...Zhvendosja e Pushtetit Ekonomik Botëror nga Perëndimi në Lindje -Pleurat REXHEPI- Hyrje: Zhvendosja e pushtetit ekonomik nga Perëndimi në Lindje Ndryshimet e ekonomisë globale pas krizës financiare kanë ndikuar në zhvendosjen e pushtetit ekonomik, politik dhe ushtarak, nga vendet perëndimore të quajtura “TRIAD” (Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia), drejt ekonomive të reja lindore të quajtura “BRIK” (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë). Është e vështirë të thuhet nëse kjo zhvendosje pushteti mund të vlerësohet si diçka pozitive apo negative, pasi është ende herët për të dhënë një gjykim të plotë. Por ajo që vihet re, është se, rritja ekonomike e vendeve në zhvillim (BRIK), po forcon çdo ditë e më shumë pozitat e tyre konkurruese në tregun global, ndërsa vendet perëndimore të TRIAD-it po ballafaqohen me një maturim të vazhdueshëm. Kjo mund të konsiderohet e dobishme për botën si një e tërë, por duhet të kemi parasysh se, rritjet e shpejta mund të krijojnë disbalanca të mëdha ekonomike, si pasojë e rritjes së kërkesës për energji, kryesisht naftë-gaz, nga vendet e lindjes (BRIK), pra do të jetë një kërcënim serioz për vendet perëndimore, pasi do të ngrejë edhe më shumë kostot e energjisë, si dhe do të ashpërsojë “luftën” e tregjeve financiare për zotërimin e monedhave dhe burimeve natyrore. Si rezultat, parashikohen tensione të vazhdueshme në politikën ndërkombëtare për sigurimin e energjisë me kosto të ulët, si dhe një luftë e vazhdueshme në vlerësimin e monedhave...
Words: 4255 - Pages: 18