Free Essay

Goot Bom

In:

Submitted By hamdidizdari
Words 3127
Pages 13
Në një nga suret më misterioze në Kuran, Suretu Et Tarik (e Yllit të Mëngjesit) Allahu u drejtohet njerëzve me gojën e Muhametit, duke thënë:«Unë betohem për qiellin dhe Yllin e Mëngjesit E çka dini ju, se çka është Tariku? Ylli me dritë shpuese,Atje nuk ka shpirt, por ka një mbrojtës mbi të». (Kuran, Sure Et Tarik: 86, 1-4) Përse Allahu i Gjithëfuqishëm, krijuesi dhe Zoti i universit betohet mbi një yll? Çfarë të veçante ka ky yll? Al-Tarik, Ylli i Mëngjesit, është planeti Venus, i cili është objekti qiellor më i ndritshëm pas Hënës. Venusi e ka ndriçimin më të madh pas perëndimit të diellit dhe para lindjes së tij. Për këtë arsye Venusi që në Lashtësi është quajtur “Ylli i Mëngjesit” dhe “Ylli i Mbrëmjes”. Me planetin Venus lidhet një simbol misterioz kuraniko-islamik, Oktogrami (ylli me tetë cepa), i cili në arabisht quhet Rub el Hizb. Oktogrami është formuar nga dy katrorë, katërkëndsha me brinjë të barabarta, të mbivendosur diagonalisht. Oktogrami në teologjinë islame quhet “khatim sulayman”, “vula e profetëve”, një term ky që gjendet në Kuran. Prandaj oktagrami përdoret si shenjë ndarëse e fragmenteve në tekstin e Kuranit. Kurani është i ndarë në gjashtëdhjetë hizbe. Oktogrami ndan çdo një të katërtën e hizbit. Oktagrami gjithashtu përdoret si shenjë treguese e përfundimit të kapitullit në tekstet arabe, në përgjithësi. Oktogrami, me rreth në mes, si pikën e nëntë, është simboli kryesor i shkollës sufiste islame, dhe simbolizon fuqinë e përkryer. Oktogrami ishte në flamurin e Imperisë Osmane, së bashku me Hënën rritëse (Fjala “Gjysmëhënë” që përdoret në shqip për anglishten “Crescent” nuk është e saktë, se Hëna nuk është përgjysëm në fazën në të cilën quhet “Crescent”, ndryshe Hëna e re, në rritje. Prandaj unë gjej si më të saktë fjalën “Hënë rritëse”) deri kur Ataturku e ndryshoi flamurin duke vendosur yllin me pesë cepa, për të cilin nuk e shpjegoi kurrë bindshëm se çka simbolizonte. Oktogrami është shumë i pranishëm në ornamentet arkitektonike islame. Në arkitekturën islame, ku tradicionalisht nuk janë pëlqyer imazhet, ornamentet gjeometrike kanë pasur dhe kanë shumë rëndësi. Oktogrami është një simbol shumë i vjetër idhujtar. Origjina e tij është tek sumerët, të cilët krijuan të parin qytetërim të zhvilluar të botës, në Mesopotami, në jug të Irakut të sotëm, pesë mijë vite para Krishtit. Prej Urit, oktogrami kaloi dhe në qytetërimet e tjera vjetra të Lindjes së Mesme, babilonasit, kaldeasit, fenikasit, dhe më tutje tek hindutë, etj. Oktogrami shihej si simbol i pajtimit dhe sintonisë së njeriut me yjet. Oktogrami ishte pjesë e kultit që lidhej me planetin Venus. Për sumerët, Venusi ishte perëndesha Inanna, e cila ishte hyjni e dashurisë, pjellorisë dhe luftimit. Perëndeshës Inanna i ishte kushtuar tempulli më i madh në qytetin kryesor sumer, Uruk (4000-3000 para Kr.). Ky tempull quhej Shtëpia e Qiellit. Simboli i perëndeshës Inanna ishte ylli me tetë cepa, oktogrami, i cili e përfaqësonte atë. (Jeremy Black, Anthony Green, “Gods, Demons and Symbols of Ancient Mesopotamia: An Illustred Dictionary”, 1992, University of Texas Press, f. 156, 169-170) Inanna u bë Ishtar tek akadianët (ata përdornin sumerishten si gjuhë religjioze), Astarte e fenikasve, Afrodita e grekëve të vjetër dhe Venus e romanëve. “Inanna adhurohej në mëngjes, duke i bërë blatime, ndërsa në mbrëmje ajo bëhej patronesha e prostitutave të tempujve, kur ylli i mbrëmjes kqyrej si prostitutë, që endej në qiejt e natës”. (Michael Jordan, “Dictionary of Gods and Goddesses”, New York 2004, Fact on File Inc., f. 137)Ylli me tetë cepa shfaqet edhe tek Hinduizmi, ku quhet edhe Ylli i Lakshmit, i perëndeshës Lakshmi dhe është qartësisht një huazim i arianëve të ardhur në nënkontinentin Indian, nga fetë vendore, të influencuara nga sumerët, toka e të cilëve nuk qe shumë larg. Por kulti i Lakshmit ka rëndësi për çka analizohet këtu, se ai është përshkruar në librat e shenjtë hindu, Veda, dhe na bën me dije tërthorazi më tepër për kultin nga i cili është huazuar. Lakshmi ka ngjashmëri edhe me Venus. Sipas vedave:“Lakshmi doli nga një det prej qumështi dhe qëndron mbi një gjethe lotusi”. (po atje: f. 172)Në kultin e perëndeshës Inanna, ashtu si dhe në atë të të ngjashmeve të saj në Lindjen e Mesme, si Isis, bënte pjesë edhe linjshmëria shenjtë gjeometrike e përputhjes së ciklit të rritjes së Hënës, përkatësisht Hënës rritëse me atë të ngritjes së Canopus, yllit më të ndritshëm në qiell pas Sirius. Kjo linjshmëri ishte simbol i virgjërisë së perëndeshës. Tempujt sumerë, babilonas, kaldeas ndërtoheshin në mënyrë të tillë që të kishin përputhje gjeometrike me skema të caktuara të lëvizjes së trupave qiellorë. Perëndesha Inanna kishte lidhje me Hënën edhe për faktin se, në mitologjinë sumere, Inanna ishte vajza e zotit-Hënë, Nanna, Si nnë akadisht. (po atje: f. 212). Zoti-Hënë është tepër i rëndësishëm në kultet e Mesopotamisë. Nana-Sin paraqitet në trajtën e Hënës së re, Hënës rritësë. Kështu, Inanna është bija e Hënës së re. Edhe perëndesha Lakshmi kishte lidhje me Hënën se ajo ishte motra e Chandra (Hënës). Kur Chandra zbriste në tokë, shoqërohej nga Lakshmi. Hëna rritëse (“Hilal” në arabisht) është një simbol shumë i rëndësishëm në Islam. Arabët, si në kohën paraislamike ashtu edhe në kohën islamike e kishin dhe e kanë Hënën rritëse si referencë për kalendarin e tyre, që është hënor. Hëna e re shënon fillimin e muajve në kalendarin arab, ku muajt kanë dhe funksione religjioze. Prej këtej që arabët e vjetër qenë më të interesuar për muajin e lindjes së njeriut, se për vitin. Tempulli më i shenjtë i Islamit, Kaaba (Qabja) në Mekë është në përputhje gjeometrike të përkryer me dy dukuri astronomike, me ciklin e rritjes së Hënës dhe me ngritjen e Canopus, yllit më të ndritshëm pas Sirius. Saktësisht muri jugor i Kaaba është në këtë përputhje gjeometrike astronomike, çka është edhe më interesante se Canopus njihet si ylli polar i jugut. Islami pretendon se Kaaba është ndërtuar fillimisht nga engjëjt e dërguar nga Allahu, sipas modelit të shtëpisë së tyre në qiell dhe pastaj është rindërtuar nga Ibrahimi (Abrahami). Nëse është kështu, atëherë del se për Allahun paska një rëndësi të madhe kulti i perëndeshës sumere Inanna! Apo më saktë, Allahu nuk është gjë tjetër veç një evoulim i zotit suprem sumer, Nana-Sin, babait të Inanna, i cili ka evouluar në shumë trajta në kultet e mëvonshme në Lindjen e Mesme. Këtë gjë e provon dhe fakti se zoti suprem në Kaaba, në kohën e Muhametit ishte Hubal, zoti-hënë. Është edhe një gjë tjetër që e lidh Kaaba-n me kultin perëndeshës Inanna, posaçërisht me oktogramin. Kaba është një ndërtesë në trajtë kubi dhe vetë fjala “Kaaba” do të thotë “kub”. “Kaaba” me trajtën e saj të bën asosacion me oktogramin. Aq më tepër kur Kaaba është një tempull bosh, në pikëpamjen e muslimanëve. Brenda Kaaba-s nuk ka asnjë objekt të shenjtë të veçantë, përveç Gurit të Zi, i cili në fakt është pjesë e ndërtesës, duke qenë se gjendet në një qoshe të saj. Por a mund të ketë një tempull ku nuk ka kurrgjë brenda? Edhe sikur të pranohet versioni islam se Kaaba u ndërtua nga engjëjt në kohën e Adamit (Ademit), lind pyetja se çka kishte brenda këtij tempulli, gjë për të cilën Allahu në kuran nuk thotë kurrgjë. Kjo të bën të besosh se Kaaba nuk ka qenë gjë tjetër veç një tempull i perëndeshës sumere Inanna, i ndërtuar nga udhëtarët sumerë. Duke konsideruar implikimin astronomik të Kaaba-s, është e sigurt se ajo është ndërtuar nga një qytetërim me dijeni të thella astronomike dhe jo nga banorët e Gadishullit Arabik, për të cilët vetë burimet islame thonë se në kohën para Muhametit jetonin në atë që quhej Xhahilia, Epoka e Padijes. Është e vërtetë se beduinët e përdornin Canopus-in si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, por atyre u mungonin dijenitë astronomike dhe arkitektonike për të bërë ndërtime me implikime astronomike si Kaaba. Madje arabët nuk e pëlqenin Canopus-in as si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, se Canopus zhduket përtej horizontit, çka i bënte arabët që ta quanin yll të pabesë. Derisa arabët e Hexhazit jetonin në Hemisferën Veriore, ata qenë aq thellë në jug sa të mund ta shihnin yllin dhe ta përdornin si yll polar jugor, si pikë orientimi, por nuk e quanin si të sigurt. Kjo për faktin se u mungonin njohuritë astronomike të sumerëve, babilonasve, kaldeasve për t’ u orientuar në hartën qiellore. Me siguri kanë qenë udhëtarët sumerë ata të cilët ndërtuan Kaaba-n, si tempull të Inanna. Kulti i Inanna u trashëgua nga arabët kurejshë të Mekës tek kulti i Al-Uzza, perëndesha arabe e dashurisë, për të cilën Hisham Ibn Al-Kalbi (vdekur në 821-822), në “Libri i Idhujve”, burimi më i rëndësishëm për mitologjinë arabe paraislamike, thotë:“Al-Uzza ishte idhulli më i madh midis kurejshëve . Ata e kishin zakon që të udhëtonin tek ajo, t’ i ofronin dhurata dhe të kërkonin favoret e saj nëpërmjet flijimeve”. (Hisham Ibn-Al-Kalbi: “The Book of Idols”, Princeton University Press 1952, f. 16) Statuja e Al-Uzza gjendej në Kaaba, së bashku me idhujt e tjerë. Al-Kalbi shton për al-Uzza:“Kurejshët e nderonin atë mbi të gjithë idhujt e tjerë”.(po atje: f. 19) Kulti i Al-Uzza ishte i lidhur me planetin Venus. Ekziston një analogji e qartë mes kultit dhe supremacisë së perëndeshës Al-Uzza dhe perëndeshës hindu Lakshmi. Perëndesha Lakshmi në kultin hindu është perëndeshë e pjellorisë, dijes, bukurisë, hijeshisë, fatit, kurajës. Është Lakshmi, e cila jep fuqi, madje edhe për Zotin suprem në panteonin Indian, Narayana. Lakshmi përfaqëson energjinë shpirtërore femërore, për të cilën besohej se ka një efekt pastrues, fuqizues dhe lartësues mbi njerëzit. Pra, Lakshmi është qartësisht homologia e Inanna, dhe kjo ka rëndësi për diçka që do ta shpjegoj më tutje. Kulti i Al-Uzza përmbante një ritual astronomik, me origjinë të qartë sumere. Sipas këtij riti, të shtatë priftëreshat të cilat qenë në Kaaba, në shërbim të Al-Uzza dhe që përfaqësonin secila nga një prej planetëve të njohur, vinin rrotull Kaaba duke e qarkuar shtatë herë Gurin e Zi, një herë për çdo trup qiellor të njohur (atëherë njiheshin shtatë trupa të mëdhenj qiellorë, pesë planetë, si dhe Dielli dhe Hëna). Çdo ritual përmbante mistere, dhe vetë zbulimet astronomike të cilat lidheshin me kultet, qenë pjesë e mistereve. Derisa aspekti i dukshëm i ritit lidhej me numrin shtatë, misteri lidhej me numrin tetë. Sumerët e dinin se Venusi ishte një planet dhe jo një yll, pra se dy yjet tek te të cilët perceptohej ai qenë në fakt një planet. Kështu, kjo ishte një performancë nderimi sipas traditës së mistereve sumere, ku Guri i Zi simbolizonte Yllin e Mëngjesit, planetin Venus, prej të cilit sumerët besonin se vinin asteroidet që binin në tokë. Vetë Guri i Zi nuk ishte gjë tjetër veçse një asteroid i rëndomtë. Arabët idhujtarë besonin se Guri i Zi kishte rënë nga planeti Venus, i lidhur me kultin e Al-Uzza, kështu që në misteret e Kaaba, Guri i Zi përfaqësonte Al-Uzza. Sipas traditës sumere, në Kaaba, gjatë performacës së ritualit të Al-Uzza bëheshin dhe orgji seksuale të ritualizuara, ku priftëreshat e saj qenë nudo. Në vazhdim të kësaj tradite ritualesh misterioze idhujtare, edhe sot ata që shkojnë për haxh në Kaaba nuk veshin veçse një rryp bezeje të bardhë sa për të mbuluar paksa njërën anë të gjoksit dhe organin seksual. Në Antikitet, ylli me shtatë cepa, Heptagrami simbolizonte të shtatë trupat e mëdhenj qiellorë të njohur në kultet dhe ritualet e mistereve që kryheshin në tempuj. Heptagrami është sot në heraldikën saudite, duke qenë figura në urdhërin më të lartë që shteti saudit u jep individëve për merita, Urdhrin e Abdul Aziz, mbretit-themelues të Arabisë Saudite. Ibn Al-Kalbi, tek “Libri i Idolëve” shkruan për tre perëndeshat e Kaaba, ndër të cilat edhe Al-Uzza:“Ato gjithashtu quheshin edhe ‘Vajzat e Allahut’ dhe supozohej të ndërmjetësonin para Zotit (për njerëzit)”. (po atje: f. 17) Sipas Hinduismit, perëndesha Lakshmi ka dy motra, Doddamma dhe Chikamma. Kësaj tresheje i ofroheshin flijime se besohej që kjo sillte fat. Arabët idhujtarë quanin “Allah” zotin suprem të panteonit të tyre idhujtar. Vetë fjala “Allah” do të thotë thjesht “zoti”. Idhulli kryesor në panteonin idhujtar arab qe Hubal, për të cilin Al-Kalbi shkruan:“Kurejshit kishin gjithashtu idhuj të ndryshëm brenda dhe përreth Kaaba. Më i madhi prej tyre ishte Hubal… ai qëndronte brenda Kaaba”.(po atje: f. 23) Hubal ishte zoti-hënë, i ngjashëm me zotin-hënë Nana të sumerëve, babain e Inanna. Ajo që të bën përshtypje në Kuran është se i pari ndër shumë betimet që bën Allahu është betimi për Hënën. Në Suren “Al Muddath’ ir”, e treta sure sipas rendit në të cilin janë kumtuar ato, Allahu betohet:“Pasha Hënën”.(Kuran, Al Muddath’ ir: 74, 32) Pse Allahu i gjithëfuqishëm duhet të betohet kështu? Betimin “pasha këtë e pasha atë”, mund ta a bëjë ai që ka rrezik t’ i humbë ato falë veprimit të një force superiore. Kush rrezikonte t’ ja merrte Hënën Allahut? Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me një betim politeist, të Zotit-Hënë, i cili është i përfshirë në një luftë me hyjnitë e tjera të panteonit, të cilat kërkojnë ta përmbysin dhe t’ i zënë vendin. Muhameti ruajti rendin hënor të botës arabe paraislamike, madje në shumë pikëpamje e theksoi atë. Kalendari paraislamik arab nuk ishte plotësisht hënor, por kishte një përputhje me stinët. Islami zhduku çdo përputhje me stinët, duke bërë që muajt të shtegtojnë çdo vit nëpër stinë të ndryshme, si beduinët, duke u bërë kështu absurde emërtimet e muajve të cilët janë po ato të kalendarit paraislamik. Muajt e kalendarit islamik janë bërë rrëmujë e vërtetë, ashtu si rendi i sureve të Kuranit. Rabi al-Awwahl është muaji i tretë i kalendarit arabo islamik, por fjala do të thotë “i pari”. Në mënyrë domethënëse, në datën 12 të këtij muaji ka lindur Muhameti (Shitët besojnë se kjo ka ndodhur në 17). Muaji i parë në kalendarin islamik është Muharem, që vjen nga fjala “haram”, i ndaluar dhe që ka të bëjë me ndalimin e luftës në këtë muaj nga ana e arabëve idhujtarë. Ky, që në kohën e idhujtarisë ishte muaji më i shenjtë pas Ramadanit (Ramazanit). Kuptohet se këta mjeranë luftonin mesveti, se kurkush nuk shkonte që t’ i pushtonte territoret e tyre. Muhameti i ruajti të pandryshuar muajt e shenjtë të kalendarit paraislamik. Ata u bënë muajt e shenjtë të kalendarit islamik, me të njëjtat atribute. Muaji i dytë është Safar, që do të thotë “me udhëtuar”, se përgjithësisht në atë muaj niseshin karvanet, gjë që nuk përkon më në kalendarin islamik. Kalendari islamik zbulon më së miri se si Muhameti e adoptoi idhujtarinë arabe në Islam. Kalendari ka rëndësi të madhe në një religjion, dhe po kështu ndodhte dhe në politeizmin arab, i cili kishte kalendarin e vet. Muhameti e adoptoi kalendarin politeist arab pikë për pikë. Të katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar arab, u bënë muajt e shenjtë të Islamit. Përveç Muharem, të cilin e përmenda më lart, Rajab ishte një muaj i shenjtë i kalendarit idhujtar, i cili u bë muaji i shtatë i kalendarit islamik. Fjala do të thotë “me respektuar”. Ky është një nga katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar në të cilët lufta ka qenë e ndaluar. Dhu al-Qidah ishte një muaj i shenjtë në kalendarin politeist, dhe quhej “zoti i armëpushimit” se arabët idhujtarë nuk bënin luftë gjatë këtij muaji. Ky ishte një nga katër muajt kur lufta ishte e ndaluar. Ky u bë muaji i njëmbëdhjetë i kalendarit islamik. Dhu al-Hijjah ishte muaji i shenjtë në kalendarin idhujtar. Ai ishte muaji i Haxhit, i cili bëhej në ditët 8, 9, 10 të këtij muaji. Vetë emri i këtij muaji do të thotë “Zotëruesi i haxhit”. Haxhi në Kaaba ishte ritual paraislamik. Ky muaj u bë muaji i dymbëdhjetë i kalendarit islamik dhe një tjetër muaj i shenjtë i tij. Emrat e muajve të tjerë të kalendarit islamik, të trashëguar nga kalendari arab idhujtar, zbulojnë më së miri origjinën e Islamit në një idhujtari të shkretëtirës. Jumada al-awwal është muaji i pestë. Fjala do të thotë “toka të thata”. Shaban ishte muaji i tetë. Fjala ka kuptimin “i ndarjes” se arabët idhujtarë shpërndaheshin në kërkim të ujit në shkretëtirë. Ramadan (Ramazan) është muaji i nëntë. Fjala ka kuptimin “i nxehtë i madh, tokë e djegur”. Ky ishte muaji më i shenjtë për arabët idhujtarë dhe mbeti i tillë edhe për Muhametin, i cili projektoi në të historinë e Abrahamit. Gjatë këtij muaji ndalohej lufta në kohën paraislamike. Shawal është muaji i dhjetë. Fjala do të thotë “me ngritë, me bartë” dhe shenjon shtatëzaninë e devesë në këtë periudhë. Kështu urohet shtatëzania e devesë, e cila ishte e mirëpritur për arabët nomadë për të cilët deveja kishte rëndësi të madhe. Por në kalendarin islamik ku muajt nuk përputheshin me stinët kjo kishte mbetur si një rudiment pa kuptim. Kalendari islamik është hënor. Muajt fillojnë me Hënën e Re. Meqenëse kalendari është hënor, dita kalendarike fillon pas perëndimit të diellit, me muzgun. Viti në të cilin jemi është viti 1431, dhe ka filluar me fillimin e muzgut të ditës së 18 dhjetorit 2009 e do të vazhdojë deri në 6 dhjetor 2010. Kalendari, duke qenë hënor, nuk përkon me stinët natyrore, të cilat tekefundit në Arabi janë të parëndësishme. Përkimi me stinët ndodh vetëm çdo 33 vite. Me kalendarin islamik u ruajt praktikisht kulti i zotit-hënë, i Allah-Hubal, imitim i Nana sumer, atit të Inanna. Al-Uzza, duke qenë vajza e Allah, siç e kam cituar më lart, ishte praktikisht edhe vajza e Hubal. Nderimi i Al-Uzza më tepër se Allah-Hubal të kujton prevalimin e Inanna tek sumerët. Së bashku me këtë kult arabët kishin trashëguar edhe traditën e shoqërive sekrete, të tubuara në tempujt idhujtarë. Sulltanët osmanë, të cilët u bënë khalifë në shekullin XVI, duke vendosur Hënën rritëse dhe yllin tetëcepësh në flamurin e shtetit të tyre islamik, vizualizuan simbolikën idhujtare që bart Kaaba, vendi më i shenjtë i Islamit. Por a menduan sulltanët osmanë, të cilët e kishin origjinën nga Azia Qendrore, se përse khalifët arabë kurejshë para tyre, si dhe mbretërit e Arabisë Saudite me krijimin e këtij shteti në shekullin XX, nuk e kanë përdorur dhe nuk e përdorin këtë simbolikë? Duket se ky ishte problemi i fundit që i shqetësonte sulltanët osmanë. Problemi kryesor për ta ishte ai i legjitimitetit të munguar për mbajtjen e titullit të khalifit. Sulltanët osmanë e dinin se ata nuk kishin legjitimitet si khalifë, se nuk i përkisnin fisit kurejshi të Muhametit, të cilit duhet t’ i përkisnin khalifët sipas traditës osmane.

Similar Documents

Premium Essay

Bam 421 Operations Management Unit 4 Examination

...BAM 421 Operations Management Unit 4 Examination Follow Below Link to Download Tutorial https://homeworklance.com/downloads/bam-421-operations-management-unit-4-examination/ For More Information Visit Our Website ( https://homeworklance.com/ ) Email us At: Support@homeworklance.com or lancehomework@gmail.com BAM 421 Operations Management Unit 4 Exam 1. The aggregate plan gets input or feedback from which of the following areas? 2. engineering 3. finance, marketing and human resources 4. the master production schedule 5. procurement, production and general management 6. All of the above. 2. Which portion of the master production schedule is normally fixed, frozen or firm? 3. the entire schedule 4. only the aggregate schedule 5. only the middle of the schedule 6. only the near-term portion 7. only the far-term portion 3. In continuous (stock-to-forecast) operations, the master production schedule is usually expressed in terms of _______________. 4. end items 5. modules 6. kits 7. customer orders 8. warehouse orders 4. In job shop (make-to-order) operations, the master production schedule is usually expressed in _______________. 1. end items 2. modules 3. kits 4. customer orders 5. warehouse orders 5. A document calls for the production of 50 small garden tractors in week 1, 50 small garden tractors and 100 riding mowers in week 2, 100 riding mowers and 200 garden utility carts in week 3 and 100 riding mowers in week 4. This...

Words: 1260 - Pages: 6

Premium Essay

Ppq Parts

...ABSTRACT Different software packages will be outlined with purpose. Extensive research about all packages needed is included. Each package detail with the systems pros and cons will be outlined and discussed in order to provide the appropriate software to meet our company’s needs. Introduction There are many software packages that are needed to properly operate businesses. In order to perform particular tasks, specific specialized software is needed. Material Requirements Planning Among the many operating software systems, one of the most important is the Material Requirements Planning (MRP) system. Material Requirements Planning is the system that manages the process of production planning and inventory. This system uses a technique of inventory, expected receipts, and bill of materials. This system also uses the Master Production Schedule (MPS) to determine the material requirements. There have been four main benefits of having a MRP system in your business. These benefits include, but are not limited to, better responses on customer orders, faster responses on market changes, improve utilization of facilities and labor, and reduced inventory levels (Heizer, J). Capacity Requirement Planning The Capacity Requirement Planning (CRP) is a method that many businesses use to determine the available production capacity. It will start off by assessing the schedule of production that the company has planned. It will then analyze...

Words: 689 - Pages: 3

Free Essay

Material Requirements Planning

...Material Requirements Planning Material requirements planning is used for production planning and inventory control.  There are 2 methods, one is using software the other is manually tracking all the moving parts. The three main objectives of MRP are: 1) Ensure all materials are available for production and products are available for delivery to customers. 2) Maintain optimal inventory levels 3) The planning of manufacturing activities, delivery schedules and purchasing activities. MRP was one of the first integrated info systems focused on improvements in the productivity for businesses. This was one of the first time managers would get meaningful data to analyze resulting in efficiency being greatly improved.  Manufacturing companies, for example, were now able to solve problems such as what items were required, how many were required and when they are required. This allowed companies to stop over spending and under producing. Over time the data and technology driving these systems became more advanced and was integrated with other parts of the manufacturing business. MRP also has a lot of the same downfalls as user input software. If the wrong bill of materials, scheduling, inventory item, etc. is not put in correctly the downstream impact can be very large.   In 2011 a new type of MRP called Demand Driven MRP was introduced.  It was made up of 5 distinct components: 1) Strategic Inventory Planning 2) Buffer Profiles and Level 3)...

Words: 270 - Pages: 2

Free Essay

Mrp, Erp, Cad/Cam

...1.0 MATERIAL REQUIREMENTS PLANNING (MRP) DEFINITION Material requirements planning (MRP) is a production planning and inventory control system used to manage manufacturing processes. It is the process that helps companies makes volume and timing calculation. Most of MRP is based on the software, sometime company use the existing software and make the new software based on the company wants. The objectives of MRP system are to: • Ensure materials are available for production and products are available for delivery to customers. • Maintain the lowest possible material and product levels in store. • Plan manufacturing activities, delivery schedules and purchasing activities. • Required goods are available when required at a right place and time. • Reduce storage and inventory holding cost and improve customer service. MRP system typically requires certain data records which the MRP programs checks and update. The chart below shows the information required to perform MRP and some of the output. Customer order record exactly what each customer has ordered, how many they ordered and when they required delivery. Forecast demand using historical data to predict future trends, cycle and seasonality is always difficult. This process is more to predict of the orders. Inventory record in MRP is to know how some of the required items already in stock. This stock may be in the progress or in raw of material. Bills of the material contains detailed...

Words: 1673 - Pages: 7

Free Essay

Ops Game

...Simulations Games And Experiential Learning in Action, Volume 2, 1975 OMSIM: AN OPERATIONS MANAGEMENT GAME George A. Johnson Idaho State University Thomas E. Hendrick University of Colorado INTRODUCTION This paper describes a new game oriented towards a production/ operations management environment called OMSIM [4] (Operations Management SIMulation). The authors have been developing and refining OMSIM for the past three years and are currently subjecting it to extensive classroom testing on over 400 students in nine course sections taught by four different instructors at the University of Colorado. The early responses from students are gratifying; most say that it is challenging, realistic, properly frustrating, and provides an integrating decision making experience. Our stimulus to build OMSIM was not caused by the absence of several excellent games which emphasize production/operations decisions; pedagogical simulators in this area have been commercially available for about six years. PROSIM [3] and The Decision Making Game [2] both appeared in 1969. A year later JOBLOT [1] was published, with PROSIM V [5] following in 1971. Having utilized [2], or attempted to utilize, [1], two of these games at the University of Colorado and reviewing the structure of the other two, we would characterize The Decision Making Game and PROSIM as games of beginning to moderate complexity, with JOBLOT and PROSIM V being classified as complex. GENERAL CHARACTERISTICS OF OMSIM OMSIM has been designed...

Words: 2828 - Pages: 12

Premium Essay

Ppq Parts

...PPQ Parts MGMT 415 AIU Unit 3 Assignment Abstract This paper will discuss as outlined purpose for different software packages with extensive research included. These package details will include the pros and cons to provide the appropriate software for the appropriate company. PPQ Parts Within any business there are tasks to be done and in order to perform these tasks; there is specific software that is needed. There are many software packages and research must be done in order to find the correct software for the company to do particular tasks. A single software may not be right for all business. It is important to know the task at hand and how to get it done, then the decision to choose the best software can be made. A very important operating software system called the Material Requirements Planning (MRP) is a structure that controls the processes of fabrication planning and inventory. This is a system that uses the Master Production Schedule (MPS) to regulate the material requirements and uses a practice of inventory, expected receipts, and bill of materials. There are many benefits of using an MRP system within a business, but there are four main benefits. The four main benefits are better reactions on customer orders, faster reactions on market changes, increase operation of facilities and industry, and decrease in inventory stages (Heizer & Render, 2012). A technique that many businesses practice to govern the obtainable production capacity is the Capacity...

Words: 645 - Pages: 3

Premium Essay

Bam 421 Operations Management Unit 4 Examination

...BAM 421 Operations Management Unit 4 Examination Follow Below Link to Download Tutorial https://homeworklance.com/downloads/bam-421-operations-management-unit-4-examination/ For More Information Visit Our Website ( https://homeworklance.com/ ) Email us At: Support@homeworklance.com or lancehomework@gmail.com BAM 421 Operations Management Unit 4 Exam 1. The aggregate plan gets input or feedback from which of the following areas? 2. engineering 3. finance, marketing and human resources 4. the master production schedule 5. procurement, production and general management 6. All of the above. 2. Which portion of the master production schedule is normally fixed, frozen or firm? 3. the entire schedule 4. only the aggregate schedule 5. only the middle of the schedule 6. only the near-term portion 7. only the far-term portion 3. In continuous (stock-to-forecast) operations, the master production schedule is usually expressed in terms of _______________. 4. end items 5. modules 6. kits 7. customer orders 8. warehouse orders 4. In job shop (make-to-order) operations, the master production schedule is usually expressed in _______________. 1. end items 2. modules 3. kits 4. customer orders 5. warehouse orders 5. A document calls for the production of 50 small garden tractors in week 1, 50 small garden tractors and 100 riding mowers in week 2, 100 riding mowers and 200 garden utility carts in week 3 and 100 riding mowers in week 4. This...

Words: 1260 - Pages: 6