...Pak raste mund të më vijnë në mendje që e kam lëshuar veten para personave të tjerë (ndoshta me familjarët më të afërt vlen më pak) e ndonjëherë dhe nuk ia lejoja vetes dobësi në momente të saktuara. Çfarë ka ndikuar në kërë pjesë të karakterit tim me saktësi sigurisht që nuk mund ta përcaktoj, por me siguri janë si gjenet ashtu edhe ambjenti ku jam rritur. Nuk e kam të vështirë ta identifikoj veten me mamanë time e cila gjithnjë ka qenë pika e referimit në familjen time për qëndrueshmërinë dhe fortësinë që tregonte gjithnjë. Kam dashur ta kem karakterin e saj dhe përveçse i ngjaj në paraqitje besoj se e kam marrë dhe këtë cilësi të saj. Nga ana tjetër, jam rritur në një familje ku të tërë janë kujdesur të mos më mungojë asgjë dhe duke qenë më e vogla me një diferencë moshe 7 vjet me motrën dhe 13 vjet me vëllain, këshillat që merrja prej tyre vinin nga eksperienca dhe jo teorike. Besoj se arsyeja pse kam qenë e mbyllur, duke u munduar që ato pak shqetësime që mund të kisha ti kaloja vetë, vinte nga fakti që e ndjeja diferencën e moshës me ta aq më tepër kur të dy ishin me studime apo më vonë në punë në qytet tjetër dhe të vetmit me të cilët supozohej që mund të bisedoja ishin prindërit. Ajo që këta të fundit janë përpjekur gjithnjë të më mbështesin ka qenë studimi duke më theksuar që ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara, aty ku ata për shkak të kohës kur ishin rritur skishin mundur. Kështu kultivova dijet dhe duke qenë se vëllai dhe motra para meje kishin ndjekur të njejtën...
Words: 796 - Pages: 4
...UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI LENDA: TEORI KËSHILLIMI DHE PSIKOTERAPI 2 VITI III RASTI I K.K. TERAPIA KOGNITIVE DHE RACIONAL- EMOCIONALE PUNOI: IRENA BAKIASI PRANOI: MSc ESMERALDA ISMAILI TIRANE,2016 Pasaporta e rastit Emer mbiemër: K.K. Mosha: 22 vjece Punësimi: studente Statusi civil: beqare Fëmijë: nuk ka Takimet e realizuara me klienten duhet të ishin gjashtë deri në tetë. Gjithsej unë kam realizuar vetëm pesë takime, si rrjedhojë e aktivitetit të klientes jashtë dhe brenda shtetit. Seancat janë realizuar në ambientet e shkollës kryesisht ditën e enjte në orën 17.00, jam përpjekur edhe për një seancë të dytë gjatë javës por ka qënë e pamundur. Procesi i këshillimit është në vazhdim, që do të thotë se nuk kam ndërprerë takimet me klienten K.K. ka lindur dhe është rritur deri në moshën 13 vjecare në Fushë Krujë me pas zhvendoset familjarisht në Tiranë ku banon me prindërit e saj. K.K. ka dy motra me të mëdhaja, të cilat janë martuar dhe një vëlla më të vogël që ndodhet jashtë shtetit për motive studimi. E ëma është shtëpiake ndërsa i ati është i punësuar në shtet. Mirëqënia financiare është e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Seanca 1 Në takimin e parë, klientja paraqitet shumë entuziaste në lidhje me idenë e këshillimit. K.K. i shpjegova qëllimin e seancave që ne do të realizonim, kërkova miratimin e informuar gojarisht dhe më pas diskutova mbi...
Words: 2766 - Pages: 12
...Pas nje aksidenti te rëndë Truri bie ne komë. Organet e tjera jetësore të goditura dhe pa udhëheqës, lënë takim për të vlerësuar gjendjen. Të paret që vijne ne takim janë Zorra e Trashë dhe ajo e Hollë dhe fillojnë pa humbur kohë të diskutojnë për gjendjen mes divergjencave të mëdha. Nëpërmjet akuzave dhe ballafaqimeve të ndërsjellta, dhe dialogjeve gazmore do fillojë të shpaloset një situate e re e gjendjes. Aspekte të reja e te fshehta te panjohura do nxirren në pah duke e e cuar skenën në një finale imagjinare. Krijimi I fundit krejt i papritur i Arkas në trajtë teatrale. Arkas Armiq Gjaku Grammata Athinë 2007 Errësirë. Dëgjohen sirena ambulance. Mes shkëlqimit te ngjyrës blu të sirenës dallohen zbehtë hijet e infermierëve duke shtytur nje barrelë. Dëgjohet zhurma e lehtë elektronike e elektrokardiogramës që dalngadalë zëvendësohet nga ritmi i shurdhët i vet zemrës. Ky ritëm do dëgjohet nganjëherë i zbehtë e nganjëherë i fortë gjatë gjithë pjesës teatrale. Dritat ndizen ngadalë. Skena: një dhomë e njëtrajtëshme, si biçim uzine a laboratori shkencor, me shumë gypa blu e të kuq që të kujtojnë enët e gjakut. Në skenë hyjnë dy persona: nje i shkurtër e i trashë dhe një i hollë e i gjatë. Janë Zorra e Trashë dhe e Hollë. Duken te tronditur. ...
Words: 6135 - Pages: 25
...Zhvendosja e Pushtetit Ekonomik Botëror nga Perëndimi në Lindje -Pleurat REXHEPI- Hyrje: Zhvendosja e pushtetit ekonomik nga Perëndimi në Lindje Ndryshimet e ekonomisë globale pas krizës financiare kanë ndikuar në zhvendosjen e pushtetit ekonomik, politik dhe ushtarak, nga vendet perëndimore të quajtura “TRIAD” (Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia), drejt ekonomive të reja lindore të quajtura “BRIK” (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë). Është e vështirë të thuhet nëse kjo zhvendosje pushteti mund të vlerësohet si diçka pozitive apo negative, pasi është ende herët për të dhënë një gjykim të plotë. Por ajo që vihet re, është se, rritja ekonomike e vendeve në zhvillim (BRIK), po forcon çdo ditë e më shumë pozitat e tyre konkurruese në tregun global, ndërsa vendet perëndimore të TRIAD-it po ballafaqohen me një maturim të vazhdueshëm. Kjo mund të konsiderohet e dobishme për botën si një e tërë, por duhet të kemi parasysh se, rritjet e shpejta mund të krijojnë disbalanca të mëdha ekonomike, si pasojë e rritjes së kërkesës për energji, kryesisht naftë-gaz, nga vendet e lindjes (BRIK), pra do të jetë një kërcënim serioz për vendet perëndimore, pasi do të ngrejë edhe më shumë kostot e energjisë, si dhe do të ashpërsojë “luftën” e tregjeve financiare për zotërimin e monedhave dhe burimeve natyrore. Si rezultat, parashikohen tensione të vazhdueshme në politikën ndërkombëtare për sigurimin e energjisë me kosto të ulët, si dhe një luftë e vazhdueshme në vlerësimin e monedhave...
Words: 4255 - Pages: 18
...Kapitulli III Shqiperia dhe marredhenia e te ardhura-shpenzimeve ne Buxhetin e Shtetit 3.1 Struktura e te ardhurave buxhetore Të ardhurat e qeverisë sigurohen kryesisht nga taksat dhe tatimet mbi aktivitetet e individëve apo të bizneseve private. Qeveria mbledh të ardhura nga individët dhe nga bizneset në formën e tatimeve dhe taksave. Tatimet janë të detyrueshme dhe periodike, dhe llogariten mbi shitjen e prodhimeve apo shërbimeve, mbi të ardhurat personale, mbi fitimin e bizneseve, mbi sasinë dhe llojin e mallrave që kalohen brenda apo jashtë kufirit të vendit, në formën e sigurimeve shoqërore e shëndetsore etj. Pjesen kryesore te te ardhurave ne buxhet e perbejne taksat mbi konsumin. Konkretisht, sipas buxheti faktit te vitit 2011, TVSh wshtw taksa qw mban peshwn kresore te te ardhurave, me 36% te te ardhurave, ndersa akcizat 12 %. Tw dyja kwto sjellin gati 50% te te rdhurave dhe konsiderohen si taksa mbi konsumin per shkak se ato transferohen direkt te konsumatori permes rritjes se cmimeve. tatimi mbi te ardhurat personale ze 9%. ne total te ardhurat nga tatimet e doganat perbejen 72% tw te ardhurave buxhetore te ardhurat nga sigurimet sjellin 17% te te ardhurave ne buxhet. Pjesa e mbetur vjen nga te ardhurat nga pushteti vendor (5%) dhe te ardhurat jo tatimore (6%) Burimi buxheti faktik 2011 Burimi; Buxheti i shtetit 2011 www.minfin.gov.al ecuria buxhetore ne 2011, buxhetet afatmesme 3.1.2 Ecuria e te...
Words: 5123 - Pages: 21
...E DREJTA E PROCEDURËS PENALE - I - Nocioni i të drejtës së procedurës penale E drejta e procedurës penale bën pjesë në legjislacionin penal. Ajo e rregullon juridikisht procedurën penale në të cilën do të zgjidhet çështja penale. Kriminaliteti është i pranishëm që nga kohërat me të lashta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Ai vazhdon edhe tani të jete i pranishëm. Sepse atë e kushtëzojnë shkaqet- faktorët me ndikim të cilët: zakonisht barten nga shoqëritë paraardhëse dhe i prodhon vetë shoqëria në kushtet e tanishme. Kjo na mundëson të konstatojmë faktin se tashmë është vështire të pritet se kriminaliteti do të zhduket në të ardhmen e afërt. Tashmë në shoqëritë bashkëkohore janë shfaqur edhe format e reja të kriminalitetit (kriminaliteti i organizuar). E drejta e procedurës penale e ushtron mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti duke rregulluar veprimtarinë e organeve të procedurës penale në të cilët zbardhet çështja penale. Kuptimi i te drejtës penale ne kuptimin e gjere Sistemi i dispozitave juridike te cilin shteti e ka përcaktuar lidhur me zbatimin e dënimit ndaj kryerësve te veprave penale quhet E drejte penale. Sistemi i tille përmban ne vete tri sisteme juridike te veçanta: 1. Te drejtën penale materiale (e drejta penale ne kuptim te ngushte) 2. Te drejtën e procedurës penale dhe 3. Te drejtën e ekzekutimit te sanksioneve. Prandaj sistemi i normave juridike i cili ne vetvete përmban këto tri sisteme juridike te posaçme quhet E DREJTE PENALE...
Words: 31402 - Pages: 126