Free Essay

Opportunities: Are They Created or Discovered?

In:

Submitted By EKLI
Words 3538
Pages 15
Libri ‘Hija e Maleve’ nis me novelën ‘Nusja e mrekullueshme’ novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin të cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë që qon me nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen prifti fshatit, Don Marku, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë. Ngjarjet që tregon prifti në rrëfimin e tij në lidhje me tragjiken që pëson Leka, në psiken e të riut shqiptar të shkolluar në një metropol europian ngritin dilema të mëdha, dhe në njërën ose mënyrën tjetër edhe pse si personalitet ishte “formuar” larg ambientit i cili këto e rrëfime të ngjashme i konsumonte si gjëra të vërteta, kishin lënë përshtypje të thellë tek i riu intelektual; “Prifti më shikonte ndër s?. Un i ula për mos me m’u hetue në ta përshtypja tepër e thellë qi më kish ba tregimi. As nuk i a solla pyetjet e shuma qi ishin kah më delshin prej goje”, është paragrafi me të cilin përfundon kjo novelë. Krijimtarinë letrare të Koliqit, fund e krye e karakterizon teknika e përsosur narrative, gjithsesi ngjarjet në novelat e tij kanë një rrjedhë të kapshme, logjike, penda e Koliqit në asnjërën mënyrë nuk lejon që t’i humb fija lëmshit. Personazhet e këtij autori janë tipizuar aq mirë saqë lexuesi eventual krijon lidhje emocionale me protagonistin e caktuar, ai (pra lexuesi) mishërohet me këto personazhe bashk-ndjenë me to, dhe doemos se kjo është edhe intencë e krijuesve seriozë, pra tipizimi i personazheve të tyre, krijimi i karaktereve të qëndrueshme që në mënyrë më të mirë t’i përçojë idetë e autorit narrator.
“Gjaku” është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit, dhe si asnjë tjetër vepër flet për dukurinë e hakmarrjes, plagë kjo e hapur, kurrë e mbyllur, jo e panjohur për të tjerët, shumë e theksuar në trevat shqiptare. Doda një i ri i shkolluar larg vendlindjes por i brumosur deri në palcë me mentalitetin shqiptar, dëshiron që të bëhet një zë i fuqishëm i cili artikulon idenë e krijimit të një shoqërie përparimtare, e cila dukurinë e hakmarrjes do ta kujtonte vetëm si një relikt të shëmtuar. Vrasja e të vëllait, Zekës, shikimi tundues i babait në sytë e të cilit lexonte fjalën; hakmarrje, rrethi i cili do ta tallte për jetë e mot nëse nuk do të hakmerrej e vendosin Dodën para dilemash të mëdha, të cilat gjithsesi do ta kenë një fund tragjik, ngase Doda do duhej ”rënë viktimë e opinionit të cilin vet e kishte ngritur” (R.I për Migjenin), në mënyrë që ndërgjegjja e tij të “pastrohet”. Në Shkodrën e Koliqit apo në novelat e tij parakalojnë një galeri e tërë personazhesh të cilët ngërthejnë në vete, ide, motive, e situata të ndërlikuara të cilat ishin të mbrujtura në psiken e autorit dhe si të tilla i servirën një publiku të gjerë siç edhe është lexuesi në këtë rast. Në novelat e Koliqit rëndom ngjarjet tregohen prej këndit të narratorit të gjithëdijshëm pa përjashtuar infiltrimin e drejtpërdrejt të autorit narrator në situata konkrete, i cili të shumtën ndihmon në zgjidhjen e enigmës. Karakteristikë për këtë autor është se në veprën e tij përgjithësisht trajton një laramani tematike, ku nuk mungon stili i gdhendur i rrëfimit, shprehja e pasur gjuhësore, teknika e përsosur diskursive, pastaj jepen pamje konkrete të një ambienti i cili ngërthente në vete tipa konkret e abstrakt, real e të imagjinuar. Në novelat e Koliqit parakalojnë personazhe sikurse ai tek novela ‘Kanga e re’ ku për protagonist kryesor e ka këngëtarin emblematik Ton Laskun, pa të cilin organizimi i çfarëdo evenimenti, e ka të garantuar dështimin, ngase pa zërin e tij magjepsës ngjarjet gazmore në qytet ishin shumë të zbehta.
Ton Lasku do ta ketë një fund të gëzuar, ngase është kënga e tij e cila bën që ta ketë pranë të dashurën, për të cilën çdo përpjekje tjetër kishte dështuar. Në novelën ‘Sa qofsh, pleqnofsh’ Koliqi derdhë tërë fantazinë e tij prej një njohësi të thellë të gjithçkaje që ishte shqiptare, për të na dhënë karaktere tipike të Malësisë së Shkodrës, situata konkrete herë-herë të dhembshme të një mentaliteti mbase arkaik me të cilin karakterizoheshin malësorët shqiptarë. Mina e bija e Files dhe Sufës, mbetët shtatzënë pa dijeninë dhe pa dëshirën e prindërve dhe për një mëkat të tillë, ajo do të pësojë në mënyrën më tragjike, ajo vritet nga i ati, ngase me veprën e saj të turpshme kishte rënë ndesh konvencave. Mirëpo tragjikja arrin kulmin e vet atëherë kur Hajdar Liti kërkon gjakun e fëmijës i cili ishte flijuar ende pa dalë në jetë. Për ta pleqnuar këtë punë, autori ka krijuar tipin e Xhep Nelit, i cili pyetjes provokative të plakut i cili përfaqëson Hajdar Litin e i cili thotë se; “Pse e derdhe at miell?” me mjeshtërinë e një pleqnari të rryer Xhep Neli i përgjigjet “Çka kërkoi mielli yt në thes t’em!”, për ta marrë uratën e kundërshtarit të tij; “sa qofsh pleqnofsh!”.
Mitikja në novelën e Koliqit
Sikurse tek një numër i konsiderueshëm i autorëve shqiptarë edhe tek Koliqi, bota mitike zë një vend me rëndësi në krijimtarinë letrare të tij. Në novelat e tij bashkëjetojnë njerëzit e rëndomtë, zanat e shtojzovallet. Fuqinë çudibërëse të zanave do ta provojë edhe Lulja, ‘kërcimtarja e Dukagjinit’ e cila falë zanave do ta fitojë vendin e parë në garën e cila ishte organizuar pas fitores së Skënderbeut kundër turqve e në të cilën garë merrnin pjesë edhe kërcimtarja turkinë dhe shkinë. Ky gërshetim i botës mitike më atë reale ka si synim paraqitjen e botës shqiptare me të gjitha ngjyrat e saj. Doket e zakonet shqiptare, fjala e dhënë, besa, sikurse edhe për të tjerë krijues kanë ngjallur kureshtjen edhe të Koliqit. Këto doke e zakone janë pasqyruar mjeshtërisht në novelën ‘Miku’. Besa ka qenë kod i pashkelur në malësinë shqiptare në veçanti, edhe protagonistët e Koliqit e respektojnë këtë normë të shenjtë, thyerja e këtij kodi ishte akt i ulët moral, dhe meqë besa e dhënë ishte e shenjtë, si e tillë ishte e respektuar tek malësorët shqiptarë. Ndër të tjera tematika që trajton Koliqi në krijimtarinë letrare të tij përgjithësisht, është edhe vështirësia me të cilën ballafaqohet individi në “luftë” kundër kolektiviteti, pamundësia e individit në ndërrimin e gjërave të cilat në psiken e kolektiviteti ishin bërë norma. Këtë do ta provojë Diloca në novelën më të njëjtin titull ku për protagonist kryesor e ka vajzën e cila ishte fejuar që kur ishte në djep. Fati apo fataliteti bën që vajza kur të vije në moshën e martesës dashurohet në një tjetër të ri malësor dhe martohet me të. Kjo do të ishte fatale për vajzën e cila kishte thyer doket e Malësisë, dhe për këtë do duhej ndëshkuar sipas zakoneve të cilat mbretëronin në Malësi. Ajo humb dashurinë, ngase i dashuri i vritet, në të njëjtën kohë ka humbur edhe familjen ngase ajo do t përfundojë në jetimore. Krijimi i karaktereve të tipit të Dilocës, tregojnë se lufta e individit për të ndryshuar apo për të ndikuar në jetën kolektive ishte e pafuqishme, qoftë edhe nëse për një ideal të tillë do të ishe në gjendje të flijoje më sublimen. Detyrimisht duhet thënë se, vlera e pakontestueshme që ngërthen në vete vepra letrare e Koliqit, flet për një euridit të rrëfimit artistik, flet për një mjeshtër të fjalës së shkruar, pa të cilin letërsia shqipe do të ishte shumë e zbehtë.
*
ë dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e procedime letrare. Modernia, kësisoj në letërsi, merr kuptimin e një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë, në krahasim me modelet pararendëse të shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmë si nocion bazik për atë tip të letërsisë që në mënyrë autonome, ndryshe nga paraardhësja, sjell risi në diskursin letrar, në procedimin strukturor te ndërtimit dhe funksionimit të tekstit letrar, dhe atë, në gjitha nivelet mbarështimit të tekstit letrar. Modernia, duke ardhur si rezultat i thyerjeve letrare dhe refuzimit ndaj shkrimi tradicional, natyrshëm merr konotime më komplekse, edhe nga fakti i risive që sjell në diskursin letrar përgjithësisht, por duke u shfaqur si shenjë letrar në "konfrontim" me produksionin letrar tradicional dhe duke u ikur modeleve ligjërimore të mëparshme, trajtat e shkrimit modern, defamiljarizohen (çrendomtesohet, nocion i formalistëve rus), nga letërsia e mëhershme dhe ripozicionohet nga një diskurs më i avancuar, që përplotëson në shkalle më të lartë letrare, estetikën e tekstit. Në këtë aspekt, ky lloj shkrimi fut në lojë komplikime narrative, ndërfutje interkomunikuese, që na shfaqin karakterin intertekstual të teksteve letrare. Njëherit, edhe strukturën e hapur (Umberto Eco) dhe shumështresore. Në fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë, nocioni "moderne" mbulon përmasa të ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, përmasa që shpërfaqën edhe në formë, edhe në përmbajte. Ndërsa, brenda këtij konteksti letrar, modernia merr status të veçantë në poetikën e prozës, ngase Ernest Koliqi, ka sublimuar ligjësitë e artit letrar mjeshtërisht dhe me një procedim letrar sjell risi në diskursin letrar në përgjithësi në kulturën letrare shqipe. Ndërkaq në këtë tekst, modernia shënjon tipin e letërsisë, që ndryshe nga paraardhësja inkorporon brenda tekstit letrar elemente letrare, që deri atëherë proza jonë s'i kishte njohur, apo që i kishte vetëm ne fazën embrionale.
Në letërsi nocioni moderne u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika të shumta, që nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive të reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, në forma dhe përmbajte të re letrare, ligjërimore dhe stilistike-estetike.
2.
Ernest Koliqi është padyshim themeluesi dhe krijuesi më i talentuar i fillimit të modernitetit në prozën shqipe. Këtë e vlerësim e kanë përqafuar në forma të ndryshme, shumë studiues të cilët janë marrë më krijimtarinë e tij artistike në zhanrin e prozës (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. N. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.) Së këndejmi, shfaqja e modernitetit në prozën shqipe, si formacion letraro-stilistik, ndërlidhet fuqishëm me krijimtarinë e Koliqit në prozë, e të cilit mund t'i bashkohen autorët Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, në zhanrin e poezisë.
Por më i veçantë, si në stil, ashtu edhe në format diskurseve, së këndejmi edhe në procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije të hollë dhe një ndjesi të ngritur për artin e fjalës" (Anton Nikë Berisha) të cilat i inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri e talent të fuqishëm fiksional në prozën e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrëfimtare, që njohin kodet e mëdha letrare, që nga oraliteti, deri tek letërsia e përbotshme, me të cilën komunikonte autori empirik (Umberto Eco). Nga ky këndvështrim, proza koliqiane ka bërë një kthesë cilësore prozës shqipe në përgjithësi, së këndejmi e ka pasuruar atë edhe si formë shkrimi, por më shumë si substancë dhe formë letrare, mbase edhe si strukture e ndërligjëshme artistike, me elemente të shumta novatore, të cilat vërehen edhe në dimensionet ideore, të shtresimit të ideve themelore që trajton ky univers letrar.
3.
Në kohën kur u paraqit Koliqi në letrat shqipe, proza akoma ishte zhanër i pa kultivuar, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më tepër cilësohej, në përmasa të thellë moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stërmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim të rolit të ngjarjes, e ndonjëherë edhe me imitim (jo ne kuptimin që na jep Aristoteli), madje, ishte larg shtjellimit si strukturë tekstore, mbase edhe si gjuhë e figurshme e kompozicion letrar. Për dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale në jetë dhe në dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizonv në diskurs letrar origjinal në letërsi, ku autori empirik kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar, i identifikon me kërkesat e fondamentit të artit letrar: artistikes, gjë kjo, që mund të vërehet në të gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele këto në të cilat letrarsia (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar, nga një gjuhë e thjeshtë, shkon ka gjuha figurative.
Intencë e sistemit letrar koliqian, në aspektin e formës, mbetet avancimi i procedimeve letrare, futja e ndërlikimeve narrative, të shtresuara me përimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurura me mjeshtri narrative. Ndërsa në shtresimet tematike dhe idetë themelore që trajton, në tekstet e prozës së tij, Koliqi shtreson një botë e veçantë që ndërkomunikon me paramodelet në jetën e njeriut të tij, si dhe në tharmet e shpirtit shqiptar, që i veneron tek oraliteti dhe kultura e moçme nacionale, të mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malësisë së Shkodrës, për të shtruar edhe shumë vizione, ide, që mund të tumirën për receptuesin, si tejet progresive, në krahasim me letërsinë shqipe të mëhershme. Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të thella të botës shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare, (Gjaku), që sjell gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim, ndeshja e dy tipave të te jetuarit shqiptar, Urban e Rural. Këto tema autori i ka shtresuar me mjeshtri në shkrimin e tij letrar, veçantitë letrare artistike të së cilit implikon edhe autorin empirik. Koliqi në prozën e tij shenjëzojnë ide dhe teza të mëdha. Këto i zhvillon nga sensi që kërkon shndërrime të domosdoshme të kohës, e transformimeve esenciale në shpirtin shqiptar. Për dallim nga tipi i mëhershëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënjon kapërcim të dukshëm, si në zgjerimin e gamës tematike, ashtu edhe në aspektet e brendshme të organizmit, pra stilistiko-tekstore, letrare, duke bërë avancim, në plan të shtjellimit brendatekstor, si në rrafshin e shprehjes artistike, po ashtu në kodifikimin dhe funksionalizimin e elementeve të reja poetike që kësaj proze i jep dimension letrar specifik, duke e ngritur në shkallë të pranueshme, në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës.
4.
Krahasuar me prozën evropiane dhe me zhvillimin e madh të saj, proza në letërsinë shqipe është paraqitur relativisht vonë dhe si e tillë eci me një tempo të ngadalshëm. Në këtë kontekst, Koliqi më të drejtë konsiderohet prozatori i parë shqiptar me prirje moderne, me veçanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, që prozës shqipe në përgjithësi ia dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të re, një stil të ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome, me një refuzim të linearitetit tregimor, dhe gjithnjë me tendencë për të sendërtuar dhe realizuar një raport të ri mes kohës dhe hapësirës, në krijimin e strukturave të hapura, shtresimeve kuptimore të ndryshme semantike; nga një gjuhë që eliminon gjuhën e zakonshme drejt një gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillë, kjo prozë është ndërthurur nëpërmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca të brendshme. Këtu, eksperiencat e jashtme, janë dijet e autorit empirik, që rezultojnë nga literatura botërore e nacionale, ndërsa eksperiencat e brendshme, mishërohen përmes kulturës së moçme nacionale, miteve dhe oralitetit, të cilat autori i funksionalin për t'i dhënë karakter të intertekstalitetit të pastër prozës së tij. Ky karakter ec në funksion të përmbushjes së fiksonit letrar. Mbase, autori, edhe në trajtat ligjërimore (diskurset) interkomunikon. Këndej, tekstet e tij kanë karakter interdiskursiv, në relacion me paramodelet e diskurseve që kanë prejardhje nga oraliteti. Të inkorporohen në stilin e teksteve të tij, variantet ligjërimore derivohen dhe marrin konotacione të kontekstit letrar. Në këtë linjë, autori i shmanget narracioni linear dhe konstrukton procedime artistike të avancuara letrare me shpikje të reja estetike, ritmike, semantike, gjuhësore, të inkorporimit të asaj që është reale me atë fiktive, fantastike në tekstin letrar.
Ernest Koliqi është paraqitur në prozën shqipe, në kohën kur ajo ndjehej e varfër, si nga kufizimet tematike që shtjellonte, ashtu edhe për nga mënyra si ndërtohej dhe funksiononte teksti letrar. Në këtë kontekst, proza e Koliqit i jep një impuls të ri prozës shqipe, duke kontribuar në rrugën e integrimit në rrjedhat e prozës moderne evropiane, mbase edhe në stopimin e tipit të prozës pararendëse, kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste, ndikimet letrare të së cilit do të vërehen tek Martin Camaj dhe Anton Pashku. Në këtë aspekt, pa hamendje, mund të konstatojmë se proza koliqiane mbetet novatore e shkëlqyer e fillimeve të modernitetit në zhanrin e prozës letrare. Autori empirik, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me letërsitë e huaja, duke u pasuruar me një dije letrare solide, duke qenë i shkollar nëpër qendra të mëdha të kultivimit të letërsisë, autenticitetin e vet, imagjinatën e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi në një prozë të mirëfilltë letrare e moderne.
5.
Për nga shtresat kuptimore (temat e motivet që shtjellon) kreacioni, perceptimi i botës dhe fenomeneve që e motivojnë, autori na jep një tekst me topikë të larmishme, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme të transformimit të tij (te Gjaku, Diloca), legjendat, mitet, format e të treguarit oral (Nusja e mrekullueshme, Kërcimtarja e Dukagjinit), pastaj shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narçizit, që janë tekste krejtësisht personale, autobiografike, ku autori kërkon shenjat e identifikimit të tij autorial, identitetin krijues dhe ekzistencial, përmes shenjash e simbolesh, të cilat i gjen në ambientin shqiptar, proza këto artistikisht më të realizuara të Koliqit. Tekstet e këtyre shtatë prozave, që Koliqi dëshiron t'i quajë "poemtha në prozë", na ravijëzojnë një konfiguracion të pasur idesh, ndjesish dhe referencash, që pikënisjen dhe paramodelin e kanë në diskursin oral, dijet empirike, por që të transformuar marrin konotime dhe shtresime më të theksuara, si në kërkimet nacionale, ashtu edhe në ato autoriale; me simbolikë, të ndërlidhura me problemet imediate të kohës dhe të angazhimeve të autorit empirik karshi këtyre gjendjeve.
Tipin e prozës së Koliqit e karakterizojnë shumë elemente të fuqishme novatore. Madje në letërsinë shqipe karakterizohet edhe për një element krejtësisht të ri, të fuqishëm dhe të panjohur deri me atëherë, që studiuesi Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siç vëren po i njëjti studiues vërehet tregimi, ku dallohet në mënyrë të ndjeshme, ndonjëherë edhe kërcitëse dimensioni i analizës psikologjike të llojit frojdist. Si e tillë proza kolqiane duke shtresuar realitet të ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te veçantë, mbetet proza tregimtare më e realizuar e fillimit të modernitetit në literaturën shqiptare, ndërsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrëfimit artistik, siç e cilëson studiuesi Anton Nikë Berisha. Duke sublimaur me shkathtësi të veçantë artistike, si pasurinë e folklorit, mitologjinë, dijen letrare, imagjinatën e bujshme e kreative, nga njohja e literaturës moderne, ashtu edhe talentin e botën kreativ, fuqinë e perceptimit dhe të transponimit të fenomeneve të ndryshme në tekstin letrar, përmes një vetëdijë të nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja të sigurta, gjithnjë duke mbetur në pozicionin e të marrurit me intencën e autorit, qëllimin e lexuesit, dhe qëllimin e tekstit, siç do të shprehej Umberto Eco.
6.
Zhanër që e kultivon më së miri Koliqi është tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtër, që disa studiues tek ne dëshirojnë t'iu thonë proza poetike. Ato shquhen për reflekse origjinale, të inspiruar nga tradita, e pasur dhe të ndërthura me bashkëkohësinë për të marrë gjithmoë konotacione të mësimit kombëtar, apo kulturimit të gjithmbarshëm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjë me funksione të përmbushjes së kriterit artistik. Kundërvënia e këtyre dy botënave të kundërta mbetet risi, që vërehet kudo në prozën e Koliqit. Karakteristikë gjithëpërfshirëse mbetet oralja, që me njësitë e entite të veçantë, që na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase, edhe do të thoshim karakterin ndërdiskursiv. Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërsisë gojore, ne të gjitha nivelet e organizimit të tekstit letrar. Shumë tregime të tij ndërtohen me përplot njësi që detyrojnë lexime intertekstuale, me modelet e tipit të prozave popullore. Në këso lloj tekstesh shfaqet përralla si zhanër oral, që përbën funksion letrar brenda diskursit letrar të teksteve letrare, sikur në idioma ashtu edhe në frazeologjia, etj.
"Të lexosh diçka si letërsi është ta trajtosh atë si një ngjarje që ka kuptim në lidhje me ligjërimet tjera" (Xhonatan Keller), që për autorin tonë, rikontekstualzon dimensione të veçanta të ligjërimit të tij artistik, sepse ai ndërkomunikon me tipe të ndryshme ligjërimi, dhe na shfaq bindshëm atë që Roland Barti thotë nuk ka ligjërim të virgjër. Tekstet koliqiane, kështu, bashkëjetojnë me mite, legjenda, forma të ndryshme të ligjërimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, që shkojnë ka një tip i interkomunikimit më diskursin letrar të Fishtës, por që te ky zhvillohet në një trajtë tjetër shkrimi dhe me kërkesa tjera. Të gjitha këto njësi të vogla funksionalizohen në këtë prozë, për të na dhënë një tekst të njëmendët artistike, si në nivel të ideve, ashtu edhe të shprehjes artistike, të formës e kompozicionit, rrëfimit e letraritetit. Esenciale në prozën e tij, mbetet depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe skutat e shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, dukuri këto të cilat i asimilon dhe sublimon përmes një gjuhë të figurshme e poetike, për t'i transponuar me talent të fuqishëm në tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e

Similar Documents

Premium Essay

Entrepreneurial Opportunities Are Discovered Not Created

...Awareness and Exploitation of Entrepreneurial Opportunities An awareness of entrepreneurial opportunities that occur around us everyday has led to the discovery of everything we know and possibly take for granted today. The only difference is that where one person does not recognise an opportunities potential, there is generally an entrepreneur there to grasp it and harness its true value whether it be for personal, commercial or public exploitation. This idea of an entrepreneurial opportunity will be examined by considering means-ends relationships and also the concept that these ideas are a combination of both objective and subjective forces. Throughout this essay the idea that entrepreneurial opportunities are discovered will be discussed by outlining three key attributes that propagate this discovery. In addition to this it will be argued that the notion of opportunity creation is an incremental subset of discovery and although it is not the front running process it still plays a key role in opportunity development. Shane and Venkateraman (2000) view entrepreneurial opportunity as employing a set of resources to their best use and selling them for a profit by correctly interpreting market forces. This is generally accepted as the conceptualisation of entrepreneurial opportunities, but there are disagreements about how these opportunities arise, their origin, and their nature [ (Companys & McMullen, 2007) ]. The integration of these resources can be described as a means-ends...

Words: 2217 - Pages: 9

Premium Essay

America's Oil Crisis Dbq Analysis

...In Document B, “ Top Ten Responses to Support ANWR Development, Courtesy of Arctic Power, Anchorage, Alaska, 2005.” The list says, “ If oil is discovered, less than 2000 acres of the 1.5 million acres of the Coastal Plain would be affected.” This statement clarifies that there is no guarantee that oil will be found in ANWR, although if it is, only a limited amount of land from the Coastal Plain would be affected. It is also said that more jobs will be created in Alaska due to the development of the Coastal Plain, nonetheless, this will require roads and pipelines to be built all around Alaska, running over and displacing wildlife and their environment. Although drilling in ANWR would be beneficial in some ways, such as lowering the cost of oil, bringing in more job opportunities, and enhancing federal revenues, however the decision would destroy the land due to busy work sites. Overall, the drilling in Alaska would not be completely beneficial because even if it did take place, a very small amount of the Coastal Plain would be...

Words: 1075 - Pages: 5

Premium Essay

North American Civilization

...hunters and gatherers. As the further migration continued south an agricultural lifestyle formed. The European colonization of the Americas is thought to have been established by explorers and fishermen at a much later date. The blend of diversity was apparent as the migration of the Americas grew and strong developed societies were established. Although Native American descendants merely followed their survival instincts, they had discovered an abundant new world. The nomadic hunters tracked animals across the frozen land bridge and crossed into a new continent. The migration continued south along the west coast. “Over a span of 25,000 years settlement spread down the Alaskan coast, then deeper into the North American mainland, and finally throughout Central and South America.” (Davidson, 2006, p. 11). The original survival lifestyle of the nomadic hunters blended into new discovered agricultural resources with the progressive southern migration. The discovery of producing a food supply through cultivating crops created an agricultural revolution. The migration throughout the Americas had proved to be the beginning of a more sophisticated society. “As this ‘agricultural revolution’ spread slowly northward, Native...

Words: 938 - Pages: 4

Premium Essay

Case Study 1

...Case Study 1 – And the Fraud Continues Heidi Janis Casazza Strayer University ACC/571 Dr. Timothy Franklin Deleanor Brown January 27, 2013 Case Study 1 – And the Fraud Continues Since the turn of the century, many financial scandals have been discovered, such as MCI Communications Corporation (MCI). Financial scandals can be minimized by the use of effective internal controls. According to Chao and Foote, effective internal controls reasonably prevent material misstatements in financial reporting and fraud while weak internal controls have the opposite effect (2012). Extensive research about the MCI’s financial scandal has provided proof that Chao and Foote’s analogy of internal controls is correct. Ultimately, the problems MCI had were caused by a weakness in internal controls, which causes MCI to be a prime example of how weak internal controls can be disastrous and lead to the bankruptcy of a company. The Situation That Led to MCI’s Downfall MCI Communications Corporation (MCI) was a communication company that primarily dealt with resellers, which means MCI would sell or lease time to other communication carriers who in turn resold the time to other businesses and consumers. According to Lyon and Tocco (2007), MCI’s revenue grew from about $240 million to about $650 million a month in account receivables. In addition, the growth in revenue caused the bad debt percentage to increase significantly in 1995 along with a significant increase in accounts receivable...

Words: 1313 - Pages: 6

Premium Essay

Comparison Paper

...citizens free of charge. These community-based healthcare systems are giving the vaccinations based on research by the CDC and NIH. History of the U.S. Department of Health The national U.S. Department of Health and Human Services began with hospitals and care for seamen and marines in 1798. The Quarantine Act of 1887 moved power to quarantine people with infectious disease away from the stale level to the national level. The marine hospital system for sailors was renamed the Public Health Service on 1906. Children’s Service created in 1912 and changed to an advocate of children’s interests, child labor laws, for example. Bureau of Indian health service of 1921 created health services for Native Americans on reservations. In 1930, the National Hygienic Laboratory later became the National Institute of Health (NIH). The Federal Food, Drug, and Cosmetic Act of 1938, became the Food, and Drug Administration (FDA). In 1946, the Communicable Disease Center was created and then converted into the Center for Disease Control (CDC, n.d.). The Department of Health, Education, and Welfare (HEW) was designed under President Eisenhower, and was...

Words: 815 - Pages: 4

Premium Essay

Valentine's Narrative Fiction

...rancher’s machete. Valentine shed a tear as he discovered that his Vampires could be killed if beheaded. Three days later the Servant that was blood bounded to that Vampire had perished, --- turned to dust on the cell floor. This saddened Saint Valentine and he realized he must come up with a way to allow his Vampires to flourish. He started out to create a mate for his Vampires. Though the process was quite tedious, nevertheless it was successful beyond his wildest dreams. There had been rumors that fays lived in the woods, thus Valentine set out to find the truth. He had spent days watching and waiting, sitting-up and checking traps, until the one day his trap had something in it. It was a fay he was delighted with this new discovery. She was a beautiful little fay with gorgeous wings, however; he found it peculiar that she could not fly. Her body was covered in glowing tattoos. He had planned to mix the blood of this Fay with his new serum, and then add the blood of each Vampire to blood-bond them to the females. He was hoping it would work identical to the way it did with the servant. He planned to inject this new serum into the women that he had...

Words: 1910 - Pages: 8

Premium Essay

Absolute Certainty In The Crucible

...Throughout time, theologians and philosophers, as well as common citizens, have created and developed many areas of thought. From religion to politics, there are many subjects that lend themselves to discussion and offer people the opportunity to place their trust in them. While some believe in things with complete certainty, others doubt even the hardest of facts. The best balance between certainty and doubt is to reserve a small amount of doubt for every aspect, which allows for constructive arguments and the betterment of society, as too much certainty in a belief can lead to horrible consequences. When individuals develop absolute certainty in a certain belief, the outcome can be catastrophic. In Arthur Miller’s The Crucible, the residents of Salem are very pious members of the Puritan religion. They are so engrossed by their beliefs that...

Words: 523 - Pages: 3

Premium Essay

Louisiana Purchase Research Paper

...Purchase is a good investment for the United States. Against popular belief most of the people on the expedition survived, in fact only 1 person died. Many also believed there to be many dangers to the west, after this expedition I can say that their fears were not warranted, whilst the mountains to the far west are treacherous, much of the journey was easy travel. The terrain west is simple to navigate unless you go too far west. We discovered many useful plants and animals on the journey. We also began peaceful relations with native tribes. The terrain to the west is easy to navigate. Roads going west would be easy to build, and the water route we took could have been much shorter if we would have had a map, however now that we have created a map on our journey further parties would have a much easier time finding their way upriver. In fact, much of the terrain west is a great plain, meaning that travel would be quick and smooth, it would be easy to create a road that would not hit any problems until the great Rockies to the west. We also have created multiple routes through those mountains, thus travel through those should be easier than what we experienced. Through the knowledge and mapping of the expedition west, many would be able to...

Words: 537 - Pages: 3

Premium Essay

T. Rex And The Crater Of Doom

...the modern world has advanced significantly in technology and science, there is still much more mystery to be discovered about the early earth and the events that took place for the extinction of many species. Many scientists have created multiple theories on how the dinosaurs and other species went extinct. Walter Alvarez, a Berkeley scientist, investigates the giant impact and writes “T. rex and the Crater of Doom,” which explains a giant extraterrestrial impact that brought destruction to many of the plant and animal species, including dinosaurs, sixty five million years ago. Alvarez...

Words: 825 - Pages: 4

Premium Essay

Waukegan's Superfund Sites

...Lake Michigan’s west shoreline. Waukegan has been known as the “rustbelt” of Lake Michigan. This is due to its history of industry. Through the involvement of Local & Federal Agencies, Companies and the Community Waukegan has made strides in the last 30 years to clean up 3 Superfund Sites, setting a stage for the city to Revitalize and become the “French Rivera of the Midwest” like Mayor Robert Sabonjian had envisioned in 1986. In 2003 the city of Waukegan created a Master Plan and from that a general implementation of their Master Plan. This includes strengthen the existing Downtown by activating storefronts on Genesee Street to support and respond to the re-opening of the Genesee Theatre and create a parking structure to support the Genesee Theatre (completed). The Harbor front transformation will begin with the reconfiguration of the Amstutz Expressway and rail lines and yards. They will also work to unlock the Lakefront for public use and future private investment. Next they will work to create new opportunities in Downtown and the South Lakefront by redeveloping three Sheridan Road sites in downtown for a variety of uses ranging from housing to office hospitality or retail. New retail and dining will be encourages as well as attempts to strengthen the governmental, educational and institutional activities in the area. This area will create a network of walkable neighborhoods and ensure public access to the lake front. The City has plans to consolidate infrastructure...

Words: 2062 - Pages: 9

Premium Essay

Vocational/Career Self Assessment Paper

...working environment (Holland, Powell, & Fritzsche, 1994). The assessment is devised of six characteristics, however only three types will be generated based on the test takers answers (Holland, Powell, & Fritzsche, 1994). My findings from the Self Directed Search generated social, investigative, and artistic (SIA). The jobs listed are consistent with my personality and the profession I desire for my career. The second assessment I completed was SWOT, which was created by Albert Humphrey to help individuals discover their strengths, weaknesses, opportunities, and threats pertaining to careers (SWOT, n.d.). I discovered my strengths as working on my master’s degree, active networking and computer skills, time management, creative, and the desire to succeed. My weakness include not obtaining my Master’s degree yet, having no internship or supervision, and only having one year experience in the mental health field. The opportunities I discovered were having a wide variety of internships, volunteer positions and jobs opportunities. Self-Directed Search After I received my results of being an SIA, I was pleased. I believe the qualities of social, investigative, and artistic are great to obtain in my profession. I have always seen myself as a social and extraverted person, so I was not surprised when social came up first. I never thought of myself as an investigative type until now. I realized how curious I am of how and why things work the way they do. The artistic characteristic came...

Words: 832 - Pages: 4

Premium Essay

Equality In Ayn Rand's Anthem

...“...we thought that we wished to be sent to the Home of the Scholars when our time would come”(Rand 24). Equality wanted his assigned job to be part of the Home of Scholars because he liked “the Science of Things”(Rand 23). Equality seems to look up to Home of Scholars. “ ...of how to make candles from wax and string; also, how to make glass, which is put in our windows to protect us from the rain”(Rand 24). Equality see’s the Home of Scholars to be the more intelligent people who make everyday life simpler. When he began to conduct experiments on his lightbulb, he felt like he could make it into the home of scholars because he created something that would help with everyday life like the candle and glass did. Equality thinks he is smart enough to make it to the Home of Scholars, because he has created someone that no one else has. “There is so much work ahead for all of us, for all the Scholars of the world.”(Rand 60). In conclusion,In the novella Anthem, Equality’s main motivation for conducting his experiments was to rightfully stand out from his peers moving toward becoming an individualist and for him to possibly get a chance to make it into the Home of Scholars. Equality focused on himself more than others, which is a good thing. If more people thought the way he did there would be more innovation that happens. More people would be out there to prove themselves to the world, instead of being...

Words: 597 - Pages: 3

Premium Essay

Strategic Management

...Discuss in detail the six steps in strategic management process A strategy is a plan of action that one uses in order to achieve their goals. Strategic management involves the forming and implementation of plan by all managers within an organization. A strategy map is usually created which will align all of the companies efforts to work towards one collective goal or goals. It helps members at every level of the business to understand where they need to contribute and helps them see that they are part of something bigger. The strategic management process consists of the following 6 steps: Step 1: Establish the vision, mission and goals of the organization: This step involves the clarification of what the company is and who they do business for. At the very basic level, it defines what product, service or good is going to be offered. The vision of the company refers to the future of it’s existence and serves the purpose to inspire and motivate members to work hard to achieve this vision. Establishing these 3 things helps the company to zone in on the ultimate goal so they know where to focus their energies. Step 2: Analyze opportunities & threats: This step is to analyze outside resources and competition. Through market research and studying the industry and any regulation requirements, the organization will be better able to anticipate the needs of it’s clientele. Studying competitors can help companies realize potential things that they should avoid doing or certain...

Words: 590 - Pages: 3

Premium Essay

Early Childhood Theories Paper

...She became interested in working with children during a visit to insane asylums to select patients for treatment. She discovered that problems did not exist within the children, but, in the adults and their approaches and in the environments that were provided for them. Montessori then created a school for the children contained with small furnishings fit for them. Her theories consisted of creating child-centered environments, teaching children competence and responsibility, and using careful observation (Mooney, 2000, p. 35-46). Growing up as a child, I remember when I attended head start and kindergarten .The classrooms contained small chairs and tables, reachable shelves, and small tools for us to use and play with. Everything was appropriate and created just for us. Providing children with a child-centered environment gives them the opportunity to play and learn with their peers. I do believe that children learn best when they interact with their peers. These environments also teach children independence and responsibility. In addition, they learn how to use real life tools for real work and take responsibility for their actions. Children need to have environments based around them so that they can have the opportunities to explore and be...

Words: 529 - Pages: 3

Premium Essay

Causes Of Ebola, Zika, And The Black Death

...Disease can cause a devastating effect on both the human body but also the human population. Throughout several time periods of the present and past, disease have caused a humongous impact of several society's in different countries around the world. Several large pandemics and epidemics have killed off the population of many species including humans and primates. Wether the time period be in the present or as far back as the Middle Ages. Three known diseases have all created a huge conflict on different civilizations, causing different, unanswered question to arise. Much research has gone into each individual disease, to solve the problem of each's symptoms and possible, treatments or prevention so.Ebola, Zika, and the Black Death have threatening...

Words: 1809 - Pages: 8