Free Essay

Job Analysis in Albania

In:

Submitted By bledoo2
Words 10144
Pages 41
UNIVERSITETI I TIRANËS DEPARTAMENTI I FINANCËS FAKULTETI I EKONOMISË

ANALIZA E PUNËS
(BANKA CREDINS)
Mnaxhim Strategjik Burimeve Njerzore

Punoi: Udhëheqës shkencor:
Bledi HOXHALLARI Prof. Dr. Perlat LAME

Tiranë, 20/02/2013

Përmbajtja e punimit

Hyrje………………………………………………………………………………..6 1 MENAXHIMI I RISKUT TE KREDISë………………………………………7 1. 1 Komponentët e menaxhimit të riskut të kredisë …… 8
1. 2 KRIZA E RISKUT TE KREDISË 2007-2012 12
2 DREJTIMI I RISKUT KREDISË… …………………………………….…..…14

Përfundime………………………………………………………………..…….28 REFERENCa 30

HYRJA Duke patur parasysh rendesine e marrjes se vendimit per te kryer Analizen e Punes e kame zgjedhur qe ta trajtoj si detyre kursi per lenden MSBNJ kete proces. Perpara se ne te fokusohemi pikerish te ky proces i rendesishem do te doja ti hidhnim nje sy nga Prespektiva Manaxheriale e te gjithe situates te meanxhimit te punes e cila ne vetvete eshte nje proces me dinamike te larte. Manaxheret dizenjojne struktura me qellim organizimin e punes neper departamente, skuadra, dhe menyra te tilla pune nga te cilat vete puna do te performohej ne menyre sa me eficente dhe qe do te jepte nje sherbim apo produkt te vlefshem ne duart e klienteve. Specialistet e Burimeve njerzore asistojne keta menxhere duke mbajtur nen kontrol te vazhdueshel dhe dokumentuar njekohesisht ndryshimet per cdo lloj pune nepermjet procesit qe ne e quajtem Analiza e Punes. Prandaj Analiza e Punes eshte gur themeli ne me te shumtin e programeve qe hartohen nga BNJ. Por me pare duke e marre kete ceshtje ne kendveshtrimin ” The Big Picture” dhe per te qene te afte si MBJ per te zbatuar ndryshimet qe mund ndodhin ne aspekte te ndryshme te struktures se organizates, ne duhet te kuptojme rendesine qe ka ceshtjet strukturale te organizates te cilat jane mardhenje te krijuara ndermjet njerezeve brenda kesaj organizate. Manaxheret me te kualifikuar (Te Larte) jane ata qe vendosin rregulla si per te strukturuar ashtu edhe se si do te jete rrjedha e punes brenda kesaj organizate. Ne duhet te jemi te vetdijshem qe puna mund te shikohet nga tre prespektiva te ndryshme: e gjithe organizata, grupi i punes, dhe punonjesit individual. Ne duhet ti egzaminojme vecanerisht secilen nga keto prespektiva dhe gjithashtu nderlidhjet qe ato krijojne me MBNJ. Pra me Strukturen Organizative kuptojme mardheniet formale ose jo formale midis njerezve te nje organizate. Rjedhen-e Punes si menyren e ne te cilen organizohet puna per te arritur pritjet qe ka vete organizata ne prodhimin e saj apo sherbimet qe ajo ofron.

Per te vazhduar edhe pak me shume nje organizate gjithmon zhvillon nje strategji biznesi duke vendosur nje paket me pritshmerine e kerkuar per nje periudhe kohe afategjate te bazuar mbi (1) nje analize te oportuniteteve mjedisore dhe kercenimeve dhe (2) nje vleresim realistik se si biznesi mund ti hedhe(shfrytezoje) asetet e tij ne menyre qe te konkuroje ne menyre sa me efektive. Pra strategjia e biznesit e zgjedhur nga menaxhimi vendos edhe se si do te jete struktura me e pershtateshme per organizaten. Kurdohere qe menaxhimi ndryshon strategjine e tij, atehere duhet te behet edhe rivleresimi i struktures se kompanise. Organizatat e soteshme zgjedhim strategji te ndryshme gje qe sjell edhe zgjedhejen strategjive te caktuara te BNJ per te qene sa me ne perputhje me strategjine e ndjekur te biznesit dhe struktures se organizates. Me poshte shfaqim dy shembuj per zgjedhje te ndryshme te strategjise se BNJ qe kompanite kane bere ne lidhje me strukturen dhe rjedhen- e punes per te arritur nje kosto eficente dhe kualitet ne produktet e tyre. * General Electric firmosi nje marveshje 10 vjecare me British Airways per te marre punen e mirbajtjeve te motoreve te aeroplaneve. Kjo marveshje ndihmoi BA te kursente ne koston e mirbajtjes duke i bere outsourcing punen te GE, e cila ka si biznes te saj kryesor, prodhimin, dizenjimin dhe mirmbajtjen e motoreve te aeroplaneve komercial * Abbey Life Insurance nnje kompani sigurimesh beri outsourcing te gjithe procesin e rregullit te Claims per 1.75 milion klientet e saj te Unisys Corp nen nje kontrate 10 vjecare. ALI kurseu 80 milion gjate gjithe periudhes se zgjatjes se kontrates. Gjithashtu dhe marzhi i gabimeve ra 5% ne 2% dhe kohezgjatja ceshtjeve ra nga 10 dite ne 6 dit.

Termi qe ne permendem me pare analiza e rjedhjes – se punes eshte i rendesishem per tu kuptuar pasi manaxheret e perdorin kete analize per te egzaminuar se si puna krijon nje vlere te shtuar ose i shton vlere komplet procesit ne vazhdim te biznesit. Analizat e rjedhjes se punes e shikojne se si puna leviz qe nga momenti kur klienti jep porosine, ( i cili fillon edhe nevojen per pune) neper organiztae (aty ku punonjesit i shtojne vleren punes nepermjet nje serie hapash rites vlere) te pika ne te cilen puna e le organizaten ne menyre produkti ose sherbimi per klientin. Analizat e rjedhjes se punes zakonisht vene ne dukje se disa hapa te punes mund te kombinohen ose te thjeshtezohen apo edhe te eleminohen. Keto analiza mund te perdoren per te vene ne nje drejtim sa pe preciz punen e kryer nga punonjesit me nevojat e klientit. Gjithashtu ndihmon kompanine qe te beje nje permirsim te dukshem te performances nepermjet nje programi te quajtur Business process reengineering. Histioriku i BPR. Termi i riinxhinjerimit u vendos nga dy personat Michael Hammer dhe James Champy ne librin e tyre pioner Reengineering Corporation. Ky proces nuk duhet ngaterruar me termin restrukturim. Shkurtimisht BPR nuk eshte nje zgjedhje e shpejte e problemit ai eshte nje ri medim fondamental dhe radikal per te redizenjuar komplet procesin e biznesit per te arritur kosto sa m efektive, rritur kualitetin e sherbimit dhe shpejtesine e tij. Ai analizon thellesisht komplet proceset e rendesishme te organizates qe nga fillimi i produktit deri te dorezimi final i sherbimit te klienti. Duke u favorizuar shume edhe nga teknologjia e kompjuterizuar qe ai perdor menyra te ndryshme per te organizuar BNJ kompania mundet qe te rishpiki veten e saj. Rjedha e punes duke perdorur Specialistet
Rjedha e punes duke perdorur Specialistet
Shembull:
Konverto informacionin ne nje leter kuotimi
Konverto informacionin ne nje leter kuotimi
Recepsionisti sherbimit ndaj klientit
Recepsionisti sherbimit ndaj klientit
Rjedha e punes MBAS BPR
Rjedha e punes MBAS BPR
Kontrolli I kredise per klientin
Kontrolli I kredise per klientin
Regjistrimi i kryerjes se tel nga perfq i dpt te shitjes
Regjistrimi i kryerjes se tel nga perfq i dpt te shitjes
Modifiko standartet e dhenies se huase te bazuara ne kerkesat e klientit
Modifiko standartet e dhenies se huase te bazuara ne kerkesat e klientit
Llogarit normen e interest mbi huan
Llogarit normen e interest mbi huan
Specialisti I Praktikes se Biznesit sherbimit ndaj klientit
Specialisti I Praktikes se Biznesit sherbimit ndaj klientit
Kontrolluesi i Kredise
Kontrolluesi i Kredise
Recepsionisti sherbimit ndaj klientit
Recepsionisti sherbimit ndaj klientit
Vendosesi i cmimit
Vendosesi i cmimit
Administrator
Administrator
Te Klienti
Te Klienti
Te Klienti
Te Klienti
Perdorimi I nje programi kompjuterik te sofistikuar per te procesuar komplet apliimin e kredise
Perdorimi I nje programi kompjuterik te sofistikuar per te procesuar komplet apliimin e kredise

FIG. 1.1
Procesimi i Aplikimit per Hua te Korporata IBM CREDIT perpara dhe mbas BPR
BPR perdor analizen e rjedhjes se punes per te identifikuar punet qe mund te rikombinohen ose te eleminohen per permisuar performancen e kompanise.
Ne Figuren e mesiperme tregohen hapat qe ndermereshin te kompania IBM CREDIT perpara dhe mbas perdorjes se BPR. Keshtu me perpara perdoreshin 5 hapa dhe komplet procesi zgjaste 6 dite he i jepte mundesine klientit per te pare diku tjeter per financim. Ndersa me aplikimin e BPR u reduktuan 5 hapat ne 1 hap me ane te nje softwarei te sofistikuar kohzgjatja do te ishte vetem 4 ore.

ANALIZA E PUNES
Ne shume organizata te ndryshme qofshin keto te sektorit publik apo atij privat, ne realitetin e sotem ku ne jetojme, Specialistet e Burimeve Njerzore e konsiderojne kete si nje Vendim Strategjik i cilido te perdoret ne shume aspekte te ndryshme te Manaxhimit te Burimeve Njerzore. Keta Specialiste te BNJ vendosin qe te bejne Analizen e Punes e cila eshte nje proces qe kryen mbledhjen sistematike dhe organizimin e te dhenave (informacionit) qe lidhen me aspektet e ndryshme te nje pune te caktuar. Analiza e punes si te thuash e shikon vete punen me syrin e holle mikroskopik duke nxjerre ne pah detaje te rendesishme te saj. Disa aspekte te tjera Strategjike te analizes se punes jane: 1). Percaktimi i permasave te perfshirjes. a) Punonjesit duhet te ndihen te perfshire ne keto vendime b) Te konsiderohet nje numer sa me i madh punonjesis per te patur nje informacion sa me te sakte 2). Percaktimi i nivelit te detajimit Perballjen me dy opsione: a). Te jete sa me specifik apo, b). Te vlersohen vetem komponontet kryesore te punes ne fjale 3). Percaktimi i kohes kur duhet kryer Analiza e Punes. Ketu kemi te bejme me perballjen e disa dukurive: a). Ne rastin e futjeve se metodave te reja (teknologjive ose makinerive) b).Rastin e hapjeve te reja te vendeve te punes, psh: Ristrukturimi i nje departamenti, organizates apo njesise c). Koha kur norma e qarkullimit te punonjeseve eshte shume e larte 4). Vendimi nga ana manaxheriale per kryerjen e : a). Analizes Tradicionale e cila perdor mbledhjen e informacionit te kryerjes se punes aktualisht b). Analiza e Punes te Orientuar nga e Ardhmja Ndryshimi i vazhdueshem i teknologjise sjell edhe nevojen e Analizes se Punes te orientuar nga e ardhmja duke parashikuar dhe ndryshimet e mundeshme qe do te ndodhin ne te ardhmen ashtu si edhe pershtatjen me keto pune ne te ardhmen. Kjo gje eshte shume kritike pasi analiza e punes duhet te perputhe dhe te mbeshtese Manaxhimin Strategjik te organizates ( koordinimin). Analiza e Punes si Proces Duke ditur qe A.P eshte procesi i mbledhjes se te dhenave per percaktimin e njohurive, aftesive dhe zotesive te kerkuara per realizimin me sukses te punes dhe per shume gjykime te tjera mbi te.. * Pike kryesore eshte percaktimi i vendit te punes(pasi ka vende pune me rezikshmeri te larte dhe te ndryshme) * Percaktimi i teknologjise qe duhet perdorur( pasi duhet te kuptohet njohurite qe duhen si dhe niveli i rezikshmerise qe mbartin)/ Procedura e mbledhjes se ketij informacioni ndryshon nga kompania ne kompani por i rendesishem eshte fakti qe egzistojne disa hapa te cilet jane te pandryshueshem: Hapi 1: Percaktimi i Qellimit te kryerjes se A.P: Qellimi duhet te jete i qarte dhe ne perputhje me strategjine e organizates, kjo gje qarteson gjithashtu edhe secilin informacion duhet mbledhur. Jane identifikuar tre komponente kryesor te cilet jane Konteksti i punes, outputi dhe inputet e punes. Hapi 2: Identifikimi i puneve qe duhen analizuar, pyetjet qe duhen shtruar jane: * A behet kjo analize per here te pare * A jane analizuar keto pune me pare * A ka shtim te puneve te reja ose ndryshime ne punet aktuale Hapi 3: Shpjegimi i procesit Punonjesve si dhe niveli i perfshirjes se tyre * Te gjithe pjesmarresit duhet te informohen dhe tu jepen detyaje te hollesishme * Komunikimi, pasi shpesh ndodh qe punonjesit jane te paqarte dhe kjo ben qe te menjanohen keqkuptimet e ndryshme *Krijimi i nje grupi perfaqsues te perbere nga punonjes te ndryshem. Kjo gje eleminon shume elemente negativ nga punonjesit te cilet do te ndikonin ne cilesine e informacionit. Hapi 4: Percaktimi i metodes se mbledhjes se informacionit. * Perdorimi i nje metode apo i shume metodave te ndryshme * Disa ane te paqarta jane se ky informacion mund te mos jete shume i sakte pasi varet direkt nga punonjesit te cilet mund ta japin ate ne forma te ndryshme sipas logjikes, kohzgjatjes ne pune apo edhe frikes dhe zotesise se tyre ne vendin e punes. Prandaj jane identifikuar tre metoda kryesore : 1). Vrojtimi ( i detyrave dhe i sjelljes)

1 Menaxhmi i Riskut të Kredisë

Risku kryesor me te cilën përballen bankat është risku i kredisë i cili përkufizohet si: “Potenciali që një debitor do të dështojë në përmbushjen e detyrimeve te tij (principal, interesa, komisione), në kohë apo në përputhje të plotë sipas termave të kontraktuara të kredisë”. Bankave ju kërkohet me ligj të mirëmbajnë llogarinë e Rezervave të Humbjes së Kredisë për të mbuluar këto kredi.
Risku i kredisë lind nga potenciali që një debitori ose i mungon dëshira për të paguar detyrimin e tij ose aftësia e tij për të paguar detyrimin është përkeqësuar duke rezultuar në një humbje ekonomike për bankën. Humbja mund të jetë e gjithë shuma e kredisë ose shuma pjesore e kredisë dhënë kredimarrësit.
Humbja rezulton nga një reduktim i vlerës së portofolit si rezultat i përkeqësimit aktual apo të përceptuar të cilësisë. Risku real nga krediti është devijimi i performancës së portofolit nga vlera e pritur.
Risku i kredisë është edhe risku i përkeqësimit të pozicionit financiar të emetuesit të letrës me vlerë (aksionet, obligacinet).
Risku i kredisë vjen nga marrëveshjet e kredisë së një banke me individët, korporatat, institucionet financiare apo shtetit. Për pjesën më të madhe të bankave kreditë janë burimi më i madh dhe më i dukshëm i riskut të kredisë, sidoqoftë risku i kredisë rrjedh nga aktivitete të tjera bankare: nga zërat në bilanc dhe nga zërat jashtë bilancit.
Bankat po përballen me riskun e kredisë në instrumenta të ndryshëm financiare duke përfshirë: Pranimet bankare, transaksionet ndërbankare, transaksionet e kurseve të kembimit, kontratat “Future”, swaps, opsionet.
Risku i kredisë mund të kategorizohet në bazë të arsyeve të dështimit. P.sh dështimi mund të jetë në sajë të shtetit në të cilin banka ka pozim apo si rezultat i problemeve në kryerjen dhe përfundimin e transaksioneve. Jo domosdoshmërisht risku i kredisë ndodh i vetëm. Të njëjtat burime që ekspozojnë institucionin ndaj riskut të kredisë, mund ta ekspozojnë gjithashtu dhe ndaj risqeve të tjera, psh një portofol i keq shfaq problem dhe me likuiditetin. Banka duhet të konsiderojë lidhjen ndërmjet riskut të kredisë dhe risqeve të tjera.
Banka duhet të identifikojë, të matë, të monitorojë dhe të kontrollojë riskun e kredisë që lidhet me aktivitetet e saj (për të gjithë portofolin, transaksionet dhe kreditë individuale), si dhe të caktojë mjaftueshmërinë e kapitalit kundrejt këtij risku dhe nëse është mjaftueshmërisht i kompesuar.
Objektivi kryesor i Menaxhimit të Riskut të Kredisë është të maksimizojë normën e kthimit të rregulluar nga risku duke mbajtur një nivel të pranueshëm të ekspozimit ndaj riskut të kredisë. Risku duhet të menaxhohet në nivel të “Debitorëve të Lidhur”.

1. 1 Komponentët e menaxhimit të riskut të kredisë.
Menaxhimi efektiv i riskut të kredisë është thelbësore për suksesin afatgjatë te cdo organizëmi bankar. Ekspozimi ndaj këtij risku vazhdon të jetë burimi i problemeve në bankat në mbarë botën, mbikqyrësit e tyre duhet të jenë në gjëndje të nxjerrin leksione të vlefshme nga eksperienca e shkuar.
Pavarësisht se praktikat e menaxhimit të riskut të kredisë mund të ndryshojnë midis bankave, në varësi të natyrës, kompleksitetit të aktiviteteve të kredisë etj.,struktura e menaxhimit të riskut të kredisë do të jetë e ngjashme.
Struktura e menaxhimit të riskut të kredisë mund të grupohet në këto komponentë kryesorë: * Bordi dhe menaxhimi i lartë, * Sistemet dhe proçedurat për identifikimin, pranimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin e risqeve.

* Bordi dhe menaxhimi i lartë,
Është përgjegjësia e bordit të bankës të aprovojë strategjitë dhe politikat kryesore në lidhje me riskun e kreditit dhe menaxhimin e tij, e cila duhet të bazohet në strategjinë bazë të bankës. Strategjia duhet të rishikohet nga bordi, e preferueshme një herë në vit.
Stategjitë dhe politikat duhet të: a) Përshkruajnë tolerancën e përgjithshme të bankës ndaj riskut të kreditit. b) Sigurojnë që ekspozimi i përgjithshëm i riskut të kredisë mbahet në nivele të kujdesshme dhe në përputhje me kapitalin. c) Të sigurojnë që menaxhimi i lartë si dhe individët përgjegjës për menaxhimin e riskut të kredisë zotërojnë aftësitë dhe njohuritë për të kryer sukseshëm funksionet e menaxhimit të riskut.

Qëllimi primar i strategjisë së kredisë së bankës është të përcaktojë dëshirën për risk të bankës. Pasi përcaktohet niveli i pranimit të riskut banka zhvillon plane për të optimizuar kthimin duke mbajtur riskun e kreditit brenda niveleve të paracaktuar. Strategjia e riskut të kredisë duhet të shpjegojë: a) Planet e bankës për të dhënë kredi bazuar në segmente të klientëve të ndryshëm, produktet, sektorët e ekonomisë, vendodhjen gjeografike, monedhën dhe afatet e kredive. b) Tregun e synuar, nivelin e preferuar të diversifikimit dhe përqëndrimit. c) Strategjinë e çmimeve.

Strategjia duhet të marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme ciklet e ekonomisë së vëndit dhe ti ndryshojë në përputhje me përbërjen dhe cilësinë e portofolit të kredisë. Nga ana tjetër strategjia duhet të jëtë e qëndrueshme në terma afatgjata.
Qëllimet e politikave të kreditit janë:
Të Organizojnë dhe Implementojnë proçesin e vendim marrjes së kredisë, * Te Promovojnë aktivisht një kulturë ndjeshmërie ndaj riskut tek banka dhe punonjësit, * Te Identifikojnë dhe të emërojnë autoritetet për implementimin e manualit te riskut të kredisë; * Të Përcaktojnë metoda të përshtatshme për menaxhimin e riskut te kredisë, * Të Themelojnë një sistem me cilësi të mira, për menaxhimin efektiv të këtij risku. * Të Krijojnë një mjedis në të cilin ekspozimi i kredisë nga aktivitetet të jetë në përputhje me objektivat e bankës.

Çdo bankë, krijon Komitetin e Menaxhimit te Riskut të Kredisë që është përgjgjës për implementimin e politikave dhe proçedurave të aprovuara nga bordi, krijimin e niveleve të pranueshme te riskut te kreditit që përballet banka. Monitoron riskun e kredisë, rekomandon bordin për politika të qarta mbi standartet, vendos përgjegjësitë dhe fuqitë e niveleve aprovuese mbi ekspozimet e kredisë, standartet për kolateralet, mekanizmat e rishikimit te kredive, përqëndrimin e riskut, monitorimin dhe vlerësimin e riskut, cmimet e kredive, provigjonet, rregullat dhe përputhshmërinë me ligjet.

Sistemet dhe proçedurat * Origjinimi i kredisë
Bankat duhet të operojnë brenda kritereve të mirëpërcaktuara për kreditë e reja dhe ato ekzistuese. Kreditë duhet të jepen në përputhje me startegjinë dhe brenda tregjeve të synuara. Banka duhet të sigurohet që kredia është përdorur sipas qëllimit të financimit të kredimarrësit. Nuk duhet të mbështetet vetëm tek kolaterali për dhënien e kredisë, por fokusi primar duhet të jetë aftësia për të paguar dhe reputacioni i klientit në treg.
Banka mund të reduktojë riskun nëpërmjet diversifikimit (kredi për biznese të industrive të ndryshme ose kredimarrësve me vendndodhje të ndryshme), por nuk mund të eleminohet plotësisht sepse një pjesë e riskut rezulton nga risku sistematik. Risku i kredisë reduktohet edhe nëpërmjet analizave të kujdesshme të kredisë, analizës së riskut, kërkimi i kolateralit për të mbuluar kredinë, financimit të klientëve ekzistues për të shmangur zgjedhjet negative.

* Vendosja e limiteve
Një element i rëndësishëm në menaxhimin e riskut është krijimi i limiteve të ekspozimit për një kredimarrës dhe për grupin e klientëve të lidhur.

* Administrimi i kredisë
Ndër funksionet e administrimit të kredisë janë plotësimi i dokumentacionit në perputhje më termat e aprovimit, disbursimi i kredisë, monitorimi i kredisë, shlyerja e kredisë, mirëmbajtja e dosjeve, ruajtja në kasaforta të dokumentave të garancisë dhe kolateralit.

* Matja e riskut të kredisë
Matja e riskut të kredisë është shumë e rëndësishme në menaxhimin e tij. Shumica e falimentimeve të bankave kanë ardhur si rezultat i dështimit të portofolit të kredisë. Bankat duhet të krijojnë një strukturë vlerësimi të kredisë për të gjitha tipet e aktiviteteve. Vlerësimi duhet të përfshijë Riskun e biznesit (karakteristikat e industrisë, pozicionin konkurues etj), Riskun Financiar (kushtet financiare, përfitueshmërinë, strukturën e kapitalit, etj).

* Vlerësimi i riskut të brëndshëm
Vlerësimi i riskut të kredisë është një përmbledhje e treguesve të një ekspozimi kredie individuale ndaj bankës. Një sistem vlerësimi i brendshëm i kategorizon të gjitha kreditë në klasa të ndryshme bazuar në treguesit e cilësisë së kredisë.
Faktorët sasior dhe cilësorë në vlerësimin e riskut të kredisë
Disa tregues kryesorë që masin cilësinë e një kredie janë:
a) Pozicioni financiar dhe kushtet e biznesit,
b) Analiza e llogarisë, sidomos për klientët ekzistues,
c) Vlerësimi i kolateralit

* Monitorimi dhe kontrolli i Riskut të kredisë
Monitorimi i riskut të kredisë i referohet monitorimit të vazhdueshëm të kredive individuale, duke përfshirë ekspozimet jashtë bilancit (Off- Balance sheet) të debitorëve si dhe gjithë portofolin e kredisë të bankës. Krijimi i një sistemi monitorimi kredie efiçient dhe efektiv do të ndihmonte ekzaminimin periodik të kolateralit, identifikimi i kredive të përkeqësuar.

* Rishikimi i riskut
Qëllimi është të vlerësojë proçesin e administrimit të kredisë, vlerësimin e saktë të kredive dhe cilësinë e total portofolit të kredisë.

* Menaxhimi i kredive problematike
Banka duhet të ketë politikë risku të qartë se si duhet të menaxhojë kreditë problematike.

* Komiteti i Bazelit
Komiteti i Bazelit ka identifikuar fushat në të cilat bankat duhet te sigurojnë transparencë të plotë dhe korrekte dhe ato janë: Praktikat dhe politikat e kontabilitetit, Menaxhimi i riskut të kredisë, Cilësia e kredisë, Fitimet.
Monitoron bankat për transparencën e riskut të kredisë. Bazel II ka vendosur rregulla se sa duhet te jetë kapitali i institucioneve financiare për të mbuluar humbjet potenciale. Për matjen e riskut të kredisë janë propozuar dy opsione. E para është mënyra tradicionale e standartizuar, e dyta është baza e vlerësimit të brendshëm,IBR që do të sigurojë një strukturë të vetme nëpërmjet së cilës komponentët e riskut do të përkthehen në kërkesa minimale të kapitalit.
1.2 Kriza e riskut të kredisë 2007-2012
Kultura e kredidhënies në 5 vjecarin e fundit në SHBA dhe mbarë boten ka ndryshuar shumë. Shndërrimi i aktiveve në letra me vlerë ndryshoi mënyrën se si bankat rritën biznesin e kredidhënies Bankat zbuluan se mund të rrisnin biznesin e tyre shumë shpejt nëqoftëse i drejtoheshin tregjeve të kapitalit sesa duke grumbulluar depozita. Diagrami i mëposhtëm tregon pjesën në % të kredive “Subprime” ndaj total kredive të origjinuara si dhe % e Amerikanëve që jetonin në shtëpitë e tyre kundrejt atyre që jetonin në shtëpi të marra me qera.
Kreditë hipotekore “Subprime” përbënin më pak se 10% të të gjithë kredive hipotekore të dhëna deri më 2004 dhe gjatë 2005 - 2006 arritën pikun në 20%. Këto kredi hipotekore, për individë me histori të keqe kredie, ishin të preferueshme nga investitorët në tregjet dytësore.
Figura 1. Grafiku i tregut te paasurive te paluajtshme nder vite(USA)

Kështu gjithnjë e më shumë po rritjej përqindja e parave të grumbulluara nga shitja lirë e paketave të kredive “sub-prime”, në tregjet e kapitalit krahasuar me fondet e grumbulluara nga depozitat e klientëve.
Bankat vepronin në mënyre të tillë sikur të kishin transferuar plotësisht riskun e tyre të kredisë.
Ato i kushtonin vëmëndje sasisë së aktivitetit të kredidhënies sesa cilësisë së tij. Mbështetja në paketat e kredisë “sub-prime” dhe shitja e letrave me vlerë të siguruara nga këto kredi hipotekore në tregjet dytësore ishte bërthama e problemeve të tyre sepse ajo inkurajonte sjellje të shitjes grabitqare dhe standarte kredidhënie jo te forta apo të kujdesshme.
Rritja dramatike e kredive problematike hipotekore e si rrjedhim humbja e vlerës së Letrave me Vlerë të garantuara me këto lloj kredish çoi në kizë të kredisë, krizë të pasurive të patundshme dhe krizë financiare. Rezultati ishte rënie e madhe e kapitalit të shumë bankave në USA, falimentimi i një numri shumë të madh bankash dhe që pati pasoja negative për tregjet financiare në të gjithë globin. Gjithë tregjet u tkurrën në kredidhënie.
Pra që prej fillimit të krizës financiare në vitin 2007 numri i bankave të falimentuara në SHBA ka shkuar në 439, me total aktive prej $679.6 miliard, me një total depozitash prej $487.1 miliard dhe kosto e FDCI $81.8 miliard. Gjatë krizës financiare në SHBA falimentuan 3 banka në 2007, 26 banka në 2008, 140 banka në 2009, 157 banka në 2010, 92 banka në 2011, 22 banka gjatë 2012 (Janar - Mars 2012).
Tabela 1: Calculator Plus, Finance & Loan Bankat e falimentuara | Viti | Nr. i bankave të falimentuara | Total Aktive të bankave te falimentuara | Humbjet e FDIC's DIF | 2007 | 3 | $2,602,500,000 | $113,000,000 | 2008 | 25 | $373,588,780,000 | $15,708,200,000 | 2009 | 140 | $170,867,000,000 | $36,432,500,000 | 2010 | 157 | $96,514,000,000 | $22,355,300,000 | 2011 | 92 | $36,012,200,000 | $7,175,200,000 | 2012 | 22 | $6,446,100,000 | $1,518,700,000 | Totali | 439 | $686,030,580,000 | $83,029,000,000 |
Burimi: http://www.calculatorplus.com/savings/2012-bank-failure.html.

Pyetja që ngrihej herë pas here ishte: ”Përse bankat ju dhanë kredi individëve, të cilët kurrë nuk do mund të kthenin kredinë mbrapa”?
Përgjigja do të ishte: ”Bankat nuk donin tia dinin për riskun e kredisë sepse dukej sikur ishte transferuar nga ato tek investitorët që investonin në letrat me vlerë të tyre”.

2 Drejtimi i riskut të kredisë
2. 1 Rëndësia e drejtimit të riskut të kredisë
Pjesa më e madhe e aseteve të bankave janë të kompozuara nga portofoli i kredisë, për këtë arsye funksioni i kreditimit luan një rol shumë të rëndësishëm në drejtimin e riskut. Objektivi i drejtimit të riskut të kredisë është të maksimizojë normën e axhustuar të kthimit duke mirëmbajtur ekspozimin e riskut të kredisë brenda parametrave të pranueshëm.
Rreziku kryesor në proçesin e kreditimit është mundësia që huamarrësi nuk do të paguajë kredinë në kohë dhe kjo sjellë shkatërrim të vlerës së bankës. Menaxhimi i saktë dhe i duhur i riskut të kredisë është e vetmja mënyrë që mundëson krijimin e vlerës për bankat. Tejkalimi i riskut sjell rritje të kredive të këqia (undeperforming loan), të provigjoneve dhe humbjeve nga kredia të cilat dobësojnë vlerën e bankës nëpërmjet efektit negativ në uljen e fitimit.
Për shumë banka kreditë janë burimi kryesor i riskut të kredisë, megjithatë burime të tjera të riskut të kredisë ekzistojnë gjatë aktivitetit bankar i përfshirë në librat e kontabilitetit si për instrumentet financiare të mbajtura deri në maturitet si në instrumentat e tregtueshëm, brenda bilancit ashtu edhe jashtë bilancit. Bankat janë duke u përballur me riskun e kredisë gjithmonë e në rritje jo vetëm në portofolin e kredisë por edhe në investimet në instrumenta të tjerë financiare duke përfshirë transaksionet ndërbankare, financimin tregtar, transaksionet në valutë, kontratat e ardhshme, swaps, obligacionet, aksionet, opsionet si dhe zgjerimin e angazhimeve dhe garantimeve të transaksioneve të ndryshme ekonomike.
Duke qënë se risku i kredisë vazhdon të mbetet një ndër burimet kryesore që çon në probleme të sistemit bankar kudo në botë, bankat dhe mbikëqyrësit e saj duhet të jenë të aftë të nxjerrin mësime të vlefshme nga eksperiencat e kaluara. Bankat duhet të menaxhojnë riskun e kredisë prezent në gjithë portofolin e kredisë si dhe gjithashtu riskun individual (për çdo transaksion).

2. 2 Programet e drejtimit të riskut të kredisë
Drejtimi i riskut të kredisë është pjesë e rëndësishme në drejtimin e bankave. Një menaxhim i mirë i riskut të kredisë kërkon një balancim të marrëdhënies risk-fitim dhe kontroll e minimizim të vazhdueshëm të riskut duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh si cilësinë, përqëndrimin, monedhën, maturitetin, garancinë dhe llojin e produktit të kredisë.
Edhe pse elementë të drejtimit të riskut të kredisë ndryshojnë midis institucioneve bankare në varësi të natyrës dhe kompleksitetit të funksioneve të kredisë dhe të portofolit të tyre të kredisë, një program i plotë i drejtimit të riskut kërkon:
• Identifikimin e riskut aktual ose të ardhshëm të kredisë ndaj të cilit banka është e ekspozuar dhe zhvillimin e aplikimin e politikave efiçente të kredisë në mënyrë që të mund të menaxhojë dhe kontrollojë riskun
.• Zhvillimin dhe aplikimin e një teknologjie efikase kreditimi duke patur në konsideratë dokumentimin dhe proçesin e analizës financiare të huamarrësit.
• Zhvillimin dhe aplikimin e proçedurave rezultative për kontrollin dhe monitorimin e portofolit të kredisë.
Politikat e kreditimit krijojnë strukturat e kreditimit dhe reflektojnë kulturën e kreditimit si dhe standartet e etikës që një bankë zotëron Politikat e kredisë duhen minimalisht të përmbajnë:
-Filozofia e riskut të kredisë është një raport principesh dhe objektivash të cilat nënvizojnë shkallën e riskut që banka merr përsipër në varësi të natyrës dhe kompleksitetit të biznesit që zhvillon, shkallën e risqeve të tjera si dhe aftësinë për të përballuar humbjet si dhe minimumin e normës së pritur që pranon për një nivel të caktuar risku. - Tregu i synuar i kreditimit është tregu në të cilin institucioni është përgatitur të përfshihet zakonisht ka të bëjë me llojet e produkteve të kredisë, natyrën e huamarrësve dhe industritë në të cilat institucioni do të fokusojë marketingun ose në rastin tjetër mund të kufizohet të hyjë. - Autoritetet në vendimmarrje Përcaktimi i qartë i niveleve të aprovimit apo vendimmarrjes rreth drejtimit të riskut të kredisë siguron që vendimet të jenë të drejta dhe të pranueshme, siguron që proçesi i kreditimit zbatohet drejt duke marrë përsipër risqe të pranueshme kredie në përputhje me kthimin e pritshëm. Delegimi i autoritetit të vendimmarrjes duhet të jetë i mirëpërcaktuar dhe i dokumentuar dhe minimalisht duhet të përfshijë: • delegimin e vendimmarrjes për aprovim kredie sipas politikave të secilës banke;• delegimin e vendimmarrjes për provigjonimet dhe fshirjes së kredive(write-off); • pozicionet, punonjësit dhe komitetet e kredive ndaj të cilave delegohet autoriteti; • kufizimet e delegimeve të vendimmarrjes.
Shkalla e delegimit të autoritetit varet në një numër të gjerë variablash si: filozofia e riskut të institucionit si dhe kulturën e kreditimit; cilësinë e portofolit të kredisë; shkallën e kërkuar të ndjeshmërisë nga treg ; llojin e riskut të vlerësuar dhe eksperiencën e analistëve të kredisë. - Konflikti i interesave dhe konfidencialiteti. Çdo institucion duhet të ketë në zbatim proçedura që parandalojnë konfliktin e interesave dhe ruajnë konfidencialitetin.
Konflikti i interesave në proçesin e kreditimit shfaqet kur një nga personat përdorin lidhjet e tyre ose influencojnë në sigurimin e fondeve për qëllime të tyre. Konflikti i interesave mund të çojë në kreditim të pa arsyeshëm duke qënë se punonjës të përfshirë në proçesin e kreditimit mund të jenë subjekt i ndikimit nga këto persona dhe në këtë mënyrë nuk do jenë në pozicionin që të vlerësojnë dhe refuzojnë aplikime të cilat sipas politikave nuk mund të financohen. Publikimi i informacioneve konfidenciale pa një paraaprovim nga klienti mund të ndikoj negativisht reputacionin dhe figurën e institucionit dhe mund ti sjellë dëmtim të imazhit në treg - Limitimi i përqëndrimit të portofolit Përqëndrimi shfaqet kur një portofol kredie në një bankë përmban një vlerë të lartë kredie ndaj: një pale të vetëme; një grupi te përbërë nga palë të lidhura; një industrie; një lloj produkti kredie; ose një grup instrumentesh.
Përqëndrimi ekstrem vë bankën në pozicione të vështira në rastin e ndryshimeve të mëdha me pasoja negative në zonën në të cilën kreditë janë të përqëndruara. Drejtimi efektiv i portofolit dhe kontrolli çojnë në minimizimin e përqëndrimit të riskut dhe në diversifikimin e portofolit të kredisë, gjë e cila arrihet duke zhvilluar dhe implementuar proçedurat dhe politikat e duhura

2. 3 Vlerësimi i kërkesave të kredisë
Praktikisht bankat në proçesin e vendimmarrjes për kreditimin e klientëve bazohen në analizën e detajeve të kredisë dhe të ardhmen e klientit shpesh referuar si 5 C-të e kredisë: Kapaciteti pagues(Capacity), Kapitali(Capital), Kolaterali (Collateral), Kushtet ekonomike (Conditions economic), dhe Karakteri (Character). Megjithatë disa kredi të mira mund të përkeqësohen si rezultat i rrethanave të paparashikuara, pjesa më e madhe e problemeve të kredisë burojnë nga mos referimi i parimeve bazë të kreditimit ose duke mos vlerësuar saktë problemet si më poshtë:
• destinacioni i kredisë dhe burimet e ripagimit të kredisë
• karakteri, besueshmëria reputacioni i huamarrësit, gatishmëria për të paguar në mënyrë korrekte huatë dhe të përmbushë detyrimet e kontratave
• kapaciteti i huamarrësve për të ripaguar detyrimet bazuar në ecurinë historike financiare dhe në parashikimet e flukseve të parasë • mjaftueshmëria e kolateralit. Për kreditë tregtare duhet të konsiderohen gjithashtu disa aspekte të tjera si biznesi i huamarrësit, kapacitetet menaxhuese, industria në të cilin klienti bën pjesë, si dhe pozicioni i tij në industri.
Dokumentimi i kredisë
Në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një portofoli të mirë kredie, termat e secilës kredi duhen mjaftueshëm dhe saktë dokumentuar. Dokumentet e paplota e të pamjaftueshme mund të çojnë në mos rimarrje të fondeve sidomos në rastet kur huadhënësit janë të detyruar të zgjidhin problemet e mospagimit të kredive në rrugë ligjore. Për të ndihmuar një bankë në drejtimin e rishikimit të kredisë dhe sigurimin që asetet janë vlerësuar në mënyrë konservatore çdo bankë duhet të mirëmbajë dosje kredie me dokumentet suportuese për kreditimin dhe proçesin e monitorimit. Çdo dosje kredie duhet të përmbajë minimalisht informacionin e mëposhtëm: • njohjen shumë të mirë të klientit, natyrën e biznesit që drejton, identifikimin e garantorëve dhe personat e lidhur me të nëse ka
• të sigurojë fakte që verifikojnë aftësinë paguese të klientit, situatën financiare, aftësinë për të ripaguar detyrimet në kohë
• të mirë përcaktojë termat e kreditimit duke përfshirë destinacionin e kredisë
• vlerësimin e kolateralit me vlerë të drejtë dhe sigurimi i saktësisë së dokumenteve të pronësisë
• të sigurojë një historik të shlyerjeve të kredive për secilin klient dhe
• qartësimi i marrëdhënieve të pronarëve dhe drejtimit të bizneseve. Proçesi i ripagimit të kredive
Çdo bank duhet të ketë të aplikuara proçedura të duhura për të menaxhuar proçesin e ripagimit të kredive, interesave dhe komisioneve, të sigurojë që këto pagesa janë marrë në kohën e duhur në përputhje me kushtet e ripagimit të rëna dakort.
Megjithëse shumica e kredive mund të jenë ripaguar totalisht korrekt është vënë re se të gjitha bankat janë të ekspozuara ndaj riskut të dështimit dhe disa kredi të humbura mund të priten. Këto opsione kërkojnë që të ekzistojë një grup pune i specializuar në drejtimin e riskut të kredisë të cilët mund të identifikojnë e menaxhojnë në kohë situatat problematike në mënyrë që të minimizojnë humbjet e mundshme të bankës.
Drejtimi i riskut të portofolit
Dështimi për të aplikuar proçedurat e duhura për të patur një monitorim efektiv dhe kontroll të kreditimit sipas rregullave rezulton në probleme kredie. Shkelja e proçedurave dhe politikave është një faktor tjetër që çon në probleme kredie. Çdo institucion duhet të zhvillojë dhe implementojë proçedura gjithëpërfshirëse dhe sisteme informative për të kontrolluar dhe monitoruar ecurinë dhe cilësinë e portofolit të kredisë. Kategorizimi i portofolit të kredisë sipas karakteristikave të kredisë, klasifikimi i riskut, rishikimi i rregullt i kredive individuale apo të grupit në një portofol dhe inspektimi i brendshëm i pavarur i kredis janë elemente kyç për të patur një monitorim dhe kontroll të duhur të portofolit.
Sistemi i vlerësimit të kredive (Credit Rating)
Në mënyrë që të drejtohen karakteristikat e portofolit të diversifikuar çdo bankë duhet të vërë në punë një sistem që të mundësojë grupimin e kredisë sipas individëve apo grupit, llojit të produktit të kredisë dhe industrisë. Çdo institucion duhet të ketë një sistem vlerësimi të kredisë që përcaktojë kriteret risk-vlerësim dhe raportet e kredisë sipas këtyre kritereve. Modelet e vlerësimit të kredive gjenerohen nga bashkëpunimet midis departamenteve të kredisë së bankave dhe departament e risqeve të institucioneve financiare bazuar në agjensi të jashtme dhe disa modele të brendshëm që përdorin kombinimin e analizës së pasqyrave financiare
Për të patur një sistem vlerësimi sa më efektiv duhet të bëhet e mundur të përfshihen në model shumë dimensione si:demografinë e klientit; pasqyrat financiare dhe raportet financiare; raporti i byrosë së kredisë dhe historiku i klientit në sistemin bankar; informacion mbi segmentet e caktuara të industrisë; menaxherit të marrëdhënieve me klientin dhe analistit të kredisë, zakonisht në mënyrë respektive; indikatorë makroekonomike të cilët ndikojnë gjëndjen financiare të klientëve.
Minimalisht një sistem vlerësimi duhet të lejojë klasifikimin e kredive si më poshtë: • risk i pranueshëm ose i kënaqshëm • risk poshtë standarteve (nën standart) dhe • risk i pakënaqshëm ose i dyshimtë (për shembull kreditë në të cilat pagesat janë me vonesa, kredi për të cilat është aplikuar provigjonim pjesor apo edhe total ose kredi të pambuluara mjaftueshëm me kolateral atje ku është e përshtatshme
Rishikimi i kredisë dhe monitorimet financiare të klientëve
Pjesa më e madhe e kredive të ekspozuara dhe përpjekjeve për rritjen e portofolit të kredive varen në standartet e mirëmbajtjes së kredive. Si rrjedhim institucionet financiare duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e huamarrësit dhe të rivlerësojnë kreditë individuale dhe ecurinë e tyre si dhe klasifikimin e kredive. Mbështetja në kredi të pamonitoruara dhe bazimi në parashikime ekonomike optimiste mund të çojnë në probleme shumë serioze për portofolin e kredisë.
Auditimi i brendshëm i kredisë
Auditimi i brendshëm i kredisë verifikon aplikimin dhe respektimin e politikave dhe proçedurave të drejtimit të riskut të kredisë, siguron një vlerësim të pavarur të situatës së portofolit të kredisë, cilësisë, vlerës, besueshmërinë e proçesit të kredisë, dhe promovon identifikimin e problemeve në lidhje me këto aspekte. Vlerësimi minimalisht duhet të testojë në mënyrë rastësore të gjitha aspektet e drejtimit të riskut të kredisë në mënyrë që të përcaktojë që: aktiviteti i kreditimit është në përputhje me proçedurat dhe politikat e kreditimit dhe kontabilitetit të bankës dhe me rregullat dhe ligjet ndaj të cilave këto banka janë subjekt; kreditë ekzistojnë, janë autorizuar drejtë dhe janë regjistruar korrekt dhe janë vlerësuar në mënyrën e duhur në librat kontabël të institucionit; dosjet e kredive janë të plota; problemet e mundshme janë identifikuar në kohë dhe janë marrë masat e duhura për provigjonimin e kredisë dhe informacioni raportues mbi drejtimin e kredisë është i plotë dhe i saktë. Vlerësimi i aktivitetit të drejtimit të riskut të kredisë duhet të raportohet në kohë për rishikim në Bordin e Drejtorëve.

2. 4 Roli i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtimit
Bordi i Drejtorëve i çdo banke është pa dyshim përgjegjës për integritetin e funksionit të drejtimit të riskut të kredisë të bankës. Duke deleguar pergjegjësitë, zakonisht ngarkon drejtimin në zhvillimin e politikave të kreditimit. Bordi i Drejtorëve mundëson zbatimin nëpërmjet raporteve periodike nga drejtimi dhe auditimi i brendshëm. Raporti duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm që institucioni operon sipas politikave të caktuar. Minimumi, një Bord Drejtorësh duhet të : 1. rishikojë dhe aprovojë politikat e drejtimit të riskut të kredisë të rekomanduara nga drejtimi; 2. rishikojë në mënyrë periodike, së paku një herë në vit, programin e drejtimit të riskut të kredisë; 3. sigurojë përzgjedhjen dhe punësimin e një menaxhmenti kompetent dhe të aftë të administrojë funksionet e riskut të kredisë;
4. sigurojë që funksioni i një kontrolli të brendshëm rishikon operacionet e kredisë dhe vlerëson nëse politikat dhe proçedurat janë të mbështetura dhe kontribuojnë efektivisht në objektivat e institucionit;
5. beje rishikimin e politikave të kreditimit të stafit ; shqyrtimin e kredive që kalojnë limitin e aprovimit të drejtimit dhe të qënurit tëkujdesshëm ndaj situatave që nuk janë në përputhje me politikat e kreditimit të institucionit;
6. beje rishikimin e ekspozimeve më të mëdha; rishikimin e ecurisë së cilësisë së portofolit dhe nivelin e provigjonimeve për humbjet nga kreditë dhe Matja e riskut të kredisë
Qëllimi kryesor i administrimit të rrezikut të kredisë është të minimizojë humbjet e mundshme nga kreditë. Për të parë efektin e riskut të kredisë në riskun total të bankave përdoret indeksi i riskut llogaritur si më poshtë: IR=[E(ROA)+ CAP]/ROA
Ku, E(ROA) është norma e kthimit të pritshëm nga total aktivet, CAP është raporti i kapitalit mbi total aktivet, dhe ROA është devijimi standart i ROA. Duke qënë se risku i kredisë është drejtuesi kryesor i çdo komponenti të indeksit të riskut mund ta konceptojmë barazimin e mësipërm si më poshtë:
IR = f (risku i kredisë, risku i normave të interesit, risku i likuiditetit,etj)
Përfaqësuesi i riskut të kredisë dhe matësi i cilësisë së portofolit të kredisë është provigjonimi i kredive për humbjet. Siç shihet dhe më sipër një lidhje e fortë ekziston midis provigjonit për humbje dhe ROA. Përveç kësaj provigjonet drejtojnë variabilitetin e ROA dhe ndikojnë fortë CAP.
Bankierët, drejtuesit, auditorët, rregullatorët dhe palë të tjera të interesuara duhet të dinë se si një bankë llogarit provigjonet dhe të përcaktojë masën e duhur dhe të arsyeshme të provigjoneve, të cilat tregojnë shkallën e riskut që banka është ekspozuar. Ekzistojnë dy mënyra për vlerësimin e provigjoneve: 1. Mënyra e parë fokusohet në një analizë të detajuar të çdo kredie individuale ose në një grup kredish që përfaqësojnë një portofol të dhënë. Kjo metodë është një metodë mikro e cila bazohet në nivel individual të kredive. 2. Mënyra e dytë përdor mjete si humbjet e kredive, kreditë e këqija dhe ekzaminimin e kredive të klasifikuara të cilat janë indikatorë të besueshëm të riskut dhe të ekspozimit të humbjes në nivel makro.

2. 5 Modelimi i riskut të kredisë
Përdorimi i modeleve të riskut të kredisë i ofron bankave një strukturë për ekzaminimin e riskut në kohën e duhur, duke mbledhur të dhënat në ekspozime globale dhe analizuar kontributin e tyre qoftë absolut apo marzhinal në risk. Këto modele kontribuojnë në përmirësimin e aftësive të bankave për të identifikuar matur dhe drejtuar riskun. Modelet e riskut të kredive mund të ofrojnë vlerësimin e riskut të kredisë (si psh humbjet e papritura), risk i cili reflekton kompozimin e portofolit të kredisë.
Metodologjia e modelimit ofron mundësinë e sigurimit të mjeteve që sigurojnë përgjigjen dhe informimin për përdorimin e mjeteve në drejtimin e riskut të kredisë, duke konsideruar faktorë të ndryshëm si linjat e biznesit, cilësin e kredisë, variablat e tregut dhe mjedisin ekonomik. Përveç kësaj modelet mund të ofrojnë: a) iniciativën për të përmirësuar sistemet dhe perpjekjet për mbledhjen e të dhënave; b) vlerësim të saktë të riskut dhe të performancës bazuar në çmim, gjë e cila ndikon në një proçes vendimmarrje më transparent, dhe c) një bazë më të përshtatshme për alokimin e kapitaleve. Këto modele ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e kulturës bankare. Institucionet financiare mund të masin ekspozimin e kredisë për çdo klient dhe për çdo produkt kredie duke aplikuar matësit e mëposhtëm:
Probabilitetin e dështimit (PD), probabilitetin që një klient i caktuar do të dështojë në 12 muajt e ardhshëm. Humbja e dhënë në dështim (Loss Given Default LGD), e cila vlerëson përqindjen e çdo kredie që do të humbej nëse klienti dështon. LGD gjithashtu përcakton se sa do të jetë humbja që do të ndodh nëse kredia ka dështuar. Ekspozimi në dështim (EAD), vlerëson ekspozimin e pritur për çdo kredi në rastin e dështimit. Humbja e pritur nga risku i kredisë matet duke shumëzuar sëbashku të tre faktorët: probabiliteti i dështimit (PD), Ekspozimi i Pritshëm (EE) dhe Loss Given Default (LGD). Në momentin që institucioni financiar është në gjëndjë të vlerësojë PD, LGD dhe EAD për klientet e vet dhe llojet e kredive, llogaritja e kapitalit minimum është themelor.
Nëse probabiliteti i dështimit është d, atëherë probabiliteti i pagesës është (1-d). Duke injoruar shpenzimet operative si pagat, kostot e proçesimit dhe të tjera shpenzime jofinanciare një normë me përfitim kredie r*, duhet të kompensojë huadhënësin për vlerën në kohë të parasë reflektuar nga norma pa risk r dhe ndaj riskut të humbjes.
Kjo marrëdhënie mund të paraqitet si më poshtë:
R*=(1+r)/(1-d)-1
Ky ekuacion nxjerr në pah nocionin themelor të balancës risk-kthim, si rezultat normat e kredisë në kontrata mund të shihen si normat e kredive me risk. Në mënyrë të veçantë normat e interesave të fitimit nga kredia rriten me rritjen e probabilitetit të dështimit të huamarrësit. Nëse një normë kredie e riskuar kompenson huadhënësin për rrezikun e dështimit kredia është me fitim. Më poshtë do të supozohen dy variante marrje risku përsipër në kushte normale dhe në kushte jonormale.

* Kreditimi me normë të lirë nga risku (risk free).
Në këtë rast probabiliteti i dështimit do të ishte zero dhe norma e kthimit do të ishte e njëjtë me normën e kthimit pa risk. Në këtë rast aktiviteti kreditues do të kufizohej në borxhe qeveritare dhe në korporata me klasifikim AAA. Praktikisht nuk është reale që të pritet që bankat do të mbajnë një portofol totalisht pa risk. Bankat investojnë një pjesë të fondeve në instrumente pa risk si pjesë e strategjisë së tyre për të zhvilluar marrëdhëniet me klientët, menaxhuar likuiditetin dhe sigurimin e shërbimit të drejtimit të riskut. * Kreditimi me risk Në kushte normale probabiliteti i një huamarrësi për të dështuar nuk mund të jetë as zero as një por është diçka e ndërmjetme që varion nga zero në një. Diferenca midis normës së kthimit të kredisë (r*) dhe normës pa risk (r) është primi i riskut të dështimit të kërkuar nga huadhënësi. Duke transformuar ekuacionin e mësipërm do të kishim:
Primi i riskut të dështimit= r* - r
Nëse marrim në konsideratë tre kredi të klasifikuara sipas shkallës së rskut nga AAA, të ndërmjetëm dhe CCC duke supozuar një normë pa risk 5 për qind do të kishim strukturën e interesave të kredisë si më poshtë:

Tabela. 2 Risku i kredise (sipas Moody) Tipi i kredisë | Interesi i kredisë | Primi i dështimit(normë pa risk 5%) | Probabiliteti idështimit | AAA | 7% | 2% | 1.87% | Ndërmjetëm | 8.25% | 3.25% | 3% | CCC | 12% | 5% | 6.25% |
Burimi:http://www.cfsgam.com.au/uploadedFiles/CFSGAM/PdfResearch/061001%20Credit%20paper_Oct06.pdf

Duke qënë se risku i kredisë vlerësuar nga klasifikimi i kredisë rritet, primi i riskut të dështimit dhe probabiliteti i dështimit rritet gjithashtu. Llogaritja e probabilitetit të dështimit paraqitet si më poshtë: d= 1- (1+r)/(1+r*)
Praktikisht për kredinë e tretë ky probabilitet do të llogaritej si më poshtë: d= 1- (1.05/1.12)= 6.25%
Në praktikë problemi është që për huadhënësit nuk është e mundur që menjëherë të identifikojnë probabilitetin e dështimit ose në anën tjetër të medaljes të llogarisin probabilitetin e ripagesës së kredisë.

2. 6 Teknikat e matjes së riskut të kredisë * Average credit rating
Vlerësimi mesatar i kredive (Average credit rating) është teknika më e thjeshtë dhe e zakonshme e përdorur për matjen e riskut të kredisë në një portofol. Kjo teknikë është një matës i thjeshtë i mesatares së riskut të kredisë të të gjithë aseteve individuale në një portofol.
Shumë përdorues përdorin një shkallë lineare kur llogarisin klasifikimin mesatar të portofolit të kredisë, kështu një vlerësimi të caktuar AAA i jepet një nivel i caktuar pikësh në këtë rast 1, AA+ i jepet 2 pikë, AA 3, AA 4, A+ 5 dhe kështu në vazhdim. Klasifikimi i kredisë së portofolit përcaktohet nga ponderimi i pikëve të secilit grup me peshën e secilit. Klasifikimi i kredisë shënon një probabilitet të caktuar dështimi. Tabela në vazhdim tregon probabilitetin e akumuluar të dështimit të kredisë për disa grupe bazuar në të dhënat historike të Moody.

Tabela 3:Matja e riskut te kredise se portofolit Moody's Rating Probabiliteti i akumuluar i dështimit në 10 vjet | AAA 0.60% | AA 0.78% | A 1.24% | BAA 3.63% | BA 27.39% | B 50.42% |
Burimi: “Colonial First State Global Asset Management”/ “Measuring credit portfolio risk”

Tabela 4:Matja e riskut te kredise se portofolit Vlerësimi | Pesha | AAA | 30% | AA | 10% | A | 20% | BBB | 30% | B | 10% |
Burimi: “Colonial First State Global Asset Management”/ “Measuring credit portfolio risk”

Duke përdorur shkallën lineare portofoli i mësipërm do të kishte një vlerësim të ponderuar mesatar (average rating) “A” por duke përdorur një shkallë më realiste vlerësimi mesatar do të ishte BBB-. Në këtë mënyrë duke njohur klasën e vlerësimit llogaritet probabiliteti i dështimit bazuar në të dhënat historike. * Periudha e zgjatjes së kredisë (Credit duration)
Një komponent tjetër i riskut te kredisë është periudha e zgjatjes së kredisë, i cili jep një matës të asaj se sa shumë një portofol mund të humbas nëse shpërndarja e kredisë do të ishte e gjerë me bazë pikësh. Kështu për një portofol me kohëzgjatje 4 do të pritet një humbje 4% nëse shpërndarja e kredisë do të ishte e gjerë me 1%, dhe një kohëzgjatje prej 2 do të tregonte që një portofol do të priste një humbje prej 2% të tij nëse zgjerimi do të ishte 1%. * Varianca ( Tracking Error)
Tracking error është një arritje e zbatuar nga shumë përdorues kur rishikohet performanca e një portofoli përkundrejt portofolit standart. Tracking error shqyrton luhatshmërinë e kthimeve si një matës risku. Tracking error mund të matet mbas ndodhjes së ngjarjes ose përpara ndodhjes së ngjarjes. Matja mbas ngjarjes (Ex-post) përdor volatilitetin aktual të kthimeve aktive të portofolit. Në këtë mënyrë ky matës llogarit çfarë pjese e tejkalimit nuk është ajo çfarë risku ekzistues është ose do të jetë.
Matja e tracking error para ndodhjes së ngjarjes (ex-ante) kërkon modelim të portofolit për të vlerësuar devijimet e ardhshme të tejkalimit të kthimeve të portofolit bazuar në të dhënat historike. Supozimi bazë që risku i portofolit është përkufizuar si devijimi i tejkalimeve të kthimeve të portofolit ka dy dobësi kryesore:
• së pari kjo teknik është e ndërmjetme midis strategjive që ulin riskun total dhe strategjive që rrisin riskun total gjatë drejtimit të portofolit nëse varianca nga standarti është e njëjtë.
• së dyti ajo supozon që volatiliteti është matësi i plotë dhe i duhur i riskut, duke supozuar një shpërndarje normale të portofolit. Fakti që kthimet e obligacioneve nuk janë të shpërndara sipas shpërndarjes normale nënkupton që duhet parë më thellë shpërndarjes. * Matja e vlerës në risk (Credit Tail Risk)
Ndodhen një numër i madh teknikash të vlefshme për vlerësimin e Credit tail risk (VAR) duke përfshirë simulimin Monte Carlo dhe teorinë e vlerave ekstreme. Për me tepër janë një sërë mjetesh të vlefshme për të moderuar riskun e kredisë së portofolit duke përfshirë, MKMV's Portfolio Manager, CreditMetrics, Credit Suisse’s CreditRisk+ dhe Algorithmics Portfolio Credit Risk Management. Të gjitha këto mjete lejojnë ndërtimin e shpërndarjes së humbjeve të portofolit dhe më tej llogaritjen e varietetit të tail risk.
Një kritikë e zakonshme ndaj kësaj metode është se VAR nuk zvogëlohet në rastin e diversifikimit, e ilustruar në shembullin në vijim: Në këtë shembull 95% VAR për obligacionin A është 8.9 dhe 95% VAR për obligacionin B është 27.8.
Tabela 5: Fitim-Humbja | Probabiliteti | A (Vlera) | B(Vlera) | Portofoli A+B | 1 | 0.03 | 70 | 100 | 170 | 2 | 0.02 | 90 | 100 | 190 | 3 | 0.03 | 100 | 70 | 170 | 4 | 0.02 | 100 | 90 | 190 | 5 | 0.9 | 100 | 100 | 200 |
Burimi:http://www.cfsgam.com.au/uploadedFiles/CFSGAM/PdfResearch/061001%20Credit%20paper_Oct06.pdf

Tabela 6: Fitim-Humbja | Probabiliteti | A (Vlera) | B(Vlera) | Portofoli A+B | 1 | 0.03 | -28.9 | 1.1 | -27.9 | 2 | 0.02 | -8.9 | 1.1 | -7.8 | 3 | 0.03 | 1.1 | -28.9 | -27.8 | 4 | 0.02 | 1.1 | -8.9 | -7.8 | 5 | 0.9 | 1.1 | 1.1 | 2.2 |
Burimi:http://www.cfsgam.com.au/uploadedFiles/CFSGAM/PdfResearch/061001%20Credit%20paper_Oct06.pdf

2. 7 Kontrolli i riskut të kredisë
Tre mekanizmat e kontrollit të humbjes në dispozicion të bankave për të drejtuar riskun e kredisë jane çmimi i bazuar në risk, kufizimi i aseteve dhe monitorimi.

Çmimi i bazuar në risk dhe kthimi i kapitalit i rregulluar ndaj riskut RAROC
Sipas kësaj teknike huadhënësit caktojnë një normë kredie që i kompenson për riskun e marrë përsipër të kredisë. Ideja është e drejtpërdrejtë, huamarrësit të klasifikuar AAA paguajnë një normë interesi më të ulët së huamarrësit të klasifikuar BBB të cilët gjithashtu paguajnë një normë më të ulët se atë klasifikuar CCC. Implementimi nuk është i lehtë duke qënë se ky proçes kërkon të shihet dhe ne të ardhmen jo vetëm në eksperiencën e humbjeve të kredisë në të shkuarën RAROC mund të shprehet si më poshtë: RAROC= E(Y)/L*
Ku E(Y) paraqet kthimin e pritur në një periudhë në një kredi dhe L* shuma e kredisë në risk. Nëse supozojmë E(Y)= 10 dhe L*= 100, atëherë RAROC do të ishte 10 %.
Vendimi bazuar në këtë model do të thotë që të pranohen të gjitha ato kredi për të cilat RAROC>RAROC*, ku RAROC* është norma mesatare e ponderuar e kostos së fondeve duke përfshirë edhe kapitalin e vet.

Kufizimi i asteve
Duke qënë se asetet barazojnë detyrimet plus kapitalin, kufizimi i aseteve mund të përshkruhet si kufizimi i borxheve ose kufizimi i kapitalit. Bankat huadhënësë dhe kreditorë të tjerë kanë një të drejtë mbi asetet e huamarrësve

Monitorimi dhe Mekanizma të tjerë

Përveç monitorimit të vazhdueshem të portofolit të kredisë të trajtuar më sipër mund të ndiqen dhe teknikat e mëposhtme për të pasur një risk kredie të kontrolluar:
1) Diversifikimi i portofolit të kredisë. Diversifikimi i portofolit mund të jetë në terma të: a)llojit të produkteve të kredisë si kredi biznesi, kredi individuale, kredi hipotekare etj; b)valutës, valutë vendase dhe valuatë e huaj; c)industrisë (në rastin e kredive akorduar bizneseve); d)maturitetit të kredisë, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
2) Kolaterali, sigurimi i kredive me kolateral të mirë mundëson kontrollin e riskut të kredisë. Kolateral i mirë përfshin garanci të cilat janë të diversifikuara dhe lehtësisht të likujdueshme.
3) Sigurimi i kredisë, është një produkt sigurimi i cili mbron bankat nga borxhet e këqija. Sigurimi mund të mbulojë edhe jetën e huamarrësve apo kolateralin e vënë si garanci.
4) Respektimi i rregullave të mbikëqyrësve bankare dhe proçedurave të brendshme të bankës. Dy nga mekanizmat e përdorura nga mbikëqyrësit për kontrollin e riskut janë : a) "Kapitali rregullator" ku përfshihen kategoritë e ndryshme të kapitalit dhe të rezervave b)"Mjaftueshmeria e kapitalit", raporti ndërmjet kapitalit rregullator të bankës me shumën e zërave të aktivit të bilancit dhe të zërave jashtë bilancit, të ponderuara me rrezikun (12% sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë).
5) Securisation, është një mënyrë për të zhvendosur portofolin e kredive dhe në të njëjtën kohë riskun e kredisë nga bilanci i bankave. Por nga ana tjetër kjo shoqërohet me një sërë problemesh ekonomike siç edhe u reflektua në vitin e fundit në tregjet financiare globale.
6) Organizimi i një sektori përgjegjës për drejtimin e riskut.
7) Raportimet e historikut të ripagesës së kredive (regjistrat e kredive). Duke filluar nga data 3 Janar 2008 ne Banken e Shqipërisë filloi funksionimi i Regjistrit të Kredive

PËRFUNDIME
Kredia përbën pjesën më të madhe të investimeve dhe biznesin më kryesor për sistemin bankar. Nga ana tjetër e medaljes kredia si çdo investim tjetër mbart risk, riskun e dështimit të shlyerjes së detyrimeve të kontraktuara nga huamarrësi gjë e cila çon në humbje financiare. Risku i kredisë jep efekt edhe në risqet e tjera me të cilat sistemi bankar përballet, si risku i tregut dhe risku i këmbimit.
Si rezultat, vëmendja e veçantë e drejtuesve të bankës duhet fokusuar në drejtimin e riskut të kredisë në dy momente kyçe:
- në fazën e proçesit të vendimarrjes të analizimit të çdo kërkese kredie të paraqitur nga klientët.
- gjatë gjithë kohëzgjatjes së shlyerjes së kredive duke monitoruar vazhdimisht cilësinë e portofolit të kredive.
Drejtimi i riskut është efiçent nëse ndiqen me kujdes të gjitha fazat e drejtimit të riskut si: a)identifikimi;
b) vleresimi;
c) monitorimi e kontrolli i riskut të kredisë si dhe mbajtja e një niveli kapitali në përputhje me rregulloren e bankave mbikqyrëse dhe në përputhje me nivelin e riskut ndaj të cilave bankat pranojnë të ekspozohen.
Për të mundësuar realizimin e këtyre hapave drejtimi i bankës së bashku me Bordin e Drejtorëve duhet të kujdesen për të zhvilluar, aplikuar dhe kontrolluar zbatimin e proçedurave dhe politikave të duhura të drejtimit të riskut të kredisë në përputhje me objektivin kryesor të aksionerëve, të krijimit të vlerës së institucionit.
Proçesi më i vështirë prej të cilit varet drejtimi i riskut të kredisë është vlerësimi i riskut të kredisë. Një ndër teknikat më të përdorura që vjen në ndihmë të vlerësimit të riskut të kredisë është teknika e vlerësimit të kredive në disa klasa, si psh kredi të mira dhe kredi jo të mira. Kjo teknikë gjen zbatim edhe në sistemin bankar në Shqipëri. Por për të patur një vlerësim sa më të saktë dhe korrekt, duhet që informacioni i përdorur në këtë model të jetë i vërtetë. Një problem i cili haset në masë të gjerë në tregun shqiptar si rezultat i informalitetit në këtë ekonomi. Ky përfundim mbështetet edhe nga përfundimet e modelit të cilin jemi munduar ta ndërtojmë bazuar në treguesit financiarë të 285 bizneseve shqiptare. Nga studimi rezulton që ndërtimi i modelit dështoi si rezultat i dy arsyeve kryesore:
- numrit të pamjaftueshëm të treguesve të përdorur në model;
- informacioni mbi treguesit financiar jo i saktë.
Për të patur një kontroll efektiv të riskut të kredisë përveç zbatimit të politikave dhe proçedurave në fuqi të çdo banke dhe rregullave të mbikqyrësve duhet që bankat të tregojnë kujdes edhe ndaj:
- monitorimit të vazhdueshëm të portofolit të kredive në mënyrë që problemet të identifikohen në fillesat e tyre;
- vendimmarrjes së aprovimit të kredive në përputhje me riskun që institucioni ka vendosur të marrë përsipër dhe axhustimi i normës së kredive me nivelin e riskut që çdo kredi ka;
- diversifimit të portofolit të kredisë, duke treguar kujdes ndaj secilit produkt kredie dhe industrisë;
- kolateralit me të cilin kredia sigurohet, duhet të jetë një kolateral sa më shumë likuid dhe i diversifikuar;
- efektit që kredia do të ketë në situatën ekonomike të huamarrësit. Bankat duhet të tregojnë kujdes në financimin e planeve të biznesit të logjikshëm me efekt pozitiv në pozitën financiare të huamarrësit, dhe jo të përqëndrohen në fitueshmërinë e tyre në terma afatshkurtër. Një kredi e aprovuar pa kriter, në vijim do të jetë potencial për tu riklasifikuar në klasa me risk kredie më të lartë, dhe kjo do të ndikoj negativisht pozitën financiare të vetë huadhënësit nëpërmjet provigjoneve dhe,
- riskut të këmbimit ndaj të cilit huamarrësi mund të jetë i ekspozuar, risk i cili jep ndikim në aftësinë ripaguese të tij.
Për të patur një risk kredie nën kontroll dhe si rezultat një ecuri pozitive është e domosdoshme që bankat shqiptare ti kushtojnë vëmendje çështjeve të mësipërme.

REFERENCAT

GIDDENS, Anthony, The third way : ‘The renewal of Social Democracy”, fq (63-64) Polity Press 1998.

Marrë:[http://www.bankofalbania.org/web/Rregullore_Nr_52_Per_administrimin_e_rrezikut_te_kredise_1770_1.php], parë për herë të fundit më 12.09.2012.
Marrë nga: [http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=neës&lid=11781], parë për herë të fundit më 05.09.2012.
Dhuci, O Risqet e bankes: “Drejtimi dhe organizimi i drejtimit te tyre”, parë për herë të fundit më 16.09.2012.
Impementimi Basel II, marrë nga: [http://www.bis.org/publ/bcbs109.htm], parë për herë të fundit më 16.09.2012

Principles for the management of credit risk from the Bank for International Settlement, marrë nga: [http://www.bis.org/publ/bcbs54.htm], parë për herë të fundit më 02.08.2012. “Colonial First State Global Asset Management”/ “Measuring credit portfolio risk”, marrë nga :
[http://www.cfsgam.com.au/uploadedFiles/CFSGAM/PdfResearch/061001%20Credit%20paper_Oct06.pdf], parë për herë të fundit 04.08.2012.

Raporti mbikqyrjes vjetore 2010, marrë nga:
[http://www.minfin.gov.al/downloads/Raporti%20Vjetor%202008%20mbi%20veprimtarine%20e%20Strukturave%20te%20AB%20ne%20Sektorin%20Publik.pdf],parë përherë të fundit më 07.09.2012
Credit Risk Rating
Marre nga: Basel Committee on Banking Supervision, Bank of International Settlements. 2008. Principles for Sound Liquidity Risk Management and Supervision (http://www.bis.org/publ/bcbs144.htm)
Internal ratings based IRB approach.
Subprime lending (near-prime, non-prime, or second-chance lending) në financë dotë thotë të dhënit kredi me risk shumë të lartë për individët
FDIC: Korporata e sigurimit të depozitave federale. Kur bankat dështojnë, FDIC caktohet si marrësi i tyre. http://www.calculatorplus.com/savings/2012-bank-failure.html.
DIF: Fondet e sigurimit të depozitave; Depozituesit janë të mbrojtur nga limiti i sigurimit të FDIC

--------------------------------------------
[ 1 ]. Orfea Odhuci, Advanced Bank Management 2009
[ 2 ]. Loan Loss Reserve
[ 3 ]. On and off balance sheet
[ 4 ]. Connected obligor: Dy ose më shumë individë apo njësi ligjore formojnë nje risk te vetëm 1) ku njeri ka kontroll mbi tjetrin në mënyrë direkte ose indirekte, ose 2) janë të ndërlidhur në mënyrë të tillë që veshtirësitë financiare të njërit do të ketë ndikojnë tek gjithë të tjerët në vështirësi të pagesave të detyrimeve.
[ 5 ]. Credit Risk Rating
[ 6 ]. Basel Committee on Banking Supervision, Bank of International Settlements. 2008. Principles for Sound Liquidity Risk
Management and Supervision (http://www.bis.org/publ/bcbs144.htm)
[ 7 ]. Internal ratings based IRB approach.
[ 8 ]. Subprime lending (near-prime, non-prime, or second-chance lending) në financë dotë thotë të dhënit kredi me risk shumë të lartë për individët.
[ 9 ]. FDIC: Korporata e sigurimit të depozitave federale. Kur bankat dështojnë, FDIC caktohet si marrësi i tyre.
[ 10 ]. http://www.calculatorplus.com/savings/2012-bank-failure.html.
[ 11 ]. DIF: Fondet e sigurimit të depozitave; Depozituesit janë të mbrojtur nga limiti i sigurimit të FDIC.
[ 12 ]. Palë të lidhura quhen individët apo kompanitë të cilat ndikojnë me veprimtarinë e tyre në aftësinë paguese të huamarrësit qoftë ky individ apo kompani.
[ 13 ]. Sipas opsionit të avancuar të implementimit të Basel II.
[ 14 ]. Riskut të dështimit të kredisë
[ 15 ]. Burimi: “Colonial First State Global Asset Management”/ “Measuring credit portfolio risk”
[ 16 ]. Tracking error: Një matës se sa ngushtë një portofol pritet të arrijë standardin. Matematikisht është devijimi standard i kalimit të kthimeve të portofolit mbi indeksin.
[ 17 ]. Tejkalimin e kthimeve të portofolit të kredisë mbi kthimet e përcaktuara si standarde(shih shtojca grafiku numër1)
[ 18 ]. Kthimet e obligacioneve nuk ndjekin modelin e shpërndarjes normale ashtu si kthimet e kapitalit, duke qënë se rritja është e kufizuar ndërsa rënia është 100 %. (shih powerpoint present. grafiku 2)
[ 20 ]. 21 Tail Risk: Risku i një ngjarje ekstreme negative ,(shih powerpoint presentation grafiku numër 3).
22 VaR: Value at Risk (VaR)mat humbjen e mundshme maksimale në një grup instrumentesh financiar brenda një periudhe kohe me një vlerë probabiliteti të dhënë
[ 21 ]. http://www.cfsgam.com.au/uploadedFiles/CFSGAM/PdfResearch/061001%20Credit%20paper_Oct06.pdf
[ 22 ]. Risk based pricing
[ 23 ]. Kreditë individuale përfshijnë kreditë konsumatore

Similar Documents

Premium Essay

Tax Evasion

...PART OF THE FOLLOWING SOURCE): Type report Title Tax evasion and the source of income : an experimental study in Albania and the Netherlands Author(s) K. Gërxhani, A. Schram Faculty UvA: Universiteitsbibliotheek Year 2003 FULL BIBLIOGRAPHIC DETAILS: http://hdl.handle.net/11245/1.427430 Copyright It is not permitted to download or to forward/distribute the text or part of it without the consent of the author(s) and/or copyright holder(s), other than for strictly personal, individual use, unless the work is under an open content licence (like Creative Commons). UvA-DARE is a service provided by the library of the University of Amsterdam (http://dare.uva.nl) (pagedate: 2014-11-27)TAX EVASION AND THE SOURCE OF INCOME: AN EXPERIMENTAL STUDY IN ALBANIA AND THE NETHERLANDS AIAS Working Paper 03/11 May 2003 Dr. Klarita Gërxhani AMSTERDAM INSTITUTE FOR Prof. Dr. Arthur Schram ADVANCED LABOUR STUDIES Universiteit van Amsterdam © Klarita Gërxhani Amsterdam, May 2003 This paper can be downloaded at www.uva-aias.net/files/aias/WP11.pdf Amsterdam Institute for Advanced Labour Studies Tax Evasion and the Source of Income: An Experimental Study in Albania and the Netherlands 5 Tax Evasion and the Source of Income: An Experimental Study in Albania and the Netherlands∗ Abstract A series of experiments among different social groups in both Albania and the Netherlands give the opportunity to compare behavioral patterns related to tax evasion. Aside from the decision...

Words: 15662 - Pages: 63

Premium Essay

Computer Scientist

...collect information: 4 Limitations 5 Gender differences in Albanian Environment 5 Unemployment rate divided by gender 5 Trends in education by gender 6 Active enterprises by gender of owner / administrator in 2005-2012 7 Participation of women in politics 1990-2010 9 Glass-ceiling effect theory 10 How to break Glass- Ceiling Effect 12 Telecommunication Companies in Albania 13 Private investments in the Telecommunication area in Albania 13 Background of Telecommunication Companies in Albania. 14 AMC 14 VODAFONE ALBANIA 15 EAGLE MOBILE& ALBTELECOM 16 PLUS COMMUNICATION 17 Statistics 17 Research Methodolody 18 Data analysis 19 Leadership by gender in Telecommunication Industry. 19 Conclusions 23 Recommendations 24 Recommendations for corporate level decision-makers 26 References 28 Appendixes 29 Online Questionnaire: 29 Abstract The purpose of this research paper is to study the gender differences in telecommunication industry in Albania. The companies involved in this research are: Albtelecom and EagleMobile, Vodafone, Amc and Plus. The method used in order to generate data for analysis, is made by using an online survey that was given to totally 120 employees from all four companies. Secondary data was collected by human recourses departments and materials founded on official internet websites. Conclusions that we had from the information gathered is that the gap of gender differences in the telecommunication area is tending to be lower recently compared...

Words: 5086 - Pages: 21

Premium Essay

Shared Service Centres in the Balkans Study

...2013  Shared Services Centers  Investment Potential of  Macedonia, Serbia and Albania Apostoloski Nenad  EMBA 2013  3/28/2013  Contents  EXECUTIVE SUMMARY .................................................................................................................................. 3  INTRODUCTION ............................................................................................................................................. 4  METHODOLOGY ............................................................................................................................................ 5  CURRENT LEVEL OF DEVELOPMENT ............................................................................................................. 6  MACEDONIA .............................................................................................................................................. 7  SERBIA ....................................................................................................................................................... 7  ALBANIA .................................................................................................................................................... 8  MARKET POTENTIAL  ................................................................................................................................... 10  . FACTORS OF COMPETITIVENESS ........................................................................................

Words: 6722 - Pages: 27

Free Essay

Albanian Business Environment & International Market Integration Constrains

...TABLE OF CONTENT Abstract Introduction 1. Albanian Business Environment Data 2. Albanian Business Law and its Consequences on Domestic /Foreign Business Environment 3. Key Risks Threatening Business in Albania 1. Domestic Political Situation 2. Inflation /Taxes & Price Effects 3. Population and Business Distribution Geography 4. The Immigration and its Impact on the Economy and Business Demand 5. Global crisis – Greek & Italian Crisis 4. Conclusions 5. Literature Abstract This paper provides an overall picture of the business environment difficulties of East European Countries, through the concrete case of Albania, towards new political & economic changes in parallel with global changes. It will consider the type of businesses operating within the country, the market environment fragility & volatility, several types of risks present, the impact of Euro versus domestic businesses and joint ventures within Albanian market and the most evident barriers that domestic business has in order to act internationally. Introduction Change in Eastern Europe, in early 1990’s, came in with a new set of political and economical problems. In Albania, the collapse of communism and its agricultural closed economy left the place to the free market economy. The passage faced the institutional gaps as well as it found an unprepared society towards the mixed market economy....

Words: 5520 - Pages: 23

Premium Essay

European Cluster

...Journal of World Business 37 (2002) 69±80 Eastern European cluster: tradition and transition     Gyula Bakacsi, Takacs Sandor, Karacsonyi Andras, Imrek Viktor1 Budapest University of Economic Sciences and Public Administration, 1093 Budapest, Hungary Abstract The eastern European cluster consists of Albania, Georgia, Greece, Hungary, Kazakhstan, Poland, Russia, and Slovenia. It has a population of 232 million and a gross domestic product (GDP) of U.S.$772 billion. The cluster's distinctive cultural practices are high power distance and high family and group collectivism. The region is facing signi®cant challenges during its period of transition from communist philosophy to market-based economies. The participating managers value a much greater degree of future and performance orientation, but are strongly attached to their cultural heritage of deep family and group cohesion. They are also highly value charismatic and team-oriented leadership. The challenges and complexities facing the region are explored in the paper. # 2002 Published by Elsevier Science Inc. 1. Introduction This article provides an in-depth look at the eastern European culture. This region is understudied due to its socialist past and was not (with the exception of Greece and Yugoslavia), included in Hofstede's seminal work (1980) or basic reviewing and synthesizing study of Ronen & Shenkar, 1985 comparative study of 25 countries. Over the past few years, a few writers have examined cultural and...

Words: 8788 - Pages: 36

Premium Essay

Wag the Dog Reaction Paper

...to go downhill. The president's opponents get wind of the story and use it to their advantage. Thus, this led the president's Public Relations team to take action regarding the crisis. Winifred Ames played by Anne Heche, one of the President's top aides, calls in spin doctor extraordinary, Conrad Bream (Robert De Niro). Conrad goes to work immediately, thinking of the best way how to turn away the public's attention from the Firefly Girl issue. He came out with the idea to create another bigger issue for the public to think about and over power the bad publicity caused by the sex scandal. "Change the story, change the lead" is his motto, so he decides to manufacture a small, cost-effective war against Albania, which he euphemistically refers to as a pageant. Why he choose Albania of all the countries in the world because the name sounds sinister and no one in the United States knows anything about the country. Hence it will be easier for them to formulate a story about it that people will surely believe eventually. For the plan to manifest, Winifred Ames and Conrad Bream flew to Los Angeles to seek the help of a top...

Words: 2894 - Pages: 12

Premium Essay

Cross Cultural Competence Analysis of Germany, Uzbekistan, Albanian

...Content Summary 1. Targets, tasks and problems of research During the last ten years aspects of cross-cultural competence provoke theoretical and practical interest due to international relations development. Cross-cultural competence is not restricted by discussion of different questions and problems on the international level; it becomes a part of everyday people life including education sphere. Our team has received results of survey that is carried out among students of Germany, Uzbekistan and Albania. This survey about how culture affects the requirements for teaching offers. Respondents were offered to answer 26 questions according to education aspects and personal questions. In addition we had list of statistical data that should be collected about every country. For us it was necessary to compare found date and obtained results of existing survey and then to find correlation between it. We have considered three given countries: Germany, Uzbekistan and Albania. Germany, officially the Federal Republic of Germany, is a federal parliamentary republic in Europe. The country consists of 16 states while the capital and largest city is Berlin. Germany covers an area of 357,021square km with 81.8 million inhabitants, it is the most populous member state and the largest economy in the European Union. It is one of the major political powers of the European continent and a technological leader...

Words: 6848 - Pages: 28

Free Essay

Essay of Reality

...Bart King (1873–1965) was an American cricketer, active in the late 19th and early 20th centuries. King was part of the Philadelphia team that played from the end of the 19th century until the outbreak of World War I. This period of cricket in the United States was dominated by "gentlemen cricketers"—men of independent wealth who did not need to work. King, an amateur from a middle-class family, was able to devote time to cricket thanks to a job set up by his teammates. A skilled batsman who proved his worth as a bowler, King set numerous records in North America during his career and led the first-class bowling averages in England in 1908. He successfully competed against the best cricketers from England and Australia. King was the dominant bowler on his team when it toured England in 1897, 1903, and 1908. He dismissed batsmen with his unique delivery, which he called the "angler," and helped develop the art of swing bowling. Sir Pelham Warner described Bart King as one of the finest bowlers of all time, and Donald Bradman called him "America's greatest cricketing son." (Full article...) Recently featured: Great Northern, Piccadilly and Brompton Railway – Herrerasaurus – Lê Quang Tung Archive – By email – More featured articles... Did you know... From Wikipedia's new and recently improved content: Two Skytop Lounges in their original Milwaukee Road paint scheme. These cars were part of the Twin Cities Hiawatha equipment pool ... that after their retirement, two of the Milwaukee...

Words: 943 - Pages: 4

Free Essay

Establishing a Business in Hungary, Europe

...Establishing a Business in Hungary, Europe Victoria Delay Dr. Michael Jazzar Jones International University Executive Summary I have been hired by a large U.S. Biotechnology Corporation to create a strategic report on establishing a business in Europe. I have the specific task of providing an overview of the cultural, political, and macroeconomic environment in the target city of Budapest, Hungary. Based on these considerations, I am required to make a clear-cut, yes-or-no executive recommendation on whether to establish a business operation abroad. A yes recommendation requires a description of the form that I think that the operation should take (joint venture, direct foreign investment, etc.) and provide a short analysis of risks and benefits. Budapest, Hungary is the capital of Hungary, on the Danube (a river on S. Europe, flowing from SW Germany eastward into the Black Sea).Their native language is Hungarian (Magyar), but some speak German and English. Hungary is considerate to be the center of politics, cultural, commercial, industry and transportation; a vital base to reach all European countries regarding marketing products to surrounding countries. The cost of living is inexpensive and the unemployment rate is low. Hungary was the first country in Central and Eastern Europe to apply for membership of the EU (European Union). The benefit of Hungary’s EU membership has significant effects on the Hungarian economy, and gives important...

Words: 1447 - Pages: 6

Premium Essay

Why Countries Trade

...Chapter Outline I. Introduction II. International Trade Versus Interregional Trade ( international trade occurs for the same reasons as interregional trade ( gains from technology and gains from trade III. Trade in an Individual Product ( trade in cloth (U.S./India) — Figure 2.1 ( supply and demand ( the effects on India and the U.S. IV. Trade Based on Absolute Advantage A. Absolute Advantage ( PASSPORT: Football Games, Rats, and Economic Theory ( PASSPORT: Mercantilism ( Table 2.1 B. The Gains from Specialization and Trade with Absolute Advantage ( gains from trade — Table 2.2 ( the labor theory of value V. Trade Based on Comparative Advantage A. Comparative Advantage ( Table 2.3 ( David Ricardo ( Babe Ruth B. The Gains from Specialization and Trade with Comparative Advantage ( PASSPORT: Principal Exports of Selected Countries — Table 2.4 ( Change in world output — Table 2.5 VI. Trade Based on Opportunity Costs A. Opportunity Costs ( PASSPORT: Labor Costs as a Source of Comparative Advantage — Table 2.6 B. The Gains from Specialization and Trade with Opportunity Costs ( Table 2.7 ( Autarky VII. The Production Possibilities Frontier and Constant Costs A. The Production Possibilities...

Words: 10137 - Pages: 41

Free Essay

Women Empowerment

...o r g a n i z at i o n september 2008 A business case for women The gender gap isn’t just an image problem: our research suggests that it can have real implications for company performance. Some companies have taken effective steps to achieve greater parity. Georges Desvaux, Sandrine Devillard-Hoellinger, and Mary C. Meaney Article at a glance Companies that hire and retain more women not only are doing the right thing but can also gain a competitive edge. They can take several basic steps to achieve even greater parity. These companies will be able to draw from a broader pool of talent in an era of talent shortages. What’s more, research shows a correlation between high numbers of female senior executives and stronger financial performance. Women in developed economies have made substantial gains in the workplace during recent decades. Nevertheless, it’s still true that the higher up in a company you look, the lower the percentage of women. But some companies have moved successfully to increase the hiring, retention, and promotion of female executives. Their initiatives have included efforts to ensure that HR policies aren’t inadvertently biased against women or part-time workers, to encourage mentoring and networking, to establish (and consistently monitor at a senior level) targets for diversity, and to find ways of creating a better work–life balance. Changes like these have a price, but there are business advantages to making them—above and beyond the...

Words: 2320 - Pages: 10

Free Essay

Marketing Plan

...A Marketing Plan for Lipton Ice Tea Institutional Affiliation Date Marketing Plan: Lipton Ice Tea Industry Analysis In 2005, the tea industry reached the $1.7 billion category and it is expected to continue growing indefinitely (Mintel 2005). Market analysts believe the tea industry will continue to boom and is not expected to reach saturation level in the near future. The favorable movement in the tea industry can be attributed to two major factors: a) consumers need for convenience and time-saving services; and b) the positive press given to tea. American lifestyle and work habits have made convenience a necessity. As employers demand for productivity from their employees, consumers are more pressed for time. In addition, the shaky economy has made Americans fear for their jobs; thus, any product that can fill the consumers' need for convenience and speed are almost automatically embraced into the American lifestyle (Mintel 2005). For the last decade, the health benefits of tea have gained wide coverage in the media. Studies continue to show the beneficial properties of teas, with health benefits ranging from lower cholesterol levels to improve arterial health and decreasing chance of cancer. This positive press has definitely catapulted the demand for tea (Mintel 2005). Both the need for convenience and positive press on tea have spurred an increase in sales of tea products, specifically ready-to-drink (RTD) teas sold in single-serve containers (Mintel 2005). Recognizing...

Words: 2367 - Pages: 10

Premium Essay

Leadership

...CULTURE SPECIFIC AND CROSSCULTURALLY GENERALIZABLE IMPLICIT LEADERSHIP THEORIES: ARE ATTRIBUTES OF CHARISMATIC/TRANSFORMATIONAL LEADERSHIP UNIVERSALLY ENDORSED?1 This study focuses on culturally endorsed implicit theories of leadership (CLTs). Although crosscultural research emphasizes that different cultural groups likely have different conceptions of what leadership should entail, a controversial position is argued here: namely that attributes associated with charismatic/transformational leadership will be universally endorsed as contributing to outstanding leadership. This hypothesis was tested in 62 cultures as part of the Global Leadership and Organizational Behavior Effectiveness (GLOBE) Research Program. Universally endorsed leader attributes, as well as attributes that are universally seen as impediments to outstanding leadership and culturally contingent attributes are presented here. The results support the hypothesis that specific aspects of charismatic/transformational leadership are strongly and universally endorsed across cultures. Deanne N. Den Hartog Vrije Universiteit-Amsterdam Representing the Netherlands Robert J. House University of Pennsylvania Principal Investigator Paul J. Hanges University of Maryland Principal Investigator S. Antonio Ruiz-Quintanilla Cornell University GLOBE Coordinating Team Direct all correspondence to: Deanne N. Den Hartog, Free University, Work and Organizational Psychology, v.d. Boechorst straat 1, 1081 BT Amsterdam, the Netherlands;...

Words: 17351 - Pages: 70

Free Essay

Transition Economy

...Transition The First Ten Years Analysis and Lessons for Eastern Europe and the Former Soviet Union Transition The First Ten Years Analysis and Lessons for Eastern Europe and the Former Soviet Union THE WORLD BANK Washington, D.C. © 2002 The International Bank for Reconstruction and Development/The World Bank 1818 H Street, NW Washington, DC 20433 All rights reserved. 1 2 3 4 5 05 04 03 02 The findings, interpretations, and conclusions expressed here are those of the author(s) and do not necessarily reflect the views of the Board of Executive Directors of the World Bank or the governments they represent. The World Bank cannot guarantee the accuracy of the data included in this work. The boundaries, colors, denominations, and other information shown on any map in this work do not imply on the part of the World Bank any judgment of the legal status of any territory or the endorsement or acceptance of such boundaries. Rights and Permissions The material in this work is copyrighted. No part of this work may be reproduced or transmitted in any form or by any means, electronic or mechanical, including photocopying, recording, or inclusion in any information storage and retrieval system, without the prior written permission of the World Bank. The World Bank encourages dissemination of its work and will normally grant permission promptly. For permission to photocopy or reprint, please send a request with complete information to the Copyright Clearance Center, Inc, 222 Rosewood...

Words: 72270 - Pages: 290

Premium Essay

Advertising Nintendo Wii U

...Nintendo Wii U | MK 3251 Advertising Name:Panagiotis pavlou ID:117078Instructor:Galanis Chris | Company’s history Nortec Multimedia S.A is the distributor for Greek market since 1997 according to the official page of Nintendo. In addition to the Greek market Nortec is also supplying Albania, Bulgaria and Former Yogoslav Republic of Macedonia since 2002. Except the Nintendo product line Nortec is also distributing game titles of Nordic and other software in all the above countries. Nortec Multimedia is ready to serve its customers in a very effective and efficient way. According to the official site of Nortec Multimedia<<www.nortec.gr>> the company has an established network of around 800 points of retail shops, many partners in all countries that is operating and of course the big electronic chains such as Kotsovolos or Media Markt. 1.Situation analysis 1.1 The product characteristics and the label issue In all technological products sucs as the Nintendo Wii U there is a moment that a model has to be removed from the market and replaced with a new one that is matching today’s limits in technology. This action has to take place very carefully and according to my personal opinion just when the product life cycle is ready to expire. Moreover the new console Nintendo Wii U was introduced in Europe on November 30,2012 in order to replace as I said above the predecessor which was the Nintendo Wii. This move can be translated very easily and it is done just...

Words: 2643 - Pages: 11