendas en los centros comerciales y tiendas a través del internet, tiene ventas a mayoristas, tiene distribuidores y revendedores de valor añadido. Además sus macs, iphone, ipad y productos compatibles con ipod, incluyendo las aplicaciones para estos. También tienen impresoras, dispositivos de almacenamientos, altavoces, auriculares y otros tipos de accesorios, a través de sus tiendas tanto físicas como online y los contenidos digitales y aplicaciones a través de itunes store. La compañía vende sus productos a las empresas de consumo, pequeñas y medianas empresas, escuelas, gobiernos y los mercados creativos. A partir de septiembre 25 2010, había 317 tiendas incluyendo 233 en Estados Unidos y 84 tiendas intermediarias. Se le conoce como Apple computer inc., y fue fundada en el 1976 y su central se encuentra en cupertino, california. Tenemos que destacar que Apple es una compañía fenomenal en sus productos, tanto las portátiles como los desktop, sus teléfonos, tablas, y...

Words: 470 - Pages: 2

Premium Essay

Apple

...NANYANG BUSINESS SCHOOL AB311 STRATEGIC MANAGEMENT GROUP STRATEGIC REPORT ON APPLE INC. SEMINAR GROUP 2 TEAM GENIE Instructor: A/P LAI SI TSUI-AUCH Word Count: 5,999 Done by: CHAN ZHE YING GOH CHUWEN LEE KOK CHONG TEO KOK MIN JOHN 1 Table of Contents I. EXECUTIVE SUMMARY ............................................................................................................... 3 II. MAIN REPORT............................................................................................................................... 5 1. Introduction of Apple Inc. ........................................................................................................... 5 1.1 1.2 2. 2.1 History................................................................................................................................. 5 Current Business Strategy ................................................................................................... 5 SWOT Analysis ........................................................................................................................ 10 Promising Opportunities ....................................................................................................... 10 The Shift from the PC to Mobile Era ............................................................................ 10 Emerging Markets ......................................................................................................... 11 Consumer Digital Lifestyle...

Words: 8330 - Pages: 34

Premium Essay

Apple

...Purpose The purpose of this report is to present a relevant Discussion Forum and Blog to Apple Computer, Inc. Apple Computer, Inc is the one of main manufacturer of a line of personal computers under the Apple Macintosh brand name, peripherals, and computer software. Two interest groups that focus on services of Apple Company are introduced in this report. The first one is a Discussion Forum named ¡°AppleInsider-Forum¡±. This is a web page concerning all the products of Apple Company, such as iPod, ITunes and Mac computer and let people discuss about these product. The visitors of this discussion forum usually are current and prospective users of Apple¡¯s products. This forum offers people a place to exchange their opinions and experiences in using Apple¡¯s products. The other one is a Blog named ¡°The cult of Mac Blog¡±. It is a news and opinion about Apple and the Mac community. This Blog is powered by Leander Kahney who posts news and threads about Apple on this Blog and viewer may follow their comments. APPLEINSIDER-FORUM Description AppleInsider launched in 1997 and quickly grew to become one of the Internet's premier sources of information for all things about Apple. This forum¡¯s nine different sections cover every aspect of Apple¡¯s products, from hardware to software, from purchasing advice to tech support. Everyday many fans of iPod mp3 player or Macintosh computer gather in this forum to share...

Words: 1068 - Pages: 5

Premium Essay

Apple

...Marketing Opportunities for Apple Name: Institutional Affiliation: Date: Table of Contents Introduction 3 History of apple 3 Market Presence and Revenue Standings 4 Market research 4 Secondary market research 5 Apple brand review 5 Market segmentation 5 Research analysis of consumer needs and wants 7 Summary on the client's wants and needs 9 Research analysis on apple products Preferences 9 Summary 10 Conclusion and recommendations 10 Reference: 11 Introduction History of apple Apple lnc was founded in 1976 by Steve Jobs, Steve Wozniak and Ronald Wayne. The main idea of establishing the Apple lnc at the time was to sell Apple 1, which is a personal computer kit. Steve Jobs during the establishment was one of the majority shareholders with approximately 45% of the total shares, Steve Wozniak also had share as Steve Jobs of 45%. Wayne owned the remaining 10% ownership (bott.org, 2014). During the formation of the Apple, Inc. Company, both Jobs and Wozniak were young entrepreneurs with no asset to their names. They were therefore not afraid of taking any risk. On the other hand, Wayne was a little bit older and had his own personal assets. Due to his fear of undergoing a huge risk, he sold his company ownership stake to Steve and Wozniak for 800$. The valuation of Wayne’s ownership compared to today’s company’s market value, it would be exceeding 3...

Words: 2457 - Pages: 10

Premium Essay

Apple

...The multi billion-dollar corporation, Apple Inc., designs and manufactures some of today’s highest technological gizmos and gadgets. Among their best known products are the Apple and Macintosh computers, iPods, iTunes, iPhones and iPads. Apple is one of the most powerful and influential high tech companies in the world. The success of Apple Inc. stems from the innovation and visions of co-founder and entrepreneur, Steve Jobs, the excellence of the stylish, user-friendly products, and the ability to create innovative products that consumer’s desire. The development of Apple Inc. came during the unstable economic times of the 1970’s. Best friends and college dropouts, Steve Jobs and Stephen Wozniak pooled their electronic and business skills to market what was to become the first personal computer. Stephen Wozniak had designed a small computer, the Apple 1, for the enjoyment of some friends at a Homebrew Computer Club meeting. The Apple 1 developed in Steve Jobs’ bedroom and garage, while he envisioned the commercial potential of a personal computer that could help families with personal finances and small businesses with day to day tasks. Vision, drive and creativity allowed this entrepreneur to take the risk to create a business. The challenge of building that business and the desire to control his destiny required passion and perseverance along with innovation. Apple’s first personal computer, the Apple 1, took six months to design and 40 hours to build with an initial investment...

Words: 1680 - Pages: 7

Premium Essay

Apple

...Apple Computer, Inc.: Maintaining the Music Business while Introducing iPhone and Apple TV Leave a reply Topic: Apple Computer, Inc.: Maintaining the Music Business while Introducing iPhone and Apple TV Subject: Business Details: 1. Strategic challenges facing Apple Computer. 2. Dimensions along which company success can be measured. 3. Critical external and internal environmental factors that have strategic implications for Apple\’s future. 4. Dow Apple\’s strategy stands up against industry rivalry. 5. Recommendations you would make to enhance the effectiveness of the company\’s strategy or to change its strategic approach for better results. Abstract: Apple computers were started some 35 years ago by Steve Jobs and Steve Wozniak in the garage of Steve’s home. It has achieve tremendous growth and is currently one of the largest companies in the US marketing electronic technological produces such as the iPad and many other such items that are used extensively by consumers. The company is dedicated to providing its customers the best know-how and understanding through its original hardware, software, and computer related devices along with the best possible services. The major tactical challenge that Apple computer is facing is that the company’s competitors try to surpass its accomplishments and that they are bringing into the market comparable products that are much cheaper than the products marketed by Apple Inc. Introduction             Apple Computer was started...

Words: 1402 - Pages: 6

Premium Essay

Apple

...The Apple Company is launching a new fall campaign titled, “The Big Apple!” to promote the sales of its new laptop computer, the Mac Book Pro. Featuring the campaign in New York City, Apple stores will be selling the new MacBook Pro laptops with three new cover designs. Known for its simplicity in computer design, Apple expects to ‘wow’ audiences with a departure from the usual look and a venture into new creative territory. Aimed at (but not limited to) the creative personalities that make up fast-paced and glamorous New York City, the campaign is expected to be a big success. The campaign will consist of a city-wide contest where applicants can design a cover that involves some of the elements that represent New York City and then send their idea in to Apple. The judges will then pick one of the designs to be featured alongside the two other covers which will be created by two different icons in New York city which Apple will have personally picked. One will be an up-and-coming designer, the other an artist. By doing this, Apple creates a connection between the people in the city, the culture, and their own brand. The campaign will run from September through till December, during which time the contest will be held, the designs finalized, and the new Mac Books will be available for purchase. Target Audience/Market: In terms of the target audience that Apple is looking to focus on with their campaign, there are a few demographics that the company would like to adhere...

Words: 1957 - Pages: 8

Free Essay

Apple

...Running head: ETHICS BEHIND APPLE AND FOXCONN RELATIONSHIP 1 Ethics Behind Apple and Foxconn Relationship Maryana Didovych The College of Westchester ETHICS BEHIND APPLE AND FOXCONN RELATIONSHIP 2 Abstract This paper examines Apple, Inc.’s relationship with one of its biggest suppliers, Foxconn Technology Group. Recent growth in suicide incidents at Foxconn factories again caught media’s attention. Whether Apple’s decision to stay in business with Foxconn despite these incidents is ethical or not is examined using Traditional 5-Question approach. Contradictory evidence is also examined. Based on the result of 5-Question approach and reviewed evidence it can be concluded that Apple’s decision may indeed be unethical. Recently published evidence suggests Apple and Foxconn are addressing several issues, but close monitoring of the improvement process is required to ensure success. ETHICS BEHIND APPLE AND FOXCONN RELATIONSHIP 3 Ethics Behind Apple and Foxconn Relationship One of the biggest suppliers and manufacturers of Apple Inc’s (Apple) products recently has been involved in scandals concerning working conditions of its factory workers. This company is called Foxconn Technology Group (Foxconn). It operates in more than 40 research and development centers as well as manufacturing facilities in Asia, Russia, Europe and the Americas. According to Pratap, Radhakrishnan and Dutta (2012), Foxconn is “the world’s biggest contract electronics manufacturer, taking...

Words: 3108 - Pages: 13

Premium Essay

Apple

...Hase BUSS 508 October 21, 2014 The Apple Corporation has become one of the largest corporations in the world. There are a lot of companies that would like to be mentioned in the same breath as Apple. Many companies want to emulate their success. In this paper I will examine Apple current position and reputation, regarding ethical and social responsibility. According to Crane and Matten (2013) “One of the basic tenets of the Corporate Social Responsibility (CSR) movement in business has been it being voluntary and meeting social expectations above and beyond the law.” The Apple Corporation has been publishing its CSR report on its website since 2007. On Apples website it states “Workers everywhere should have the right to safe and ethical working conditions. They should also have access to educational opportunities to improve their lives. Through a continual cycle of inspections, improvement plans, and verification, we work with our suppliers to make sure they comply with our Code of Conduct and live up to these ideals”. Living up to the previous statement concerning apples commitment to ethical and social responsibility has not been an easy one. My position on whether Apple has met their responsibilities would be no because with their brand being the world’s best global brand, they should be held to a higher standard. When you are the leader in your field other corporations are looking at you to ensure all the rules are being followed. Apples 2013 Supplier Responsibility Progress...

Words: 2168 - Pages: 9

Premium Essay

Apple

...Apple in the digital age from the iPod to the iPad Apple Inc. The Case Study 2000 - 2010 Foreward John Ashcroft Welcome to this Apple case study. I have always been something of a computer geek. My first computer was a Commodore Pet in 1978. It had 8k of RAM and a cassette player for storage. Programmed effectively, a two dimensional pencil sketch of a rocket would take off and zoom off screen. Beyond that and a few simple games, I don’t recall it did much at all. My first experience of Apple was the Apple II in the early 1980’s. The combination of Apple and a Visicalc spreadsheet, greatly enhanced financial and business plan modelling. Business models were more easily produced and what-if simulations were available at the click of a button. It was a great step up from the pencil and calculator. Seven years ago, I abandoned Microsoft and converted entirely to Apple. Apple Macs, MacBooks, MacBook Air, iPods, iTouch, the iPhone and the iPad, I had to try them all and never looked back This is the case study of Apple in the digital age. The great era of the iPod, the discovery of the digital hub and Apple’s move into the mainstream consumer market with the iPod, the iPhone and the iPad. It has many great examples for enthusiasts of marketing, leadership, organization, financial analysis and strategic management. The story begins almost ten years ago. In 2001, Apple sales fell by a third and the company reported an operating loss of $350 million some 6% of sales. The company...

Words: 5086 - Pages: 21